Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 61
  1. #51
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Cdo gje eshte te qasja. Ti ke qasje te gabuar ndaj cdo gjeje...aq sa arrine te mos besh me as sens.
    troyiii
    Qasjen e gabuar sipas mendimit tend,por kjo nuk do te thote se eshte gabim...
    Po te perpiqesh ndonjehere te kuptosh e jo thjesht lexosh cfare shkruaj,mbase sdo te duket aq e gabuar qasja,sdo te duken gjera per te tredh miza....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #52
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    Pse ja fut kote e?!ndertimi i nje shoqerie te drejte njerezore eshte nje utopi e paster!
    Lando nuk po flitet per perfeksion por per nivel mese te kenaqshem drejtesie.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #53
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Individualizmi ka shumė defekte. Njėri ndėr to ėshtė dobėsimi i lidhjes shpirtėrore mes individėve, madje edhe mes anėtarėve tė njė familjeje. Pėr arsye se secili individ ndjek mendėsi tė ndryshme nga tjetri, dhe duke pasur parasysh kohėn e paktė qė kapitalizmi ua lejon njerėzve tė kalojnė me njėri tjetrin, ėshtė e kuptueshme qė e drejta pėr "mendim ndryshe" do tė zbatohet aq ekstremisht sa qė do tė krijojė madje edhe brenda familjes njerėz me pikėpamje krejtėsisht tė ndryshme. Kėto largojnė individėt mes tyre. Festat e lashta, ku 300 burra pinin verė tė kuqe gjithė sė bashku, e bėnin shaka, e hidhnin valle, shoqėria individualiste ose nuk mund t'i shijojė, ose do t'i shijojė me dyfytyrėsi, duke ngrėnė e pirė sė bashku, dhe tė nesėrmen tė njėjtit njerėz do tė rrahen mes vete. Nė Kanun, pėr ēėshtjet thelbėsore nuk ka "liri mendimi". Kanuni e pėrcakton qartė ēfarė ėshtė faj e ēfarė ėshtė pafajėsi, ēfarė ėshtė nder e ēfarė ėshtė turp, ēfarė durohet e ēfarė nuk durohet. Jashtė kėtyre kornizave je i lirė tė mendosh si tė duash ti, por brenda kėtyre kornizave, nuk ka fjalė.

    Nė individualizėm, shoqėria nuk ka kontroll aq tė madh ndaj individit, mirėpo nė kėtė rast nuk ka as kujdesje ndaj individit. Njė shoqėri e tillė e lė individin qė tė shpenzojė lekėt nė drogė, prostituta, bixhoz etj, ndonėse mund t'i ketė pesė fėmijė nė shtėpi. Kurse nė shoqėrinė fisnore, individėt e tillė, janė vazhdimisht tė injoruar, tė qortuar, madje edhe linēohen, pėrderisa nuk heqin dorė nga mbrapshtitė e tyre. Kjo ndikon pozitivisht sepse e largon njė individ nga jeta e shthurur dhe pėrderisa e largon individin nga kjo mėnyrė jetese, njėkohėsisht e shpėton shoqėrinė nga njė virus.

    Individualizmi e pamundėson bashkimin e individėve pėr njė qėllim madhor, nė rastet kur kėtė detyrė nuk mund t'a bėjė shteti, ose kur nuk kemi shtet. Pėr shembull sot nė Kosovė, nėse hap njė organizatė ose lėvizje qoftė pėr qėllime politike, kulturore ose ēfarėdo qėllimi tjetėr, individėt qė do tė bėhen pjesėmarrės nė kėtė organizatė do tė jenė me profile tė ndryshme, taleban e ateist, nacionalist e internacionalist, aso qė bėjnė tifozllėk pėr Naim Frashėrin dhe pala kundėrshtare qė bėn tifozllėk pėr Fan Nolin, kėta do tė njifen fillimisht mes tyre, pastaj do tė kuptojnė bindjet e njėri tjetrit, pastaj do tė fillojnė polemikat, debatet e pafundme, tė cilat do tė lėnė njė shije tė hidhur mes kėtyre individėve, gjė qė sjell deri tek njė ftohje e marrėdhėnieve. Kurse Kanuni ka ofruar njė kohezion aq tė fortė nė saje tė uniformitetit tė mendėsisė, sa qė "kur ka lidhė besėn burri i Shqipnisė, i ka shti dridhėn gjithė Rumelisė", askush nuk ka mundur tė pėrēajė djalėrinė e fisit, nė luftėn kundėr armikut tė vendit.

    Individualizmi shkon aq larg sa nuk e njeh tė drejtėn e trashėgimisė. Me kėtė sistem individi ėshtė pronar absolut i pasurisė sė tij, dhe po tė qėllojė ndonjė prind i dalur mendsh, ndodh qė i lė testament pasurinė vetėm njėrit fėmijė dhe tjetrin e dėbon rrugėve. Ose nuk u lė fare pasuri fėmijėve tė tij, ia lė pasurinė shtetit ashtu siē bėjnė nė Gjermani shumė njerėz, prandaj edhe gjen atje shumė "pena", tė rinj qė bredhin rrugėve, lypin, gjermanė nė tokėn e tyre nė kėtė gjendje, ndėrkohė qė turqit emigrantė kanė njė jetesė shumė mė tė mirė. Ndėrsa Kanuni nuk njeh testament. Nė momentin qė vdes pronari, pasurinė e ndajnė trashėgimtarėt sikur tė kishin qenė pronarė pėr tė gjallė tė atit.

    Gjithsesi shoqėria qė bazohet nė familje/fis/tribalizėm, ka njė defekt tė vogėl tė cilin duhat t'a mėnjanojė. E ky defekt pėrsėri ėshtė import nga shoqėria individualiste, pra ėshtė fjala pėr kontrollin jo-formal, ku mbikėqyrėsi (babai, familja, fisi etj), ka njė pushtet jo tė pėrcaktuar qartė mbi tė mbikqyrurin, dhe ndryshon qasja ndaj tė mbikqyrurit. Psh njė prind fėmiut tė tij i jep liri mė tė mėdha, sesa qė njė prind tjetėr i jep liri fėmiut tė tij. Ėshtė njė shembull i thjeshtė, por ka shembuj tjerė tė kėsaj natyre. Kontrolli jo-formal ėshtė baza e shkatėrrimit tė shoqėrisė tribale, sepse "sheh rrushi rrushin e piqet", nė rastin konkret nė vend se tė piqet, kalbet e bėhet pleh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alibaba : 03-05-2009 mė 04:41

  4. #54
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Individualizmi ka shumė defekte. Njėri ndėr to ėshtė dobėsimi i lidhjes shpirtėrore mes individėve, madje edhe mes anėtarėve tė njė familjeje. Pėr arsye se secili individ ndjek mendėsi tė ndryshme nga tjetri, dhe duke pasur parasysh kohėn e paktė qė kapitalizmi ua lejon njerėzve tė kalojnė me njėri tjetrin, ėshtė e kuptueshme qė e drejta pėr "mendim ndryshe" do tė zbatohet aq ekstremisht sa qė do tė krijojė madje edhe brenda familjes njerėz me pikėpamje krejtėsisht tė ndryshme. Kėto largojnė individėt mes tyre. Festat e lashta, ku 300 burra pinin verė tė kuqe gjithė sė bashku, e bėnin shaka, e hidhnin valle, shoqėria individualiste ose nuk mund t'i shijojė, ose do t'i shijojė me dyfytyrėsi, duke ngrėnė e pirė sė bashku, dhe tė nesėrmen tė njėjtit njerėz do tė rrahen mes vete. Nė Kanun, pėr ēėshtjet thelbėsore nuk ka "liri mendimi". Kanuni e pėrcakton qartė ēfarė ėshtė faj e ēfarė ėshtė pafajėsi, ēfarė ėshtė nder e ēfarė ėshtė turp, ēfarė durohet e ēfarė nuk durohet. Jashtė kėtyre kornizave je i lirė tė mendosh si tė duash ti, por brenda kėtyre kornizave, nuk ka fjalė.
    Pra edhe Kanuni parasheh njė tė drejtė tė qytetarit pėr mendim tė lirė pėrsa i pėrket disa ēėshtjeve, tė cilat Kanuni i deklaron si ēėshtje te botėkuptimit personal apo bindjes personale. E njėjta gjė vlen edhe pėr individualizmin e derivuar nga principet demokratike. Ėshtė e vėrtetė qė individualizmi ėshtė term abstrakt qė kėrkon pėrkufizim, dhe qė kėtij pėerkufizimi mund tė i ofrohesh nga prizme tė ndryshme dhe si pasojė tė arrihet tek njė pėrkufizim tė larmishėm qė varion nė mes tė individėve dhe qė mund tė shkojė edhe nė keqpėrdorim, p.sh. tė deklarohet edhe konsumimi i drogės apo alkoholit si shprehje e individualitetit. Por personalisht pėrkufizimin e termit tė individualizmit e bėj nėpėrmjet tė dy mendimeve themelore, tė cilat unė ketij termi ia atestoj si bazė. Mendimi i parė ėshtė njė historik: Shoqėria demokratike nga pėrvoja e sistemeve tė organizimit shoqėror tė tė kaluarės mendon se individit duhet tė i jipet e drejta e pėrfaqėsimit, ndjekjės dhe realizimit sė vlerave, vetive apo dhuntive tė tij individuale, sepse kjo e drejtė ndikon njėherit pozitivisht ne rritjen e mirėqenies tė mbarė shoqėrisė. Pra sipas motos: kur ke tė drejtėn dhe mundėsinė e ndjekjes dhe realizimit tė synimeve, vlerave, dhuntive tua si person, ke mundėsi tė i ofrosh shoqėrise maksimumin apo mė tė mirėn nga personaliteti yt; dhe njė shoqėri, nė tė cilėn ofrohet maksimumi apo mė e mira e indvidit, ajo patjetėr ėshtė shoqėri e mirėzhvilluar. Mendimi i dytė ėshtė mendim juridik, drejtesor: Qė njeriu tė ketė mundėsinė e realizimit te vlerave dhe dhuntive tė tij, ai duhet tė pajiset me tė drejta qė mundėsojnė ketė realizim; me tė drejta, tė cilat mbrojnė synimin e pėrmendur mė lartė, pra realizimin, frytdhėnien maksimale tė individit nė shoqėri, nga ndyėrhyrja e palejueshme shtetėrore apo e ndonjė grupi shoqėror nė kėtė proces tė frytdhėnies individuale nė shoqėri.

    Nėse i sheh qė tė dyja mendimet e lartpėrmendura si tė ndėrlidhura me njėra tjetrėn, sipas mendimit tim kupton se individualizmi nuk ėshtė njė "biletė e lirė" ndaj individit pėr shthurje tė tij sociale, dhe qė shthurja e tij sociale ėshtė njė devijim, njė pervertim i tė drejtės pėr individualitet. Kėshtu qė nuk mund tė tregosh sjellje insociale, p.sh. aso qė shkojnė kundėr tė drejtave tė tjereve apo kundėr lidhjeve sociale - shoqėrore apo familjare - duke pretenduar se kjo sjellje ėshtė ushtrim i individualitetit tėnd.

    Asnjė shtet demokratik nuk e vėn individualizmin mbi principet bartėse tė shoqėrise demokratike. Pėrkundrazi, demokracia nė normat e saj ngushton qartė tė drejtėn pėr ushtrim tė individualizmit. Kėtė ngushtim e gjen si nė kushtetuta ashtu edhe ne ligjet qė konkretizojnė dhe detajojnė parimet kushtetutore. Cka njėkohėsisht tregon se - si Kanuni ashtu edhe - demokracia nuk e sheh tė drejtėn pėr realizim tė individualitetit si vlerė supreme, por i vėn individualitetit kufijtė e tij.

    Kėshtu qė e drejta pėr realizim tė individit nuk ėshtė e paraparė si ofertė ndaj individit pėr shthurje sociale. Por kjo e drejtė thjesht pėrdoret si shkas, si arsye fiktive pėr tė tentuar njė shfajėsim apo njė justifikim tė gjendjes insociale apo tė dėshtimit social tė individit.



    *

  5. #55
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    O chino, pse more kundėrshton veē sa me humb kohėn? Veē qė s'ki ēka ban a?

    Pra edhe Kanuni parasheh njė tė drejtė tė qytetarit pėr mendim tė lirė pėrsa i pėrket disa ēėshtjeve, tė cilat Kanuni i deklaron si ēėshtje te botėkuptimit personal apo bindjes personale.
    E thashė more shoq unė kėtė, pse po mė pėrsėrit apo mė kopjon. Po kanuni e ka njė pėrkufizim tė qartė ēfarė ėshtė mirė e ēfarė ėshtė keq, dhe ky mendim i lirė i qytetarit nėse bie ndesh me kėtė farė klasifikimi, atėherė qytetari mund tė penalizohet moralisht (injorim, qortim, linēim a.k.a. Leēitje), ose mund tė penalizohet fizikisht (ēarmatim, gjobė, djegie shtėpie, dėbim, dėnim me vdekje).
    Ekziston njė "rrugė" shumė e ngushtė nėpėr tė cilėn Kanuni lejon tė ecet, brenda kėsaj rruge ndash ec nė tė majtė, ndash nė tė djathtė, nuk thotė kush gjė, jashtė kėsaj rruge pason dėnimi.

    E njėjta gjė vlen edhe pėr individualizmin e derivuar nga principet demokratike.
    Nuk vlen e njėjta gjė. Kanuni bazohet nė familje/fis, demokracia perėndimore bazohet nė individ. Janė dy mentalitete qė qėndrojnė pėrballė njėri tjetrit.

    Mendimi i parė ėshtė njė historik: Shoqėria demokratike nga pėrvoja e sistemeve tė organizimit shoqėror tė tė kaluarės mendon se individit duhet tė i jipet e drejta e pėrfaqėsimit, ndjekjės dhe realizimit sė vlerave, vetive apo dhuntive tė tij individuale, sepse kjo e drejtė ndikon njėherit pozitivisht ne rritjen e mirėqenies tė mbarė shoqėrisė.
    Konkretisht si arrihet mirėqenia e mbarė shoqėrisė, pėrmes individualizmit?

    Pra sipas motos: kur ke tė drejtėn dhe mundėsinė e ndjekjes dhe realizimit tė synimeve, vlerave, dhuntive tua si person, ke mundėsi tė i ofrosh shoqėrise maksimumin apo mė tė mirėn nga personaliteti yt; dhe njė shoqėri, nė tė cilėn ofrohet maksimumi apo mė e mira e indvidit, ajo patjetėr ėshtė shoqėri e mirėzhvilluar.
    Konkretisht si mirėzhvillohet shoqėria, pėrmes individualizmit?

    Mendimi i dytė ėshtė mendim juridik, drejtesor: Qė njeriu tė ketė mundėsinė e realizimit te vlerave dhe dhuntive tė tij, ai duhet tė pajiset me tė drejta qė mundėsojnė ketė realizim; me tė drejta, tė cilat mbrojnė synimin e pėrmendur mė lartė, pra realizimin, frytdhėnien maksimale tė individit nė shoqėri, nga ndyėrhyrja e palejueshme shtetėrore apo e ndonjė grupi shoqėror nė kėtė proces tė frytdhėnies individuale nė shoqėri.
    Disa shembuj ku individi dėshiron tė japė fryte, dhe shteti e ndaloka, duke bėrė gabim ndaj tij?

    Apo e ke fjalėn pėr Ardian Klosin, i cili pėrkthen libra pansllavishte tė pedofilėve zvicerianė, dhe nėse shteti e ndalon kėtė, paka bėrė njė gabim, nuk e paska lejuar individin qė tė zhvillohet lirshėm, dhe qė tė kontribojė lirshėm? E ēfarė kontriboi Klosi, pėrveēse fyerje e ofendime pėr heroin e 10 milionė shqiptarėve, dhe debate kundėrshtuese qė i kanė derdhur kot energjitė tona inetelektuale?

    Nėse i sheh qė tė dyja mendimet e lartpėrmendura si tė ndėrlidhura me njėra tjetrėn, sipas mendimit tim kupton se individualizmi nuk ėshtė njė "biletė e lirė" ndaj individit pėr shthurje tė tij sociale, dhe qė shthurja e tij sociale ėshtė njė devijim, njė pervertim i tė drejtės pėr individualitet.
    Nė fakt ėshtė biletė e lirė pėr shthurje morale-sociale. Nė pėrgjithėsi nga sa kam parė deri tash individualizmi ėshtė pėrdorur kryesisht pėr shthurje. Ke ti ndonjė shembull konkret pėr tė kundėrtėn?

    Asnjė shtet demokratik nuk e vėn individualizmin mbi principet bartėse tė shoqėrise demokratike.
    Ėshtė njėsoj sikur tė thuash: Asnjė shtet komunist nuk e vė proletariatin mbi principet bartėse tė shoqėrisė komuniste.
    Ose si tė thuash: asnjė shtet nazist nuk e vė partinė mbi principet bartėse tė shoqėrisė naziste.

    Po ēfarė ėshtė demokracia? Njė hiē. Unė dua qė "shteti im tė mos vejė individualizmin mbi principet e shqiptarisė", kjo ėshtė esenca. Por qė shteti demokratik e mbron ligjin e vet, kjo ėshtė mėse normale, sikurse ujku qė mbron folenė nga ndonjė tjetėr bishė.

    Pėrkundrazi, demokracia nė normat e saj ngushton qartė tė drejtėn pėr ushtrim tė individualizmit.
    Nė cilat norma ngushtohet kjo? Shembuj konkretė?

  6. #56
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nga natyra njeriu lind si individ e normalisht nqs rritet pa influencimin e asnjerit si fillim do mendoje per kushtet esenciale te tij e do zhviloje jeten e vet sipas menyres qe me shume i pelqen. Nqs ne kohen e komunizmit zbatoje disa norma shoqerore ndryshe nga ato te socmet edhe qe ne ditet tona nuk je me i detyruar t'i zbatosh, per mendimin tim eshte gje e mire. Le ta quajme "Kulti i Individit" apo ēfaredo na pelqen, por kjo eshte arritje, sepse pike se pari jam une qe bej zgjedhjet per ate gje qe dua e per jeten time, zgje degen qe me intereson e me terheq per ne Studime, zgjedh punen per te cilen jam e afte te punoj, zgjedh partnerin/ren qe dua pa u influencuar nga asnjeri, zgjedh veshjet e ngjyrat e veshjeve, madje zgjedh edhe miqte sepse sot kam me shume mundesi se me perpara duke u larguar pertej lagjes apo fshatit pra. NUk shikoj asgje te keqe ne venien e Personit/unit si qender para te gjithave te tjerave... jo per gje por ne ēdo kohe, sado e rrepte apo sado e lashte, deshira per secilin eshte perhere liria e shpesh here madje thuhet nga shume njerez "ah sikur...". Prandaj mqs mundesite na jepen, nuk mendoj se duhet kritikuar, kjo kulture e nqs vjen nga Perendimi, i hapin madje edhe deren, sepse perderisa atje ka lulezuar per me se miri, duke qene se s'po kthehen mbrapa ne mendimet e tyre, besoj se edhe per ne po keshtu eshte.
    La vita č bella...

  7. #57
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    O chino, pse more kundėrshton veē sa me humb kohėn? Veē qė s'ki ēka ban a?
    Nuk ishte kundėrshtim, por shprehje e gjėrave ashtu si i pėrceptoj unė ato.

    E thashė more shoq unė kėtė, pse po mė pėrsėrit apo mė kopjon. Po kanuni e ka njė pėrkufizim tė qartė ēfarė ėshtė mirė e ēfarė ėshtė keq, dhe ky mendim i lirė i qytetarit nėse bie ndesh me kėtė farė klasifikimi, atėherė qytetari mund tė penalizohet moralisht (injorim, qortim, linēim a.k.a. Leēitje), ose mund tė penalizohet fizikisht (ēarmatim, gjobė, djegie shtėpie, dėbim, dėnim me vdekje).
    Ekziston njė "rrugė" shumė e ngushtė nėpėr tė cilėn Kanuni lejon tė ecet, brenda kėsaj rruge ndash ec nė tė majtė, ndash nė tė djathtė, nuk thotė kush gjė, jashtė kėsaj rruge pason dėnimi.
    Hahaha po ti moti je bėrė mentor i pazėvėndėsueshėm pėr mua. Nuk ke v[rejtur kėtė gjė??

    Arsyeja pėrse e sipėrmora mendimin tėnd mbi Kanunin, ishte - kėtė ke mundur tė shohėsh nė vijim tė postimit tim - sepse desha tė them se edhe Kanuni niset deri nė njė masė nga individualiteti i qytetarit. E pranon kėtė si institucion juridik. Edhe pse - kjo ėshtė e qartė - jo mė tė njėjtin pėrkufizim si demokracia. Me fjalė tjera: Edhe para demokracisė pėr neve shqiptarėt individualizmi nuk ka qenė ide e panjohur. Kjo ishte arsyeja pėrse u nisa nga kjo fjali kaq thelbėsore e jote.

    Nuk vlen e njėjta gjė. Kanuni bazohet nė familje/fis, demokracia perėndimore bazohet nė individ. Janė dy mentalitete qė qėndrojnė pėrballė njėri tjetrit.
    Nuk e di se ēfarė tė sillet ne hapėsirėn nė mes tė dy veshėve kur thua se demokracia perėndimore bazohet nė individ. Por e kam bindjen - tanimė pas disa bisedave me ty ne kėtė drejtim - se ti demokracinė e sheh si njė sistem tė ngurtė normash, pra si njė pako tė palėvizshme e cila rregullon cdo gjė prej alfas deri nė omega. Demokracia perėndimore nuk ėshtė gjithėpėrfshirėse, ajo nuk rregullon se ēfarė normash duhet tė ketė nė kushtetutė, ēfare nė kodin penal, ēfare ne kodin civil, i cili rregullon martesėn, dispozitat mbi trashėgiminė, mbi familjen e tjera, pra komplet tėrė jetėn. Ajo pėrmban vetėm disa parime themelore si udhėheqjen e shoqėrisė nga shumica nėpėrmjet tė votave, ndarjen e tri shtyllave pushtetare, kontrolli indėrsjelltė i tyre, dhe tė drejtat themelore. Rregullimi i ēėshtjeve tjera ėshte tagėr apo prerogativė e ligjdhėnesit nacional. Sferat tjera tė jetės ligjdhėnėsi nacional i definon, pėrkufizon ashtu sic di ai. Kodi penal, civil, publik janė kryesisht dispozitiv, nuk janė tė paraprogramuar nga demokracia. Me fjalė tjera: mund tė dėfinosh familjen, martesėn, trashėgiminė nė tė tri kodet ashtu siē mendon se i pėrshtatet shoqėrisė tate mė sė miri. Vota e qytetarit ne demokraci nuk e plotėfuqizon deputetin e kuvendit pėr tė kopjuar kodet perėndimore, por pėr tė pyetur vetėn se si tė hartohet njė kod shqiptar mė sė miri. Besoj se nė kėtė mėnyre e sqarova mjaft se demokracia perėndomore nuk ėshtė patjetėr ajo ēka ti ke pėrjetuar apo ēka di mbi shtetet perėndimore. Ato janė dukuri tė ligjdhėnėsit nacional. Ishte dėshira e tij qė individualiteti tė ketė atė shtrirje qė ka sot, nuk ishte dėshira e demokracisė perėndimore.

    Konkretisht si arrihet mirėqenia e mbarė shoqėrisė, pėrmes individualizmit?
    Po thjesht - siē e ka pėrshkruar biseduesja siper meje - duke i dhėnė njeriut tė drejtat pėr tė ndjekur vlerat, dhuntitė, prirjet e tij. Pra duke mos detyruar individin tė bėhet atė, ēka ai nuk dėshiron, tė veprojė atė, ēka ai nuk dėshiron, tė i pėrket njė partie apo mendimi shoqėror, i cili atij nuk i pėlqen. Rast konkret e kemi shembullin e mirėnjohur nė shoqėrinė tonė - sidomos tė zonave rurale - ku vajzat nuk lejoheshin tė shkolloheshin, por u pėrcaktohej destinimi jetėsor nga jasht, nga familja apo fisi. Nė kėtė mėnyrė humb ndoshta njė ushtri tė papėrcaktueshme tė shkenctareve/intelektualėve nė shoqėri. Sa mė pak tė tillė nė shoqėri, aq mė e vogėl mirėqenia shoqėrore.

