Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Njeriu i pambrojtur ne hapesire - a mund t'i mbijetoje ekspozimit?

    - Ebulia (Ebullia), Embolia, Hipoksia, -
    Te gjithe armiq vdekjeprures qe shaqen qe ne momentin e pare te ekspozimit te njeriut ne vakuumin e hapesires nderyjore...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ne filmin e ri SCI-Fi, "SUNSHINE" ne nje skene te dhene personazhet i ekspozohen presionit zero ne vakuum (pa mbrojtjen qe ofron skafandri) per disa caste dhe ai qe pat sukses ta qellonte hyrjen dhe te futej ne komoren e rikompresimit, -mbijetoi vetem me nje gisht te ngrire lehte..., realisht dicka e ngjashme ndodhe edhe ne filmin Odisea 2001.

    -A eshte e mundur kjo?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Deri sot njihen dy raste te shenuara ne histori. njeri nder ta eshte ekspozimi aksidental i ndodhur ne vitin 1966 me rastin e testimit te skafandrit (kostumit kozmik) ne hapesire.

    Eshte raportuar se:Njeriu i ekspozuar ne hapesiren boshe te kozmosit mund te qendroje i vetedishem per maksimumin e 15 sekondave, dhe kjo vetem ne rast se e ka leshuar frymen sipas procedures standarde te stervitjes se mehereshme.

    Pra, deri te humbja e vetedijes vjen menjehere pas sekondes se 12-15. Thuhet se vdekja e sigurte pason pas vetem 60-90 sekondash te dekompresimit qe rezulton me ndaljen e zemres. (Nuk eshte testuar ne njeri -kjo eshte vrojtuar te kafshet!) por eshte verejtur se ne rat te rikompresimit adekuat (para se te deshtoje zemra) mundesia e revitalizimit dhe mbijetimit deri te permiresimi i plote eshte i munshem.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Dihet se temperatura e vakuumit eshte -273.15°C ose 0°K(elvin) te shkalles termodinamike, (!zero absolute). A do te thote kjo se njeriu do te behet asht (kocke e ngrire) brenda pak sekondash?


    Realisht, cdo trup qe tenton te ftohet duhet te dhuroje energji. Kjo do te thote se tepricen e kesaj energjie duhet tua kembej trupave tjere, permes kontaktit fizik ose duke emituar sasi nga masa e tij (avulluar).

    Por Vakuumi eshte termoizolatori me i mire ne gjithesi!

    Trupat qe nuk kane aftesi te emitimit te, se paku grimcave atomike apo molekulare nuk do te ftohen. Pra nje trup i ngurte teorikisht, do te mund ta ruante temperaturen e vet per qindra vite para se ate ta zbritste per vetem 1°C!

    Termos-bocat me te cilat sherbehemi per te ruajtur pijet e ngrohta ose te ftohta, perdorin pikerisht vakumin si izolator. Pra ekziston nje zbrazdesire me presion shume te ulet (varesisht sa e perparuar eshte teknologjia) gati vakuum e cila e ndane lengun nga kontakti me lenden e cila mund ta shkembej temperaturen nga jasht brenda dhe anasjelltas, -keshtu, nje kontakt shume i vogel me siperfaqen, ndodhe vetem ne pjesen e grykes ku mbyllet boca. Pra, njeriu nuk do te ngrihej ne afat sekondash,-perkundrazi...

    Ajo cfare ndodhe me nje trup kompleks sic eshte organizmi i njeriut ne momentin e ekspozimit (dekompresimit) te tij ne vakuum eshte saktesisht e kunderta.
    Pra, ai (nga temperatura normale e trupit te tij), e cila megjithate eshte 310.15 °Kelvin -literalisht do te zihej! (dhe forca e vlimit do te ishte afersisht e barabarte me focen qe vlon uji ne ~300°C ne kushtet e presionit tone atmosferik).

    Sepse lengjet trupore do te propagojne jashte organizmit te tij ne forme avujsh duke marrur me vete nxehtesine qe ai kishte, pasi ta kene "zier" ate, me shpejtesi te konsiderueshme, -ngrirja e pastajme eshte e pashmangshme!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Per shkak te zbritjes se pikes se vlimit te ujit shume perfundi temperatures normale te trupit, dekompresimi momental do te lejoje vlimin e te gjitha lengjeve trupore duke shkaktuar mes tjerash nje enjtje te pergjithshme te indeve, ashtu qe vellimi trupor do te dy-trefishohet.

    Gazerat dhe avujt do ta gjejne me shpejtesi udhen e daljes sidomos permes kanaleve te inhalimit dhe te parat qe do te ngrihen jane pikerisht goja dhe hunda ne siperfaqen kufitare te kontaktit te fundit me keta avuj.

    Ky lloj ekspozimi aksidental ndaj kushteve jashtatmosferike (ne vakuum) quhet "dekompresim eksploziv" jo pa arsye. Nese njeriu tenton ta mbaj frymen ne kete rast do te beje gabim fatal, sepse ekspanzioni i gazit (ajrit) do te jete aq i vrullshem dhe i fuqishem sa do t'ia shqyej mushkrinjte duke ia bere cope e grime.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Por a ndodhe vertet vlimi i plote i lengjeve trupore?

    Ne realitet jo, sepse trupi i njeriut ka disa pjese qe rregulojne dhe ruajne presionin e tij te brendshem me c'rast nuk lejojne lekundjen ne mase te papenguar te pikes se vlimit te atyre lengjeve. Ta zeme, ne rastin konkret, gjaku nuk do te vloje sepse ka presion te mjaftuar per te mos ardhur deri te lekundja e pikes se vlimit per aq sa te lejoje vlimin; indet tjera poashtu e ruajne nje presion dinamik te pavarur por jo me sukses. Ebullia eshte e pashmangshme dhe paraqitet qysh ne 19.000m lartesi mbidetare duke lejuar formimin e fluskave te ujit ne gjithe indin e bute te njeriut. Aq me keq nese keto fluska jane avuj uji qe eshte shenje e sigurte e vlimit. Kjo per dallim nga Embolia qe manifestohet me paraqitjen e fluskave te gazeta (ajrore) ne enet e gjakut. Paraqitja e tyre ne qarkulimin e gjakut shkakton mundeson koagulimin e gjakut dhe me kete shkakton infarkt. Ne kemi raste te vdekjes se shume zhytesve per shkak te embolise, qe vjen si pasoje e dekompresimit te shpejte, pra kur zhytesi nuk respekton proceduren e daljes nga thellesite e medha (qe preferohet te jete 2m ne minute. [per kete nuk jam i sigurt plotesisht se e mbaj mend nga femijerija e hereshme, e ajo ishte ne shekullin e kaluar]).

    Pra Ebullia, Embolia dhe Hipoksia e plote, qe arrihet vetem brenda 10 sekondash jane rreziqet vdekjeprurese te ekspozimit ne vakuum. Humbje e aftesise se te menduarit humbet pak me shpejte...

    Duke qene se pajtohem plotesisht me thenien:

    "The Earth is the Cradle of mankind, but one does not live in the cradle forever."
    - Konstantin Tsiolkovsky, 1895
    I solla keto te dhena.

    Per njohuri me te perimeta mund te lexoni artikullin (nje nga te rrallet ne internet) :
    EBULLISM AT 1 MILLION FEET
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrse njeriu ėshtė i destinuar tė vdesė??
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 16:54
  2. Nje pyetje rreth krishterimit ...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-11-2006, 08:19
  3. Introspeksion
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 06:03
  4. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 15:07
  5. Fuqia dhe pafuqia e shkencės nė kritikėn e religjionit
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 08:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •