Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 176
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    TY VOGËLUSHJA IME

    Kur të bëhem vetëm kënga
    E erërave të shkretëtirës
    Dhe bëhem vetëm pluhuri i saj
    Dhe një pikë në kohën oqeanike
    Edhe atëherë do të të kujtoj
    Veç ty vogëlushja ime...

    Mi fale vetëm dy ditë lumturie
    Njërën për kohën e tanishme
    Tjetrën për botën në amshim
    Që të dyja për shpirtin tim
    Janë përjetësi e të gjitha kohërave
    Vogëlushja ime...

  2. #82
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    TY VOGËLUSHJA IME

    Kur të bëhem vetëm kënga
    E erërave të shkretëtirës
    Dhe bëhem vetëm pluhuri i saj
    Dhe një pikë në kohën oqeanike
    Edhe atëherë do të të kujtoj
    Veç ty vogëlushja ime...

    Mi fale vetëm dy ditë lumturie
    Njërën për kohën e tanishme
    Tjetrën për botën në amshim
    Që të dyja për shpirtin tim
    Janë përjetësi e të gjitha kohërave
    Vogëlushja ime...
    Ju lexoj me kënaqësi Zoti/ Xheladin Hamza
    Jeni i mbrekullueshëm


    Respektet e mia të sinqerta
    Leonard Seiti

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Z. Leonard Seiti, faleminderit për repekt dhe sinqeritet, të njejtë gjë e kam edhe unë për ty.
    Të përshëndes dhe të dëshiroj që pena të mos thahet kurrë!

    xheladin hamza

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    ETJA PËR JETËN

    Me lotë në sy
    Shikoj ëndërrat e jetës
    Të cilat ngadal zhduken
    Në brendinë e shpellës pa fund

    Kthej kokën
    Me duar dëshiroj ta preki të kaluarën
    E cila është humbur në pakthyeshmëri
    Nga dhëmbja edhe qielli morri ngjyrë të mramortë

    Në fytyrë më kaplon djersë e ftohtë
    Duart më dridhen si në agoni
    I kam shtrënguar ëndrrat e zjarta
    Të cilat kaluan përgjithmonë

    Etja për jetën mbeti e pashuar
    Si llava në kraterin e vullkanit
    E cila s'vdes kurrë...

    13. 02. 2006.

  5. #85
    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    T
    Kur të bëhem vetëm kënga
    E erërave të shkretëtirës
    Dhe bëhem vetëm pluhuri i saj
    Dhe një pikë në kohën oqeanike

    Edhe atëherë do të të kujtoj
    Veç ty vogëlushja ime...

    E brishte dhe e ndjere...
    Me emocionoi...

    E bardha eshte pak...

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    E nderuara Suzana, të jam mirënjohës për të gjitha fjalë që ti i shkruan dhe vlerësimet që i bënë, nga se ato i bënë me një përkushtim shumë të madh.

    Me sinqeritet më të madh

    xheladin hamza

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    I HUTUAR JAM

    Dhembja fjalë mi gëlltitë
    Hija shpirtin ma shtrëngon
    Lundroj luginave te thella biblike
    Dhe prapë unë i hutuar jam
    Ëndrrat e fikura nga t’i filloj?

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Poezi e shkëputur nga libri im PSE TRËNDAFILAT ÇELIN


    SHPRESA E SHUAR

    Është shuar shpresa në sytë e mi
    Qielli rreth meje gjatë, gjatë nxihet
    Shpirti më shkon në greminë

    Dhëmb i kohës la shenjën e tij
    Në zemrën time të ngurtë
    Në këtë frikë të tmerrit që na kaplon
    E qyteti ngadalë zhytet në gjumë të paqetë

    O Zoti im, o shpresa ime e pashuar
    Të kam thurur në shpirtin tim
    Dhe me Ty munda frikën mbi frikën
    Nga hordhitë çetnike që rend vrasin
    Njerëz të pafajshëm, pleq, gra e fëmijë

    O loti im kot bien
    Si shiu nga qielli i hapur
    Guxim nuk kam në duar të të pres
    Në te do ta njohë dhembjen e dhembjes
    E shpirti flakë zjarri do të më digjej

    Mu për këtë bjer në tokë
    Në këtë tokë të përgjakur
    Dhe çdo pikë loti me vete le ta merr
    Shpresën e shuar nga sytë e mi...

    Rahovec, më 19. 07. 1998.

  9. #89
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    I HUTUAR JAM

    Dhembja fjalë mi gëlltitë
    Hija shpirtin ma shtrëngon
    Lundroj luginave te thella biblike
    Dhe prapë unë i hutuar jam
    Ëndrrat e fikura nga t’i filloj?
    Përshëndetie xheladin.Të uroj gjith te mirat dhe suksese te me tejshme ne krijimtarine tende.Po hedh dy vargje qe me erdhen ne çast nga leximi i poezive te tua.

    Dhe pse ne shpirt jam i plagosur,
    Dhimbjen prap s'po e urrej,
    Po kerkoj i sakatosur,
    Diçka tjeter te me vlej.

    Po i kërkoj vetes time,
    Zemer burri per furtune,
    Ti them dhimbjes te bej balle
    Si ne enderr dhe ne pune.

    Dhe nje here pergezime Z.Xheladin.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    I nderuari z. Riza, të falenderoj për përgëzimin tënd si dhe për vargjet të cilat e tua, të cilat me ëndje i lexoj.

    Me respekt
    xheladin hamza

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •