Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784

    Berisha: Embargoja e Serbisë ka për ta ndihmuar Kosovën

    DEKLARATA TE FORTA PATRIOTIKE TE BERISHES DHE THACIT


    Berisha: Embargo, do ndihmoje Kosovn
    E Marte, 11 Dhjetor 2007


    Berisha ka deklaruar hapjen e kufijve shqiptare dhe daljen ne Adriatik te Kosoves, ne rastin e nje embargoje te mundshme te Serbise, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Nje deklarate te tille te forte, Kryeministri shqiptar e ka hedhur ne linjen direkt te emisionit “Opinion”, te drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu, ne TV Klan. Duke u shprehur se Shqiperia e ka njohur dhe do ta njohe pavaresine e Kosoves, kreu i ekzekutivit shqiptar ka paralajmeruar nje ndihme totale ne drejtim te Prishtines, ne rastin e aplikimit te pengesave ekonomike nga ana e qeverise serbe. “Nuk perjashtohet mundesia qe Serbia te aplikoje forma te vjetra, te reagoje ne menyre jo normale per te veshtiresuar jeten ekonomike te qytetareve te Kosoves. Embargoja do te konvenonte, por ne kete rast, se pari, do te ftoja te gjithe biznesin kosovar te rishqyrtoje ceshtjen dhe te mos jete i papergatitur para kesaj mundesie. Se dyti, Shqiperia do te beje qe te gjitha rruget e komunikimit te saj per Kosoven dhe popullin e saj te jene efikase. Qeveria nuk do te ndikohet nga asgje per te krijuar lehtesira si qytetareve te Kosoves, ashtu edhe faktorit nderkombetar per te perballuar veprime”, ka qene deklarata e Kryeministrit Berisha. Ne te njejten kohe, ai nuk ka munguar te shprehet se qetesia ne Kosove eshte e garantuar nga forcat nderkombetare dhe BE, duke mos perjashtuar faktin se qeveria shqiptare po e ndjek me vemendje kete ceshtje dhe per kete ka dhe nje plan, te cilin nuk ka preferuar ta beje publik. Ne te njejten linje ka qene dhe kryeministri i mandatuar kosovar pas fitores ne zgjedhje te PDK, Hashim Thaci, i cili perpos ndihmes nderkombetare, e cileson si shume te domosdoshme ndihmen e Tiranes zyrtare, duke u kujdesur ne deklaratat e tij qe te mos e mbivleresoje kercenimin serb.

    Gjate debatit ne “Opinion”, dy zyrtaret me te larte shqiptare, ne te dy anet e kufirit, Berisha dhe Thaci, perballe panelit te gazetareve ne Tirane dhe Prishtine, kane qene ne te njejten linje per sa i perket shpalljes se pavaresise se Kosoves, ne akord te plote me faktoret relevante nderkombetare. Por, pavaresisht se te dy personalitetet e larta kane pranuar se kane nje date per kete eveniment te rendesishem qe do te mevetesonte shtetin e ri te Kosoves, nuk kane preferuar ta bejne publike nje gje te tille. Kryeministri Berisha eshte shprehur se data 10 dhjetor perkon me perfundimin e mandatit te Trojkes per te gjetur nje zgjidhje per ceshtjen e Kosoves, e cila, sipas tij, ka deshtuar. “Pala serbe dihet se i forcoi me tej nga qendrimi i Kremlinit, por shmangu zerat per perdorimin e forces. Duhet te them se prej nje viti procesi i blerjes se kohes mori fund. Udheheqja e politikes se Kosoves nuk eshte e njeanshme, ajo bazohet ne nje dokument qe ka mbeshtetje boterore pervecse nga Beogradi dhe Kremlini. Detyrimet qe vijne me pas e sinkronizojne”, ka qene deklarata e Kryeministri Berisha, per te cilin ndarja e Kosoves eshte e papranueshme. Ne te njejten linje ka qene dhe Thaci teksa eshte shprehur se do te vazhdoje me punen e rregullt qe te respektohet axhenda per synimin e pavaresise se popullit te Kosoves. “Ne ditet e ardhshme presim takimin e presidenteve te BE dhe vendimi i BE-se eshte duke u konsoliduar e mbas dergimit te ketij raporti te treshes, besoj do te jemi gati per shpalljen e pavaresise”, tha Thaci.

    Berisha:

    “Ky eshte flamur kombetar i shqiptareve dhe kete nuk mund ta mohoje njeri. Mendoj se debati do te hapet, ne fryme vellazerore sepse flamuri eshte kombetar dhe askush nuk do ta mohoje kete. Do te kete nje ujdi qe ta perdorin shqiptaret kudo apo Shqiperia, kete le t’ia leme dialogut. Kodi i te reneve qendron tek ky flamur, ai nuk mund te negociohet, ai respektohet, prandaj kam mirekuptim me kete shtet se ai do te kete nje flamur shteteror administrativ dhe kjo kerkon nje dialog i hapur”

    Thaci:

    “Kudo qe kane zhvilluar perpjekjet shqiptaret, flamuri ka qene dicka qe na ka bashkuar. Sot Kosova po behet shtet, ne do ti respektojme, do ti kultivojne vlerat tona, flamuri kombetar i Tiranes eshte edhe i Kosoves, por edhe i Tetoves. Natyrisht ne do te kemi simbolet tona. Shume shpejt Kosova do te kete flamurin e vet shteteror, himnin, simbolet dhe internacionalen e kombetares per te marre pjese ne aktivitete nderkombetare te ndryshme dhe per ta vendosur ne institucione”.


    MARR NGA GAZETA KOHA JON

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Embargoja do te konvenonte, por ne kete rast, se pari, do te ftoja te gjithe biznesin kosovar te rishqyrtoje ceshtjen dhe te mos jete i papergatitur para kesaj mundesie
    do te thote... blini de-gjeneratora , se po ja u preu serbi energjine elektrike, shqiperia ska ctu jape
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Embargoja do te jete ne favor tonin se me kete menyre Kosova shkeputet perfundimisht nga Serbia dhe ridrejtohet nga Shqiperia. Nese ndodh kjo, te gjitha mallrat qe dikur Kosova i blinte ne Serbi, do t'i bleje ne Shqiperi dhe kjo eshte shume mire per kombin shqiptar pasi ne ekte menyre lidhemi edhe ekonomisht.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    hajt moj nanë mos ke frik se ke djem ne amer - ik....
    Bravo berisha qe zgjat doren kosovarve, vertet asht Baba i popullit shqiptar !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    vertet asht Baba i popullit shqiptar !
    baba jot ndoshta po jo i popullit shqiptar


    Berisha ska ca te hapur cdo gje eshte e hapur mes kosoves dhe Shqiperise.


    Nese mban dicka te mbyllur momentalisht dhe pret qe ta hap pas embargos se Serbise turp te kete.


    Te merr ne qafe me deklerata po me vepra ku eshte zero.

  6. #6
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Vagabondo, leri pakenaqesite politike. Nuk eshte momenti tashti.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Bravo per Berishen, jam simpatizant i Berishesh edhe pse jetoj ne tjeter shtet, mirpo mendoj se esht me patriot prej socialisteve per 10000000 her me shum. Edi Rama sme duket fare shqiptar, sesht burr per te udheheq shtet. Paramendo esht zhvesh bashk me gruan e tij ne plazhet e Frances , po cka duhet te presim prej tij ??

    Shkojm ne tem. Mendoj se Serbia dot pson me shum nga embargot , sepse cdo vit prej Serbie ne Kosov hyjn mallra me vler prej 400 milion eurosh. Nese vendos embargo, ku dot shkojn kto mallra, a nuk esht kjo renie e ekonomis Serbe dhe mbyllje e shum bizneseve serbe.
    Un se di pse nuk e shfrytezon biznesi shqiptar mundesin qe te fiton nga tregu i madh i Kosoves, pse te lejojm qe malli i Serbis te hyje ne Kosov, pse mos te shkruje Made in Albania. ? E shof ktu ne Maqedoni sllavt luten qe te ket embargo ndaj Kosoves , sepse ne ket rast dot fitonin duke shit mallin e ktij shteti ne Kosov. E Shqiperia cben ?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Buli_3
    Anëtarësuar
    13-08-2006
    Vendndodhja
    rrugeve
    Postime
    28
    Vendos ose jo shtriga plake-serbia embargo,shyqyr qe Mema Shqiperi eshte afer dhe e gatshme per te ndihmuar popullin kosovar.

    Embargoja si institut nuk eshte diqka e preferuahme nga askush, rrjedhimisht jo edhe per kosovaret, por sidoqofte edhe ne rast se embargoja vendoset nga serbia, shyqyr qe ekzitson alternativa, dhe kjo sigurisht do te stimuloje perforcimin bashkepunimit te bizneseve shqiptaro - shqiptare, qe realisht edhe do jete nje dobi sidomos per kompanite e Shqiperise.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    baba jot ndoshta po jo i popullit shqiptar

    .
    Nuk kam thene Baba jot ik or ....idi...kot
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Nuk kam thene Baba jot ik or ....idi...kot
    ...sa per embargo, Berisha gezohet, ai do ta theje embargon edhe kete here, i fort eshte ai, po me duket se eshte duke i ferkuar duart....
    Nejse tani seriozisht.
    Me se miri do ishte qe ne ti bejmi embargo serbise se sa ajo neve....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •