IMAZHI DHE AUTOIMAZHI
"Imazhologjia, shkruante studiuesja Nora Moll, ėshtė studimi i imazheve, paragjykimeve, klisheve, stereotipave dhe nė pėrgjithėsi i opinioneve pėr popuj e kultura tė tjera qė transmetojnė shkrimet e ndryshme duke u nisur nga bindja se kėto imazhe siē quhen zakonisht, kanė njė rėndėsi qė shkon pėrtej rėndėsisė qė kanė si fakte letrare tė thjeshta. Interesi mė i madh pėr studimet imazhologjike buron nga fakti se kėto imazhe kanė edhe njė vlerė ideologjike dhe politike"
Nė Maqedoni, banorėt shqiptarėt dhe trevat e banuara prej tyre, qysh herėt kanw qenw objekt matjesh imazhologjike dhe inkursionesh njohėse nga sytė e botės me trajta Fuereshė e Rikerėsh. Imazhi i Maqedonisė ndėrtohej nga imazhi i shqiptarėve, i cili pėr shkak tė mungesės sė ndėrmjetėsimit dhe pėr shkak tė mosekzistencės sė njė elite politike dhe kulturore vendase mbetet pėr njė kohė tė gjatė i vetmi imazh gri. Thėnė shkurt, krijohej njė imazh sė jashtmi, nga tė huajt dhe pėr tė huajt. Imazhi i krijuar nga tė tjerėt pėr shqiptarėt e Maqedonisė ėshtė mė i fortė se autoimazhi dhe kjo ėshtė njė pengese e fortė nė marrėdhėniet e shqiptaro dhe maqedonase.
Njw model imazhologjik ėshtė dhe modeli i stėrkeqjes sė planit pėr ndėrtimin tė shtėpisė sė Nėnės Tereze, Nėnės Tereze Shqiptare, Nėnės sė Botės. Kjo tregon qartė vektorin e njė stereotipi negativ dhe vjedhjen e njė miti kulturor shqiptar si dhe akomodimin e saj nė gjirin e kulturės maqedonase.
Kjo vjedhje publike u shndėrrua nė njė strategji ideologjiko-kulturore dhe shtetėrore. Pastaj, asgjė, njė Asgjė e madhe doli nga goja e shqiptėrėve, njė heshtje, njė dobėsi reagimi dhe nė fund njė dorėzim tw piramidws sw kohws mu npėllėmbė tė dorės sė Maqedonėve. E Humbėm Nenėn Terezė, Nėnėn tonė Shqiptare, Nobelisten shqiptare. Kjo humbje ėshtė mė shumė se fjala HUMBJE, ėshtė humbje imazhi kjo!
IMAZHI TARTUFIAN I HISTORISĖ MAQEDONE
Shpesh thuhet se rreziku i MAQEDONISĖ vazhdon tė jetė HISTORIA E REJSHME E SAJ. Ky ėshtė problemi i ende pa zgjidhur pėr vetė maqedonasit dhe pėr banorėt shqiptarė nė shtetin e Maqedonisė si pėrfaqėsues territorial. Ky kataklizėm historic e rrokullis sapo ngrihet nė gjunjė pėr nė kėmbė drejt origjinės sė saj shteti artificial i Maqedonisė. Shumė rėnie ndodhin nė kėtė lesh shteti. Gjitha kėto pa ndonjė pėrfillje politike, sikur janw ndodhi tė njė drame absurdi Brehtiane, si njw kalim natyral i njė nate tė zezė. Netė tw zezė vijnė pėr Maqedoninė
, pėr front tė cilės shqiptari do tė jetė parėsor.
Oksimoronia Gruevskiane (mprehtėsia e marrė) ėshtė aq prezente nė kėtė marri kulturore-politike-fetare. Propaganda e tij duket si njė poezi qė e bėnė lexuesin e kulturuar ta ndjej veten nė politik-poezinė e subkoshiencės pėrzier me shpirt GRUEVSKI. Elasticiteti politik shqiptar e ēon atė nė tė papritura ogurzeza mendimore, herė duke e pakėsuar e herė duke e zmadhuar pėrshtypjen e mendimin se KY SHTET ĖSHTĖ SHTET VETĖM I MAQEDONĖVE. Egoja qė i mvesh Gruevski Maqedonisė - vendlindjes sė gurtė tė Aleksandrit (sic! ) ėshtė e planifikuar, e pjekur deri nė djegje nė furat e MANU-sė, ėshtė izoluese, konfliktuoze, ėshtė sajim lufte pėr tė mbuluar mutllėkun ekonomik tė kėtij shtetit.
Tashmė ėshtė dokumentuar aventurieri i zbulimit tė Maqedonisė antike dhe maqedonėve antik. Donkishiteske ėshtė gjesti i rizbulimi tė identitetin maqedonas asnjėher tė pazbuluar me kurrfar alkimie, sepse nė fakt nuk ka ekzistuar ndonjėherė. Identiteti ėshtė njė akt gjuhėsor, historic, kulturore dhe politik. Ky TRINITET nė Maqėdoni ėshtė krijuar kronologjikisht fals.
Maqedonasit janė udhėtarė tė ngratė tė dhėnė pas aventurės sė njohjes me tjetrin. Aktrimi para syve tė botės ėshtė mjaft i dobėt. Rrezatojnė demokraci nga frika e shpullave dhe qitekit tė botės. Kur ėshtė fjala pėr dukuri komunikimesh ndėretnike, komunikime qė kanė tė bėjnė me zbulimin e tjetrit, me tjetrin si bartės tė njė identiteti kulturor dhe fetar tė ndryshėm nga yti, me tjetrin si botė dhe si vetvete, me diversitetin etnik-fetar-gjuhėsor si zbulim dhe si krijim, ata sajojnė kriza fetare, etnike, politike. Ata i ikin ēdo pėrballjeje. Imazhi i tjetrit zbulohet nė njė shumėsi tekstesh tė ndryshme shkenocore, filologjike, historike, gjeografike, letrare, tė organizuara nė forma ligjėrimi nė tryeza shkencore tė pėrbashkėta qė nga ato studimore, letrare, e deri tek shėnimet e politikės ditore pėr tna transmetuar informacione, gjykime, realitete nė tė gjitha gjuhėt dhe pėr tė gjitha kombet.
Nė antikitetin grek ishte pikėrisht elementi gjuhėsor ai qė bėn dallimin mes "TANĖVE", dhe "TĖ HUAJVE". Ata qė nuk dinin gjuhėn e tjetrit konsideroheshin "barbaros", domethėnė tė huaj. Barbari, i huaji, duhej pėrbuzur pikėrisht sepse nuk fliste gjuhėn e grekėve. Kėtej rrjedh edhe ajo traditė imazhologjike, ku imazhi i tjetrit krijohej sipas paragjykimeve tė njė qytetėrimi apo tė njė kulture.
E vėrteta shkencore, sidomos referenca, ka njė rol shumė tė veēantė dhe tė rėndėsishėm nė komunikimin e imazhit tė tjetrit. Pavarėsisht efekteve kufizuese pasi, duke kėrkuar njė marrės shumė tė kualifikuar, ajo e ka shumė tė vėshtirė ta gjejė njė tė tillė. E vėrteta shkencore dhe referenca e saktė janė metodat mė efikase tė njė strategjie komunikimi afatgjatė. E vėrteta nė rastin e Maqedonisė ėshtė pikėrisht kėtu, si kur shihet, edhe kur nuk shihet ajo fshehet duke u mbuluar me celofanė eufemikė, e gatshme tė zhbėjė falsifikimet nė momentin e duhur. Pavarėsisht se falsifikimeve u vihen nė dispozicion shumė mjete dhe rrethana, tė vėrtetat shkencore rezistojnė, referencat janė ata qė njė ditė do tė hapin gojėn, do vetėflasin, do tė pėrhapin dritėn e tyre dhe ndonjėherė do tė bėhen edhe mbizotėruese.
METODOLOGJIA E STUDIMEVE SHKENCORE
Metodologjia e studimeve shkencore si njė trajtim subjektiv i fakteve objektive, ėshtė krejt e ndryshme nga metodologjia e shkrimeve tė tjera. Nė ndryshim nga tekstet historike dhe filologjike qė janė njė studim diakronik minimalisht i ideologjizuar i njė vendi siē ėshtė Maqedonia, kultura, populli apo historia, tekstet historike maqedone janė njė vėshtrim sinkronik, i sipėrfaqshėm maksimalisht i ideologjizuar dhe shpeshherė i deformuar, nga politikanėt, madje dhe nga vetw Kryetari i Shtetit.
Pėr vende tė vogla si Maqedonia imazhi pėrcaktohet sė jashtmi, pėr vende si Franca, Gjermania apo Anglia imazhi krijohet sė jashtmi dhe sė brendshmi, por kryesisht sė brendshmi. Ėshtė pak a shumė i njėjti ndryshim qė vėrehet nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, ku fati i vendeve tė vogla dhe tė dobėta pėrcaktohet kryesisht nga ekuilibri i jashtėm i aktorėve dhe interesave, ndėrsa fati i vendeve tė mėdha ose i fuqive tė mėdha pėrcaktohet kryesisht nga ekuilibri i brendshėm i forcave dhe aktorėve.
Nė Maqedoni kemi njė rast shembullor se si I ARDHURI, ka pėrparėsinė e njohjes sė sistemit tė vlerave qė orienton jetėn e pėrditshme tė BANORIT VENDAS. Kjo njohje i shėrben atij pėr ta vėnė nė njė pozitė tė pabarabartė vendasin, pasi ai nuk i njeh vlerat e tij. Nė kėtė rast kemi njė pėrballje tė pabarabartė tė dy nocioneve ku njėri prej tyre "i ardhuri" pasi e ka njohur njė vlerė tė tjetrit e pėrdor atė kundėr tij, dhe nė pafuqi poltike tė reagimin tė vendasit e pėrvetėson deri nė shkallėn pėr tė lartė tė pėrvetėsimit, e bėn mit tė vetin kulturor. Paradoksi shkon dhe mė larg me ndėrtimin e Kishės nė qendėr tė Shkupit, qė jep edhe njė shenjė, njė imazh tė stėrkeqjes sė tolerancės fetare, dhe afėrmendsh do tė reflektojw njė incident fetar, ndėretnik. Gjithė kjo pėr mure, pėr objekte, jo dhe aq tė nevojshme sa integrimi i maqedonisė nė NATO dhe EU.
Shqiptarėt nw Maqedoni duhet tw fillojnw tė mendojnė pėr krijimin e asaj qė nė imazhologji quhet AUTOIMAZH. Nw fakt imazhi i vėrtetė i njė vendi, kulture apo populli krijohet nė njė lojė forcash mes imazhit dhe autoimazhit. Kjo lojė ėshtė njė sinkretizwm i shumė elementeve kulturore, ideologjike dhe sidomos gjeopolitike. Ēdo popull dhe kulturė nė mėnyrė tė (pa)vetėdijshme posedon njė strategji tė krijimit tė imazhit tė vet ose tė pėrmirėsimit tė tij. Pėr shqiptarėt e Maqedonisė kjo strategji fillon me hapjen e Universitetit te Tetovės, punėn e MADHE tė Fadil Sulejmanit, me luftėn e 2001-shit dhe gjakun e dėshmorėve dhe me betejat e ditėpėrditshme nė agorėn e Parlamentit. Shqiptarėt duhet tė krijojnė strategjinė e krijimit tė autoimazhit, porse nė ndryshim nga Gruevski qė pėrdor pseudogjuhė, ne duhet ta krijojmė kėtė me mjete letrare, kulturore dhe politike.
Tė ndodhur nė fazėn e forcimit tė egėrr tė nacionalromantizmit maqedon, fillon dhe procesi i krijimit tė autoimazhit tonė kolektiv. Tė diktuar nga faktorė kryesisht politik ky proces do tė shoqėrohet me pėrpjekjet e tė tjerėve pėr ta mbajtur supremacinė e imazhit mbi autoimazhin. Nėse maqedonėve nuk u intereson rregullimi i imazhit, shqiptarėt duhet tė bėjnė autoimazhin pėr tė mos u njohur nė botė si lagje e varfėr e globit.
Arlind Farizi
Asistent nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės
Krijoni Kontakt