Faik Smajli
KOHĖ PA KOHĖ
Thejmė dhėmbėt,
Asgjė nuk themi!
Heshtim...
Flasim shumė,
S'e njohim vehten!
As fjalėt tona
S'i njohim;
Nė kėtė kohė pa kohė !
BISEDĖ ME FADIL SHYTIN
Kur flas me ty,
ulem kėmbėkryq midis atdheut!
e shekujt i preku me dorė,
sa e madhe mė bėhet Shqipėria;
kur flas me ty.
PENDIMI
Njė herė u pendova
nė jetėn time,
kur e lash nėnėloken;
dy herė s'munda ta vrasė vehten!
KĖRKOJ
Njė dritė po kėrkoj...
njė dritė,
tė mos m'i verboj sytė!
Njė kėngė po kėrkoj...
njė kėngė,
qė kėndohet shqip!
Njė fjalė po kėrkoj...
njė fjalė,
qė quhet liri!
Njė emėr po kėrkoj...
njė emėr,
qė quhet Shqipėri!
Njė tokė e dua...
njė tokė,
qė quhet Dardani !
BARBARĖT
Nuk dukeshin si bishat,
por ua kalonin atyre!
nė lubi tė zeza ngjanin,
me turr erdhėn nga diku larg!
me turr e tė uritur,
edhe mish njeriu hanin!
mbrapa linin veē shkrumbin,
s'i ndalte dot mizoria;
veē maliheri nė ballė!
iku kohė e tyre,
e shumė nuk u kthyen tė gjallė.
DĖSHMORIT TĖ LIRISĖ
Lėshoje nėnė njė herė mallkimin,
sepse birin ta kanė vrarė!
e dha jetėn nė fushė tė nderit,
pėr tė dalė ai fitimtar !
E rrite nėnė me copa buke,
u bė burrė ai pėr martinė,
sa mirė nėnė e edukove,
ta japė jetėn pėr lirinė !
I dha gjak trimi Flamurit!
qė i lirė tė valojė nė erė,
tė mos kėtė n'Kosovė vajtime,
veē pranverė tė kėtė pėrherė !
Lavdi paē o trim i shqipes!
nė lapidar trupi t'pushon,
se tė gjithė njė ditė do tė vdesim,
veē atdheu jeton gjithmonė !
Krijoni Kontakt