GYLBAHARI IM
O Gylbahari im
nga qielli
mbi krahët e engjëjve zbritur
jetës sime për t’i dhuruar
spektra ngjyrash më të bukura
e fytyra t’i ngjajë hënës së plotë...
O Gylbahari im
nga qielli
zbrite muzikën e semasë
këngës në pentagrame
për t’i vendosur notat e dashurisë...
O Gylbahari im
nga qielli
trëndafilit të kuq, të kaltër e të bardhë
aromën qiellore hedie ia solle
që unë të jem përjetësisht rob i saj...
Krijoni Kontakt