Goldanitus: "Imagjinata eshte me e rendesishme se dija sepse
dija ka limit ndersa imagjinata perfshin tere boten"



Rezoluta 1244..

Në Nenin nr. 4 thuhet:
4. Konfirmonse pas tërheqjes sipas marrëveshjes, një numër
i ushtarakëve dhe policëve jugosllav dhe serb, do të lejohet të
kthehen në Kosovë për t'i kryer funksionet e veta bazuar
në aneksin 2;
Ndërsa një pikë në aneksin 1 thotë:
Proces politik i cili çon drejt krijimit të një kornize
të përkohshme politike, marrveshje kjo që parasheh vetëqeverisje
substanciale
për Kosovën, duke marrë parasysh në tërësi
marrëveshjen e Rambujesë dhe parimet e sovranitetit dhe
integritetit territorial të RFJ dhe të vendeve të tjera përreth
,
si dhe demilitarizimin e UÇK-së;

.. Ç'farë mund të na sjellë kjo? ..

Qëndrimi i NATO dhe UNMIK në Kosovë bazohet në këtë Rezolutë,
sipas së cilës duhet ruajtur sovraniteti dhe integriteti territorial
i Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbisë). N.q.s. Kosova
shpallë pavarësinë njëanshëm, pa një Rezolutë të re, e cila do të
zëvendësonte 1244-shin, sipas së drejtës internacionale, është
e paligjshme.

Mitrovica veriore, si dhe kufini atjeshëm po kontrollohet nga
Serbia, jo nga UNMIK-u apo KFOR-i, mirëpo kjo është pjesa e vetme
në të cilën është implementuar Neni nr. 4 i 1244-shes sidhe
një pikë nga pika e aneksit 1 (integriteti territorial i RFJ-së)

Ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës janë implementuar të gjitha
Nenet dhe anekset tjera, përveç Nenit nr. 4 dhe integritetit
territorial të aneksit 1. Në kundërshtim të këtyre dyave është
ndërtuar një Qeveri me kufinj, jo kufinj të RFJ-së, por kufinj
të UNMIK-ut t'cilat fillojnë nga Ura e Ibrit ne Mitrovicë e gjerë
në kufinjët me Republikën e Shqipërisë dhe IRJM-së, t'cilat dhe
do të jenë kufinjtë e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

IRJM-ja dhe Serbia këtë e dinë, prandaj po synojnë që t'i
trembin Shqipëtarët në Luginën e Preshevës, me rrethim ushtarak,
dhe në IRJM me sulme ndaj civilëve, rasti më i ri në Brodec.
Synimi sllav në këtë rast është se në rast të ndarjes së Mitrovicës
t'mos ju shkojë në mendje Shqipëtarëve të bëjnë të njejtin hap
në Luginën e Preshevës dhe Iliridë.

Dija të sjellë gjithmonë frikë. Si shembull mund të marrim thikën;
Njeriu nga dija se thika kurë shpërthen, dhemb, frikët nga një
gjë e tillë, dhe ndaj frikës njeriu gjithnjë reagon ashpër.
Poashtu sllavët në Serbi dhe IRJM nga dija e humbjes së atyre
vendeve të okupuara reagojnë ashtu ashpër.


.. Precedencë? ..

Arsyetimet sllave se rasti Kosovës do të ishte precedencë është
absurde, shkaku se ata vende të tjera në Evropë (Spanja - Baskët,
Sllovenia - Italinë, Qiproja, Çeçenia edhe para vendimit të statusit
të Kosovës kanë qenë probleme.


.. Efekti Domino! ..

Një gurë rrëzon tjetrin, dhe kështu me radhë bije njëri pas tjetrit.

Republika Srpska (Bosnje): Pasi që mund të ndahet Kosova nga RFJ
edhe ata mund të ndahen nga Bosnja dhe Hercegovina.

Mitrovica veriore: Pasi që mund të ndahet Kosova nga Serbia mund
të ndahet edhe Mitrovica veriore nga Kosova.

Lugina e Preshevës: Pasi që mund të ndahet Mitrovica veriore nga
Kosova edhe Lugina mund të ndahet nga Serbia.

Ilirida: Pasi që mund të ndahet Republika Srpska nga Bosnja dhe
Hercegovina, edhe Ilirida mund të ndahet nga IRJM-ja.

Malësia (Ulqini, Tuzi..): Pasi që mund të ndahen të tjerat edhe
kjo mund të ndahet.

Republika Srpska dhe Mitrovica veriore bashkangjiten Serbisë.

Pasi që mund të ngjitën këta dy vende me shtetin amë, këtë mund
ta bëjnë edhe Lugina, Ilirida, Malësia si dhe Çamëria.


.. Paqë në rajonin Ballkanik!

Gjithë kjo ngjarje do të ishte në favorin tonë, dhe në favorin
e paqës në rajonin Ballkanik.
Në këtë rajon, t'gjitha luftërat kanë qenë etnikisht të motivuara,
për territor, mbrojtje të identitetit Kombëtar, kthim apo okupim
të tokave, m'varet nga pikëpamja. Këta kufinjë të reja etnike do të
sillnin paqë shkaku se motivet e luftës do t'u shuheshin dhe mund
të filloj ecja përpara, përparimi dhe të përfundoj ecja prapa. Pa
gjakëderdhje, në favor të të gjithëve!


Avni Mehmeti
Tetovë, 13. Dhjetor 2007