Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Historia e një emigranti që shpëtoi nga tatuazhi me shqiponje

    Me 17 korrik 2007 familja e Nosh Shkrelit përjetoi një prag-tragjedi, që fatmirësisht fundin nuk e pat tragjik. Anthony, biri i vetëm i Noshit, duke udhëtuar natën me motor pësoi një aksident të rëndë. Trupi i sakatosur dhe i përgjakur i tij, mbërriti në spitalin më të afërt, "Westchester Medical Center" në Valhalla (New York). Mjekët u ndodhën përpara një trupi, që vetëm shkarkonte gjak me presion, ku aorta kishte pësuar dëmtime të rënda, trupi ishte i nxirë dhe gjëkundi nuk dukeshin shenja jete. Mes ekipit të mjekëve ishte dhe mjekja shqiptare, dr.Lindita Çoku. Me dr.Lindita Çokun, me Anthonyn dhe atin e tij, Nosh Shkreli, u takuam në shtëpinë e vëllezërve Lekë dhe Pashko Gojçaj. Ishte një takim i rastësishëm, që na çoi tek ky shkrim për rubrikën tuaj e nderuar redaksi. Tregon Noshi, për çastet e para kur mori lajmin: "Ramë në gjendje shoku pas marrjes së telefonatës tronditëse. Atë djalë kishim, na kishte vdekur më parë një djalë në moshën 14-vjeçare. Ashtu të tronditur mbërritëm në spital. Endeshim në mjediset e spitalit. Dikur na thanë se 99 për qind djali ishte i vdekur. Por kur ne përjetonim të tronditur thellë dhimbjen e madhe, na vjen një fije shprese. Një zë shqip mes bluzave të bardha. Ishte dr. Çoku, që erdhi na takoi, qau me ne, na foli shqip, na dha zemër dhe tha se djali do të shpëtonte. Kjo na dha shpresë…".

    Dikur pas dy ditësh, vazhdon Noshi, një prej mjekeve që merrej me djalin, kishte marrë vendimin se i duhej prerë krahu djalit. Doktoreshë Çoku ishte me mendimin që të mos i pritej krahu. Ajo me argumente e nxori nga salla e operacionit, krevatin ku ishte shtrirë Anthony. Me dijet e saj dhe me ndihmën e Zotit, krahu i Tonit shpëtoi.

    ***

    Dr.Lindita Çoku e tregon ngjarjen jo pa emocion: "Toni kishte pësuar një aksident me motor herët, në mëngjesin e 17 korrikut. Ishte ora 5:30 e mëngjesit, kur doktorët e dhomës së urgjencës u thirrën në dhomën e operimit. Në të njëjtën kohë edhe unë mora telefonatën dhe u nisa nga shtëpia me makinë, që është vetëm 2 milje larg spitalit. Ato 2 milje i bëra me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Ndërkohë që vepronim me shpejtësi nuk dinim kush ishte ky person, si quhej, nga vinte. E vetmja gjë që ne dinim, ishte se ai qe një djalë 19-vjeçar. Më pas, kur po hiqnim fashat në krahun e tij, unë pashë një tatuazh shqiponje. Dhe thashë me zë, ky është shqiptar! Pashë dhe një nënshkrim, nga brenda krahut. Ishte mbiemri i tij, Shkreli. Të gjithë ata që ndodheshin në sallë po tregonin habi se si unë isha aq e sigurt. Por unë ua shpjegova se shqiponja është simboli kryesor i flamurit shqiptar dhe kryqi brenda saj, ngaqë djali ishte i besimit katolik shqiptar.

    ***

    Kur biseda po i afrohej fundit, mbërriti Toni. Djalë gati dy metra i gjatë. I qeshur, drejtohet nga dr.Çoku dhe e përqafon: "Kam 4 motra, por edhe doktoresha është motra ime". I kërkoj Tonit që të zbulojë tatunë, ku ka shqiponjën, nga e cila e identifikoi doktoresha se ishte shqiptar. Ai na e plotëson kërkesën. Një shqiponjë dhe një kryq hijeshojnë krahun e tij. I kërkoj leje që ta fotografoj së bashku me doktoreshën.

    Tatuja i shpëtoi jetën. Dr.Çoku, tregon: "Kur e pashë gjatë ekzaminimit krahun dhe dallova shqiponjën, mora një impuls të fuqishëm. Ky qenka shqiptar, mendova. Që atë moment e pashë në një mënyrë tjetër pacientin, jo se nuk do t'i shërbeja kujtdo me të njëjtin përkushtim, por s'di ç'të them, detyrimi u bë maksimal dhe truri po më punonte me shpejtësi dhe kthjelltësi të jashtëzakonshme…"!

    Shekulli
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    gje e rrall, kjo urime davius per citimin.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  3. #3
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Wowwwwww
    Çfar historie!
    Mallengjyese
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #4
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Shum interesant

  5. #5
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    uau cfare historie mallengjyese , shume prekese
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    interesant e shihni vllezer megjithse kemi besime te ndryshme prap se prap shqiponja na bashkon kudo qe jemi ne fatkeqsi e ne fatmiresi vet e tha motra jon qe pa shqipen ton truri i ka funksionuar me mir, prandaj ju kisha kshillu qe mose te merremi me perqarje fetare se kush ku beson.tung

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    interesant e shihni vllezer megjithse kemi besime te ndryshme prap se prap shqiponja na bashkon kudo qe jemi ne fatkeqsi e ne fatmiresi vet e tha motra jon qe pa shqipen ton truri i ka funksionuar me mir, prandaj ju kisha kshillu qe mose te merremi me perqarje fetare se kush ku beson.tung
    RESPEKTE SKIFTERI.histori e dhimbshme dhe me fund te lumtur.sikur te ishin shqiptaret si doktoresha kushedi ku do ishim

  8. #8
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Shumë histori interesante dhe rrënqethëse njëkohësisht.



    Faleminderit Davius.


    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  9. #9
    Zoti i di te gjitha Maska e shoferi
    Anëtarësuar
    15-01-2008
    Vendndodhja
    Malishev
    Postime
    65
    Zoti te lumet ne per te fuqia e zotit dhe deshira e doktoreshes dhe ja fatlumi ne mesin ton

  10. #10
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    e bukur kjo histori sidomos qe esht e vertet shyqyr qe nuk paska vdekur cuni i her...bravo doktoreshes
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •