Pak rendesi ka renditja e forumit, e rendesishme eshte qe forumi shqiptar eshte vendtakimi me i madh i shqiptareve ne Internet dhe i vetmi komunitet qe ka qene ne linje per gati 1 dekade. Sa faqe te tjera shqiptare mund te thone te njejten gje? Pa harruar qe ka me qindra mijra artikuj e informacion te akumuluar ne vite qe sot u vjen ne ndihme te gjithe shqiptareve qe shkojne tek motoret e kerkimit te kerkojne te mesojne dicka te re nga bota shqiptare.

Prandaj mos humbni kohen me te tilla gjera, por ftoni miqte e te njohurit tuaj qe te vizitojne e regjistrohen ne forumin shqiptar ne menyre qe edhe ata te marrin pjese ne diskutimet e shumta duke dhene mendimet e tyre.

Dhe arritja me e madhe e forumit shqiptar, tabuja me e madhe e thyer, nuk eshte numri i pjesmarresve por fakti qe perdite mblidhen e diskutojne se bashku ne Internet shqiptare nga te gjitha krahinat shqiptare e nga mbare bota. 10 vjet me pare kjo ishte nje tabu dhe krahinizmat gjelonin ne Internet.

Albo