Close
Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 176
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    DHE UNË DO TË VIJ

    Shpeshherë habitem
    Kur shoh shpirtin tim të vdekur
    Tek bredh kopshteve të pashkelura
    Duke kërkuar trëndafilat e humbur...

    Dhe ju o prindërit e mi
    Jam udhëtarë për tek ju
    Hapni krahët dhe më prisni
    Në përqafimin tuaj do të vij...

    Do t’ju takoj aty tok
    Të gjitha shpritërat
    Që ishit paraardhësit e mi
    Të vdekur jo, jo s’jeni...
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:14

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    TË PRITA KOHË TË GJATË
    (Kushtuar nipit tim Mevlanit)

    Të prita,
    Shumë kohë të gjatë të prita
    Të prita si udhëtarin e lodhur
    Me gotë ujë të freskët jete...

    S’kisha idenë shpirti
    Që ti do të më vije befas
    Para kohe si rrufeja
    Bash atëherë kur s’të prita...

    E dija se do të më vije
    Me agun e mëngjesit
    Me rrezet e para të diellit
    Në spektrin e të gjitha ngjyrave
    Të ylberit nga lindja
    Dhe mëngjesin e ri ty po ta fali...

    Tani me shkronja të arta
    Qëndiset një kaptinë e Re
    Po ti ofroj duart e mija
    Shtrëngoji me forcë
    Jeta filloi matjen e kohës...

    Unë vrapoj pas mendimeve
    Që lindin befas bash si ti
    Në frikë mos vallë ngatërrohem
    Në hapat këmbëve të mi
    Me kocka të thyera e të lodhura...

    O ju, ëndrrat e mija
    Dhe ju mendimet e paprekura
    Ndaluni!

    Më lëreni të qetë dua të zgjohem
    Ta shoh e ta përqafoj me mallëngjim
    Se në shtëpinë time lindi një foshnje
    Lindi nipi im me emrin MEVLAN!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2011 më 02:14

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    SYTË E TU

    Edhe nga uni im i brendshëm
    Sot i huaj jam
    E mendimet më derdhën
    Bash si qumështi i bardhë kur merr valë...

    Shikoj fotografitë tona
    Që vite me radhë u zbehën
    Nga lot të derdhura mbi ta
    Prej dashurisë së flaktë...

    Sërish me gishtërinjtë e mi
    Përkëdheli fytyrën tënde engjëllore
    Më duket se është me e ngrohtë se dielli
    Më e butë se rretë e bardha
    Dhe mëndafshi...

    Më frikëson me ata sytë e tu
    Me shikimin tënd që akoma
    Zemrën ma zbardhë nga ndryshku
    E shpirtit tim të humbur ua tregojnë
    Rrugën e shenjtë qiellore që s’ndalet kurrë...

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    BOTË E ËNDËRRUAR

    Sinqerisht dëshirova
    Të jetoj në botën
    Të cilën e ëndërroja
    Ose të mos e ëndërroj kurrë
    Botën në të cilin jetoj...

    Vetëm në një minutë mplakem
    Për nëntëdhjetë e nëntë vjet
    Eh, sa vjetër që jam...

    Dridhem dhe shtrëngohem
    Si të jem në agoni
    I përndjekur nga “njerëz”
    Të pafytyrë
    Faqezi
    Egërsirë
    Moralisht të prishur dhe të humbur
    Në të gjitha kohërat
    Që shkelën dhe kaluan
    Mbi ta...

    Andaj fluturoj dhe zhdukem
    Të shtrihem në varrin
    Më të ftohtë se akulli
    Aty shpirti dhe kockat e mija
    Do e gjejnë përjetësisht
    Botën të cilën e ëndërroja!

