Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 103
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Miliarderen e pritėm si Helenėn e Trojės, por na shkatėrroi djalin”

    “Miliarderen e pritėm si Helenėn e Trojės, por na shkatėrroi djalin”


    (Vendosur: 13/12/07) Kur dėgjojnė tė pėrmenden emrat e Franit, djalit tė fshatit tė tyre, tė cilin e njohin mirė dhe Rulės, miliarderes greke, banorėt e Nėnshatit, njė nocion gjeografik pėr midis ....

    Nga i dėrguari ynė nė zonė, Ferdinand Dervishi

    Shkodrės dhe Lezhės, sidomos femrat, lėshojnė njė frazė apo pasthirrmė. Ėshtė njė gjest qė u del nė mėnyrė tė pakontrolluar dhe qė shoqėrohet me njė buzagaz fragmentar tė palexueshėm, ashtu siē ndodh me ēdokėnd qė duhet tė japė njė opinion pėr njė ngjarje qė, ose e njeh shumė mirė, ose e ka lodhur. E kanė pritur si tė ishte njė divė kinemaje “nusen e djalit”, pa e pyetur shumė pėr moshėn, pa u interesuar shumė pėr biografinė greke dhe paratė qė thoshin se i kishte me lopata, madje duke besuar me dashamirėsi njė thashethem, sipas tė cilit ajo nuk i kishte kaluar tė dyzetat. Por me kalimin e kohės duket janė ndier keq dhe kjo ka ardhur jo vetėm nga historia e ndarjes, por edhe nga komentet qė grekja e famshme nė atdheun e vet, ka bėrė nė adresė tė familjes sė Franit dhe mė tej. Kjo ėshtė risia e kėtyre ditėve, vendosur si kurorė dhimbjeje, mė saktė bezdie, pėrmbi fshatin zadrimor, madje duket e kaptuar edhe pėrmbi hijen qindravjeēare tė tre objekteve fetare qė kanė lidhje me katolicizmin, tė ngulura nė shpatin e malit, pėrmbi shtėpitė qė fshikullohen nga njė erė brisk e ftohtė.
    “Unė e takova Rulėn”
    “Tė ftohtin e bėn era kėtu. Po tė mos frynte, s’ėshtė vend i keq”, na thotė kur na sheh tė kruspullosur Mark Preēi, njeriu i parė qė takuam nė Nėnshat. Ėshtė 54 vjeē dhe nga tė paktėt qė nuk bėn tė habiturin pėr historinė e Franit me greken Rula. “Kam dėgjuar pėr ta, por unė vetėm njėherė i kam takuar. Ja, kėshtu nė rrugė, si edhe juve. Ishin me njė makinė tė zezė dhe ndaluan tė mė pėrshėndesnin. Duhet tė ketė qenė fillimi i kėtij viti. Makinėn e ngiste grekja. Unė e njihja mirė Franin dhe familjen e tij, pasi ishim fqinjė”, rrėfen Marku. Mė tej 54-vjeēarit i ka bėrė pėrshtypje qė Frani i ka thėnė, se femra qė ngiste makinėn ishte nusja e tij. Marku kishte shqiptuar automatikisht: Tė trashėgoheni! Mėson se janė duke shkuar nė njė dasmė nė fisin e tyre nė fshatin fqinj, Dajē – Zadrimė dhe i pėrgjigjet grekes po nė greqisht, kur ajo kėrkon njė opinion pėr Franin. “Mė thotė, Frani kalo pedhi” (Frani ėshtė djalė i mirė) dhe unė i pėrgjigjem “poli kalo” (shumė i mirė)”, vazhdon rrėfimin Mark Preēi, duke u hedhur nė historinė e vet tė shkuarjes dikur si emigrant klandestin nė Greqinė fqinje. Ndėrkohė i jemi afruar shtėpisė sė vjetėr dhe vilės sė re tė papėrfunduar tė Fran Shtjefnit, ose dy objekteve qė pranė njėri-tjetrit reflektonin atė pabarazinė ekstreme mes primitivitetit dhe modernes.
    “Mark, nuk tė bėri pėrshtypje qė grekja, nusja e Franit, ishte e madhe nė moshė”, ishte pyetja qė kėrkonte njė reagim paksa tė kushtėzuar.
    “Mė bėri pėrshtypje, dukej nė fytyrė, por ishte edhe shumė e mbajtur”, shqiptoi bashkėbiseduesi tė vėrtetėn e tij.
    Fati i njė familjeje
    Njė tufė prej mė shumė se 100 gjelash deti, qė zadrimorėt i quajnė “bibaj” (shumėsi mashkullor) dhe ‘biba” (shumėsi femėror), njė nga mėnyrat e mbijetesės sė zonės, krahas emigracionit pothuaj total tė meshkujve tė aftė pėr punė, na bllokojnė rrugėn e makinės fare pranė vilės sė re tė Franit. Gjithsesi, mė interesante ishte shtėpia e vjetėr ku shqiptari mbase mė i famshėm nė Greqinė fqinje kishte lindur dhe kishte kaluar rreth 14-15 vite tė jetės. Familja e pėrbėrė nga i ati, Tom Simon Shtjefni, nėna Gonxhja, dhe katėr fėmijėt, mblidhej tė jetonte nė dy dhoma shumė tė ngushta, pasi nė pjesėn tjetėr tė shtėpisė jetonte familja e xhaxhait. Dhe mjafton tė pėrfytyrosh njė shtėpi krejt tė rrėnuar, me tavan tė ulėt dhe tė shqyer, pėr tė krijuar njė pėrshtypje se sa e vėshtirė kishte qenė jeta nė njė kooperativė bujqėsore tė kohės sė diktaturės, ku prindėrit e Franit nuk ishin mė shumė se bujq tė rėndomtė pėr bukėn e gojės. Por fatkeqėsia mė e madhe do tė vinte nė vitet e para tė demokracisė, kur sherri nė njė qendėr votimi i merr familjes tė zotin e shtėpisė. Tom Shtjefni qėllohet me armė dhe plumbi nuk ndalet duke pushkatuar gjithė familjen qė mbetet pa asnjė mbėshtetje. Moment qė detyron Franin adoleshent, tė marrė udhėt e kurbetit dhe tė punojė fort. Aq fort, sa tė mbajė familjen dhe tė nisė njė shtėpi, njė shtėpi tė lartė, tė madhe, mė katėr kate pėr tė katėr vėllezėrit, njė shtėpi qė tė dukej nga larg si tė ishte simbol i vetė vitalitetit. Por edhe njė shtėpi e gjitha e ndėrtuar me punė tė ndershme, thėnė ndryshe me djersė e gjak.
    Krenaria
    “Vilėn e ka ndėrtuar para se tė njihej me greken Rula. Madje qė kur u lidh mė tė, nė objekt nuk ėshtė vėnė mė asnjė tullė”, rrėfen mbėshtetur pranė sobės me zjarr bubulak, File Shtjefni, njė grua plakė rreth 80-vjeēare, fqinje dhe njėkohėsisht kushėrirė e familjes sė Franit qė dikur kishte pritur nė shtėpi pėr kafe nipin dhe nusen e tij greke. Gruaja plakė rrėfen se e kishin pritur si tė ishte vetė Perėndia, mysafiren e largėt dhe se tė njėjtėn gjė do tė bėnin nėse ajo do u trokiste sėrish nė derė. “E kemi traditė qė t’i hapim derėn atij qė vjen si mik. I hapim derėn edhe nėse nuk na pėlqen”, ėshtė nė thelb filozofia jo vetėm e nėnės File, por e gjithė zonės dhe njerėzve qė edhe sot pranojnė dhe zbatojnė njė pjesė tė ligjeve qė vijnė nga Kanuni i famshėm i Lekė Dukagjinit.
    “Por jo tė thotė Rula, se e ka marrė gjithė familjen e tij nė Greqi, sepse i ka marrė vetė Frani, para se tė njihej me tė. E dėgjuam dje nė televizion dhe nuk na erdhi mirė”, hidhen familjarėt e tjerė qė shprehin njė pakėnaqėsi duket e ardhur nga njė pasaktėsi mediatike. Gjithsesi kaq mjafton qė bashkėbiseduesit tė futen nė njė rreth revolte. Janė nga ajo racė njerėzore qė mė shumė se gjithēka vlerėsojnė krenarinė, qė s’duhet tė njolloset nė asnjė mėnyrė. “I mori Frani dhe ne kujtojmė se shitėn lopėn e dhitė pėr tė bėrė lekėt e udhėtimit klandestin. Kaluan nga Maqedonia, nė kėmbė”, shtojnė me njė frymė. Dhe mė tej: “Rulėn e kemi pritur dhe respektuar si tė ishte Helena e Trojės. Pėr shkak tė respektit ndaj Franit e priti gjithė fisi, gjithė shoqėria, nuk e lamė tė binte pėrtokė”, mėshojnė me tė njėjtin opinion tė betonuar. Nė vazhdim me ton tė ndėrruar rrėfejnė se Rula kishte ardhur me njė kostum zadrimor, se nuk e dinin se ishte e