Perkeo von Gete:
Efendi tashti kalojme ne dosje tjeter,
Kemi Ballkanin plagen e vjeter.
Fausti:
Dergoni nje tjeter si Karl May
Urdhroj te bredhi ne cdo skaj
Ta nis ne Kavaje e te ngjitet ne Prishtine
Te shoh cmendojne per Tumenine
Ne fund te shkruaj nje raport
Ballkani mbetet kocke e forte.
Ta derdh parane,te premtoj te mira
Aty ben nxehte me fantazira
E me premtime ne hava
Arrin cdo gje e bene hata
Dhe ai i derguari yne ne Tirane
Urdhroj qe fjalen indiane
Te mos e perdor asnjehere
Jane kohe moderne,shpejt behet sherre
T’i fryj me fjale e me levdata
Gjuha e shkare na sjelle shamata
Mendimin e tij te vertete
Ta shprehe vetem ketu ne intimitet
Po folme me thuaj njeriu yne
Asi yn jeshil a po ben kerdine?
I thoni prape te mos harroj
Nje rruge te shtruar deshiroj
Nga Deti Jone ne Adriatik
Per kete vlonjatin ta bej mik
Me lot mbi lulet e ekologjine
Mund te ndryshojme vete historine
C’ka duan te tjeret s’me intereson
Shqiperia duhet te behet Majorka jone.
Qe ky eshte qellimi yne
E kemi thene qe ne 92-ne
Kur pa u ndjere,me tradhti,
Vrame juristin ne shtepi
Mire beme,e keshtu te vazhdojme
Kush do te gjithe- t’a qerrojme
T’a kondicionojme keshtu shqiptarine
Qe zemra t’u rrah vetem per Tumenine.
Perkeo von Gete:
Efendi me keqardhje ju bej te ditur
Se asi yne,kollovari i ndritur
Ka mare nje plage ne fytyre
E nuk do te dale ne asnje zyre
Fausti:
Jo vetem naten por dites me drite
Tek Shqiperia i kam syte
Nje paraardhes i ndjere ne ato shkembenj
U ndesh me trima te medhenj
E qe ateher deri sa ndroje jete
Nuk e harroj dot ate vend te shkrete
Dhe mua s’me hiqet nga ment e mija
Majorkeza jone,Shqiperia.
Bregdeti i saj per turizmin - ar
Me mire do ish pa shqiptare
Por kjo midis nesh,se ne publik
Kjo fjale do te ngjallte shume frike
Ndersa ne kete here s’na kane hikur trute
Punet duhet t’i bejme urte e bute.
Ti dicka the por nuk te kuptoj
Jam mesuar gjithmone te degjoj
Ne dialog vec zerin tim
Ma perserit dhe njehere fjaline
Perkeo von Gete:
Efendi me keqardhje ju bej te ditur
Se asi yne,kollovari i ndritur
Ka mare nje plage ne fytyre
E nuk do te dale ne asnje zyre
Fausti:
Of.Of.Shpejt valerian
Kete lajm zemra dot nuk ma mban
Ku e gjet tashti kohen per plage
A mos e qelloi ndokush me bajge?
Sido qe te jete mos harrxhoni as minuten
Na duhet ai Eko-As se njeh lahuten
E njeh gjuhen e tij,gjuhen e tyre
E jau prish mendjen me qyfyre
I beni shpejt nje operacion plastik
E ti kthehet misionit vrik e vrik,
Jam i vendosur-per ate therrime
Mbys edhe mikun mu ne sofren time.
E dua e dua Shqiperine
Majorke te dyte per Tumenine!
Author-Wittstar 12.03.2007
----------------------------------------------
Beethoven,Mozart,List,Chopin,Brahms,Panties,Kohl, Hitler,Schuman,Schubert,Mendelson,Bach,
Eisenbahnwagen,racist german policemen,Guten abend human rights bitte,Tribunal,Schönen Danke,Constitutional,human rights of Ulm-Humor
Krijoni Kontakt