xheladin hamza
UNË E TI
Unë e ti
Dy krijesa të kundërta
Unë zjarr i fikur në sarkofag
E ti ajsbergu i zhytur në det...
Mbi mua dhe mbi ty
Njësoj rresh shiu i butë
Si të ishin lot nga sytë e mi
E vizëllima magjeps njerëzit
Si të ishin zogjtë në parajsën e humbur
Sa interesant është të jesh i gjallë...
Krijoni Kontakt