Pa dashur që të hyj thellë e më thellë historisë, do t'i cekë vetëm disa ngjarje me të cilat do të bëjë analizat bazuar në mendimet e mia..
1912: Ismail Qemajli shpalli mëvetësinë e "Shqipërisë"
një vepër e madhe, fatkeqësisht, me lëshime të mëdhaja! përse? Kosova si dhe krahinat tjera shqipëtare po digjeshin flakë, po okupoheshin nga fqinjët armik, ndërsa Ismail Qemajli bëri gjysëm pune duke pranuar kufijtë e PROPOZUARA nga fuqitë evropiane (shqipëria e sotme). do duheshte çliruar të gjitha tokat shqipëtare, PASTAJ të shpallëte mëvetësinë si fitues! kjo shpallje mëvetësie ishte thjeshtë kompromis dhe punë e lërë në gjysë!
tani mund të shikojmë nga pikëpamja tjetër: qëllimi Ismail Qemajlit ishte që të siguronte një territor soveran shqipëtar, nga i cili do të koordinonte kthimin e tokave etnike tek shteti ëmë.. POR.. ushtria (shtetërore) shqipëtare nuk kaloj kufijtë e tyre artificiale. kështuqë na bën të rezultojmë se nuk kishte interes për tokat e veta shteti ëmë, ndërsa serbët mbanin pa asnjë frikë nën okupim ata toka, sepse u ballafaqoheshin "vetëm" me heronj të "vetëm" me grupe të vogëla apo thjeshtë me një familje, nuk kishin kërcënim nga nje ushtri e rregullt shtetërore!
turku qëndroj 500 vjet në tokat shqipëtare, PAS 500 VJETËSH, doli një Ismajl Qemajli i cili shpalli mëvetësinë e një pjese të shqipërisë.. edhe sa Ismajl Qemajla na duhen tani? a vërtetë na duhen edhe 5 Ismajl Qemajla për të mëvetësuar tokat shqipëtare me radhë, a vërtetë kemi aq pak ndërgjegjje kombëtare që të lëmë tokat tona edhe 500 vjet tjera nën okupim?
në Kosovë tani po duket se do të dal i pari nga ata 5 Ismajl Qemajlat të pritur.. POR.. çka do t'naj sjellë kjo?? siç e dimë në 1912 kur Ismajl Qemajli i atëhershëm shpalli mëvetësinë e shqipërise, rezultoj humbje tokash t'cilat mbaheshin nën okupim (dardania, malsia e madhe, ilirida dhe çamëria)!!
Kosova shpallë pavarësinë..
sot, kurë, nga pjesa e Kosovës (Dardanisë së coptuar), nën okupim është Mitrovica veriore, ku nuk ka institucione kosovare as UNMIK as KFOR por vetëm beograd! si dhe "Lugina e Preshevës" e cila gjendët akoma në kufinjët e serbisë. sikurse në 1912 që shpallja e mëvetësisë shqipëtare nga Ismajl Qemajli i atëhershëm rezultojë humbje tokash (SEPSE ISHIN AKOMA NËN OKUPIM) edhe shpallja pavarsisë të Kosovës nga Ismajl Qemajli i sotëm do të rezultojë humbje tokash!! nga 1912 gjerë më sot kanë kaluar pothuajse 100 vjet (do të arrijmë 100 vjetorin nga shtyrjet e "statusit").. pastaj të presim sërisht 100 vjet për një Ismail Qemajli tjetër?? JO!!!
dhe ja, tani sërisht serbia kërcënon Shqipëtarët me luftë, për MBROJTJE TË TERRITORIT TË VET!! ku është nëna "Shqipëri" që të kërcënojë serbinë me luftë per MBROJTJE TË TROJEVE TË VETA dhe për MBROJTJE TË POPULLATËS SË VET??? d.t.th. serbia qenka gati të bëjë luftë për të mbrojtë një popullsi prej 200'000 mijë serbëve, ndërsa nëna Shqipëri dikur lejoj të masakrohet një shumë e tillë nga popullsia e saj, lejoj të përdhunohen 20'000 nga bijat e saj DHE po tregon veten të gatshme këtë ta lejojë dhe një herë!!
TË MOS E PËRSËRISIM GABIMIN E 1912
dëshmorët e UÇK-së, Ushtrisë ÇLIRIMTARE të Kosovës, derdhën gjakun për çlirim të trojeve SHQIPËTARE, dhe jo për "pavarsinë" e tyre apo copëtimin e dyfishtë të tyre! NUK RËNË ATA PËR NDARJE TË POPULLIT SHQIPËTAR, POR PËR BASHKIMIN E TIJ!!!!! u betuan nën flamurin SHQIPËTAR dhe jo nën flamurin "kosovar"!!
Krijoni Kontakt