    Konkretisht si mirėzhvillohet shoqėria, pėrmes individualizmit?
    Lexo paragrafin pararendės.

    Disa shembuj ku individi dėshiron tė japė fryte, dhe shteti e ndaloka, duke bėrė gabim ndaj tij?
    Shembuj:
    Individi dėshiron tė shkruaj njė artikull kundėr qeverisė aktuale, por shteti e burgosė. Apo mėsuesja si nėpunėse e shtetit i mėson nxėnėsit mendimin kritik ndaj qeverisė aktuale dhe ajo suspendohet. Unė dua tė protestoj me ty nė rrugė kundėr pranimit tė tė drejtave tė serbėve ne Kushtetutėn e Kosovės, por arrestohemi. Njė historian dėshiron tė publikojė njė libėr kritik ndaj Kastriotit, por shteti e ndalon librin e tij.

    Apo e ke fjalėn pėr Ardian Klosin, i cili pėrkthen libra pansllavishte tė pedofilėve zvicerianė, dhe nėse shteti e ndalon kėtė, paka bėrė njė gabim, nuk e paska lejuar individin qė tė zhvillohet lirshėm, dhe qė tė kontribojė lirshėm? E ēfarė kontriboi Klosi, pėrveēse fyerje e ofendime pėr heroin e 10 milionė shqiptarėve, dhe debate kundėrshtuese qė i kanė derdhur kot energjitė tona inetelektuale?
    Nuk ėshtė me rėndėsi tė cekim raste konkrete. Madje unė kėto raste nuk i njoh. Si pasojė nuk di se ēfarė konkretisht shkruan apo pėrkthen A. Klosi. Mė mungojnė informacionet qenėsore pėr tė dhėnė njė gjykim tė pėrshtatshėm me normat juridike shqiptare qė i njoh dhe me dijen dhe ndėrgjegjen time. Me rėndėsi ėshtė tė dijesh, se pėrsa i pėrket mendimit, se a duhet tė ketė njė sferė veprimi tė qytetarit, nė tė cilėn shteti nuk guxon tė ndėrhyjė, unė e miratoj kėtė mendim pa fije dyshimi.

    Nė fakt ėshtė biletė e lirė pėr shthurje morale-sociale. Nė pėrgjithėsi nga sa kam parė deri tash individualizmi ėshtė pėrdorur kryesisht pėr shthurje. Ke ti ndonjė shembull konkret pėr tė kundėrtėn?
    Po. Kam rastet e tė gjithė atyre shkenctarėve dhe intelektualėve te 3 shekujve tė fundit, tė cilėt pėrkundėr mendimeve dominuese shoqėrore vepruan ashtu siē u pershtatej bindjeve, botėkuptimeve, ndėrgjegjes sė tyre dhe sot kanė marrur vend tė respektuar nė shoqėri. P.sh. Ismail Kadare kur nuk i nėnshtrohej mendimit dominues tė kohės sė tij, dhe sot i falenderohet e tėrė Shqiptaria pėr kėtė kurajo qė kishte, pėr kurajon pėr tė ndjekur bidnjet, dhuntite, botėkuptimet e tij, dhe pėr tė mos u pėrshtatur me "mainstream". Ky rast njėherit tregon se individualiteti nuk ėshtė patjetėr biletė pėr shthurje, por mė tepėr njė ofrim i lirive, pėr tė cilat njeriu ashtu e kėshtu ėshtė i gatshem tė vdes. Pėr raste tjera ėshtė thjesht njė test. Kush beson vėrtetė diēka, ai e beson atė edhe si "individ i lirė".

    Ėshtė njėsoj sikur tė thuash: Asnjė shtet komunist nuk e vė proletariatin mbi principet bartėse tė shoqėrisė komuniste.
    Ose si tė thuash: asnjė shtet nazist nuk e vė partinė mbi principet bartėse tė shoqėrisė naziste.
    Demokracia si vlera tė pashmangshme dhe supreme i njeh ato qė i pėrmenda mė lartė. Individualizmi pėrderisa pėrfshihet nga tė drejtat themelore, ėshtė poashtu pjesė imanente e demokracise. Por mė tepėr jo.

    Po ēfarė ėshtė demokracia? Njė hiē. Unė dua qė "shteti im tė mos vejė individualizmin mbi principet e shqiptarisė", kjo ėshtė esenca. Por qė shteti demokratik e mbron ligjin e vet, kjo ėshtė mėse normale, sikurse ujku qė mbron folenė nga ndonjė tjetėr bishė.
    Pėr ty njė hiē, por pėr tjerėt shumėcka.
    E unė dua tė u them njerėzve si ti, se demorkacia nuk tė ndalon patjetėr atė synim, tė lė hapėsirė - siē vlerėsoj unė - mjaft tė madhe pėr ralizim tė vlerave e synimeve kombtare.

    Nė cilat norma ngushtohet kjo? Shembuj konkretė?
    Nė tė gjitha ato norma kushtetutore apo ligjore, tė cilat ndalojnė idnividualizmin e ushtruar nė atė drejtim qė tė ofendohen tjerėt, tė u bėhet tjerėve apo shtetit dhe institucioneve dėm nė tė drejtat e tyre. Shuma principeve kushtetutore si dhe e ligjeve parlamentare dhe qarkore jane kufinjėt e individualitetit. Kėto ligje nė disa shtete demokratike si p.sh. Gjermania arrijnė nganjeherė numer 5shifror.



    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 03-05-2009 mė 18:12

  8. #58
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po thjesht - siē e ka pėrshkruar biseduesja siper meje - duke i dhėnė njeriut tė drejtat pėr tė ndjekur vlerat, dhuntitė, prirjet e tij.
    Shumė debat i mbrapshtė. Pse?

    Sepse ti po sjell si kundėrshembull martesėn me mblesėri. Unė nuk solla njė kundėrshembull tė tillė. Unė nuk thashė askund qė duhet tė martohen vajzat me mbelsėri, e tė mos shkollohen.

    Pėr mė tepėr, nė komunizėm nuk ka pas individualizėm, por vajzat janė shkollu. Dhe pikėrisht ost kur ke individualizmin, analfabetizmi ka shėnuar rritje nė trojet shqiptare pa pėrjashtim, e ēka ėshtė mė e rėndėsishmja edhe ta qė po shkojnė nė shkollė, nuk janė duke mėsu fare.

    E pos kėsaj, ėshtė tmerr ēfarė injorantė janė njerėzit nė perėndim. Nuk e dinė kėnd e kanė kryetar shteti, cili ėshtė kryeqyteti i tyre, etj. ja ky ėshtė individualizmi qė mundėson zhvillim tė shoqėrisė.

    Individi dėshiron tė shkruaj njė artikull kundėr qeverisė aktuale, por shteti e burgosė.
    Unė nuk e solla kėtė kundėrshembull. Nuk po proklamoj diēka tė tillė.

    Njė historian dėshiron tė publikojė njė libėr kritik ndaj Kastriotit, por shteti e ndalon librin e tij.
    Ja pra s'kam ēka shtoj mė tepėr. Pėr ty Kastrioti, ėshtė njeri qė ka marrė famė "tė tepėrt" dhe tash u dashka njė pansllavist tė hedhė plera kundėr tij.
    Shkrim kritik apo plerė antisllave?
    Ėshtė hapur njė temė pėr kėtė, shiko pak lexoje, se ia vlen.
    Kjo ėshtė t'ia hedhėsh kombit shqiptar qefinin. Ja ky ėshtė individualizmi, energjitė derdhen nėpėr punė pro-sllave. Kombi shqiptar sikurse ēdo komb tjetėr ka nevojė pėr njė pasuri shpirtėrore, dhe ne meqenėse e kemi kėtė pasuri, duhet t'a ruajmė.

    Ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr ne nė kėtė moment nuk ėshtė "e drejta" e lloj debilli qė tė pėrbalt Kastriotin, por pėrkundrazi lartėsimi i tij sa mė shumė, sepse ėshtė ai qė krijoi kombin tonė, dhe kombi shqiptar nuk ka kuptim pa Skenderbeun.

    Po. Kam rastet e tė gjithė atyre shkenctarėve dhe intelektualėve te 3 shekujve tė fundit, tė cilėt pėrkundėr mendimeve dominuese shoqėrore vepruan ashtu siē u pershtatej bindjeve, botėkuptimeve, ndėrgjegjes sė tyre dhe sot kanė marrur vend tė respektuar nė shoqėri.
    Pėrsėri debat i mbrapshtė. Unė nuk solla njė kundėrshembull tė tillė. Unė nuk thashė se ėshtė dashur tė ndalohen shkenctarėt.

    Dhe ti nė emėr tė lirisė sė kėtyre shkenctarėve kėrkon liri edhe pėr drogė, prostitucion, bixhoz etj. Do tė ishte mirė tė mos i ngatėrroje gjėrat.

    Pėr ty njė hiē, por pėr tjerėt shumėcka.
    E unė dua tė u them njerėzve si ti, se demorkacia nuk tė ndalon patjetėr atė synim, tė lė hapėsirė - siē vlerėsoj unė - mjaft tė madhe pėr ralizim tė vlerave e synimeve kombtare.
    Nė fakt hapėsira ėshtė e tepėrt. Demokracia lejon lloj lloj virusi. Tė lejosh ėshtė njėsoj sikur t'a bėsh.

    Fjala latine: Heshtja do tė thotė pranim.

    Demokracia lejon gjithēka. E kundėrta nuk ndalon gjithēka. Pra demokracia ėshtė mė ekstremiste.

    E ajo qė deshta tė them, se nė radhė tė parė pėr mua ėshtė kombi shqiptar qė vazhdimisht ėshtė rrezikuar dhe po rrezikohet. Dhe kuptohet qė nuk kėrkoj qė nė emėr tė kėsaj, pa kurrėfarė nevoje tė sakrifikohen disa liri tė arsyeshme tė individit.

    Por ēfarė m'ut vlere ka "e drejta" nifarė Klos Laci Facit, qė pėrbalt heroin tim kombėtar?
    Pėr mua ka vlerė kombi im si njė lidhje shpirtėrore dhe gjenetike mes nesh, dhe kėtė pasuri shpirtėrore e pasuron vetė ekzistenca e atij trimi, qė themeloi kombin tonė.

    Hedhi nė peshojė. Kujt i rėndon peshoja kah Klosi, pėr mua nuk ėshtė shqiptar. Nėse hedh shqiptarinė pėr demokracinė ekstreme, atėherė krijo kombin e ri "kombi i demokratėve" tė paktėn mos na u shit ēfarė nuk je, ose krijo kombin e individualistėve.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2008
    Postime
    104
    Me duket qe skuptojme c'eshte demokraci. Demokraci domethen "Fuqia e Popullit", qe interpretohet si sistemi ne te cilin fuqia buron nga populli, i cili eshte i bashkuar. Kjo qe kemi ne sot NUK eshte demokraci. Eshte pseudo-demokraci, ne te cilen fuqia buron nga parat e cdo mafjozi/"businessman"/politikani.

  10. #60
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Shumė debat i mbrapshtė. Pse?

    Sepse ti po sjell si kundėrshembull martesėn me mblesėri. Unė nuk solla njė kundėrshembull tė tillė. Unė nuk thashė askund qė duhet tė martohen vajzat me mbelsėri, e tė mos shkollohen.
    Shembujt e mi nuk ishin akuza ndaj teje more njeri. Unė nuk u ndieva i akuzuar, kur ti fole pėr shebujt e shthurjeve sociale (si pasojė e idesė sė individualizmit).

    Pėr mė tepėr, nė komunizėm nuk ka pas individualizėm, por vajzat janė shkollu. Dhe pikėrisht ost kur ke individualizmin, analfabetizmi ka shėnuar rritje nė trojet shqiptare pa pėrjashtim, e ēka ėshtė mė e rėndėsishmja edhe ta qė po shkojnė nė shkollė, nuk janė duke mėsu fare.
    Kundėrshembull: Ka shtete perėndimore (demokratike, njohėse tė institucionit individualizėm), ku shkolla deri ne klasėn e 10 ėshtė obligim. Nuk njoh parim demokratik, i cili tė ndalon tė i shtosh kėtij 10-shit edhe njė 3 sipėr. Kjo tregon edhe njė herė se demokracia nuk e nėnshtron vetvetėn apo shoqėrinė ndaj individit apo individualitetit tė qytetarit. Ka shtete perėndimore, ku analfabetizmi ėshtė nė shkallė pothuajse minimale. Nėnkupton (sipas meje): demokracia (ideja e saj e individualizmit) nuk tė ndalon luftimin e analfabetizmit. Ashtu siē nuk tė ndalon luftimin e lloj-lloj keqvajtjeve tjera shoqėrore.

    E pos kėsaj, ėshtė tmerr ēfarė injorantė janė njerėzit nė perėndim. Nuk e dinė kėnd e kanė kryetar shteti, cili ėshtė kryeqyteti i tyre, etj. ja ky ėshtė individualizmi qė mundėson zhvillim tė shoqėrisė.
    E vėrtetė. Edhe unė njoh nje katalog tė pafund rastesh, ku tmerrohesh nga injoranca e tyre. Por kjo nuk dėshmon se ideja individualizmit siē e kuptoj unė dhe siē e pėrshkrova mė lartė ėshtė e paaftė pėr arritje tė mirėqenies; dėshmon veē se edhe nėse i ofron njeriut mundėsitė pėr tė realizuar vetvetėn (individualizėm) nuk ka garanci pėr mosdėshtim. Nė Perėndim ka edhe raste kontrare, ku pikėrisht "falė" mundėsisė pėr realizim tė vetvetes, njerėzit kanė treguar shkathtėsi mahnitėse. Kjo sidomos pėrsa i pėrket shkencave shoqėrore. Falė individualizmit janė arritur tė pėrmbysen dukuri dhe sisteme te gabueshme si ato tė bazuara nė religjione. Pa individualizėm nuk ėshtė e mundur njė zbrapthje intelektuale si inkuizicioni, feudalizmi, monarkizmi diktatorial, nė tė cilin fjala e kishės apo monarkut ishte njėherit edhe fjalė e Zotit, pėrfillja apo devijimi nga ajo kanoste jetėn. Nė kohėn e tyre kėto sisteme apo dukuri ishin communis opinio. Secili i shihte si "rrugė tė drejtė". Kurse sot tė gjitha kėto dukuri apo sisteme i shohim padyshim si shkatėrruese pėr njeriun, pėr masėn e shoqėrise. Ėshtė e vėrtetė qė edhe ne sisteme tjera individualitetmohuese, p.sh. nė komunizėm, ka individė tė shkathėt. Por e rėndėsishme ėshtė masa e gjėre. Kush njeh historinė, kupton se edhe communis opinio mund tė jetė shkaterrues pėr shoqerinė. Prandaj nuk ka asnjė arsye bindėse pėr tė "ngurtėsuar" synimet aktuale shoqėrore (duke zhdukur idenė e individualizmit, lirinė e individit pėr realizim tė vetvetės). Ideja e individualizmit pranon mundėsine d[shtimit tė "mainstream"-it, dhe pėr kėtė arsye ajo e ēmon idenė e individit dhe fiton nga ajo.

    Unė nuk e solla kėtė kundėrshembull. Nuk po proklamoj diēka tė tillė.
    E di. Siē thash mė lartė, shembujt e mi janė tė menduar vetėm si krahasime nė mes tė idesė sė individualizmit dhe idesė kundėr kėsaj ideje. Si sqarime pėr vlerėsimet e mia. Shembujt nuk t'i atriboj ty.

    Ja pra s'kam ēka shtoj mė tepėr. Pėr ty Kastrioti, ėshtė njeri qė ka marrė famė "tė tepėrt" dhe tash u dashka njė pansllavist tė hedhė plera kundėr tij.
    Shkrim kritik apo plerė antisllave?
    Jo, kėtė nuk e thash. Por thash se nuk ndaloj njė libėr historik, i cili shpreh njė mendim tė caktuar mbi Kastriotin. Sepse shkenca ėshtė edhe tentim. Pėrfshin tė drejtėn pėr dėshtim. Nėse shkencės i vė obligimin e suksesit, nė rastin e shkencės sė historisė: obligimin pėr tė vėrtetėn e pakontestueshme, atėherė nuk ke shkencė tė historisė fare. Ēėshtja e saktėsisė tė njė punimi (libri apo mendimi) brenda njė lėmie shkencore, ėshtē tagėr/prerogativė e vet shkencės, jo e shtetit apo e grupeve tė individėve jashtė saj. Historia nė shumėn e saj tregon se kush sa ėshtė i saktė ne mendimet, hulumtimet, vlerėsimet e tij. Kjo vlen tė paktėn atėherė, kur nga shkenca e historisė kėrkon tė vėrteten e jo haluscinacione qė tė dementohen pa zor nga historianė tjerė (fqinjė).

    Ėshtė hapur njė temė pėr kėtė, shiko pak lexoje, se ia vlen.
    Kjo ėshtė t'ia hedhėsh kombit shqiptar qefinin. Ja ky ėshtė individualizmi, energjitė derdhen nėpėr punė pro-sllave. Kombi shqiptar sikurse ēdo komb tjetėr ka nevojė pėr njė pasuri shpirtėrore, dhe ne meqenėse e kemi kėtė pasuri, duhet t'a ruajmė.
    Pajtohem plotėsisht qė kemi vlera. Por dyshoj se idetė apo sistemet qė njohėm deri sot "anzi-individualiste" kontribuan maksimalisht nė shtimin e kėtyre vlerave. Pėrsa i pėrket derdhjen e energjive nė kanal(izim)et qė i pėrmend, nė njėfar aspekti sigurisht ndjej keqardhje nėse ėshtė kėshtu. Por kur mendoj alternativėn tė vetme tė mundshme, e cila ėshtė detyrimi i njerėzve pėr besim dhe vlerėsim tė kombit tė tyre, e shoh individualizmin mė tepėr si sitė, si ventil pastrimi nga lloj-lloj llymi, tė cilin neve - si tėre popujve tė botės - na inponoi e kaluara.

    Ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr ne nė kėtė moment nuk ėshtė "e drejta" e lloj debilli qė tė pėrbalt Kastriotin, por pėrkundrazi lartėsimi i tij sa mė shumė, sepse ėshtė ai qė krijoi kombin tonė, dhe kombi shqiptar nuk ka kuptim pa Skenderbeun.
    Ndaj mendimin tėnd pėr Kastriotin.
    Por nuk shoh arsye pėr tė u trembur nga ata debilė, i cili i ka vėnė vetit kėtė rol. Ēfarė mund tė bėjnė kėso njerėzish, nėse nė shoqėrinė tėnde e cementon mendimin se ēdo vlerėsim pa fakte ėshtė pėrrallė?

    Pėrsėri debat i mbrapshtė. Unė nuk solla njė kundėrshembull tė tillė. Unė nuk thashė se ėshtė dashur tė ndalohen shkenctarėt.
    Po kur shprehesh kundėr idesė sė individualizmit, sipas kuptimit tim pėr kėtė term abstrakt, shprehesh njėkohėsisht kundėr tė drejtave themelore qė i pėrmenda mė lartė (mendimi i lirė, shkenca e lire). I mohon tė drejtėn individit/shkenctarit pėr tė ofruar hulumtimet, vlerėsimet, "sukseset" e tij. Jo qė jape shkak pėr tė menduar se ti mendon tė ndalosh shkenctarėt, por pėr tė sqaruar se kundėr ēfarė dukurive mbron ideja e idnividualizmit.

    Dhe ti nė emėr tė lirisė sė kėtyre shkenctarėve kėrkon liri edhe pėr drogė, prostitucion, bixhoz etj. Do tė ishte mirė tė mos i ngatėrroje gjėrat.
    Jo. Rekapitullim: unė jam ai qė mendon argumentativisht, se individualizmi nuk mbizotėron cdo vlerė nė demokraci. Por ai i nėnshtrohet shumės sė principeve kushtetutore dhe ligjeve tė dalura nga to. Njė kornizė jo e vogėl kjo. Pėrndryshe si mendon ti: Kėrkon njė tė drejtė pėr t'i ndihmuar dikujt (me zor), i cili refuzon ndihmėn tėnde?

    Nė fakt hapėsira ėshtė e tepėrt. Demokracia lejon lloj lloj virusi. Tė lejosh ėshtė njėsoj sikur t'a bėsh.

    Fjala latine: Heshtja do tė thotė pranim.
    Demokracia lejon vetėm ushtrimin e tė drejtave themelore nė saje tė ligjeve ekzistente. Tjerat i lihen individit nė dorė si dhe forcės vepruese tė shoqėrisė nė tė. Me "tjerat" nėnkuptoj njė "zonė interne" tė individit, nė tė cilėn as demokracia e asnje sistem tjeter shoqėror nuk ka hyrje, mundėsi influencimi apo kontrollimi. Virusėt tė kapin edhe nėse rritesh nė vendet mė "sterile". Shembulli plastik ėshtė ai Hamzas: Rritet me Kastriotin, por bėhėt tradhtar ndaj tij. Virusin nuk e ndal asgjė. Nuk ka garancion. Duhet tė kėrkohet medikamenti pėr shfaqjen e tij, se parandalimi i tij ėshtė i pamundshėm.

    Demokracia lejon gjithēka. E kundėrta nuk ndalon gjithēka. Pra demokracia ėshtė mė ekstremiste.
    Pėrsėri: Lejon saktėsisht atė hapėsirė, e cila ėshtė e paarritshme pėr ēdo forcė tė jashtme, dhe lejon atė hapėsirė e cila nuk ėshtė (rastėsisht) e "kontaminuar" me mijėra norma ligjore.

    E ajo qė deshta tė them, se nė radhė tė parė pėr mua ėshtė kombi shqiptar qė vazhdimisht ėshtė rrezikuar dhe po rrezikohet. Dhe kuptohet qė nuk kėrkoj qė nė emėr tė kėsaj, pa kurrėfarė nevoje tė sakrifikohen disa liri tė arsyeshme tė individit.
    Nuk mendoj se ideja e individualizmit sjell dėme mė tė mėdha ne vlera kombtare sesa cila do rrymė tjetėr. Nuk e pranoj akuzimin e individualizmit pėr kėso dukurishė. Pėr mua njerez qė jetojnė idenė e individualizmit janė sic thash ata tė tipit tė Kadaresė, S. Godos apo tjerė tė tillė pėr tė mos pėrmendur njerėz tė etiketuar politikisht.

    Por ēfarė m'ut vlere ka "e drejta" nifarė Klos Laci Facit, qė pėrbalt heroin tim kombėtar?
    Pėr mua ka vlerė kombi im si njė lidhje shpirtėrore dhe gjenetike mes nesh, dhe kėtė pasuri shpirtėrore e pasuron vetė ekzistenca e atij trimi, qė themeloi kombin tonė.

    Hedhi nė peshojė. Kujt i rėndon peshoja kah Klosi, pėr mua nuk ėshtė shqiptar. Nėse hedh shqiptarinė pėr demokracinė ekstreme, atėherė krijo kombin e ri "kombi i demokratėve" tė paktėn mos na u shit ēfarė nuk je, ose krijo kombin e individualistėve.
    Vlera e kėsaj tė drejte qėndron aty se pėrpos historianit X i pėrket edhe gjithė historianėve tjerė kjo e drejtė, cka njėkohėsisht siguron depėrtimin, ngadhnjimin e mendimit tė saktė nė cdo spektėr historik. Nė tė kundėrtėn, pra ai qė mohon tė drejtėn e mendimshprehjes sė disa historianėve tė caktuar, atij nuk i mbetet gjė tjetėr, pos tė miratoj ndalimin e mendimshprehjes tė disa historianėve tjerė, sapo qė tė kenė ardhur forca tjera dominuese ne shoqėri. Shkurt: Nėse nje ditė pushteti mirret nė dorė nga forca tė palakmueshme (antikombtare) pėr ty, dhe ato forca ndalojnė mendimet e historianėve kombtarė-objektivė, atėherė ti duhet tė u pranosh kėtyre tė drejtėn pėr ndalim tė mendimdhėnies tė historianėve kombtarė/objektivė. Sipas formulės sė individualitetit nuk ndodh kjo.



    *

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kultura E Komunikimit
    Nga ZANOR nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2009, 12:57
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Rinia dhe kultura gjuhėsore
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •