Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kur ka lindur martesa?

    Njė formė kontrate mes burrit dhe gruas ka ekzistuar qė para 4 mijė vjetėsh mė parė tek Babilonasit. Tė gjithė popujt qė njihen, kanė rituale sociale qė sanksionojnė bashkimin mes njė burri dhe njė gruaje. Dėshmia mė e hershme e kėtij lloji ėshtė ajo e Kodit tė Hammurabit (1792-1750 para Krishtit), nė tė cilin pėrcaktohet qė martesa ėshtė e vlefshme vetėm nėse ekziston njė kontratė "blerjeje" (tė gruas nga burri) e shkruar. Filozofi antik grek, Aristoteli ishte i mendimit qė mosha ideale pėr martesė ishte: 37-vjeē pėr burrat dhe 18 pėr gratė.

    ....................

    Teksti me larte eshte thjesht nje kuriozitet, por me beri peshtypje kjo pjese te cilen e kam hijezuar me larte! Cili eshte mendimi i juaj rreth kesaj ceshtje? Ne trevat tona, deri vone, kur merrej nje nuse, familjes se nuses i jepnin flori, ashtu dicka, dmth si kundervlere. C'mendim keni ju per keto fenomene dhe a ekzistojne ende ne shoqerite shqiptare keto tradita?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    ***

    Teksti me larte eshte thjesht nje kuriozitet, por me beri peshtypje kjo pjese te cilen e kam hijezuar me larte! Cili eshte mendimi i juaj rreth kesaj ceshtje? Ne trevat tona, deri vone, kur merrej nje nuse, familjes se nuses i jepnin flori, ashtu dicka, dmth si kundervlere. C'mendim keni ju per keto fenomene dhe a ekzistojne ende ne shoqerite shqiptare keto tradita?
    Eshte e vertete ajo qe thote Davius! Eshte dhene nje shume parash ose nje kundervlere ne flori familjes se nuses. Kane qene ca tradita shume te prapambetura, te cilat si duket rrenjet i paskan patur diku me larg se ke vendet tona.

    Nuk kam degjuar me qe ne Tetove dhe rrethine te jete perseritur nje praktike e ketille. Mbase diku tjeter edhe mund te vazhdoje.

    Nje barcalete thoshte:
    Martesen e kane shpikur te varferit qe te bejne seks pa para.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Psikologjia shqiptare dhe realiteti familjar

    Albert Zholi

    Nga nje sondazh te bere kohet e fundit nga shoqata “Yjet Shqiptare”, mbi problemin e raportit pėr martesė normale apo bashkjetesė para martesės ka dalė se, mbi 70 % e tė anketuarave janė shprehur se janė pėr njė bashkjetesė para martesės. Ndėrsa, shumė sondazhe tė tjera tė bėra nė grupmoshat e ndryshme dhe sidomos nė shtrirje gjeografike mbarėshqiptare, sondazhet kanė treguar rezultate diametralisht tė kundėrta. 100 % e tė anketuarve mbi 55 vjeē janė shprehur kategorikisht kundėr bashkjetesės para martesore, veprim i cili sipas tyre bie nė kundėrshtim me psikologjinė trashėgimore tė shqiptarit, por edhe me mėsimet e zotit. Edhe tė rinjtė nė kėto krahina shqiptare jashtė kryeqytetit, bile dhe nė fshatrat rreth Tiranės janė shprehur kundėr bashkjetesės duke e quajtur turp familjar qė vėllai ose motra e tyre tė bashkėjetojė para martese. Duke parė se familja e re shqiptare sot ėshtė nė krizė, duke parė se divorcet shtohen nė mėnyrė tė paparashikuar ( 6 mujori i fundit 2005=2006 kishte 30 % mw shumw divorce se 6 mujori paraardhws), nga psikologė tė veēantė (e theksoj), apo vetė tė rinj, ėshtė hedhur ideja se ilaēi mė i mirė pėr tė shpėtuar nga kjo sėmundje ėshtė bashkjetesa paramartesore. Eshtė fakt se, sidomos tre muajt e fundit nė Shqipėri divorci ka marrė shifra alarmante. Sipas shumė psikologėve, analistėve, apo dhe sociologėve arsyet e divorceve janė tė shumta por ata veēojnė tre elementė; disnivelet arsimore, varfėria, dhe sė fundi xhelozia. Para pesė vjetėsh nė Francė , Gjermani, Britaninė e Madhe, Sh.b.a u bė njė anketim se “Ēfarė duhet pėr tė pasur njė jetė tė lumtur ?”. Nga tė intervistuarit 89 % thanė se duhet tė kesh shėndet tė mirė, 79% tė kesh njė martesė tė sukseshme dhe 62 % tė ardhura tė mjaftueshme. Pra nga anketimi del se martesa apo familja luajnė rolin kryesor tė lumturisė. Njė shkrimtar brazilian ėshtė shprehur se “sikur tė mos pėrpiqeshim aq shumė pėr tė qenė tė lumtur, mund t’ia kalonim mirė nė jetė. Dhe jeta kalohet mirė kur martsea ka njė harmonizim nivelesh, aftėsish, kėrkesash dhe dėshirash mes burrit dhe gruas. Bashkjetesa nuk i nxjerr realish nė pah kėto kėrkesa”. Pra problemi i bashjetesės ėshtė njė fenomen i ri shqiptar bashkudhėtare me demokracinė, por njė fenomėn i vjetėr nė shoqėritė e civilizuara. Nė kėto vite psotkomuniste ku dhe divorci ėshtė shumė herė mė i madhe se nė sistemin e kaluar, pėr tė parandaluar apo pėr tė ulur nė nivelet mormale botėrore divorcet ėshtė praktikuar si nė shumė vende tė tjera tė zhvulluara bashkjetesa. Dhe pse kjo mėnyrė jetese pėr pjesėn dėrrmuese tė shoqėrisė shqiptare ėshtė e papranueshme dhe jashtė normave etike tė psikologjisė shqiptare, ka fituar terren . Kryesisht nė Shqipėri bashjetesa ėshtė pranuar dhe ėshtė bėrė njė implemetim civilizues nga tė rinj studentė qė kanė studjuar jashtė apo kanė mbaruar studimet nė Tranė dhe duke mos dashur kthimin nė qytete apo fshatrat periferike tė vendit ku kanė banuar mė parė, ku tė bindur nė epėrsinė e jetės kryeqytetase, pėr tė kursyer, apo pėrballuar jetesėn e shtrenjtė e kanė parė tė arsyeshme bashjetesėn. Bashkjetesa ėshtė njė provė paramartesore e cila mund tė etiketohet sipas zakonit shqiptar si fejesė, por me nje ndryshim qė, nė rastin e njė shoqėrie demokratike, tė dashuruarit jetojnė si tė martuar por pa e bėrė ligjėrisht lidhjen . Kjo provė lidhet me performancėn apo pėrpjekjet e tė rinjve pėr tė gjetur ēelsin e lumturisė nė pėrpjekjet e pėrditėshme pėr tė realizuar qėllimet kryesore tė jetės, pra arsimimin, paranė, pushtetin dhe partneritet tė favorshėm. Nė kėto vite, si asnjėherė tjetėr, partnerėt vrapojnė pėr tu bėrė tė pasur, pas famės sė pushtetit, ndjekja e e synimeve politike ekonomike, por edhe kėnaqėsisė shpirtėrore. Duke e parė nė kėtė kėndvėshrtim, a ėshtė faltor bazė pėr njė familje tė qėndrueshme bashjetesa ?Ē’ kanė treguar deri mės sot sondazhet mbarėbotėrore ? Kush kanė dhėnė fryte mė tė qėndrueshme, martesa e rregullt apo martesa pas bashkjetesės ? Bashjetesa e dy njerėzve tė sekseve tė ndryshme pa qėnė tė martuar , “ėshtė bėrė njė dukuri e zakonshme nė vendet e ibndustrializuara anembanė botės”… thuhet nė revistėn Journal of Marriaxhe and Family. “Rreth 50 % e individėve qė bashkjetojnė , e shohin bashjetesėn si njė mėnyrė pėr tė parė se sa pėrputhen me njėri tjetrin karakteret e dy njerėzve me seks tė kundėrt para se tė martohen. .” Revista thotė se kjo ėshtė e vėrtetė athere dhe se kjo parapėrgatitje “duhet tė zhdukė mospėrputhjet dhe ta bėjė martesėn e ardhėshme mė tė qnėrueshme”. Mirėpo dėshmitė tregojnė tė kundėrtėn. Ato ēifte qė bashkėjetojnė, para se tė martohen, kanė mė shumė pakėnaqėsi nė martesė, kalojnė pakė kohė duke bėrė gjėra sė bashku; kanė mė shumė mosmarrėveshje ; nuk mbėshtetin njėri – tjetrin; kanė mė pak sukses nė zgjidhjen e problemeve; raportohen me shumė probleme nė martesė. Pėr mė tepėr duke i krahasuar me ēiftet qė nuk kanė bashkjetuar para martesės , ata qė bashkjetojnė rrezikojnė qė martesa e tyre tė dėshtojė dhe tė pėrfundojė nė divorc” pėrfundon revista. Sic tregon dhe ky studim, ajo ēfarė mund tė duket e mėnēur nga kėndvėshtrimi njerėzor mund tė jetė shumė e pamenduar nė realitetin praktik.
    "Carpe Diem"

  4. #4
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Njė shkrimtar helen, shkruante se "Venetėt, njė fis ilir, i shisnin vajzat, dhe me ato para blenin pajėn pėr vajzat e tjera, qė ishin nė radhė pėr t'u martu".
    Nuk mė kujtohet cili shkrimtar ka qenė, por mė duket Herodoti.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •