Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut (Subhanehu ue Teala), i Cili e bėri obligim Haxhxhin pėr ata tė cilėt kanė mundėsi. Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e tij Muhammedin (SalAllahu Alejhi ue Selem), familjen e tij, shokėt e tij, dhe gjithė muslimanėt deri nė Ditėn e Gjykimit.
Prej mirėsive tė Allahut (Subhanehu ue Teala) ndaj robėrve tė Tij ėshtė se ka caktuar ditė dhe kohė nė tė cilat ibadeti ka shperblim shumė mė tė madh se sa ditėve tė tjera.
Njė prej kėtyre mirėsive janė edhe dhjet ditėt e Dhul-Hixhxhes.
Me tė vėrtetė, jeta e kėtij ummeti (umetit tė Muhamedit (SalAllahu alejhi ue Selem)) ėshtė mė e shkurt se sa jeta e popujve tė mė hershėm. Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) ka thėnė:
{ Kohėzgjatja e jetės sė ummetit tim ėshtė mes gjashtėdhjet (60) dhe shtatėdhjet (70 vite). }
[shih: Silsile Sahiha, 385/2]
Mirėpo, Allahu (Subhanehu ue Teala) me mirėsin dhe mėshirėn e Tij e ka kompensuar kėtė duke i shpėrblyer disa vepra shumėfish mė shumė se sa tė popujve tė mėparshėm, e qė nė kėtė rast muslimani ka shpėrblime (nėse i punon ato vepra) sikurse tė kishte jetuar shumė e shumė vite. Si pėr shembull, Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se sa njė mijė (1000) muaj. Nėse muslimani bėn ibadet nė kėtė natė, ai nė tė vėrtetė ka shperblim sikurse tė kishte jetuar shumė mė shumė vite se sa qė jeton nė realitet.
Prej ditėve tjera, nė tė cilat Allahu (Subhanehu ue Teala) e shumėfishon shpėrblimin, janė edhe dhjetė ditėt e Dhul-Hixhxhes, pėr tė cilat kanė zbritur ajete dhe hadithe. Allahu (Subhanehu ue Teala) thotė:
"Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt!"
[El-Fexhr, 1-2]
Ibn Kethiri ka thėnė:
"Dhjetė netėt e pėrmendura nė ajet kanė pėr qėllim dhjetė netėt e Dhul-Hixhxhes."
Allahu (Subhanehu ue Teala) thotė: "..dhe qė ta pėrmendin All-llahun nė ato ditė tė caktuara."
[El Haxh, 28]
Ibn Abbasi ka thėnė:
"Ditėt e caktuara janė dhjetė ditėt e Dhul-Hixhxhes."
Transmeton Ibn Abbasi (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue Selem) ka thėnė: { Nuk ka ditė nė tė cilat vepra e mirė ėshtė mė e dashur tek Allahu sesa nė kėtė ditė (tė dhul-hixhes). I thanė: As xhihadi? Tha: As xhihadi, pėrveē nėse del ndokush me vetėn e tij dhe me pasurinė e tij dhe nuk kthehet me asgjė. }
[Transmeton Buhariu]
Seid ibn Xhubejri kur hynin dhjet ditėt e Dhul-Hixhxhes, bėnte aq shumė ibadet sa qė nuk kishte mundėsi mė shumė.
Gjithashtu, transmetohet se ka thėnė:
"Mos i fikni llamat e juaja dhjetė netėt e Dhul-Hixhxhes," don tė thotė qė tė bėni namaz gjatė natės dhe tė lexoni Kur'an.
Ibn Haxheri nė librin e tij El Fet'h thotė:
"Dhjetė ditėt e Dhul-Hixhxhes janė tė veēanta nga ditėt tjera pėr shkak se nė kėto dhjetė ditė bashkohen tė gjitha llojet e ibadeteve si: namazi, agjėrimi, lėmosha dhe haxhxhi."
Ėshtė pyetur Ibn Tejmijja (Allahu e mėshiroft) se cilat ditė janė mė tė vlefshme: dhjetė ditėt e Dhul-Hixhxhes apo dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit? Ibn Tejmijja ėshtė pėrgjigjur:
"Dhjetė ditėt e Dhul-Hixhxhes janė mė tė mira se sa dhjetė ditėt e Ramazanit, kurse dhjet netėt e fundit tė Ramazanit janė mė tė mira se sa dhjet netėt e Dhul-Hixhxhes."
Nga kjo kuptojmė se ibadeti nė dhjetė ditėt e Dhulhixhes ėshtė mė me vlerė se sa ibadeti nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit. Kjo sepse dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit janė mė tė vlefshme, sepse Nata e Kadrit ėshtė gjatė natės e jo gjatė ditės.
Shpejto o vėlla musliman, ke kujdes pėr ēastet e kėtyre dhjetė ditėve qė mos tė tė kalojnė kot. Pendohu tek Allahu (Subhanehu ue Teala) pėr mėkatet qė i ke bėrė deri tani, dhe bėn sa mė shumė ibadete, fal sa mė shumė namaz, agjėro, jep sadaka etj.
Allahu (Subhanehu ue Teala) thotė:
"E kush madhėron dispozitat e All-llahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave."
[El Haxhxh, 32]
O Allah na lehtėso punėt e mira dhe na afro kah ato, dhe na vėshtirėso punėt e kėqija dhe na largo nga ato.
E lusim Allahun (Subhanehu ue Teala) qė tė na mundėsoj qė kėto dhjetė ditė ti kalojmė nė ibadete dhe tė na i falė mėkatet tona. Amin
Dhjet ditė e Dhulhixhxhes ja fillojn mė 11.12.2007 e marte.
Pėrgaditi: Eroll Nesimi
Kuran dhe Sunnet © 2002-2007
Krijoni Kontakt