pasur dhe se respektin Franit dhe asaj ia kishin bėrė sikur ai tė ishte martuar me njė 15-vjeēare. Ndėrsa kur kanė mėsuar se janė ndarė, kushėrinjtė e shumtė tė Fran Shtjefnit, flasin me tjetėr gjuhė. Ndarja duket u ka pėrkėdhelur sedrėn. Thonė shkurt edhe se “na erdhi keq qė u ndanė”, edhe se “nė kėtė rast s’ka ē’duhet gjė pasuria”. Duket mentaliteti i zonės, edhe pse kohėt e fundit i lodhur nga ngjarje qė e kanė shėnjestruar pėr ta ndryshuar, nuk e pranon njė lidhje tė njė djaloshi tė ri me njė femėr qė ėshtė edhe mė e shkuar nė moshė se nėna e tij.
    e vėrteta e pathėnė
    Gjithsesi nė gjurmė tė historisė sė Fran Shtjefnit dhe miliarderes greke Rula Brohopoulu, aty nga fundi i udhėtimit, panorama ėshtė mė e qartė. Nė fshatin Dajē–Zadrimė, ku Rula ka bujtur mė 29 janar 2007, me rastin e dasmės sė Aleksandėr Simonit dhe Beltina Gazullit, qė tė dy kushėrinj tė afėrt tė Fran Shtjefnit, enigma e historisė ėshtė edhe mė e lexueshme edhe pse askush nuk dėshiron tė flasė i identifikuar. Janė tė njėjtėt njerėz qė e kanė pritur shumė miqėsisht Rulėn edhe gjatė vizitės sė dytė, dy muaj mė parė, nė shtator, kur ajo kishte ardhur edhe pse ishte e ndarė me Franin. Tė njėjtėt qė thonė se do i hapin dyert e do e presin nė ēdo kohė nėse do u trokasė si mike, tė njėjtėt qė pranojnė edhe dėshirėn e saj tė fundit pėr tė pasur njė shtėpi nė fshatin e tyre...
    “Por mos kujtoni se gjithēka qė ndodh ėshtė ashtu si thuhet nė televizione...”, ėshtė fjalia qė na ndal frymėn. Njeriu pėrballė rrudh vetullat dhe bėn njė fytyrė tė vuajtur kur flet. Thotė se nė gjithė kėtė histori i humburi i vėrtetė ėshtė vetė Fran Shtjefni dhe ca mė tepėr edhe familja e tij. I njėjti thotė se tashmė pas ndarjes fakti, qė Frani vazhdon tė punojė atje ku ka punuar para se tė lidhej me Rulėn, nė njė ndėrmarrje qė prodhon elemente duralumini, thotė shumė. Thotė se Frani nuk ka pėrfituar asgjė prej ish-gruas sė tij tė pasur. Po kėshtu edhe familja, nėse nuk do tė llogaritet ndihma e Rulės, pėr t’i pajisur me dokumente qėndrimi nė Greqi, njė ndihmė qė injorohet gjithsesi e justifikuar me faktin se tė gjithė shqiptarėve nė Greqinė fqinje u ėshtė dhėnė shansi periodikisht tė pajisen me dokumente qėndrimi.
    “Kemi dėgjuar se ajo i ka dhuruar Franit njė fuoristradė “Toyota” qė ka kushtuar 85 mijė euro...”
    “Ku ėshtė, a mund tė na thoni? Nė pronėsi tė kujt ėshtė, a e dini? Se Frani nuk ka asgjė veē shpatullave tė veta”, ėshtė pėrgjigjja e dhėnė me njė frymė. Mė tej shpėrthimi: “Ajo ėshtė duke i shkatėrruar jetėn. Truprojat e saj e survejojnė pėrditė, i rrinė nga pas si hije, i ndėrhyjnė nė jetėn private. Gazetarėt gjithashtu... Grekja duket se ka dėshirė tė bėjė show nė televizione me kėtė histori dhe prej kėndej tė korrė tė ardhura tė tjera... A ka gojė Rula tė flasė pėr nėnėn fisnike tė Franit. E ka pritur si mbretėreshė, e veshi me duart e saj me kostum zadrimor, kurse tani qė Frani vendosi tė ndahet, Rula e pėrēmon...”. Mashkullit qė rrėfen nė kėtė kohė i formohet nė majė tė gjuhės ajo pasthirrma e pakontrolluar... E kemi dėgjuar disa herė dhe tashmė na duket mė e identifikueshme. Ėshtė diēka e ngjashme me “e marrtė morti!”, ose “e marrtė e mira!”. Shprehje qė nuk kanė shumė dallim nė momentin e nxjerrjes nė dritė. Tė dyja shfaqin mosaprovim tė dukshėm.

    Historia mė e dashur e televizioneve greke

    Historia e martesės dhe ndarjes sė shqiptarit 28-vjeēar Fran Shtjefni dhe miliarderes greke 58-vjeēare Rula Brohopolu, ėshtė ndoshta mė e gjuajtura nga mediat greke kohėt e fundit. Ajo ka nisur rreth dy vite mė parė, kur Rula, njė personazh i njohur nė Greqi pėr shkak tė pasurisė shumė tė madhe dhe e bėrė edhe mė e famshme gjatė njė emisioni televiziv shumė tė ndjekur tė kategorisė “reality show” njihet me djaloshin shqiptar Fran Shtjefni dhe me kalimin e kohės dashurohet pa kushte. Vėnė kurorė nė Greqi dhe mė pas ndėrmarrin edhe njė vizitė nė vendlindjen e Franit, nė Nėnshat tė zonės sė Zadrimės. Por lidhja zgjat vetėm njė vit, pasi shqiptari largohet. Njė ngjarje qė shoqėrohet me shumė pėrpjekje tė grekes pėr ribashkim. Ndėrkohė nė lojė futen edhe mediat greke qė e ngrenė historinė nė zenit. Lotėt e Rulės para kamerave tashmė njihen nga tė gjithė grekėt. Vlen tė theksohet se nė intervistat e saj, Rula flet me shumė respekt pėr shqiptarėt edhe pse nė kėtė rast sulmohet shumė, por edhe lavdėrohet pėr sinqeritetin.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Qe edhe nji rast mbi 100 te tilla...
    Kjo dhidhje ishte mjaft romantike dhe kjo femna Rula Brohopolu qenka mjaft zonje e bukur bile ma e bukur se Frani qe perparsi ka vetem vitet ne leternjoftim e jo ne kokź.
    Une e kritikoj ashper se pari Franin qe pranoi puthjen e par ...ok gabim
    por ai shkoi atje me tutje ketu atje ne restorent me te pse ?
    Frani pranoi te martohet, familja erdhi nga shqiperia e gjitha opsss ne villa ...
    tash ai ben shantazhe,
    shum keq shum keq, nuk luhet me ndjenja te dikujt.
    Ajo ruda nukishte e vjeter , ku pat ju e vjetet 58 vjeē
    Po 27 vjeēarja amerikane a u martu me plakun 90 vjeē e ndejti disa vite me te edhe ai ishte multi miliarder e keto raste jan te shumta ku sot femnat po martohen me te rij .
    Po qka ti bejm plakut ? therr ne kamb JO JO
    -----------------
    Me vjen keq per ket zonjen qe aq shum e perkledhi ate dhe familjen e tij edhe su tregu burr !
    ai me dashuri kishte me fitu me shum se nji shtepi e nji gjip.
    ne fund
    ka shum shqiptar qe jan martu e kan ba shantazhe ....jem te paret per tu fol per neve !
    ma bukur kishte me qen shqiptari ja mori zemren zonjes miliardere e jo e mur per para
    nuk din shqiptari qka o ēokollada
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 13-12-2007 mė 17:17
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #63
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Nga gjithe kjo histori me bejne pershtypje fjalet e Grekes.
    Jane fjalet me te bukura, te thena publikisht, per ne Shqipetaret nga nje i/e huaj.(dhe grek qe do te thote shume)
    Kur ndonje gazetar, ose fgure e njohur thote dicka te keqe per ne hidhemi perpjete, dhe dhe s`leme gje pa share me rrenje e me dege. Por edhe kur na lavderojne, ne prape i shajme?
    Ne shajme njeri tjetrin, dhe s`leme fjale pa thene.
    Nje zot na merr vesh se c`fare rrace paskemi qene?
    Frani kur paska qene kaq burre i mire, mos i hynte fare muhabetit.
    Per mua kjo grua eshte nje fatkeqe e dashurise se saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga niktironci : 13-12-2007 mė 18:52

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga niktironci Lexo Postimin
    Nga gjithe kjo histori me bejne pershtypje fjalet e Grekes.
    Jane fjalet me te bukura, te thena publikisht, per ne Shqipetaret nga nje i/e huaj.(dhe grek qe do te thote shume)


    Frani kur paska qene kaq burre i mire, mos i hynte fare muhabetit.
    Per mua kjo grua eshte nje fatkeqe e dashurise se saj
    .
    ke fol shum me vend ,niktironci
    shum me vend.
    Frani nuk ka vy per qellime materiale me ja thy zemren nji gruje qe bertiti fort e lart per dashurin e tij, ajo ka fol publikisht se Frani me siguri i ka dhen asaj dashuri, perndryshe ajo zdo merrte guxim me fol bublikisht edhe nese Dashuria na ben "budalle" ajo edhe na ben te menqur e rreciprok , pra ajo kur ka pa shantage ka preferu mallin qe ka fitu apo trashegu se nji "Gigolo" shqiptar !
    femnat e rritura nuk i dojn gigolot (zjigolo)!!!! do nguleni shpejt !siq asht ngul frani .
    Dashuria te ben trim te lumtur te menqur te menqurin e ben budale e destabilizon ta humb menden andaj mos prek ne materaial ...se prishet krejt.
    Une per vete kam prish miqsit "seriose" me te parin takim kerkojn pare "huva" ....flm flm keni humb adresen nuk jam banka botrore
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 14-12-2007 mė 06:56
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #65
    http://www.youtube.com/watch?v=4GtHg...eature=related



    kjo eshte karagjozke shqeto haha, akuzon ate femret tjeter per ngacmin seksual per te shoqin hahahha

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    qka osht gjith kjo sken telefilmi , pse ajo asht ne histeri e nuk kontrollohet aspak !
    Ai ketu asht tregu shum korekt e nuk ka humb durimin , menquri e tij .
    sken e veshitir.
    ---------------------
    ai tash asht ba i njoftur , ku asht Top chanel me ftu ne nji emision

    a mundet dikush te na perkthei pak skenen ne ket lokal, resorent apo kafe , pse ishte aq terr ?kush ishte vajza qe qante ....kush jan personat ne dritare ne anen e majt te ekranit ?
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina Lexo Postimin
    qka osht gjith kjo sken telefilmi , pse ajo asht ne histeri e nuk kontrollohet aspak !
    Ai ketu asht tregu shum korekt e nuk ka humb durimin , menquri e tij .
    sken e veshitir.
    ---------------------
    ai tash asht ba i njoftur , ku asht Top chanel me ftu ne nji emision

    a mundet dikush te na perkthei pak skenen ne ket lokal, resorent apo kafe , pse ishte aq terr ?kush ishte vajza qe qante ....kush jan personat ne dritare ne anen e majt te ekranit ?
    Skena eshte qe ai po pi kafe dhe Rula e akuzon se ai shkon me banakieren.
    Ata refuzojne dhe ajo i akuzon.
    Ai djali, Frani, pavaresisht se eshte 28 vjec eshte shume i qete, gjithmone pak e sak i ka llafet.
    Sherri u be kot edhe pse vajten ne polici nuk ben akuza me shkrim.
    Po Rula tha fjale te renda te Frani dmth qe e mban me leke dhe qe eshte shqiptar etj. etj. dhe vajzes i tha qe do ta ndjek nga Greqia.
    \N e fund kerkoi falje.
    Ehste e shkare nga trute e kokes po ju nuk besoni.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    posesive e keqe ishte Roula...je i imi ti je i vorfur ske ku ik !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Dorentina, ti qe po e mbron kaq shum Rullen / mashtrusen ,tani ajo asht e lire,mund te i propozoni.

  10. #70
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Per ēfare ishte budallaqe?
    Sepse dashuroj?.......dashuria kur te vjen nuk te pyet fare!

    E perse te mos e mbante?
    Cfare kishte me teper ai?
    Kishte vite me pak,por ajo kishte nje zemer dhe nje dashuri aq te madhe per te..

    Ai mashkull nuk meriton dashurine e saj,pasi ka perfituar dhe ajo akoma e do!!
    Si mund te gjykoni njerezit ne kete fare menyre?!
    Cfare do te mendonit po te ishit ju ne vendin e saj nje dite,ose dikush qe ben pjese ne familjen tuaj?!
    Keshtu do gjykonit?!......them qe jo,sigurisht qe jo!
    ME FAL POR SI MUND TE RRISH ME NJE NJERI QE TE DASHURON PA MASE DHE TI NUK NDJEN ASGJE PER TE.UNE NUK BESOJ SE AI KA NDONJE FAJ.AS AJO NUK KA, U DASHURUA MBAS TIJ SI E MARRE. POR JO DHE DASHURI ME DETYRIM SE NUK KA KUPTIM FARE.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •