Close
Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 176
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    GYLBAHARI IM

    O Gylbahari im
    nga qielli
    mbi krahët e engjëjve zbritur
    jetës sime për t’i dhuruar
    spektra ngjyrash më të bukura
    e fytyra t’i ngjajë hënës së plotë...

    O Gylbahari im
    nga qielli
    zbrite muzikën e semasë
    këngës në pentagrame
    për t’i vendosur notat e dashurisë...

    O Gylbahari im
    nga qielli
    trëndafilit të kuq, të kaltër e të bardhë
    aromën qiellore hedie ia solle
    që unë të jem përjetësisht rob i saj...

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    SHPIRT I THYER

    Nga dhimbja që për ty kam
    Poezitë e mia në vaj i shkruaj
    Lot nga vargu në varg rrëshqasin
    Mbi shpirtin e thyer fundosen...

    E ardhmja me shpresë të fikur
    Mbi çdo varg dhimbshëm gjëmon
    Dhe rrezja dielli shpinën ma ktheu
    E ti me sytë e tu habitshëm më shikon...

    Me padurim presë të zbardhë ditë e bardhë
    Mushkëritë e mi lirshëm të marrin frymë
    E unë sërish me hov t’ia them këngës për ty
    Mbushur me aromë trëndafilash në shpirt!

  3. #153
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Ditë e zymtë

    Komplimente per krijimet tuaja! gjej ndjenje ne secilen qe lexova. urime Xheladin !
    What goes around---comes around

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    Komplimente per krijimet tuaja! gjej ndjenje ne secilen qe lexova. urime Xheladin !
    E nderuara Sorkadhe_Kelcyre, faleminderit qe gjeni kohe per leximin e krijimtarise sime si dhe ne komplimetet e Juaja.

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    ERRËSIRË

    Në sytë e tu
    Mendimet i lexoj
    Edhe atëherë
    Kur ti hesht

    Më le në errësirë
    Pa mëshirë shkele
    Mbi qetësinë e shpirtit tim

    Dhe unë
    Përjetësisht errësirë
    Për sytë e tu u bëra!

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    MË LENI NJË QIRI TË NDEZUR

    Jeta dhe vdekja
    Janë një
    Që të dyja
    Kalojnë nëpër të njëjtën portë
    Të kapur dorë për dore si fëmijë
    Në vallëzim të valles hyjnore
    Drejt kozmosit pafund!

    Dashuria për varr
    Më ritet për çdo ditë nga pakë
    Aty më pret shtëpia ime
    E përjetësisë...

    Në një skaj të varrit
    Më leni një qiri të ndezur
    Të mos mbetem në errësirë
    Ai me flakën e tij magjepse
    Do të më ndritë në lutjet e mija
    Drejtuar vetëm të madhit Zot!

    Qiriri si shpirti im
    Në qetësi të heshtur
    Le të digjet ngadalë
    Dhe le të më ndritë
    Tërë jetën e përjetësisë!

  7. #157
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Për: Ditë e zymtë

    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    ERRËSIRË

    Në sytë e tu
    Mendimet i lexoj
    Edhe atëherë
    Kur ti hesht

    Më le në errësirë
    Pa mëshirë shkele
    Mbi qetësinë e shpirtit tim

    Dhe unë
    Përjetësisht errësirë
    Për sytë e tu u bëra!
    E Vecova kte zoti Xheladin sepse me pelqeu shume.. Faleminderit per kenaqesin qe na sjell duke te lexuar...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    Citim Postuar më parë nga EDUARDI Lexo Postimin
    E Vecova kte zoti Xheladin sepse me pelqeu shume.. Faleminderit per kenaqesin qe na sjell duke te lexuar...
    Z. EDUARD faleminderit shume per leximet e poezive te mia dhe komentin tuaj.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    TRUPI DHE SHPIRTI

    Trupi ngadalë forcën po e humb
    E shpirti në këtë rrugëtim i bashkëngjitet
    Fuqishëm të vendosur në ndarjen e tyre
    Pas një jete të përbashkët disa vjeçare...

    Mbi fytyrë të zbehur
    Nga sytë
    Dhembshëm rrëshqasin lot
    E trupi butësisht
    Shpirtit i pëshpëritë:

    Ndalu ti o shpirt
    Më puth për të fundit herë
    Sytë e mi mallëngjyeshëm
    Do të të përcjellin
    Derisa engjëjt të mbështjellin
    Në përqafimin e tyre
    Dhe si të humbasin gjurmët
    Drejt qiellit të hapur
    Në rrugëtimin tënd mistik
    Në xhenet apo xhehenem
    E unë përjetësisht
    Do të pushoj në varr
    Mbi të cilin do të çelin
    Trëndafila të bardhë e të kuç!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xheladin për postimin:

    e panjohura (17-09-2013)

  11. #160
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    ZJARRMIA E VJESHTËS

    Vesë vjeshte
    Ballin përmallshëm
    Ma lagë

    I shikoj hutueshëm
    Gjethet tek bien në tokë

    Ofshama nga brendia e shpirtit
    Shpërthen dhembshëm

    Lot nga sytë përzihen
    Me vesën që nga balli rrëshqet

    Ethet më kanë mbështjellë
    Në vellon e saj

    Temperatura trupin ma pushton
    Dhe çuditërisht s’ndalet dot

    Është bërë fytyra e zbehtë
    Porsi gjethe në vjeshtën e vonë

    O xhani im
    Gjithë këtë zjarrmi
    Si ta përballoj pa ty?

Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •