Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Shqipëria eksport energjie në Kosovë

    Kriza. Ka disa ditë që Kosova nuk është duke importuar rrymë elektrike nga Serbia. Shqipëria e territ eksporton 120 MW në Kosovë. Fierza 280 metër, Kosova furnizohet me 120 megavat/orë energji elektrike nga Shqipëria. Liqeni i Fierzës vazhdon të ruajë kuotën e 280 metrave, pavarësisht vënies në punë të turbinave. Shirat e paradites së martë kanë shtuar prurjet në basenin e HEC-it Fierzë nga 280 metër në 350 metër/kub ujë në sekondë. "Rreth 1.2 milionë kilovat/orë rrymë elektrike është duke importuar Korporata Elektroenergjitike e Kosovës (KEK) nga Shqipëria, për të ndihmuar stabilizimin e furnizimit me energji elektrike",- ka deklaruar drejtori i Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës, Remzi Shahini.

    KUKËS - Shqipëria furnizon Kosovën me energji elektrike, ndërkohë që edhe në Kosovë vazhdojnë reduktimet e gjata të energjisë elektrike, sipas planit ABC. Orët e territ në Shqipëri nuk kanë asnjë përmirësim, ndërsa HEC-i më i madh në vend ka kapur një nivel prej 280 metër. "Rreth 1.2 milionë kilovat/orë rrymë elektrike është duke importuar Korporata Elektroenergjitike e Kosovës (KEK) nga Shqipëria, për të ndihmuar stabilizimin e furnizimit me energji elektrike",- ka deklaruar drejtori i Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës, Remzi Shahini. Kreu i KEK-ut, Shahini nuk ka bërë të ditur nëse sasia që importohet nga Shqipëria është kthimi i borxhit për energjinë elektrike të furnizuar gjatë verës, apo është direkt import kundrejt tarifave të tregut. Ndërkaq, reduktimet e ashpra kanë përfshirë edhe Kosovën. Sipas drejtorit të KEK-ut, ka pasur probleme me furnizimin me qymyr të termocentraleve, për shkak të rrëshqitjes së dheut në masivet qymyrgurore. Drejtori Shahini ka bërë të ditur se, ka disa ditë që nuk janë duke importuar rrymë elektrike nga Serbia. "Nga Serbia importojmë rrymë elektrike vetëm në periudhë krize, ndërkohë që prej disa ditësh nuk kemi shkëmbyer rrymë elektrike me Serbinë",- ka thënë Shahini. Sipas tij, dy blloqet e termocentralit "Kosova B" janë duke prodhuar nga 267 megavat/orë energji elektrike, kurse një bllok i "Kosova A" prodhon nga 120 deri në 140 megavat/orë energji elektrike. Drejtori i KEK-ut thotë se është duke u punuar për të bërë të mundur futjen në sistem edhe të dy blloqeve të "Kosova A". Qeveritarët serbë kanë paralajmëruar për një "skenar të errët", në rast se Kosova shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë. Pjesë e këtij skenari, është edhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për Kosovën. Zyrtarët e lartë serbë, kanë kërcënuar se do të ndërpresin furnizimin me energji elektrike për Kosovën dhe do të bllokojnë rrugët e tjera të furnizimit me energji. Kosova blen 40% të energjisë elektrike nga Serbia, pjesën tjetër nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Por Maqedonia dhe Greqia, zakonisht kanë mungesa të energjisë elektrike, kështu që Kosova e merr energjinë elektrike nga Serbia ose Bullgaria, por edhe me këtë rast, rruga e tranzitit kalon nëpër Serbi. Por ajo nuk do ta bënte një lëvizje të tillë aq lehtë, duke pasur parasysh edhe ndikimin që do të ketë kjo masë në minoritetin serb të Kosovës, i cili ka varur shpresat te Beogradi si ofrues i shërbimeve bazë. Por zyrtarët e Kosovës thonë se lëvizjet e Serbisë nuk kanë shumë gjasa të kenë ndonjë ndikim afatgjatë, pasi realiteti reflekton ndryshe, ku prej 8 vjetësh Kosova është jashtë kontrollit serb. Të vetmet lidhje praktike që ka me Serbinë janë ato të furnizimit me energji elektrike, tregti dhe transport rrugor. "Nëse Serbia reagon, ata nuk do t'i shkaktonin probleme vetëm Kosovës, por edhe Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë. Kosova është rrugë transite për këto vende",- thotë Nezir Sinani, zëdhënës i KEK-ut.

    ***

    Ndërkaq ministri i Energjitikës dhe Minierave, Et`hem Çeku, ka pohuar se po shikon mundësitë me qeverinë shqiptare, atë malazeze dhe maqedonase, për importin e energjisë elektrike përmes rrjeteve të këtyre vendeve. 80% e energjisë elektrike, e cila kalon në rrjetin 400 kilovolt të Kosovës është energji tranzite, e destinuar për vendet e tjera të rajonit. Ndërkohë, prurjet e kohëve të fundit në basenin e HEC-it Fierzë nga ku eksportohet energjia elektrike për në Kosovë, kanë siguruar një qëndrueshmëri në këtë hidrocentral, ku vazhdon të mbahet niveli prej 280 metrash, kur turbinat e këtij hidrocentrali tashmë vihen në punë në periudha të ndryshme, sidomos në periudha piku. Ndërkaq, shirat e paradites së martë, që janë regjistruar kryesisht në rajonin e Kukësit kanë shtuar përsëri prurjet në HEC-in Fierzë, nga 280 metër në 350 metër/kub ujë në sekondë. Gjithsesi, prurjet e kënaqshme kanë shtuar prodhimin vendas, madje kanë bërë të mundur edhe eksportin e energjisë, apo kthimin e borxheve. Gjatë muajit gusht-shtator, Kosova ka furnizuar Shqipërinë me 1.5 milion kilovat/orë energji elektrike, kryesisht gjatë periudhës së natës. Transmetimi i eksport-importit të energjisë elektrike me Kosovën realizohet përmes linjës së tensionit të lartë 220 kilovolt Fierzë-Prizren (Nënstacioni i Nashecit). Shqipëria 99% të prodhimit të energjisë elektrike e siguron nga burimet hidrike. Ndërkohë që Kosova siguron prodhimin vendas të energjisë nga burimet termike (qymyri). Kërkesat për energji elektrike në periudhën e pikut në Kosovë janë 530 megavat/orë energji elektrike. Importi i 120 megavat/orë energji elektrike që Kosova po realizon në Shqipëri, është më pak se gjysma e kapacitetit prodhues të një agregati në HEC-in Fierzë përgjatë 24 orëve.

    Kapaciteti i Fierzës

    Hidrocentrali i Fierzës është më i madhi në Shqipëri. Kapaciteti prodhues i këtij hidrocentrali kur në punë janë katër agregatët e instaluar, arrin në 1200 megavat/orë energji elektrike. Me sasinë e prurjeve aktuale, punojnë pa ndonjë problem dy turbina, pa prekur nivelin prej 280 metër të liqenit të këtij hidrocentrali, pasi një turbinë harxhon rreth 120 metër/kub ujë në sekondë. Kuota maksimale e Liqenit të Fierzës është 296 metër, ndërkohë që "pika e vdekjes" është kuota 242 metër, ku në këtë kuotë nuk punojnë turbinat. Kur niveli i ujrave në Liqenin e Fierzës bie nën 260 metër turbinat nuk punojnë me regjim normal, pasi kanë probleme me grushtet hidraulike. Fuqia normale e një turbine kur ajo punon me ujë mbi kuotën e 260 metrave është 125 megavat/orë, ndërkohë që fuqia e së njëjtës turbinë kur ajo punon me ujë nën kuotën e 260 metrave është 75-80 megavat/orë, sqarojnë specialistët.

    Terri nga 4 deri në 17 orë

    Ndërsa reshjet kanë qenë prezente prej rreth një muaji, kufizimet drastike të energjisë vazhdojnë që të jenë në të gjithë vendin. Harta e kufizimeve fillon nga lagjet më me fat të Tiranës, ku kufizimet minimale janë 4 orë në ditë e deri në zonat rurale, ku kufizimet e energjisë shkojnë në 17 orë në ditë. Por ende nga ana e KESH nuk ka ndonjë sinjal për një përmirësim të situatës së furnizimit. Burime nga KESH bëjnë të ditur se gjatë festave të fundvitit Korporata do të furnizojë rregullisht popullatën me energji, ndërsa ende nuk dihet se nëse do të ketë një kufizim të orareve të territ në vitin 2008.

    Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Shqiperia eksporton energjine elektrike ne Kosove

    Fakti konfirmohet nga Drejtori i Korporates Elektroenergjitike Shqiptare Gjergj Bojaxhi. Kreu i KESH sqaroi se energjia eshte dhene me rastin e dites se festimeve Version multimedial i ketij lajmi

    Shqiperia prej tre ditesh jep energji elektrike per Kosoven ne sasi 130 mega cdo dite. Fakti konfirmohet per News 24 nga Drejtori i Korporates Elektroenergjitike Shqiptare Gjergj Bojaxhi. Kreu i KESH sqaroi se energjia e dhene diteve te festimeve per pavaresine e Kosoves sipas kerkeses se KEK te Kosoves do t’i kthehet serish Shqiperise. KESH sipas Bojaxhi ndihmoi me energji shqiptaret matane kufirit pas nje defekti ne bllokun, Kosova B. Kosova mund të prodhojë nëntë milionë kilovat orë rrymë në ditë, ndërsa nevojat e saj janë dyfish më të mëdha dhe plotësohen nga importi përmes largpërçuesve, që kalojnë nëpër Serbi

    BALKANWEB
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne Shqiperi ka 24 ore drita pa nderprere..
    Sigurisht qe KESH-i do ndihmoje Kosoven me energji.. Ne jemi nji..
    Ka Shqiperia..i jep Kosoves..Neser do ket Kosova ..do i jape shqiperise..
    Rendesi ka qe kemi Saliun i cili nuk tallet me lekun e popullit..
    Suksese qeverise..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    hahahhahahahahaha
    po ne shqiperi skan drita per vete mer DAVIUS.kush te mashtroi qe do eksportoj shqiperia??

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    offspring, Shqiperia ka drita, por nuk ka linja qe te perballojne konsumin. Dhe, eshte mese e vertete qe Shqiperia do te eksportoje energji elektrike drejt Kosoves, ne mos paste filluar duke e furnizuar. Ne jemi i njejti komb dhe kurdohere i jemi gjendur e do i gjendemi njeri-tjetrit prane.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    offspring, Shqiperia ka drita, por nuk ka linja qe te perballojne konsumin. Dhe, eshte mese e vertete qe Shqiperia do te eksportoje energji elektrike drejt Kosoves, ne mos paste filluar duke e furnizuar. Ne jemi i njejti komb dhe kurdohere i jemi gjendur e do i gjendemi njeri-tjetrit prane.
    o lali kur jam nis ne shtator e lash ne kriz shqiperin.vaji hallit tani qe esht dimer.por jam dakort qe duhet me e ndihmu kosoven sepse jemi vellezer dhe kemi nje gjuh.megjithate kembet shtrihen sa ke jorganin jo me teper lol

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    offspring,

    pse ja fut p.ordhes kot?

    ne Shiqperi ka drita pa nderprerje 24 ore. Dhe ka qe te shtunen qe 3 millione kw/h po i shkojne Kosoves.

    Me rregullimin e Termocentralit Kosova B, kjo energji do ti kthehet KESH-it kur te ekte nevoje.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    offspring,

    pse ja fut p.ordhes kot?

    ne Shiqperi ka drita pa nderprerje 24 ore. Dhe ka qe te shtunen qe 3 millione kw/h po i shkojne Kosoves.

    Me rregullimin e Termocentralit Kosova B, kjo energji do ti kthehet KESH-it kur te ekte nevoje.
    a ja fus un kot qe jam nga shqiperia apo ti qe je nga ta di un.e prta mua familja me thot qe kan munges deri ne 4 ore drita.ne kemi 14 vjet probleme me dritat ti me thua ja fus po.rdhes kot.ik mer lale ha trahana po he.un spo them qe sduhet te ndihmoj kosoven shqiperia po them qe shqiperia ka probleme per vete me dritat

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Ku e ke shpine ti offspring?

    vetrem ne e pasc ne noj katund qe kane vite qe s'i pagujn dritat,

    Ne te kundert pyet gjithe userat nga Tirana, nese ka apo s'ka drita 24 ore.

    Dhe nese e mban veten per flamurin kuq e zi, flit edhe si cdokush qe ka flamurin kuq e zi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    un shpin e kam ne fshatin LAPRAK TIRAN.edhe sa per flamur kuq e zi pyt ti per mua a e mbroj apo jo.lexo postimet e mia te me parshme dhe do ta kuptosh.
    shqiperia ska drita dhe ti e di shum mir nese je nga shqiperia.shqiperia sesht vec tiran.por fillon nga vermoshi ne konispol OK.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Meqe je lapraks, pyt demat e kuq, a ka apo s'ka drita lapraka.

    dhe qe te jesh kuq e zi duhet te dish te dallosh, kush eshte dite epokale dhe kush eshte dite e zakonshme ne histori, dhe sjelljen qe duhet te kene njerezit ne nje dite te zakonshme, ku mund te cirren dhe te kerkojne drita, uje, buke dhe kush eshtre dite epokale, dhe c'duhet bere ne nje kohe te tille.

    kshu offsprings,

    Serbia e ka kercenuar Kosoven me embargo te te gjitha gjerave qe ajo ka ne dore. Dhe nese ndodh keshtu, te jesh shqiptar do te thote te ndash me Kosoven cdo gje, qe nga dritat, portet, rruget, kufirin cdo gje.

    Kshu lal.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim:
    Postuar më parë nga MaDaBeR
    offspring, Shqiperia ka drita, por nuk ka linja qe te perballojne konsumin. Dhe, eshte mese e vertete qe Shqiperia do te eksportoje energji elektrike drejt Kosoves, ne mos paste filluar duke e furnizuar. Ne jemi i njejti komb dhe kurdohere i jemi gjendur e do i gjendemi njeri-tjetrit prane.

    o lali kur jam nis ne shtator e lash ne kriz shqiperin.vaji hallit tani qe esht dimer.por jam dakort qe duhet me e ndihmu kosoven sepse jemi vellezer dhe kemi nje gjuh.megjithate kembet shtrihen sa ke jorganin jo me teper lol
    __________________
    ka lezet flamuri kuq e zi

    KY ESHT POSTIMI I PAR LALE.LEXOJE DHE ME THUAJ A JAM DAKORT TA NDAJM CDO GJE ME KOSOVARET SI NE 99 APO JO.
    mos lexo vec i rresht e te marresh si pushka jevgut se sje me patriot se un vlla dhe per kete mu7nd te pysesh edhe ti demat e kuq
    po ta perseris edhe 1 her shqiperia nuk esht laprak zogu i zi apo rrug kavaje
    fillon ne vermosh dhe maro ne konispol ose anasjelltas

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Nje sqarim offspring,

    gjate gjithe vitit si pasoje e mos renies se rreshjeve, hidrocentralet qene duek u thare. Kte vit situata ndryshoi, dhe pervec energjise qe eshte kontraktuar jane edhe hidrocentralet plot me uje. Pra drita ka kudo, pervec ne ato vende ku o ka prableme transmetimi o s'pagujne leke.

    Dhe me thuaj ti, atje ku je ti ke drita pa s'pagove?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Nje sqarim offspring,

    gjate gjithe vitit si pasoje e mos renies se rreshjeve, hidrocentralet qene duek u thare. Kte vit situata ndryshoi, dhe pervec energjise qe eshte kontraktuar jane edhe hidrocentralet plot me uje. Pra drita ka kudo, pervec ne ato vende ku o ka prableme transmetimi o s'pagujne leke.

    Dhe me thuaj ti, atje ku je ti ke drita pa s'pagove?
    pra edhe ti po e prano qe ska drita ne gjith shqiperin.
    un nuk thash te mos u japim drit kosoves thash te shtrim kembet sa kemi jorganin dmth te japim por te mos e fusim vendin ton ne kriz.se masanej shkon buka 2000 lek.
    edhe un jetoj ne afganistan edhe per ca muj por qe ta dish edhe ketu ka drita 24 or non stop megjithese ketu jan te keputur dhe spara pagu njeri

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Ti je ai Comi, apo jeni 2 tironsa ne Afganistan?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Ti je ai Comi, apo jeni 2 tironsa ne Afganistan?
    hahahhahahaha.pyt apollyonin lal se e kam komshi.edhe esht cami ai po me te jam un

  17. #17
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ne Shqiperi ka drita 24 ore offspring. U bone 2 muj e gjys qe nuk nderpriten fare. Masanej ca kembngul kot kur t'i nuk jetoke ne Shqiperi?
    Life's too short to remove USB safely.

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Ne Shqiperi ka drita 24 ore offspring. U bone 2 muj e gjys qe nuk nderpriten fare. Masanej ca kembngul kot kur t'i nuk jetoke ne Shqiperi?
    po mu beka qefi qe edhe shqiperia po dilka nga erresira shum vjecare.un jetoj ne shqiperi lale por detyra me ka cuar perkohesisht larg shqiperis

  19. #19
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Shqiperia jo vetem qe do eksportoj n'Kosove, por edhe ka eksportu.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga offspring
    shqiperia sesht vec tiran.por fillon nga vermoshi ne konispol OK.
    Shqiperia daku fillo nga Nishi e maro ne Arte, po per arsye aktualiteti, fillo nga Leshaku dhe maro ne Konispol.

    me u anku pse Shqiperia po i jep drite vetes s'ka kuptim

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •