Zot i Mëshirshëm,

Na bën që vetëm Ty të shërbejmë! Të largohemi nga mëkatet!
Të flasim të vërtetën! Të mendojmë mirë! Të bëjmë vepra të mira! Të
ruhemi nga haku i juaj! Zot i Përjetshëm!

Na jep dituri të dobishme! Mos na lejo të na mashtrojë suksesi!
Por as suksesi të na dëshpërojë! Zot i Plotfuqishëm!

Nëse na merr pasurinë, na lërë shpresën! Nëse na jep sukses,
na jep fuqi dhe dëshirë ta mposhtim humbjen! Nëse na merr begatinë e shëndetit,
jepna begatinë e besimit! Zot i Gjithëdijshëm!

Na mëso që toleranca është shkalla më e lartë e fuqisë,
ndërsa dëshira e hakmarrjes, shenja e parë e dobësisë! Zot i Drejtë!

Kur gabojmë ndaj njerëzve, jepna fuqinë e kërkimfaljes!
Ndërsa kur njerëzit gabojnë ndaj nesh, jepna fuqinë e faljes! Zot i Madhërishëm!

Nëse ne të harrojmë Ty, Mos na harro Ti, neve!