Close
Faqja 18 prej 18 FillimFillim ... 8161718
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 176 prej 176
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Ju lumt i nderuari Z.Xheladin...
    Faleminderit e nderuara mike E PANJOHURA per komentin tuaj.

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    MË ZGJO O BYLBYL

    Në ditët e pleqërisë
    O bylbyl
    Të lutem
    Mos më le në vetmi
    Shpirti më është
    I lodhur e i kristaltë
    Dergja
    Çdo ditë
    Po m’i gëlltitë
    Pjesë të trupit
    Më mbetën
    Vetëm gjuha dhe sy
    Që ty të shikoj
    Dhe të bisedoj
    Veç me ty...

    Ej, ti
    Miku im i shpirtit
    O bylbyl
    Si çdo ditë
    Edhe nesër
    Në agun e mëngjesit
    Pash të madhin Zot
    Me atë zërin tënd
    Të bukur e butë
    Mos harro
    Të më zgjosh
    Nga kjo agoni
    Shumë e rëndë
    O bylbyl
    .......... O bylbyl
    ......................O bylbylo!

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    ÇFARË MË MBETI MUA

    Fletë të verdha butësisht bien në tokë
    Degë të zhveshura duke i lënë...

    Me pëlhurë të trash në sy
    E njoha vjeshtën e vonë...

    Sytë përroi që su shterën kurrë
    Liqenet e tyre bëhen përjetësi e largët...

    Mendimet në ëndrrat lundrojnë
    Si të ishin në botën e vdekur...

    Shpirti i përvajshëm shëtit në zbrazëti
    Kozmosit pafund...

    Rrudhat e ballit mbesin
    Dëshmitarë të një jete në ikje...

    Çfarë më mbeti mua
    Nga pjesë e njeriut?

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    SHPIRTI MBETET SHPIRT

    Mendimi i parë
    Kur zgjohem
    Dhe i fundit
    Para se të më zë gjumi
    Më je ti o shpirt...

    Para se të dalësh nga unë
    Dhe të ringjallesh sërish
    Nga mitra e përgjakur
    Diku në ndonjë
    Vend të panjohur për mua
    Do qaj sërish me zërin e foshnjës
    Të sapolindur...

    Më duket
    Se e gjithë jeta
    Është vetëm një frymëmarrje
    Dhe asgjë më shumë
    E shpirti mbetet shpirt
    Përjetësisht i pavdekshëm!

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    DHEMBJA

    Dhembja më është shtrati
    Mbi të cilën shtrihem
    Të pushoj
    Dhe ngritëm në këmbë
    Prapë të pushoj
    Veç pakëz...

    Ëndrrat e mia i derdhi
    Mbi dhembjen që pushim s’do...

    Dhembja
    Le të ngihet
    Le të ngopet
    Edhe me ëndrrat e mia...

    Dhembja
    Sërish më është shtrati
    Më i butë se mëndafshi
    E aty shpirti gjen qetësinë e tij
    Dhe ëndrrat pa mbarim...

    Plakem me te apo veç e kujtoj
    Të gjitha më janë bë njësoj
    Një ditë do të më gëlltitë tërësisht
    Dhe do të bëhem vetëm harresë e saj...

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214

    Për: Ditë e zymtë

    Recensioi i librit tim të pestë UDHËTIMI MISTIK

    Udhëtimi poetik në botën komplekse njerëzore

    Bota poetike, në thellësinë e saj, paraqet skutat më të fshehta të egos njerëzore. Vargjet e poetit rrjedhin nga ndjenjat më të thella, rrjedhin nga dashuria e dhimbja. Fjalët poetike thonë atë që çdo njeri mbanë në vete dhe shpesh mbetet e mbyllur në kornizat e mosguximit. Poeti XheladinHamza me vargjet e përmbledhjes me poezi “Udhëtimi mistik” arrin që të lirohet nga dogma e kufizimeve, për të shpalosur disa segmente të përjetimeve të njeriut. Me anë të vargut, ky poet paraqet anët njerëzore, pa rezerva, duke ju dhënë hapësire dhe duke pasur përkushtim, ashtu siç janë edhe përditshmëri e pjesës më të madhe të njerëzve.

    Letërsia shqiptare, gjatë periudhave të ndryshme letrare, përveç temave të tjera, një hapësire dhe përkushtim pati edhe për temën fetare. Në të shumtën e rasteve kjo tematikë u trajtua e zhveshur nga përditshmëria njerëzore dhe nga ndjenjat e tjera të tij, duke qenë e mbështetur kryesisht në librat fetar. “Udhëtimi mistik”, sjell një frymë interesante në fushën e poetikës sonë, gërshetimin e temës fetare/religjioze me atë të dashurisë ndaj femrës; të dashurisë, që nga ajo ndaj Perëndisë, prindërve, motrës e deri te dashuria ndaj krijesës së gjinisë së kundërt. Poeti me mjeshtëri ndërthur ëndrrat rinore me përditshmërinë, jetën me besimin, përpjekjen me arritjen... Pikërisht guximi i qasjes dhe të lartësuarit e aspektit fetar, por njëkohësisht, thurja e vargjeve për ndjenjat më të thella njerëzore, i japin kësaj përmbledhjeje një kolorit interesant për lexuesin.

    Poezitë meditative në këtë libër, paraqesin vazhdimësinë dhe dëshmojnë përvojën krijuese të poetit. Në këto poezi fuqishëm preken aspekte të ndryshim të botës së brendshme të individit, botë kjo që reflektohet te çdo njeri. Lufta me kohën dhe pamundësia e ndaljes së saj, si dhe ngjyrat e ndryshme të dashurisë, përshkojnë me një frymëzim të fuqishëm vargjet e poetit. Në këto vargje vetmia rrëmben ëndrrat e poetit duke lënë shpirtin “humnerë të boshatisur”, por sërish jeta, gjegjësisht përditshmëria vazhdon. Për poetin, jeta paraqet një zbrazëtirë, ndërsa rrudhat janë dëshmi e një jete në ikje. Në fund, natyrisht atë që e gjemë edhe në poezitë fetare, nga pjesët e njeriut s’mbetet asgjë. Dhe njeriu ka nevojë për të bukurën, edhe atëherë kur kalon ditët në vetmi për shkak të pleqërisë.

    Dashuria në përmbledhje prek aspekte dhe persona të ndryshëm të jetës së poetit, dhe jo vetëm. Një vend të posaçëm zënë poezitë për më të dashurit: prindërit e motrën. Kjo dashuri dhe mall pasqyrohet pas vdekjes së tyre, gjë që i jep një dimension tjetër kësaj poezie. Deri sa në një anë i këndohet dashurisë me mall, për shkak të humbjes/mospasjes së saj, në anën tjetër, edhe personave më të afërt ju thuren vargje dhimbjeje të heshtur dhe njëkohësisht mbështetjeje në besim pas humbjes së tyre. Në vargje gjallërohen momentet e fundit të motrës, nënë dëshmori, vargje këto të cilat nuk i përshkon dhimbja, por pritshmëria e vazhdimësisë së jetës në parajsë dhe takimi i saj me të birin. Pajtimi me humbjen e të afërmit lehtësohen për shkak të besimit në jetën e përtejme, por edhe sepse dhimbja e nënës për fëmijën e humbur më në fund përfundon. Malli dhe dashuria nuk pasqyrohet vetëm e nënës ndaj djalit, por edhe e poetit ndaj të ëmës, si dhe ndaj të atit, të cilin e ka humbur në moshë të re (mungesë për shkak të dashurisë së pa përjetuar). Pikërisht, përzgjedhja e dy palëve sjell një kompletim të dashurisë njerëzore familjare. Dashuria ndaj prindërve, si dhe të ndjerit e mungesës së prezencës së njërit prind gjatë rritjes, pasqyrohen te poeti, me gjithë moshës së tij. Thuren vargje për një dashuri që nuk shuhet.

    Poezitë fetare zënë një hapësire të dukshme në faqet e këtij libri. Këto poezi, të mbështetura në njohuritë e thella mistike të poetit, kombinohen me besimin dhe përkushtimin fetar. Aq më tepër, në tematikën e shtjelluar fetare, pasqyrohet painteresimi për këtë botë, që vije me moshë dhe magjepsja nga drita hyjnore. Vargjet fetare, të mbështetura në besimin, hapin një botë të përkushtuar, botë kjo që mban pastërtinë e njeriut dhe përkushtimin e tij për botën e përtejme. Besimi në Zot nuk lejon thyerjen shpirtërore të njeriut, por përkundrazi e mban të fortë edhe atëherë kur jeta nuk është e lehtë, sepse “etja për jetën mbeti e pashuar/ si llava në kraterin e vullkanit/ e cila s’vdes kurrë...”. Përkundër anktheve dhe përvojave jetësore, kënga e poetit është e ngjyrosur me dashuri, sepse është krijesë e Zotit që i këndon njësoj këngës së lindjes dhe vdekjes.

    Përkundër faktit që kjo përmbledhje ka elemente të theksuara fetare dhe meditative, vlerën e veprës e ngrit në një nivel edhe më të lartë fakti se poeti i thur vargje edhe botës së brendshme ende djaloshare të tij. Kjo i jep frymën e një ritmi më intensiv dhe mveshjen e kësaj poezie me elementet e një përjetimi të paharruar. Malli, të cilin as vitet nuk e kanë shuar, shkakton dhimbje tek poeti. E kaluara, në të vërtetë ndjenja e paharruar, paraqitet si pjesë e realitetit, nëpërmjet ëndrrës. Poeti frymon duke ju rikthyer ndjenjave të së kaluarës dhe njëkohësisht duke përjetuar përditshmërinë e kohës.

    Poezitë i kemi në vargje të lira, me një gjuhë sa të qetë e të matur, me plotë respekt, atëherë kur i drejtohet Perëndisë, apo flet për aspekte të ndryshme Kuranore, por edhe kur kemi vargje për të dashurit/familjarët, aq edhe një gjuhë të përvuajtur, plot dhembje e trazim atëherë kur kujtohet e kaluara, apo edhe kur meditohet për vetë jetën.

    Pikërisht, njerëzorja te njeriu, përkundër përkushtimit dhe besimit fetar, poezisë së XheladinHamzës i jep një fuqi poetike. Qasja artistike e elementeve fetare, jo me një zbrazëtirë të mendimit, po me një analizë të botës së brendshme të njeriut, e bënë poezinë më të thellë dhe të këndshme për lexim.

    Rahovec, Qershor 2016. Prof. Dr. Besa HOXHA - BEQIRI

Faqja 18 prej 18 FillimFillim ... 8161718

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •