Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 176
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    JETA - KOHË E TRAZUAR

    Ajo që dhembje s’ka – s’është jetë
    Ajo që s’kalon – s’është lumturi
    Për shumicën e njerëzve jeta është si kohë e trazuar:
    Ndalen dhe presin që të kalojë...

    Rrugëtojmë nëpër botë që ta gjejmë ate që na nevojitet,
    Kur kthehemi në shtëpi – aty pleqërinë të buzëqeshur
    Me rrudhat të mbuluara me djersë jete e përqafojmë...

  2. #72
    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    QETËSIA E BARDHË

    Mendimet e bardha
    Shkelën kafkën time
    Si njeriu i parë në hënë...

    Mbi livadhin – qiell
    Yjet vallëzojnë si qengja
    Të panumërta...

    Hëna çobaneshë
    Këndon këngët e virgjërisë
    E nata fle në qetësinë e bardhë...
    Mbetem pa fjale para kesaj dliresie...
    E bardha eshte pak...

  3. #73
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    PIKA E LOTIT

    Era mbi krahët e saj
    Bartë mallin që për ty kam...

    Lotët derdhen mbi faqe
    Si djersë e valtë...

    Yjet më pyesin pse në vaj jam
    Me mangë lot i fshijë
    Përgjigje nuk kam...

    Çdo pikë loti
    Që derdhet faqeve të mi
    Dije që është vetëm për ty!
    Te gjitha shkrimet e juaja me pelqyen por ndava kete qe me preku thelle ne shpirt!
    Rreshqet djersa e perzier me LOT
    Nuk munda ti ndaj asnjeren
    As nuk do mundohem kot
    Me duket qe e tere jeta
    Do me kaloi si SOT!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Mbetem pa fjale para kesaj dliresie...
    E nderuara Suzana, në shenjë respekti që kam ndaj teje dhe shkrimeve të tua që, e që ti je një burim i pashtershëm e shkrova këtë poezi:

    IA THEM KËNGËS NGJYROSUR ME DASHURI


    Sytë më lagen nga vesa e pranverës
    Unë nisem kopshtit shpirtrat ku pushojnë
    Zemra më ngulfatet me gjak të ngjizur
    Adrenalina damarët mi shtrëngon
    Net të errëta s’më duken të tmerrshme
    Aty janë tubuar të gjitha ankthet e mia

    Zot, unë jam krijesë që më krijove Ti
    I këndoj njësoj këngës së lindjes dhe vdekjes
    Sot këngës ia them pakëz më ndryshe
    Ia them këngës ngjyrosur me dashuri

    02. 07. 2008.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Te gjitha shkrimet e juaja me pelqyen por ndava kete qe me preku thelle ne shpirt!
    Rreshqet djersa e perzier me LOT
    Nuk munda ti ndaj asnjeren
    As nuk do mundohem kot
    Me duket qe e tere jeta
    Do me kaloi si SOT!
    E nderuara E PANJOHURA, nga zemra të falenderoj për vlerësimin tënd. Shumë më pëlqyen këto vargje tua, e dhashtë Zoti që të lexoj më shumë nga pena jote.

    Me respekt

    xheladin hamza

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    MBI GJOKSIN TËND

    Emri yt gërryhet
    Nëpër damarët
    E shpirtit tim

    I strukur
    Nën hijen
    E së kaluarës që e mbulon

    Shtriji duart kah unë
    Të përqafohemi
    Me afsh e me mall

    Tamam aty në horizontin
    Ku në të njëjtën kohë
    Takohet e puthitet ditënata

    Ëndrra e rinisë sonë
    Aty mbi re të arta
    Syhapur fle

    Bilbili këngën e tij më të bukur
    Aty e shndërron në vaj
    Mbi gjoksin tënd si dikur
    Edhe njëherë me lot dua të qaj

  7. #77
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    xheladin!Ilexova poezite e tua jane shume terheqese dhe shume kuptim plote.Te uroj krijimtari te mbare.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    I nderuari riza2008

    Nga zemra të falenderoj për leximin e poezive të mia, për vlerësimin e tyre si dhe për uratën të cilën e bënë. Të jam mirënjohës për të gjitha këto.

    Respekte për Ty riza2008

    xheladin hamza

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga xheladin Lexo Postimin
    QETËSIA E BARDHË

    Mendimet e bardha
    Shkelën kafkën time
    Si njeriu i parë në hënë...

    Mbi livadhin – qiell
    Yjet vallëzojnë si qengja
    Të panumërta...

    Hëna çobaneshë
    Këndon këngët e virgjërisë
    E nata fle në qetësinë e bardhë...

    Ju lexoj me kenaqesi! E vecuara me lart me fut ne tjeter bote kendshmerie. Urime dhe frymezim te pashtershem!

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    I nderuari mondishall,

    Edhe unë kam kënaqësi të veçantë që përjetoj edhe në leximin e poezive të tua, e që janë një qelibar në veçanti.

    Me sinqeritet më të madh

    xheladin hamza

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •