Doni të shkruani një tregim. Jeni i pasionuar por familja iu pengon, gruaja flet, fëmijët qajnë, telefoni cingerron, apo burri bërtet. Ju nuk mund të koncentroheni dhe doni të bëni grevë nga çdo detyrë shtëpiake derisa të përfundoni së shkruari.
Shkurani kushtet të cilat familja duhet të plotëson, në mënyrë që ju të ktheheni tek punët e shtëpisë. Tregimi mund te jet real por edhe i imagjinuar. Jo me shume se 500 fjale sepse do te merr shume kohe t'i lexojme.
Une po filloj e para. Jan te mire se ardhura, kritikat gramatikore, drejteshkrim dhe shenja te pikesimit.
Darka kishte përfunduar. Vajza ime, Sara kishte rënë në gjumë dhe unë shkova në zyre, mbylla derën dhe u ula para kompjuterit. Mbylla sytë dhe pamje nga personazhi filluan të shfaqen. Gishtërinjë filluan të shkruajn me shpejtësi duke goditur tastaturën me sytë mbyllur pa ditur nëse po qëlloja shkonjat e sakta. Do të kisha mundur ta përfundoja një kapitull brena natës, sikur qeni im, Merry të mos kishte ardhur të bënte zhumë pranë meje. Ajo kishte arritur ta hapte derën; shkundej pranë meje dhe bënte zhurmë me atë etiketën me emër që mban në qafë. U mundova ta injoroj, por ajo vraponte përreth e eksituar dhe gulçuar. Unë humba pamjet e personazhit dhe gishtrinjët u ndalën. Vështroja monitorin, duke mos ia vë veshin Merrit, por a vuri kokën nën dorën time dhe me hundë e shtynte lartë. Nuk brengosesha që ajo kishte nevoj të dilte jashtë.
“Budallaqe, pse nuk po shkon ta pengosh Johnin, i cili vetëm po shikon futboll. A është loja e tij më me rëndësi se shkrimi im? E pyeta por ajo vetëm shtrembëronte kokën herë majtas herë djathtas. Ia hapa derën e zyrës dhe zura jashtë. U ktheva prapë të shkruaj. I mbylla prapë sytë, prita që personazhi të më shfaqej, por ai refuzonte. Pesë minuta më vonë, dëgjohet John duke bërtitur, “Bad dog, bad dog,” dhe zhurmën e gazetës dhe qeni duke qajtur. Nuk u brengosa, ai duhet ta fshin fëlliqësirën e saj. Pse nuk ia ka vë mendjen kur ajo ka kërkuar të dilte jasht? Çfarë të duash, them me vete dhe kthem prapë tek shkrimi. Dy minuta më vonë, vajza ime Sara ishte zgjuar dhe qante. John dhe mami mundoheshin ta qetësojnë por ajo me zërin e saj të përgjumshëm thërriste, ma, ma, ma. Nuk muna të rezistoj. Dola nga zyra, e mora në krahë dhe luajtëm derisa u lodhëm dhe na zuri gjumi.
Zgjohem në ora 5 të mëngjesit, laj fytyrën dhe dhëmbët. Ende në pixhama, mora të gjitha vegëlat e punës (për të shkruar), disa ushqime të thata, ujë dhe shkova në “Farm House”. Nuk do të vishem që tiketat e rrobave të mos më gërrithin, nuk do të lahem, nuk do gatuaj, nuk do pastroj, nuk do të lajmërohem në telefon e as email, e as të luaj me vajzën. Jam në grevë, kështu që, të gjithë më lëni rehat, derisa ta përfundoj tregimin!
Krijoni Kontakt