Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    GJAKU YNĖ


    Gjaku ynė – gjak antik,

    Gjak i pastėr – pellazgjik.



    Gjaku ynė – gjak epik,

    Gjak i pastėr – ilirik.



    Gjaku ynė – gjak arbėror,

    Gjak i pastėr – si dėborė.



    Gjaku ynė – gjak fisnik,

    Gjak i pastėr – kreshnik.



    Gjaku ynė – gjak shqiptar,

    Gjak i pastėr – margaritar.



    Gjaku ynė – ideal

    Gjak i pastėr – gjak kristal.



    Gjaku ynė – llavė vullkani,

    Gjak i fortė – si uragani.



    Gjaku ynė – ushtimė deti,

    Gjak shkundės – si tėrmeti.



    Gjaku ynė – si zambak,

    Gjak i kuq – si bajrak.



    Gjaku ynė – flakadan,

    Gjak ballėlartė – si azgan.



    Gjaku ynė – ortek mali,

    Gjak i zjarrtė – xixa stralli.



    Gjaku ynė – lulėbozhuri,

    Gjak i ndezur – ngjyrė flamuri.



    Gjaku ynė – rreze dielli,

    Gjak pėrcėllues – rrufé qielli.



    Gjaku ynė – gjak krenar,

    Gjak bese – gjak bujar.



    Gjaku ynė – gufon n’damarė,

    Gjak neoni – gjak fanar.



    Gjaku ynė – prush me gaca,

    Gjak pėrvėlues – gjak me flaka.



    Gjaku ynė – ylber me ngjyra,

    Gjak besnik – zbardhė fytyra.



    Gjaku ynė – zog petrit,

    Gjak shpėrthyes – dinamit.



    Gjaku ynė – sfidon muzgjet,

    Gjak luan – shpėrthen burgjet.



    Gjaku ynė – vringėllimė armėsh,

    Gjak martirėsh – det prej dallgėsh.



    Gjaku ynė – gjak burrėror,

    Gjak qėndrese – gjak dėshmorė.



    Gjaku ynė – kėmbanė lajmėrimi,

    Gjak alarmi – gjak kushtrimi.



    Gjaku ynė – fėrfėron,

    Gjaku ynė – kuqėlon.



    Gjaku ynė – vezullon,

    Gjaku ynė – yjėzon.



    Gjaku ynė – ulėrimė,

    Gjaku ynė – bubullimė.



    Gjaku ynė – tingėllimė,

    Gjaku ynė – furfullimė.



    Gjaku ynė – gurgullimė,

    Gjaku ynė – shushurimė.



    Gjaku ynė – gjak biblik,

    Gjaku ynė – gjak stoik.



    Gjaku ynė – gjak lirik,

    Gjaku ynė – gjak magjik.



    Gjaku ynė – melodik,

    Gjaku ynė – romantik.



    Gjaku ynė – poetik,

    Gjaku ynė – patriotik.



    Gjaku ynė – gurrė freskie,

    Gjak heronjsh – kėngė lavdie.



    Gjaku ynė – burim lirie,

    Gjak shqiptarėsh – themel Shqipėrie.



    (Suedi, 1997)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    PĖR TY, SHQIPĖRI!



    Rrahur nga murrlani,

    Zvarritur nga dushmani,

    Rreshkur nga dielli,

    Rrufé nga qielli,

    Djegur nga zjarri,

    Pėrvėluar nga malli,

    Pėrbetuar nė pėrjetėsi,

    Pėr ty, Shqipėri!



    Lagur nga shiu,

    Tharė nga veriu,

    Notuar mbi dallga,

    Pranguar nė pranga,

    Kalitur nga qėndresa,

    Forcuar nga besa,

    Pėrgjėruar nė vetmi,

    Pėr ty, Shqipėri!



    Varfanjakė, tė leckosur,

    Shpirt e zemėr tė plagosur,

    Llahtarisur nga barbarėt,

    Robėruar nga greko-sllavėt,

    Mallkuar nga perėnditė,

    Zhvesh e zbathė pėr ēdo ditė,

    Theror pėr dituri,

    Pėr ty, Shqipėri!



    Therė me bajoneta,

    Mbrojtur nga helmeta,

    Vrarė nga kmesa,

    Ringjallur nga shpresa,

    Mbytur nga vėrshima,

    Pėrtrirė nga agullima,

    Zemrėn plotė dashuri,

    Pėr ty, Shqipėri!



    Lidhur me zinxhirė,

    Kėmbė e duar ngrirė,

    Varur nė litar,

    Zhuritur nė flakė,

    Copėtuar trup e kokė,

    Rrėzuar pėrtokė,

    Nė kėmbė pėrsėri,

    Pėr ty, Shqipėri!



    Etur pėr ujė e pėr dije,

    Uritur pėr bukė e pėr hije,

    Dėnuar me vdekje e shtegtime,

    Pėrlotur nė vaj e ngashėrime,

    Pėrbuzur nga bota mbarė,

    Skllavėruar nga gjakatarė,

    Feniks nėpėr shkrumb e hi,

    Pėr ty, Shqipėri!



    Plagosur nė beteja,

    Shkatėrruar foleja,

    Murosur nė bedena,

    Thyer eshtrat e pena,

    Pėrgjakur nė dyluftime,

    Rritur me thėrrime,

    Diademė e stoli,

    Pėr ty, Shqipėri!



    Andralla mbushur jeta,
    Plagė tė reja e tė vjetra,

    Plumbat shtatin shpuar,

    Nėpėr burgje torturuar,

    Agonķ qė s’ka mbarim,

    Rraskapitur nė amshim,

    Mbijetuar nė Iliri,

    Pėr ty, Shqipėri!