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    MBET INSAN

    Edhe sot loti ma bojdis kët
    Vuxhut t'padukshëm pej njerzie
    Prap flakë xhani kall
    Hallkun e t'Madhnueshmit
    Tahret shpirtit q'i ban për nime

    Nji semavat me yje shoh
    Kur bie shiu duan tek ma çon hedije
    Në dallgat e kangës s'melaqeve shkon
    Te Ruhi i paç t'i diftoj
    Mexhlisit t'NUN-it e ta knaq
    Se ktu pos dashnisë ilaç tjetër ska
    Dhe sytë qi shohin hyri
    Erandin gjylsoj në secillën zemër

    Secilla dor jep veç nga vetja
    Si dashni e amshueshme
    Me Allahin dhe për Të

    Tevona vazhdon me mbet insan
    Tevona vazhdon me mbet insan
    Ndryshuar për herë të fundit nga xheladin : 29-03-2012 më 07:30

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    SYTË E TU TË BUKUR

    I shoh sytë e tu të bukur çdo natë
    Lotët që më djegin më shumë se zjarri
    Dallgët e jetës më bartin mbi kraharorin tënd
    Andej kah lind dhe perëndon çdo ditë dielli
    Ndryshuar për herë të fundit nga xheladin : 17-05-2012 më 05:31

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    KUSHTUAR ADEM BERISHËS
    (Akrostik)

    Atë ditë yjet më të shndritshme ballin ta stolisën miku im
    Dritë e syve tu spektra ngjyrash shpërndanin në çdo anë
    E këmbët në ecje të numëronin çastet e fundit të jetës
    Më frikësove me atë bukuri hyjnore në atë moment or miku im

    Brenda teje lulëzonte një filiz që mezi priste të lulëzoj
    E ta rifilloj një jetë tjetër sërish në parajsën e shumëpritur
    Rigë e shiut përzihej me lot nga sytë e tu të lodhur
    I këndoje me zë elegjisë lamtumirëse kësaj bote të brishtë
    Shikimi nga sytë e tu xhavahirë shikonte diku thellë në horizont
    Ëndrrat e jetës vraponin njëra pas tjetrës se ishin të fundit
    Sot ti fillove një jetë të re bash aty ku me duar të hapura
    ..... të priste lulja më e dashur që kishe - DIELLËZA E BARDHË!

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    MOS MA QANI HALLIN TIM

    Ashtu si i verbër u mbështeta mbi fjalët e tua
    Nëpër ëndërr si në agoni thërras emrin tënd
    I besoj fatit që lidhë dy shpirtra – urë jete
    Tamam aty ku takohen dashuria dhe urrejtja
    Askush mos t’mundohet t’ma qaj hallin tim...

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    HELM AKREPI

    Nga brishtësia shpirtërore
    Sytë të janë mbushur e stërmbushur
    Gjerë në kupë të qiellit me urrejtje
    Dhe gjak të njomë fëmijësh
    Të porsalindur që puthjen e parë
    Me helm akrepi të zi fut, fut
    Nga ti e kishin dhuratë ...

    Me buzë të lyera me helm akrepi të zi
    Të grumbulluar vite me radhë
    Dhe mua si fëmijëve tjerë
    Puthjen me afsh ma dhurove
    Në këtë pleqëri mes rrudhave të ballit
    Të njelmosur nga djersë jete
    E vdekja do të vije vetë pa përcjellje
    E hutuar apo e lumtur varret nga doza
    E helmit të akrepit...

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anëtarësuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovë
    Postime
    214
    NË PLAZHIN E DURRËSIT

    Mbi zallin e nxehtë
    Në plazhin e Durrësit
    Marrëzisht shkela mbi gjakun e njomë
    Të gjyshit Ibrahim Sertolli
    Të masakruar në bregun mbi Hoçë të Madhe
    Në vitin 1912 në moshën 26 vjeçare
    Nga dora çetnike e pabesë
    Dhe nipit Halit Hoxha të vrarë në Rahovec
    Në vitin 1998 në të njëjtën moshë
    Dhe nga e njëjta dorë!

    Në maje të palmës vallëzonin
    Nëntë gjarpinjtë helmues
    Me vallen e tyre gjakpirëse
    Zbritën aty ku dallgët e detit
    Me afsh puthin zallin e valtë
    Dhe gjuanin helmin e tyre
    Drejt mbi sytë e mi,
    Mbi trupin tim,
    Mbi shpirtin të djegur prush!

    Tek njerëzit u tubua
    Shumë gjak i prishur
    Vlon pa fije të turpit
    Dhe shpërthen vend e pavend!

    Më derdhen mendime
    Porsi uji kur merr valë
    Në mundime shpirtërore
    Nxitoj pas pulëbardhave
    Në qiellin e hapur tek fluturojnë
    Fluturimin e fundit mistik
    Errësira e fundit qartë shihet
    Unin tim e dhashë në përjetësi!

    Durrës, më 28. 09. 2012.

Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •