Kanuni i Skenderbeut, ka vepruar kryesisht ne trojet e Principates se Kastiorteve. Ne kete kanun jane gropuar norma qe rregullojne probleme si familja, detyrimet, shtepia, qeverisja, ndeshkimi, faljet, demet dhe kisha. Ky kanun persa i perket institucioneve me themelore eshte i njejte me KLD, por ka vepruar ne troje te ndryshme, ka pra ndryshime kryesisht lokale. Nqs tek KLD kemi perzierjen e normave te se drejtes zakonore me ate kanonike , ketu kemi perfshirjen e disa normave te sheriatit, te cilat kishin hyre ne jeten e perditshme pas perqafimit te fese islame nga nje pjese e popullsise.
Kanuni i Laberise; nga vete emri kuptohet qe ka vepruar kryesisht ne jug te Shqiperise , me sakte ne krahinen e Laberise. Institucionet themelore te ketij kanuni, jane te njejta me dy kanunet e lartepermendura, por ky kanun ka nje kolorit te forte lokale duke e bere origjinal dhe duke e paraqitur me nje interes te vecante.
Kanuni i Lumes; po keshtu edhe ky kanun duke u nisur nga vete emri, ka vepruar ne rrethin e Kukesit dhe eshte ruajtur si i plote, i vecante dhe origjinal. Ne ndryshim nga KLD i cili perfshin norma juridike shume te lashta dhe te ashpra, ky kanun eshte me i moderuar, me elastik dhe me tolerant. Ne thelb edhe ky kanun eshte i njejte me KLD, por ky i Lumes ka evoluar me teper duke u pershtatur me mire ndryshimeve ekonomike dhe shoqerore.
Krijoni Kontakt