    Jezu Krisht i gozhduar,

    Promethé i revoltuar,

    Titan i egėrsuar,

    Anté i tokėzuar,

    Skėnderbé luftarak,

    Dedė Gjo Lul me bajrak,

    Kometė zjarri nė gjithėsi,

    Ne, pėr ty, Shqipėri!



    (Suedi, 1997)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    PO THĖRRET ATDHEU!



    Shtatin plagė e ballin vra!

    Trojet nda e zemrėn tha!

    Gjak, dhunė e padrejtėsi!

    Vatrat shuar, kullat hi!



    Sikur moti kur shkreptinė,

    Po thėrret Atdheu ynė:

    ”Eni Shqipe pėrreth meje,

    Hiqni korbat prej foleje!”



    Flaka e zjarrtė ka skuq qiellin!

    Tymi i zi ka zėnė diellin!

    Toka djegė e krojet shterė!

    Flamuri shkelė e fisi prerė!



    Porsi qielli kur vetėtinė,

    Po thėrret Atdheu ynė:

    ”Eni Shqipe pėrreth meje,

    Hiqni korbat prej foleje!”



    Kėrcet topi me rropamė,

    Ēirren korbat me krrokamė,

    Pas shumė shekujsh nė zinxhirė,

    Shqipet duan Shqipėrinė e lirė,

    Jo, s’ka vdekė zogu i Shqiptarit,

    I del para gjakatarit.



    Hije u ka kurora e lirisė,

    O ju bijtė e Shqipėrisė!

    Si ylberi zbresin nė fushė,

    E kanė shtatin si drenushė,

    Rreze dielli e rreze hėne,

    Jemi zogj prej njė nėne.



    Prita, prita shumė shpresova!

    Prita, prita mjaftė durova!

    Prita, prita dhe luftova!

    Shumė beteja, pak fitova!



    Sikur bjeshkėt kur oshtinė,

    Po thėrret Atdheu ynė:

    „O shqiptarė, rracė pellazgjike,

    Ta ēlironi Shqipėrinė etnike!”



    (Suedi, 1997)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    LUFTĖTARI I LIRISĖ
    (Heroit Kombėtar – A.Jashari)



    Rend me shtizė e topuz - si kreshnik

    Rend me shpatė e mburojė - si fisnik

    Rend me ushtė e pėrkrenare - si rrufé

    Rend me pushkė e kobure - pėr atdhé

    Rend me xixat e shkėndisė

    Luftėtari i lirisė.



    Rend nė kėmbė, rend me vrap

    Mbyll humnera, shtigje hap

    Nėpėr vite rend pa ndal

    Nėpėr shekuj legjendė e gjallė

    Rend mbi troje tė shqiptarisė

    Luftėtari i lirisė.



    Rend mbi kal nė histori,

    Me flamur e zjarr nė gji,

    Rend me turr si shigjetė

    S’e ndal hapin kurrė pėrjetė

    Rend me vrullin e stuhisė

    Luftėtari i lirisė.



    Si shqiponja fluturon

    Si luani po lufton

    Herė si princ, herė si mbret

    Qiellit ngjitet, qiellit zbret

    Pėrkrenarja e Lirisė

    Luftėtari i Shqipėrisė.



    (Suedi, 1998)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KUSHTRIM!



    Ngritu, Homeri i Pellazgjisė!

    Zgjo shqiptarėt e Shqipėrisė!



    Fol, Dodona e Epirit!

    Trego fatin e Ilirit!



    Nė kėmbė, Akili i pellazgut!

    Ylli dritės, nderi pragut!



    Marsho, Leka i Maqedonisė!

    Bashko trojet e Pellazgjisė!



    Lufto, Pirro epiroti!

    Pėr kėto troje t’ka falė Zoti!



    Shpatėn nė dorė, Teutė e Ilirisė!

    Mbro kurorėn e Mbretėrisė!



    Ngjallu, Gjergji i Shqipėrisė!

    Ēliro trojet e Arbėrisė!



    Me ushtė, Gjeto Muji i Jutbinės!

    Pret bajlozi nė mes t’rudinės!



    Me topuz, o Gjergj Elez Alia!

    Bajlozi i detit tė ka ardhė te shtėpia!



    Ndiz fitilin nė kullė t’barotit!

    Oso Kukė Vranina, nip i Kastriotit!



    Gjokset topave, o Mic Sokola!

    Se Shqipėria ėshtė e jona!



    Me penė e pushkė, o Shqiptarė!

    Nėpėr shekuj, mijėvjeēarė…!



    Si vetėtima kur del prej reje!

    Hiqni korbat prej foleje!



    Shtatin plagė e zemrėn vrerė!

    Pa dritė nė dimėr, pa diell nė verė!



    Gjysma e Atdheut lidhur nė vargonj!

    Suleni si luanė, luftoni si dragonj!



    Tash sa shekuj vend gjysmak!

    Sa shumė plagė, sa shumė gjak!



    Po mė shkon loti si burimi!

    Mė zihet fryma prej ngashėrimi!



    Nė kėmbė, o Burra, nė fushė tė mejdanit!

    Delni zot kėtij Vatanit!



    (Suedi, 1998)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ENDE…


    Ende dielli po rrezon,

    Ende hėna po ndriēon,

    Ende jeta po vazhdon,

    Ende mendja logjikon,

    Ende zemra na punon,

    Ende gjaku na gufon,

    Ende syri na shikon,

    Ende shpirti s’na lėshon,

    Ende n’dorė penė e shpatė,

    Ende kėmba shtigje hapė,

    Ende shpresa na trimėron,

    Ende kombi po gjallėron.



    Ende fisi s’ėshtė faruar,

    Ende vatra nuk ėshtė shuar,

    Ende oxhaku po tymon,

    Ende kulla po qėndron,

    Ende flamuri po valon,

    Ende flaka po flakėron,

    Ende zjarri po pėrcėllon,

    Ende kandili vezullon,

    Ende ylli po shėndrit,

    Ende qiriri po bėn dritė,



    Ende besa na forcon,

    Ende dashuria na bashkon,

    Ende armėt s’i kem lėshuar,

    Ende burrėria s’ėshtė dobėsuar,

    Ende guri qėndron mbi gur,

    Ende shqiponja valon n’flamur,

    Ende gurrat s’janė shterruar,

    Ende shqiptari s’ėshtė dorėzuar.



    Ende pushka nuk ėshtė ndryshkur,

    Ende lulkuqet nuk janė vyshkur,

    Ende lufta s’ėshtė mbaruar,

    Ende armiqtė s’kanė fituar,

    Ende qielli nuk ėshtė ngrysur,

    Ende toka s’ėshtė pėrmbysur.



    Ende kėnga po jehon,

    Ende fyelli po ushton,

    Ende historia s’ėshtė harruar,

    Ende lahuta s’ka pushuar,

    Ende kėmbana po tingėllon,

    Ende ora po punon,

    Ende mejdani s’ėshtė ndarė,

    Ende kuvendi s’ėshtė shpėrndarė.



    Ende plugu lėvron arėn,

    Ende bujku po hedhė farėn,

    Ende rrėnjėt nuk janė shkulur,

    Ende kullat nuk janė tundur,

    Ende stralli xixa lėshon,

    Ende guximi s’na mungon,

    Ende kolona po marshon,

    Ende kombi po qėndron.



    Ende varret s’janė rrafshuar,

    Ende qyqja s’ka kėnduar,

    Ende muzgu s’ka pllakosur,

    Ende plisi s’ėshtė pėrdhosur,

    Ende shtigjet nuk janė zėnė,

    Ende kalatė nuk kanė rėnė,

    Ende vullkani llavė lėshon,

    Ende shqiptari po lufton.



    Ende dheu po gjėmon,

    Ende Shqipėria dritėron,

    Ende universi rrotullohet,

    Ende Shqipėria po gjallėrohet,

    Ende shqiptari ėshtė shqiptar,

    Ende Shqipėria ėshtė e gjallė,

    Ende ka besė e shpresė,

    Shqipėria e ndarė mos mbesė.



    (Suedi, 1999)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #17
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    …PĖR LIRINĖ, PĖR SHQIPĖRINĖ



    Ėndėrrova qė nė djep tė fėmijėrisė,

    Ėndėrrova qė bota ėshtė e njerėzisė,

    Ėndėrrova jetėn pa brenga, plot lumturi,

    Ėndėrrova popullin tim nė paqė e liri,

    Ėndėrrova atdheun tim tė bashkuar, tė lirė,

    Ėndėrrova shqiptarėt pa pranga, pa zinxhirė,

    Ėndėrrova pėr Kosovėn, Iliridėn, Ēamėrinė,…
    Ėndėrrova, ėndėrrova: pėr Lirinė, pėr Shqipėrinė.



    Shpresova qė nė rininė time tė parė,

    Shpresova se bota ėshtė kthyer pėr mbarė,

    Shpresova qė drita e mundi errėsirėn,

    Shpresova se njeriu fitoi mbi egėrsirėn,

    Shpresova qė luftėra mė nuk do tė ketė,

    Shpresova se paqa triumfoi pėrjetė,

    Shpresova qė pa gjak mund tė vjen liria,

    Shpresova se pa luftė do bashkohet Shqipėria,

    Shpresova pėr Kosovėn, Iliridėn, Ēamėrinė,…

    Shpresova, shpresova: pėr Lirinė, pėr Shqipėrinė.



    Besova se kėtė herė e kaluam lumin,

    Besova se kėtė herė e mundėm gjumin,

    Besova se kėtė herė burrėrisht u besatuam,

    Besova se kėtė herė unitetin forcuam,

    Besova se kėtė herė me zemėr e patėm,

    Besova se kėtė herė pėrēarjen e flakėm,

    Besova se kėtė herė armėt i bashkuam,

    Besova se kėtė herė armikun e dėbuam,

    Besova se kėtė herė lirinė e fituam,

    Besova se kėtė herė trojet i ēliruam,

    Besova pėr Kosovėn, Iliridėn, Ēamėrinė,…

    Besova, besova: pėr Lirinė, pėr Shqipėrinė.



    Luftova me shpirt e ndjenja njerėzore,

    Luftova me zemėr e ēiltėrsi arbėrore,

    Luftova me brohoritje nė rrugė e sheshe,

    Luftova me penė nėpėr rrebeshe,

    Luftova me shpatė e pushkė nė llogore,

    Luftova me gjithė ēka pata pėr dore,

    Luftova qė fund t’i jepet robėrisė,

    Luftova pėr dritė e rreze tė lirisė,

    Luftova pėr Kosovėn, Iliridėn, Ēamėrinė,…

    Luftova, luftova: pėr Lirinė, pėr Shqipėrinė.



    Ėndėrrova, shpresova, besova, luftova qė nė fėmijėri,

    Ėndėrroj, shpresoj, besoj dhe luftoj pėrsėri,

    Kosovėn, Ēamėrinė, Malėsinė e Iliridėn ta ēlirojmė,

    Shqipėrinė e bashkuar etnike, njė ditė ta ndėrtojmė.



    (Suedi, 1999)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    TOK SHQIPTARĖ!



    Tok shqiptarė, thėrret Shqipėria!

    Tok shqiptarė, thotė historia!

    Tok shqiptarė, ju lindi nana!

    Tok shqiptarė, ju bekoftė zana!

    Tok shqiptarė, gjithmonė bashkė!

    Si dy krerė nė njė shkabė!



    Tok shqiptarė, tok n'antikė!

    Tok shqiptarė, tok kėto ditė!



    Tok shqiptarė, me jatagan!

    Tok shqiptarė, pėr vatan!

    Tok shqiptarė, si rrufé!

    Tok shqiptarė, pėr atdhe!

    Tok Shqiptarė, pėr ēlirim!

    Tok shqiptarė, pėr bashkim!



    Bashkė e tok, tok e bashkė!

    Jeni populli mė i lashtė!



    Tok shqiptarė, ju priftė e mbara!

    Tok shqiptarė, me gjoks pėrpara!

    Tok shqiptarė, nė borė e n'shi!

    Tok shqiptarė, nė luftė pėr liri!

    Tok shqiptarė, nė dimmer e n'verė!

    Tok shqiptarė, si kurdoherė!



    Tok shqiptarė, tok n'mesjetė!

    Tok shqiptarė, tok pėrjetė!



    Tok shqiptarė, koburen n'brez!

    Tok shqiptarė, pishtarin ndez!

    Tok shqiptarė, me penė e pushkė!

    Tok shqiptarė, nė mal e n'fushė!

    Tok shqiptarė, nė trojet ilirike!

    Tok shqiptarė, n'Shqipėrinė etnike!



    Tok e bashkė, bashkė e tok!

    Kėshtu plumbi nuk ju rrok!







    Tok shqiptarė, pėrballė armikut!

    Tok shqiptarė, pėrpara armikut!

    Tok shqiptarė, nė mort e n'zi!

    Tok shqiptarė, n'dasma me sharki!

    Tok shqiptarė, nė luftė e n'liri!

    Tok shqiptarė, nė paqė e n'demokraci!



    Bashkė e tok, tok e bashkė!

    Kėshtu vdekja nuk ju ndanė!



    Tok shqiptarė, mos u ndani!

    Tok shqiptarė, mos u pėrēani!

    Tok shqiptarė, tok si vėllazėn!

    Tok shqiptarė, nė dekė e n'dasėm!

    Tok shqiptarė, me besa-besė!

    Tok shqiptarė, zemrat ndezė!



    Tok shqiptarė, dje dhe sot!

    Tok shqiptarė, nesėr e mot!



    Tok shqiptarė, tok n'stuhi!

    Tok shqiptarė, tok n'liri!

    Tok shqiptarė, tok gjithnji!

    Tok shqiptarė, tok n'ardhmėri!

    Tok shqiptarė, tok n'pėrjetėsi!

    Tok shqiptarė, pėr Shqipėri!



    Tok shqiptarė, ju fton Malėsia!

    Tok shqiptarė, jeton trimėria!

    Tok shqiptarė, pisket Ēamėria!

    Tok shqiptarė, se vjen liria!

    Tok shqiptarė, bėrtet Kosova!

    Tok shqiptarė, sa nuk mbarova!

    Tok shqiptarė, thėrret Ilirida!

    Tok shqiptarė, mos shuhet drita!

    Tok shqiptarė, ju don Shqipėria!

    Tok shqiptarė, ju mbuloftė lavdia!



    (Suedi, 2000)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SHQIPTARĖ JEMI,

    NJĖ SHQIPĖRI KEMI



    Ne nuk jemi pa babė e nėnė!

    Ne nuk jemi bonjakė tė lėnė!



    Ne nuk jemi fėmijė jetima!

    Ne nuk jemi qyqe n’lėndina!



    Ne nuk jemi pa emėr e atdhé,

    Ne nuk jemi pa histori e fé.



    Kem Shqipėri, kem Flamur,

    Jem kalį gur mbi gur.



    Kem Shqipėri nė Ēamėri,

    Qė s’pajtohet me robėri.



    Shqipėri kemi nė Kosovė,

    Pėr liri derdhė gjak me okė.



    Kem Shqipėri nė Malėsi,

    Digjet, shkrihet si qiri.



    Shqipėri kemi nė Preshevė,

    Pėr ēlirim armėt ngjeshė.



    Kem Shqipėri nė Iliridė,

    Qė lufton pėr komb e dritė.



    Gjithė kėto troje janė Shqipėri,

    Pa ēka se sot janė koloni!



    Kem Shqipėri me toskė e gegė,

    Rrėnjė ilire me dy degė.



    Si Shqiponja me dy krerė,

    Nėnė Shqipėria me dy fletė.



    Si Feniksi ngjallė prej hiri,

    Nėnė Shqipėria si floriri.



    Kjo Shqipėria jonė etnike,

    Trung e rrėnjė ilirike.



    Njė fis, njė farė e njė gjak jemi,

    Shqipėrinė atmėmėdhé e kemi.



    Nga do t’shkojmė e ngado t’vemi,

    Shqiptar jemi, njė Shqipėri kemi.



    (Suedi, 2000)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    MALLKIMI I HISTORISĖ!
    I

    Historia flet e rrėfen,

    Shqipėria - i pari vend,

    Se shqiptari - autokton,

    Qė nga filli kėtu jeton.



    Biri Zeusit e Titanit,

    Mė i lashti i Ballkanit,

    Mė i moēmi i Evropės,

    Mė i pari i gjithė botės.



    Zanafillė nga parahistoria,

    Origjinė nga tejlashtėsia,

    Nga Atlashtėt e Atlantidės,

    Nga Pellazgėt e Pellazgjisė,

    Nga Ilirėt e Iliridės,

    Nga Arbėrorėt e Arbėrisė,

    Nga Shqiptarėt e Shqipėrisė.



    Popull i lashtė, mistik,

    Popull i ri, romantik,

    Popull i papjekur politikisht!

    Popull i pazhvilluar ekonomikisht!

    Popull i pushtuar, i robėruar!

    Popull i ndarė, i copėtuar!

    Popull i pėrēarė nga xhelozia!



    Popull qė s’mėson nga historia!

    Popull qė i pėrsėritet tragjedia!

    Popull qė i zgjatet robėria!

    Popull qė nuk din ē’ėshtė liria!

    Popull qė s’di si bashkohet Shqipėria!



    II

    Jetojmė me ėndėrra, mite,

    Me legjenda e balada!

    Nėpėr mijėvjeēarė e vite,

    Nė shekuj e dekada!



    Ne nuk jemi realistė!

    Ne jemi idealistė!

    Tė bardhės i themi e zezė!

    Gjithėēka fusim nė njė thes!

    Tė zezės i themi e bardhė!

    Mendja na shkon vėrdallė!



    Nuk ecim pėr toke e mbi dhé!

    Po pėr qielli e mbi ré!

    Kem histori madhėshtore!

    Ajo na ka shkelur prore!

    Nga ajo asgjė nuk mėsojmė!

    Njėri-tjetrin nuk e ēmojmė!

    Na ka nėnēmuar perėndia!

    Na ka mallkuar historia!



    Historia – gjykatėse parimore,

    E luftėrave popullore,

    E ngjarjeve historike,

    E pėrēarjeve histerike!



    Historia nuk tė falė,

    Ajo ashpėr tė dėnon,

    Ėshtė vepėr, jo fjalė,

    Kur atė nuk rrespekton!



    Historia na ka dėnuar!

    Historia na ka mallkuar!

    Dėnim i gjatė pa kufi!

    Mallkim i rėndė, mizori!



    Kaluan shekuj e mijėvjeēarė!

    Rob e skllav kombi shqiptar!

    Dymijė vjet robėri, pushtim!

    Dymijė vjet skllavėri, copėtim!

    Dymijė vjet greko-sllavė!

    Dymijė vjet armiq barbarė!

    Dymijė vjet dielli s’na ndritė!

    Dymijė vjet nė terr, pa dritė!

    Dymijė vjet mallkim e zi!

    Dymijė vjet pa atdhé, liri!

    Dymijė vjet dhunė, mynxyrė!

    Dymijė vjet Shqipėri n’zinxhirė!



    III

    Jemi popull i mallkuar!

    Kjo po shihet ditė-pėrditė!

    Jemi popull i harruar!

    Kjo po dihet nga tė gjithė!







    Kush na mallkoi pa mėshirė?!

    Na la nė ferr, nė errėsirė!

    Perėndia e vėrtetė qiellore?

    Apo “perėnditė” tokėsore?!



    Na mallkuan t’Parėt tanė?!

    Na mallkuan Babė e Nanė?!

    Na mallkoi historia!

    S’mblodhi mend shqiptaria!



    Na mallkoi historia!

    S’u bashkua Iliria!

    Se Ilirėt s’u pajtuan!

    Kurrė popull s’u formuan!

    Mbetėn fise tė pėrēarė!

    S’u bėn tok, po tė ndarė!

    Nė dhera t’huaja luftėtarė!

    Pėr fron t’huaj lakmitarė!

    Njėri-tjetrin e tradhėtuan!

    Dhe liri kurrė s’fituan!

    Armikun s’e dėbuan!

    Ilirinė nuk e ēliruan!



    N’Romė e Bizant perandorė!

    N’Iliri robėr, shėrbėtorė!

    N’Vatikan Papė e kardinalė!

    N’Iliri mushkė e kalė!



    IV

    Historia na mallkoi!

    Se Arbėrori nuk dėgjoi!

    Nga ajo asgjė s’mėsoi!

    Rrugės Ilirit shkoi!

    Pėr liri nuk luftoi!

    Po pėr ara e kodrina!

    Pėr livadhe e lėndina!

    Pėr burime e bashtina!

    Principata e pasuri!

    Nuk luftoi pėr Arbėri!



    Mbi ēdo breg e mal shkėmbor!

    Delte njė kapedan arbėrorė!

    Nė ēdo krahinė e fshat malorė

    Nga njė princ me bajrak n’dorė!

    Mė shumė princėr e kapedanė!

    Se luftėtarė me jataganė!



    Dhe rrethonin me thupra shelgu!

    Njė copė toke nga lumi te bregu!

    Dhe brohorisnin nga vetėkėnaqėsia:

    ”Unė jam Prijėsi, kjo ėshtė Arbėria”!



    Princ pas princi, kapedan pas kapedani!

    Shtoheshin principatat arbėrore!

    Copėtohej pambarim vatani!

    Shtoheshin “Arbėritė” fisnore!



    E Arbėria kurrė nuk bashkohej!

    E Arbėria kurrė nuk formohej!

    E Arbėria kurrė nuk ēlirohej!

    E Arbėria ēdo ditė zvogėlohej!



    V

    Na mallkoi historia!

    Dhe n’robėri mbet Arbėria!

    Se pa u tharė vula e Lezhės!

    Dukagjinėt thyen besėn!



    Se Mojsiu braktisi Arbėrinė!

    Se Hamzai pėlqeu tradhėtinė!

    Princėrit s’ishin n’unitet!

    Tinėzisht luftonin pėr pushtet!

    Disa shpinėn ia kthyen Atdheut!

    Tė tjerė kundėr Skėnderbeut!



    N’Arbėri luhej valle e vjetėr!

    Princi kundėr princit tjetėr!

    Principata kundėr principatės!

    Me tradhėti e majė tė shpatės!



    Ata nuk e donin pajtimin!

    Ata nuk e donin bashkimin!

    Ata nuk e donin lirinė!

    Ata nuk e donin Arbėrinė!



    Gjergji ynė gjithė jetėn luftoi!

    Po Arbėrinė s’e ēliroi!

    Lidhur nė tri pranga tė robėrisė!

    Nga osmanllinjtė e Mongolisė!

    Nga Venediku i Italisė!

    Nga princėrit egoistė tė Arbėrisė!



    Princėr e principata n’armiqėsi!

    Nė pėrleshje, n’dyluftim!

    Arbėria e pushtuar, pa fuqi!

    E copėtuar, nė rėnkim!



    VI

    Historia na mallkoi!

    Se Shqiptari Arbėrin trashėgoi!

    Se princėrit u bėnė pashallarė!

    Kapedanėt – bajraktarė!

    Principatat e vogla mesjetare!

    U bėnė pashallėqe turko-shqiptare!



    Dhe vazhdoi rendja pėr pasuri!

    Vazhdoi pėrleshja pėr grada e ofiqe!

    Vazhdoi lufta pėr pushtet pa liri!

    Vazhdoi pėrpjekja pėr kolltuqe!

    Mes pashallėqeve e pashallarėve !

    Vazhdoi avazi i vjetėr i shqiptarėve!

    Vazaliteti i baballarė-agallarėve!

    Nėn sundimin e turk-barbarėve!

    Vazhdoi copėtimi i Arbėrisė!

    Vazhdoi robėria e Shqipėrisė!



    Se s’pajtoheshin pashallarėt!

    Se ishin tė shumtė tradhėtarėt!

    Se s’bashkoheshin pashallėqet!

    Se nuk bashkoheshin bajraqet!

    Se s’kishin burrėri oxhaqet!

    Se nuk faleshin gjaqet!

    Se s’luftonin pėr liri!

    Se s’luftonin pėr Shqipėri!

    Dhe fitonte Osmanllia!

    Dhe vazhdonte robėria!



    VII

    Na mallkoi historia!

    Se s’u bashkua shqiptaria!

    Se shqiptarėt luftonin me rend!

    Herė n’Himarė e herė n’Kelmend!



    Shuhej kryengritja nė Kosovė!

    Shpėrthente tjetra nė Pollog!

    Ndalej kryengritja n’Karadak!

    Niste tjetra nė Sanxhak!









    Shuhej njė kryengritje nė Veri!

    Fillonte tjetra nė Jug pėrsėri!

    Disa kryengritje nė dimėr e verė!

    Disa nė vjeshtė apo pranverė!



    Bėnin gara bajraku me bajrak!

    Cili po derdh mė shumė gjak!

    Pashallarėt me pashallarė!

    Cili ėshtė mė shumė shqiptarė!



    Gara krahina me krahinė!

    Cila don mė shumė Shqipėrinė!

    Dhe s’u shkonte kurrė ndėrmend!

    Si ta bashkojnė kėtė vend!

    Si t’pajtohen e t’bashkohen!

    Nga pushtimi tė ēlirohen!



    Kėshtu i grahėn historisė!

    Nėpėr shekujt e robėrisė!

    Djegėje pas djegėje!

    Plaēkitje pas plaēkitje!

    Gjakosje pas gjakosje!

    Humbje pas humbje!

    Dhe kurrė fitore e liri!

    Kurrė ēlirim e pavarėsi!



    Historia na mallkoi!

    Se shqiptari nuk ndryshoi!

    Se shqiptari princ mbeti!

    Se luftoi veē pėr veti!



    Mbet pashį e bajraktar!

    Kapedan e lakmitar!

    Mbet shqiptar egoist!

    Mendjemadh e narcist!

    Mbet xheloz, karrierist!

    Mendjelehtė, lokalist!

    Mbet vazal e mercenar!

    I pabesė e tradhėtarė!











    VIII

    Historia na mallkoi!

    Se shqiptari tok s’luftoi!

    Kosova lufton pėr pavarėsi!

    Shqipėria pėr ekonomi!

    Ilirida pėr autonomi!

    Ēamėria pėr prona e shtėpi!

    Kosova Lindore pėr tė drejta njerėzore!

    Malsia e Madhe pėr tė drejta kulturore!



    Se shqiptarėt luftojnė tė ndarė!

    Tė copėtuar, tė pėrēarė!

    Se shqiptari shet shqiptarin!

    Dhe i ligu - atdhetarin!



    Na mallkoi historia!

    S’u bashkua kurrė Shqipėria!

    Humbėm Shqipėrinė ilirike!

    Nuk bashkojmė Shqipėrinė etnike!

    Se kem princėr e principata!

    Qė mprehin thika edhe shpata!

    Kem pashallėqe e pashallarė!

    Qė pėllasin sikur gomarė!

    Kem bajraktarė e bajraqe!

    Mbjellin pėrēarje e shtojnė gjaqe!



    Se shqiptarėt luftojnė me turra!

    Me rend, veē e veē e lara-lara!

    Nė nivel fisnor e krahinor!

    Jo si popull e komb arbėror!



    Shqiptarėt naivė dėshtojnė!

    Se gjithmonė ata harrojnė!

    Se pa pajtim, s’ka bashkim!

    Pa bashkim, s’ka ēlirim!

    Pa ēlirim, s’ka liri!

    Pa Kosovė..., s’ka Shqipėri!



    Se shqiptari s’ka fé shqiptarinė!

    E ka flak tej besnikėrinė!

    Patrioti s’ėshtė patriot!

    Ėshtė dredhaē, ėshtė idiot!

    Revolucionari s’ėshtė revolucionar!

    Ėshtė mburravec e gėnjeshtar!

    Demokrati s’ėshtė demokrat!

    Ėshtė demagog - aristokrat!

    Se shqiptari mbeti „shqiptar“!

    Luftėtari s’u bė luftėtarė!

    Dhe Shqipėria mbeti ”Shqipėri”!

    Pa dinjitet, pa nderė e liri!







    IX

    Historia na mallkoi!

    Dhe mynxyra kurrė s’pushoi!

    Shqipėrinė e pllakosi!

    Kaos pas kaosi!

    Dhe pėrtokė e plandosi!



    Ushtri pas ushtrie!

    Lukuni pas lukunie!

    Legjion pas legjioni!

    Invazion pas invazioni!



    Fushatė pas fushate!

    Fregatė pas fregate!

    Hordhķ pas hordhie!

    Agonķ pas agonie!

    Taborr pas taborri!

    Terror pas terrori!



    Pushtim pas pushtimi!

    Dezertim pas dezertimi!

    Shtrėngatė pas shtrėngate!

    Disfatė pas disfate!

    Gjumė pas gjumi!

    Llum pas llumi!

    Gabim pas gabimi!

    Dėshtim pas dėshtimi!

    Zvetėnim pas zvetėnimi!

    Shkretim pas shkretimi!

    Lėndim pas lėndimi!

    Lėngim pas lėngimi!



    Pėrēarje pas pėrēarje!

    Ndarje pas ndarje!

    Pėrgjakje pas pėrgjakje!

    Tėrmet pas tėrmeti!

    Kiamet pas kiameti!

    Defekt pas defekti!



    Andrallė pas andralle!

    Pėrrallė pas pėrralle!

    Hon pas honi!

    Iluzion pas iluzioni!

    Hipnozė pas hipnoze!

    Diagnozė pas diagnoze!



    Rrėnojė pas rrėnoje!

    Mortajė pas mortaje!

    Humnerė pas humnere!

    Kolerė pas kolere!

    Muranė pas murane!

    Rrėshqanė pas rrėshqane!



    Lak pas laku!

    Ēark pas ēarku!

    Gjak pas gjaku!

    Qorrsokak pas qorrsokaku!



    Zjarr pas zjarri!

    Varr pas varri!

    Shkrumb pas shkrumbi!

    Plumb pas plumbi!

    Flakė pas flake!

    Plagė pas plage!



    Frikė pas frike!

    Panikė pas panike!

    Thikė pas thike!

    Ferr pas ferri!

    Tmerr pas tmerri!

    Terr pas terri!



    Dhunė pas dhune!

    Traumė pas traume!

    Klithmė pas klithme!

    Dridhmė pas dridhėme!

    Hatį pas hataje!

    Akullnajė pas akullnaje!



    Lot pas lotimi!

    Vaj pas vajtimi!

    Kukamė pas kukame!

    Hallakamė pas hallakame!

    Psherėtimė pas psherėtimi!

    Rėnkim pas rėnkimi!

    Pėrplasje pas pėrplasje!

    Vetėvrasje pas vetėvrasje!

    Delir pas deliri!

    Harakir pas harakiri!



    Stuhi pas stuhie!

    Robėri pas robėrie!

    Mizori pas mizorie!

    Pabesi pas pabesie!

    Tragjedi pas tragjedie!

    Tradhėti pas tradhėtie!



    Fantazi pas fantazie!

    Zi pas zie!

    Llahtari pas llahtarie!

    Lemeri pas lemerie!

    Lebeti pas lebetie!

    Zymtėsi pas zymtėsie!



    Therror pas therrori!

    Dėshmorė pas dėshmori!

    Deri n’kėtė ditė kolonizimi!

    Varfėrie e trishtimi!



    Sa shumė ushtri!

    Sa shumė kėrdi!

    Sa shumė plagė!

    Sa shumė vrragė!

    Sa shumė armiq!

    Sa pak miq!



    Sa pak drejtėsi!

    Sa pak barazi!

    Sa pak njerėzi!

    Sa pak liri!

    Sa pak Shqipėri!

    Sa shumė robėri!



    X

    Na mallkoi historia!

    Nuk lulėzoi kurrė Shqipėria!

    Bar e lule kurrė nuk ēeli!

    Se kėtė vend ēdokush e shkeli!







    Hegjemon pas hegjemoni!

    Faraon pas faraoni!

    Diktator pas diktatori!

    Mbret pas mbreti!

    Shtet pas shteti!



    Gjeneral pas gjenerali!

    Vandal pas vandali!

    Ushtar pas ushtari!

    Barbar pas barbari!

    Sundimtar pas sundimtari!

    Kryetar pas kryetari!



    Bajloz pas bajlozi!

    Karagjoz pas karagjozi!

    Kusar pas kusari!

    Emisar pas emisari!



    Lajkatar pas lajkatari!

    Grabitqar pas grabitqari!

    Gjaksor pas gjaksori!

    Kolonizator pas kolonizatori!



    XI

    Historia na mallkoi!

    Se Shqipėrinė e drejtoi!

    ”Shqiptar” pas ”shqiptari”!

    Tradhėtar pas tradhėtari!



    Politikan pas politikani!

    Mjeran pas mjerani!

    Lider pas lideri!

    Beter pas beteri!

    Parķ pas parie!

    Kryesi pas kryesie!

    Deputet pas deputeti!

    Lanet pas laneti!



    Makut pas makuti!

    Hut pas huti!

    Satan pas satani!

    Profan pas profani!

    Katallan pas katallani!

    Gardian pas gardiani!

    Shtrigan pas shtrigani!

    Shejtan pas shejtani!



    Dallkauk pas dallkauku!

    Duduk pas duduku!

    Histerik pas histeriku!

    Fanatik pas fanatiku!

    Apatik pas apatiku!

    Kaotik pas kaotiku!



    Horr pas horri!

    Morr pas morri!

    Kasap pas kasapi!

    Cjap pas cjapi!



    Djall pas djalli!

    Ēakall pas ēakalli!

    Ciklop pas ciklopi!

    Miop pas miopi!



    Puritan pas puritani!

    Pagan pas pagani!

    Leckaman pas leckamani!

    Ēoban pas ēobani!

    Haram pas harami!

    Hajvan pas hajvani!

    Sejmen pas sejmeni!

    Shizofren pas shizofreni!



    Sakat pas sakati!

    Malukat pas malukati!

    Hajdut pas hajduti!

    Pirat pas pirati!

    Xhelat pas xhelati!

    Lugat pas lugati!



    Puthador pas puthadori!

    Shėrbėtor pas shėrbėtori!

    Renegat pas renegati!

    Burokrat pas burokrati!



    Sa shumė ideologė!

    Sa shumė demagogė!

    Sa shumė egoistė!

    Sa shumė sadistė!

    Sa pak nacionalistė!











    Sa pak bestarė!

    Sa pak luftėtarė!

    Sa pak ēlirimtarė!

    Sa pak shqiptarė!

    Sa shumė tradhėtarė!



    Shumė bastardė, shumė vazalė!

    Shumė cuba, shumė bukėshkalė!

    Shumė barbarė dhe pushtetarė!

    Herė tė huaj, herė shqiptarė!



    XII

    Na mallkoi historia!

    Veē tė zeza pat Shqipėria!

    Ndarje zinxhirė, kurrė bashkim!

    Mallkim, mallkim, mallkim!

    Pėrēarje, pėrēarje, pėrēarje!

    Ndarje, ndarje, ndarje!

    Robėri, robėri, sėrish robėri!

    Pushtim, pushtim, nė vazhdimėsi!

    Vuajtje, vuajtje e mjerim!

    Varfėri, varfėri e pėshtjellim!



    Pse na ndoqi fati i zi?!

    Nėpėr histori, nė pafundėsi!

    O Zot, o djall, o shqiptar!

    A ka burrė e luftėtar?

    Qė armikun e tund?

    Qė pluhurin e shkund?

    A ka fund, a ka shpėtim?

    Qė tė dalim nga ky pushtim?!



    Pėrsėriten humbjet ciklike!

    Anembanė Shqipėrisė etnike!

    Vlon armiqėsia si kazan!

    Shpėrthen mėria si vullkan!

    Bėn kėrdinė tradhėtia!

    N’zi mbulohet Shqipėria!



    Ēudi e paradoksale!

    Tmerr dhe fatale!

    Shqiptarėt s’i bashkoi robėria!

    Patriotizmi, as dashuria!

    S’i bashkoi pushtimi!

    As greko-sllavėt e kolonizimi!

    S’i bashkoi pushka e lirisė!

    As rėnkimi i shqiptarisė!

    S’i bashkoi lufta ēlirimtare!

    As gjenocidi e krimet barbare!



    Nuk pati pajtim e miqėsi!

    Pati pėrēarje, armiqėsi!

    Prapaskena e prapėsi!

    Vėllavrasje dhe pabesi!

    Hakmarrje dhe ligėsi!

    Dyftyrėsi e poshtėrsi!

    Karrierizėm dhe zili!

    Inat, urrejtje e xhelozi!



    Le tė zihet hėnė e diell!

    Le t’pėrzihet dhé e qiell!

    Le t’trazohet tokė e det!

    Me ne bėjnė eksperiment!



    Ēamėria - po jep shpirt!

    Malėsia - n’terr pa dritė!

    Ilirida - as gjallė, as vdekė!

    Kosova Lindore - therė pa rrjepė!

    Kosova Qendrore - pėr gazep!

    Mbarė Shqipėria dalė nė treg!



    Mallkim, pėrēarje e robėri!

    Nėpėr shekuj, nė pėrjetėsi!

    Derisa Shqiptarėt tė mbushen mend!

    Ta ēlirojnė, bashkojnė kėtė vend!

    Qė mallkimin ta kthejnė n’bekim!

    Dhe pėrēarjen nė pajtim!

    Dhe robėrinė nė ēlirim!

    Dhe Shqipėrinė nė lulėzim!



    (Suedi, 2000)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shefki Hysa
    Nga EDLIN nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-12-2012, 17:23
  2. Ēėshtja e pazgjidhur ēame
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 02-04-2012, 08:32
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. The missing diplomacy
    Nga Turi72 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:20
  5. Shkrime të Rrok Berishës
    Nga Arb nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 18:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •