Rexhep Meidani

Njė nga parimet demokratike tė qytetit tė lashtė tė Athinės ka qenė dhe pretendimi pėr tė lidhur fjalėt me vepra tė drejtuesve e qytetarėve tė saj. Pėr athinasit e vjetėr, sipas kėtij parimi, me fjalė mund tė realizohej dhe lloji i justifikimit qė njė person apo grup duhej tė jepte pėr punėn apo veprat e veta. Njė version ideal i lidhjes midis fjalėve dhe punės, e veprave, e gjejmė tek oratoritė e Perikliut. Diku ai thekson se "vetė, ne, athinasit, i marrim vendimet mbi politikėn apo i shtrojmė ato pėr diskutim tė hapur, sepse ne nuk mendojmė qė ka njė papajtueshmėri midis fjalėve dhe veprave. Gjėja mė e keqe ėshtė tė pėrfshihesh me shpejtėsi nė njė aksion pėrpara kryerjes sė njė diskutimi e debatimi tė gjithanshėm tė gjitha pasojave tė mundshme". Ndėrsa, Diodoti, mbėshtetur nė idenė kohezive tė Perikliut, ngul kėmbė qė "ai qė mbahet pas idesė se fjalėt nuk mund tė jenė mė njė udhėheqėse pėr veprim ėshtė ose budalla, ose ka aty njė interes tė madh personal...". Por, me kalimin e viteve, krahas humbjes sė disa parimeve bazė demokratike, u thellua dhe procesi i dizintegrimit, apo dhe dukuria politike e ndarjes sė fjalėve nga veprat. Nė favor tė cilit aspekt? Diku nė favor vetėm tė fjalėve, diku nė favor tė punės. Atje, ku puna ka dalė nė plan tė parė, qeverisja ka rezultuar pragmatike, transparente dhe nė shėrbim tė qytetarėve, ndėrsa atje ku fjalėt janė bėrė qėllim nė vetvete qeverisja ka rezultuar demagogjike, manipulative e opake, dhe larg interesave tė popullit tė saj...

***

Por si ėshtė raporti fjalė dhe punė nė rastin tonė? Pėrgjithėsisht, mund tė thuhet se politika shqiptare, sidomos ajo qeverisėse, me pėrjashtime tė rralla, ka bėrė nė vite njė veēim, tė paparė nė ndonjė vend tjetėr, nė raportin midis fjalės dhe punės, premtimeve e veprave konkrete. Madje, shumė politikanė shqiptarė janė bėrė "ustallarė" tė fjalėve, sidomos pėrpara tė huajve, por dhe mjeshtėr tė premtimeve boshe tė pėrditshme, ndėrkohė qė ata vuajnė nga sėmundja e rėndė, apo nga sindroma e gėnjeshtrės bajate dhe e mashtrimit publik, nga patologjia e rėndė e mungesės sė seriozitetit, nga mosshqyrtimi i mėtejshėm, nga braktisja pa mė tė voglin teklif, nga moskonsiderimi serioz dhe mosrealizimi i premtimeve tė bėra. Pra, pėr kėtė lloj politike fjalėt janė parėsore, ndėrsa veprat, puna, nė mos e parėndėsishme, krejtėsisht dytėsore. Akoma mė problematik ėshtė bėrė ky raport fjalė-punė nė qeverisjen e sotme. Bile, ėshtė fare absurde, dalja e pėrditshme nė televizor e ēdo qeveritari kur, megjithėse bie shi mjaftueshėm, qytetarėt edhe nė kryeqytet vuajnė njė mungesė energjie prej 4-5 orėsh nė ditė. Dhe ndėrkohė, me paturpėsi, vazhdojnė premtimet e pėrditshme, deri pėr eksport energjie elektrike nė mes tė kėsaj krize energjie mbi 6-mujore. Kėto janė dhe "shashkat" qeverisėse gojore, bile dhe tė palodhshme nė "trashėsinė" e tyre. Akoma, mė tė ēuditshme, nė mungesė tė aftėsisė dhe efektivitetit tė deritanishėm, shfaqen idetė apo modeli i tė kaluarės enveriste pėr "punė me tre turne"! Ndoshta, ndonjė ditė do tė dėgjojmė dhe atė historinė e dikurshme, apo atė perlėn komuniste tė "aksioneve me goditje tė pėrqendruar"!...

Edhe pse duket cinike, aq mė shumė qė ėshtė njėkohėsisht dhe libertiane, Tomas Pen (Thomas Paine) ka pasur tė drejtė kur ka shkruar se "qeveria mė e mirė ėshtė ajo qė qeveris mė pak". Natyrisht, kėtu pėrmbahet njė parim thelbėsor pėr njė qeverisje realisht demokratike. Sepse kjo ka tė bėjė me ndėrhyrjen qeveritare, e cila duhet tė vijė duke u pakėsuar me zhvillimin social-ekonomik, dhe jo qė pushteti ekzekutiv tė interferojė, tė depėrtojė e komandojė pėr ēdo problem dhe ēdo qoshe tė jetės politike-institucionale, dhe social-ekonomike, kolektive e individuale, siē po ndodh aktualisht nė Shqipėri. Sidomos, kur sulmohen dhe organizime tė tjera tė pavarura, qė janė tėrėsisht larg politikės, apo kur synohet tė hartohet historia sipas dėshirave e "ėndrrave tė natės" tė politikės! Aq mėproblematik bėhet ky shqetėsim kur ky pushtet ekzekutiv synon tė shuajė, madje dhe po pushton hap pas hapi tė gjithė pushtetet e tjera, duke cenuar rėndė mekanizmat bazė demokratikė: atė tė ndarjes sė fuqive dhe atė tė kontroll-balancimit. Pra, e thėnė ndryshe, tė akumulojė njė pushtet qė nuk i takon, sipas kushtetutės dhe ligjit.

Dikush dhe mund tė kundėrshtojė. E ē'na duhet njė qeverisje e dobėt? - mund tė shprehet ai. Pėrkundrazi - ėshtė pėrgjigja. Respektimi i plotė i ndarjes sė pushteteve dhe ai kontroll-balancimit veēse e fuqizon qeverisjen nė tėrėsi dhe, njėkohėsisht, mundėson ruajtjen e standardit demokratik, tė lirisė dhe tė drejtave njerėzore. Prandaj, nė botėn realisht demokratike besohet se ėshtė shumė mė mirė njė e tillė, d.m.th. njė pushtet ekzekutiv me ndėrhyrje minimale, se njė qeverisje e paaftė dhe krejt e turbullt, qė, nė tė njėjtėn kohė, pėr tė mbuluar paaftėsinė e saj, synon tė komandojė gjithēka!- do tė pėrgjigjej Pen. Dhe me tė drejtė! Sidomos, kur raporti midis fjalėve dhe punės ėshtė fare divergjent, kur ndryshimi midis njė qeverisjeje llafazane dhe asaj efektive ėshtė mjaft i thellė, ėshtė mė mirė qė veprat e dobishme t'i kryejnė nė liri dhe nė bazė tė kompetencave kushtetuese-ligjore strukturat shtetėrore e private apo individė tė tjerė, qė kanė kapacitetet dhe aftėsitė pėr ta lėvizur pėrpara vendin dhe ekonominė.

Shekulli