TY VOGËLUSHJA IME
Kur të bëhem vetëm kënga
E erërave të shkretëtirës
Dhe bëhem vetëm pluhuri i saj
Dhe një pikë në kohën oqeanike
Edhe atëherë do të të kujtoj
Veç ty vogëlushja ime...
Mi fale vetëm dy ditë lumturie
Njërën për kohën e tanishme
Tjetrën për botën në amshim
Që të dyja për shpirtin tim
Janë përjetësi e të gjitha kohërave
Vogëlushja ime...
Krijoni Kontakt