Individualizmi nuk shkaterron unitetin shoqeror por uniformitetin dhe konformizmin e asaj shoqerie. Uniteti i nje shoqerie demokratike eshte i ngritur mbi vleresimin e lirise qe i bashkon te gjithe shtetasit. Ne dhjetor 1990 apo shkurt 1991 te gjithe qytetaret e Tiranes ishin ne rruge duke protestuar kunder rregjimit komunist me dy fjale ne goje: "Liri - Demokraci". Liria nenkuptonte etjen e ketyre njerezve per tu cliruar nga izolimi komunist si nje menyre per te fituar lirine. Kurse fjala "Demokraci" nenkuptonte materializmin e kesaj lirie ne jeten e tyre, secili prej tyre deshironte qe te votonte dhe vendoste vete per drejtim qe nuk duhet te marri vendi, kush duhet ti besojne qeverine e pushtetin, te mos ishte me nen kontrollin e "Partise dhe Shokut Enver".
Me kalimin e kohes nen pluralizem, ata 150,000 protestuesit ne shesh e reshtuan veten si anetare te partive politike. Dikush mund te thote se "u percane", por ata nuk jane aspak te percare, ata vleresojne lirine ne jeten e tyre njesoj, thjeshte zgjedhin ta konsumojne kete liri ne menyra te ndryshme: dikush e identifikon veten dhe interesat personale me programin e nje partie, dikush me nje tjeter. Dhe te gjithe se bashku mundohen te bindin elektoratin qe ti mbeshtesi ne zgjedhje.
Pika tjeter qe duhet te kuptoni ne lidhje me individualizmin ne nje shoqeri demokratike eshte se ky individualizem eshte burimi i zhvillimit dhe progresit te shoqerise. Teknologjia, Ekonomia, Kultura, Arti e gjithcka qe ne njohim ecin perpara fale kontributetit individual. Dikush shpiku elektricitetin, dikush shpiku radion, dikush shpiku nje ilac qe kuron nje semundje, dikush krijon nje biznes te sukssesshem, etj. Dhe ky individualizem nuk e "percan" shoqerine por e zhvillon, rrit mireqenien e shoqerise, zgjidhin probleme te mprehta shoqerore.
Individualizmi duhet mbareshtruar dhe respektuar ne aspektin e lirise individuale, dhe eshte detyra e secilit prej nesh ta respektojme kete liri. Alternativa e individualizmit eshte kolektivizimi i shoqerise, ku shoqeria shikohet me syrin e turmes dhe jo me syrin e nje komuniteti shtetasish te lire.
Dhe per nje shembull konkret te triumfit te individualizmit mes shqiptaresh, hidhini nje sy atyre sportisteve, artisteve, intelektualeve, studenteve shqiptare ne mbare boten qe po korrin sukses pas suksesi, suksese qe nuk i realizonin dot po te kishin qendruar ne Shqiperi. Dikush mund te thote se arsyeja eshte "Shqiperia eshte e varfer dhe Perendimi eshte i pasur", dhe zakonisht keta jane ata qe nuk e njohin sic duhet Perendimin pasi askush nuk te fal gje ne Perendim. Por arsyeja e vertete eshte nje edhe e vetme: shoqerite demokratike ne Perendim e vleresojne individualizmin si nje mjet zhvillimi, kurse shoqeria shqiptare ne epoken e post-kolektivizmit komunist, e ka te veshtire qe te lere pas uniformitetin dhe konformizmat e diktuara. Dhe ne fakt keto jane pengesat kryesore ne mentalitet per tu kapercyer nga shqiptaret.
Albo
Krijoni Kontakt