Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Ardhja e PDSH-së si “lulja që çeli në dimer”(26)

    Dymbëdhjetë dhjetorin, në mëngjes e kaluam me urime mes njëri-tjetrit në oborrin e fakultetit, pa denjuar të hynim në leksione. Rreth orës 09.00 të paradites, bashkë me gjithë shokët e kursit dolëm në sheshin “Demokracia”, ku pritej të zhvillonin mitingun e tyre të parë punëtorët e ndërmarrjeve të Tiranës. Mitingu doli mjaft i suksesshëm. Dhjetëra oratorë shprehën në mënyrë emocionale solidaritetin me studentët demonstrues. U lajmërua se pasdite do zhvillohej mitingu festiv.

    Deri pasdite grupi organizator i studentëve, bashkë me pedagogët dhe intelektualët e tjerë u mblodhën disa herë në godinën 15, për të programuar punët. Aty u vendos të bëhej regjistrimi i 300 firmave nënshkruese për partinë e re dhe në një mbledhje që zgjati pak më shumë se 90 minuta, u vendos emri i ri politik i opozitës. Diskutimi për emrin mori disa herë nota nervozizmi pasi një pjesë e madhe e pjesëmarrësve kishin alergji për fjalën “parti”, por më në fund u vendos që opozita politike të quhej “Partia Demokratike e Shqipërisë”, emër që në një farë mënyrë u huazua nga praktika pluripartiake e Kosovës, ku që prej një viti drejtonte Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës.

    Në orët e mesditës dhe sidomos me ardhjen e trenit kryesor në orën 14, me mjëra qytetarë dhe të rinj nga Kavaja, Shkodra, Lezha, Elbasani, Durrësi, Laçi etj, u drejtuan për në qytezën studentore. Shtypi i asaj dite kishte botuar në kryeartikuj, kronikën e takimit të studentëve me R.Alinë. Njoftimet uniforme të zyrës së shtypit të R.Alisë informonin(27) se: “Përfaqësuesit e studentëve njoftuan shokun Ramiz për krijimin e organizatës së tyre të pavarur politike të studentëve dhe intelektualëve të rinj”.

    Lajmi për krijimin e një organizate studentore të ndryshme nga ajo që drejtonte Alia, arriti të ngacmojë dukshëm kureshtjen e njerëzve, të cilët pas kësaj ishin mëse të bindur se studentët kishin fituar mbi Alinë. Atë ditë, tek godina 15, rreth 28 ish-antarë të PPSH-së dhe më tepër se 320 emra të arsimuarish të lartë, kryesisht studentë dhe pedagogë nënshkruan themelimin e opozitës së parë shqiptare, PDSH-së. Ardhja e disa anëtarëve të distancuar nga PPSH-ja në PDSH për momentin pati një rëndësi të jashtëzakonshme politike, sepse për të gjithë u bë e qartë se në regjimin personal të 13 antarëve të Byrosë Politike dhe sigurimit të shtetit, jo të gjithë spektatorët e tjerë ishin fajtorë dhe përgjegjës politik.

    Në hyrje të rrugicave lidhëse me qytetin “Studenti” sidomos tek Ura e Lanës, policia e përforcuar në numër kishte bllokuar kalimin e qytetarëve. Cuditërisht ne na pëlqenin kontrolle të tilla, pasi për zbavitje bënim baste me njëri-tjetrin, se a do të mundnim të gënjenim policët duke kaluar postbllokun, por e keqja ishte se të gjithë kalonim, pra askush nuk e fitonte bastin. Unë atë ditë kalova duke treguar latat e ushqimit, simboli më origjinal i studentëve. Duke kaluar në rrugica vazhdimisht shikoja të rinj që kapërcenin mbi muret e shtëpive private, vetëm për të kaluar policinë.

    Sheshi “Demokracia” ishte në festë. Tejmbushur, mbi çdo kapacitet, me më shumë njerëz në historinë e vet, vlonte nga thirrjet, brohoritjet, entuziazmi. Një orator komunikoi se mitingu do shtyhej për aq kohë, sa policia të lejonte qytetarët tiranas për të ardhur në qytetin “Studenti”. Policia nuk lejoi asnjë, por qytetarët erdhën, duke bredhur rrugicave private të lagjes “Ali Demi”. Të parët në mikrofonin e mitingut dolën Azem Hajdari dhe Sali Berisha. Entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm. Berisha hodhi për herë të parë në publikun shqiptar idenë e Shqipërisë së bashkuar, alternativë që mitingu e priti me parrulla dhe ovacione të fuqishme për Kosovën. Imami lexoi programin minimal të PD-së që do t’i dërgohej Ministrisë së Drejtësisë për miratim.

    Programi i opozitës shqiptare ashtu siç pritej ishte reformator dhe kombëtar, duke u bërë njëherësh pasqyra e ëndrrave dhe aspiratave demokratike të shqiptarëve. Partia Demokratike përcaktoi dialogun me gjithë partnerët politik, rrugën paqësore dhe institucionale si mjetin e saj të luftës politike. Ajo angazhohej për respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, garantimin e tyre me ligj sipas dokumenteve dhe standarteve të njohura ndërkombëtare.
    PD shprehej me vendosmëri për garantimin e lirisë së shtypit dhe informimit, të tubimit, protestës dhe lëvizjes, për zgjedhje të lira dhe periodike, për një legjislacion modern dhe për ndërtimin e shtetit ligjor, për reforma të thella në arsim, kulturë, shkencë dhe shendetësi, për integrim më të madh të rinisë dhe gruas në shoqëri, për kushte optimale për punëtorët dhe të drejtat e tyre, për sindikata të pavarura dhe nxitjen e mendimeve dhe organizimeve të pavarura.

    Në fushën politike, opozita premtoi hapje të plotë integruese në proceset dhe institucionet evropiane, rivendosjen e marrëdhënieve me gjitha shtetet dhe institucionet, rritjen e rolit përfaqësues të Shqipërisë, njohjen e Republikës së Kosovës dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve atje për vetvendosje, garantimin e të drejtave të minoritetit në Shqipëri dhe për një politikë afrimi dhe integrimi të shpejtë në KSBE.

    Në fushën ekonomike, opozita zotohej për shpejtimin dhe thellimin e reformave, për ristrukturimin e ekonomisë në një ekonomi tregu me shumllojshmëri pronash dhe sanksionimin e tyre me ligj, për afirmimin e inciativës së lirë dhe për një angazhim serioz për privatizimin dhe pronën prvate në fshat.

    Oratorë të tjerë, studentë, intelektualë dhe punëtorë mbajtën gjallë atmosferën festive të rreth 50 mijë pjesëmarrësve në miting. Tashmë ngjarjet ndiqeshin nga gazetarë dhe fotoreporterë, kameramanë dhe fotografë vendas dhe të huaj. Dikush në mikrofon kërkoi të sulmonte në emër diktatorin E.Hoxha, por reagimi i mitingut ishte jounanim, duke mos u kuptuar, nëse heshtja e një pjese ishte shenjë protestuese apo miratuese.

    Thirrjet “E duam Shqipërinë, si gjithë Evropa”, “Liri demokraci”, “Kosova Republikë”, “Rrofshin refugjatët”, “Kthehu Kadare!” etj, u përsëritën dhjetëra herë gjatë mitingut. Në fund u komunikua rikthimi i studentëve në mesim që të nesërmen dhe fillimi i punës për organizim e plotë të opozitës së parë politike dhe demokratike në Shqipëri, Partisë Demokratike të Shqipërisë.

    Prezantimi i parë publik i lidershipit intelektual të opozitës, dha shanse se përkrahja dhe besimi ndaj tyre do të ishte gjithnjë në rritje. Berisha dhe Pashko ishin figurat më të njohura liberale dhe opozitare të muajve të fundit të ‘90-ës. Berisha ka konfirmuar faktin se bashkërisht me Pashkon dhe me A.Meksin përgatiten dhe hartuan programin minimal të PDSH-së,(28) program që për presidentin e ardhshëm “ishte shumë i mirë dhe realisht u bë pasaportë jetike e PD-së për në Evropë”. Ky lidership i parë intelektual i opozitës shqiptare, u vlerësua lart edhe nga pjesa më serioze e shtypit botëror. Një koment i agjencisë Reuters, veçoi (29) se: “udhëheqësit e PD-së qenë të zotë të kontrollonin vetveten dhe situatën dhe të vendosnin një komunikim të mirë me masën”.

    Kalimi nga miting në një forcë politike, nuk ishte një rutinë e thjeshtë por një proces i gjatë dhe i mundimshëm politik. Opozita në ditët e para të shfaqjes së vet ligjore, më shumë sesa politikanë profesionistë në lidershipin e saj provizor kishte njerëz të kulturuar, reformatorë dhe liberalë që besonin dhe shpresonin tek ndryshimi i tërë shoqërisë. Ky ndryshim i menjëhershëm i shoqëruar me shndërrimin e shqetësimit dhe përgjegjësisë nga individuale në shoqërore, bëri që në hapat e para të saj, opozitës t’i imponoheshin hapa dhe qendrime aspak të dëshirueshme për synimin e saj madhor. Gafat e para të një pjese drejtuese të opozitës në deklarata emocionale politike apo në bindjen mashtruese për fitore absolute në zgjedhjet e para pluraliste të marsit 1991, janë tërësisht të justifikueshme dhe duhen parë brenda kohës kur u bënë, jashtë çdo tendence paragjykimi. I tillë duhet konsideruar edhe paradoksi se megjithëse opozita ishte deklaruar si antikomuniste dhe antisocialiste, në programin e saj minimal ajo ishte e imponuar nga ligji në fuqi ta emërojë Shqipërinë si “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”.

    Afrimi i një grupi të gjerë intelektualësh pranë opozitës së parë shqiptare kishte rëndësi të madhe. Nga shumë vëzhgues dhe analistë të atyre ngjarjeve, lidhja publike mes intelektualëve dhe studentëve në frontin antikomunist ishte vendimtare dhe është konsideruar si suksesi më i madh i opozitës. Ndryshe nga periudha e vështirë e izolimit dhe injorancës komuniste, opozita dha shembullin e parë konkret sesi vendi mund të udhëhiqej nga pjesa më e emancipuar dhe më intelektuale e shoqërisë.

    Vlerësimet për opozitën e re shqiptare ishin të menjëhershme. Departamenti i Shtetit, Bashkimi Evropian, misionet e huaja diplomatike dhe tërë shtypi perëndimor u treguan unanim dhe entuziaztë në lartësimin e lëvizjes studentore dhe themelimit të opozitës shqiptare. Njëherësh me ta, shkrimtari më i njohur shqiptar I.Kadare deklaroi(30) se: “Shqiptarët, siç u shpresua me të drejtë, arritën shumë shpejt në konsensus kombëtar për të krijuar një opozitë sa të vendosur aq edhe me nivel të lartë në çdo pikëpamje. Fakti që në krye të saj ishte inteligjenca dhe studentët ishte kuptimplotë. Partia Demokratike Shqiptare ishte ndër partitë më të forta e të qarta opozitare që u krijuan në krejt Lindjen gjatë vitit 1990. Me këtë akt, shqiptarët duke sfiduar profecitë cinike i dëshmuan botës se ishin shumë më të qytetëruar e më evropianë, sesa disa që i përmendnin ditë e natë këto fjalë që gjendeshin prej tyre aq larg”.

    vijon...

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Opozita: kalimi nga front antikomunist në parti politike

    12 dhjetori 1990 formalisht themeloi opozitën shqiptare. Orët, ditët, javët dhe muajt e mëpasshëm konkretizuan ekzistencën dhe siguruan mbijetesën e kësaj opozite. Dhjetori dhe lëvizja studentore krijuan shansin që akti historik i krijimit të PD-së të shndërrohej realisht, në akt për krijimin e një fronti të përbashkët dhe sa më të gjerë antikomunist. Kjo ishte arsyeja, që fillimisht në radhët e PD-së dhe në aktivitetet e saj publike u afruan të gjitha kategoritë e forcave të sotme të djathta politike. Balllistët, monarkistët, konservatorët, republikanët, liberalët, demokristianët, ish-të përndjekurit politikë, të burgosurit e ndërgjegjës në dhjetor 1990 ishin pjesë aktive dhe e pandarë e opozitës së vetme ligjore, PDSH-së.

    Evoluimi i proceseve demokratike në Shqipëri krijoi mundësitë që këto kategori qytetarësh me bindje dhe interesa të përcaktuara ekonomike, sociale dhe politike të largoheshin nga PD-ja dhe gjenin strehë në parti të profilizuara sipas alternativave të mësipërme. Dalja me vonesë në profilin e vet politik të ballistëve, monarkistëve dhe grupeve të tjera më nacionaliste, lidhej edhe me mentalitetin politik dhe social të tranzicionit shqiptar. Fillimet e pluripartizmit nuk arritën të siguronin një larmi alternativash politike, por vetëm dy fronte kundërshtare dhe opozitare, komunistët dhe demokratët. Të tjerët u ndienë ende të frikësuar dhe të pafuqishëm të t’u përshtatur dhe prezantuar publikisht me konkurencën pluraliste. Në dhjetor 1990 dhe muajt e parë të vitit 1991, as që mund të imagjinohej të flitej dhe propagandohej për grupimet tradicionale nacionaliste, si ballistët dhe monarkistët. Regjimi komunist ishte treguar i pamëshirshëm për 45 vjet në ndërtimin dhe zbatimin e një propagande të ashpër antikombëtare dhe demagogjike kundër tyre, saqë edhe në radhët e demokratëve kishte nga ata nismëtarë që i trembeshin afrimit në drejtim të figurave disidente të lidhura me këto kategori.

    Krijimi i Partisë Demokratike u bë në bazë të një vullneti dhe dëshire të jashtëzakonshme të studentëve dhe pedagogëve të tyre. Ky akt nuk kishte skenarë dhe imitues të gatshëm, por ishte shprehje e tërë aspiratave, ëndrrave dhe iluzioneve të pafundme të mijëra shqiptarëve për liri, demokraci dhe përparim. Formalisht, akti i krijimit të opozitës u realizua në një rrugë mjaft të thjeshtë. Nga mitingu i madh i studentëve dhe solidariteti i pedagogëve, vullnetarisht, u afruan dhe nënshkruan themelimin e opozitës të gjithë ata të pranishëm që e ndienë këtë si një bindje personale dhe detyrim ndaj vetvetes, familjes dhe shoqërisë. Numri, dëshira, vullneti dhe larmia e tyre ishin shumë më të madha sesa kufizimet juridike për minimumin ligjor për krijimin e një force politike.

    Në listën e nismëtarëve shumica absolute dominohej nga studentët më aktivë të demonstratave të 8-9 dhjetorit. Më pas vinin pedagogët, intelektualët dhe vetëm një numër i vogël i përkiste punëtorëve. Kjo përbërje formale e listës themeluese të PD-së kishte domethënien dhe arsyetimet e veta objektive dhe subjektive. Më 12 dhjetor 1990, Tirana ishte kryeqendra e vendit dhe qyteza studentore ishte e vetmja pjesë me të vertetë e çliruar dhe evropiane e Shqipërisë. Por, në thellësi të qyteteve dhe fshatrave shqiptare, me 12 dhjetor 1990 ndodheshin ende 18 kampe përqendrimi dhe 14 burgje me të burgosur të ndërgjegjes të cilët në mungesë të imponuar fizike iu bashkuan opozitës shqiptare vetëm disa ditë pas miratimit të saj ligjor.

    Ky realitet i kushtëzuar nga kushte dhe rrethana krejt të ndryshme la hapësirë të lirë që vendin e disidentëve të vërtetë politikë, të ish-të burgosurve të ndërgjegjes dhe të trashëgimtarëve të grupimeve të njohura nacionaliste dhe antikomuniste, ta zinin kategori të tjera individësh të cilët në dhjetor 1990 për shumë arsye e panë veten në opozitë me regjimin. Në një moment aq kritik dhe të papërsëritshëm ishte normale që të afroheshin me nismëtarët e opozitës qytetarë të ndryshëm, parimet dhe synimet politike të të cilëve mund të kishin shtysa dhe synime edhe të kundërta.

    Kjo përbërje dhe shfaqje interesash heterogjene, deshifrohet me shikim të parë edhe në listën themeluese të PD-së që realisht përbën dokumentin bazë të identifikimit të pozicionit politik të antikomunistëve në dhjetorin e 1990-ës. Brenda kësaj liste nuk bashkëjetojnë vetëm studentët idealistë dhe pedagogët liberalë e reformatorë, por edhe individë të kategorive të tjera të përfaqësuara nga një trashëgimi personale e familjare mjaft kontradiktore. Nëse, në regjimin komunist një ministër besnik futej në 20-30 njerëzit më të besuar dhe më të pushtetshëm të diktatorit, kjo nuk ndikoi që në nismëtarët antikomunistë të PD-së të radhiteshin edhe bij ministrash dhe deputetësh të PPSH-së. Gramoz Pashko përbën shembullin tipik të njeriut që kishte vendosur t’iu bashkohej studentëve kundër regjimit që babai i tij kishte drejtuar për më shumë se 20 vjet. Në listën themeluese të PD-së qendrore dhe dhe në radhët e para aktive të opozitës lokale nuk munguan të afrohen edhe pinjollë të tjerë, prindërit e të cilëve kishin drejtuar për vite të tëra dikastere të rëndësishme të regjimit, institucione kulturore, artistike, ndërmarrje nacionale dhe deri edhe Komitete të PPSH-së në rrethe të rëndësishme.

    Sipas shumë dëshmive të ngjarjeve të dhjetorit, një pjesë e intelektualëve zyrtarë dhe pinjollëve të tjerë të piramidës komuniste e konsideronin krijimin e opozitës së parë demokratike si lëvizje të iniciuar nga Alia për mënjanimin e konservatorëve të PPSH-së. Ndonjë prej tyre u afrua me opozitën, thjesht për shtysë hakmarrjeje personale ndaj eksponentëve drejtues të regjimit. Brenda atyre që u afruan fillimisht me opozitën kishte edhe nga ata intelektualë dhe qytetarë të tjerë që e menduan dhe e konceptuan krijimin e një force politike rivale me komunistët si shans për të larguar nga pushteti drejtuesit injorantë si M.Asllanët dhe P.Miskot dhe për të zënë kolltuqet e tyre zyrtare. Pavarësisht nga alergjia e jashtëzakonshme që të rinjtë, breza të tërë shkrimtarësh dhe krijuesish të talentuar dhe të denigruar nga regjimi kishin për kreun politik të Lidhjes së Shkrimtarëve Dh.Shuteriqi, asnjë prej nismëtarëve të opozitës nuk reagoi, protestoi apo dyshoi në sinqeritetin e vajzës së tij për t’iu bashkuar aktit historik të themelimit të opozitës antikomuniste. Dhënia fund e psikologjisë së luftës së klasave si pasojë e biografive familjare, ishte një tregues tjetër i një mentalitetit të ri qytetar dhe politik që opozita krijoi dhe trashëgoi që në ditën e parë të jetës së vet publike.

    Në betejën për ngritjen e strukturave politike të opozitës në gjithë Shqipërinë, është e natyrshme që të kenë depërtuar edhe elementë keqdashës nga sigurimi dhe pjesa tjetër e fshehtë e regjimit. Kjo ka ndodhur në formimin e çdo force politike shqiptare, siç vazhdon edhe sot të ndodhë. Çdo palë kundërshtare përpiqet të fusë në radhët e rivalit politik, të besuarit e vet, përgjegjësia dhe detyra e të cilëve është e përkohshme. Pak a shumë kështu mund të ketë ndodhur ditët e para të themelimit të saj edhe me PD-në. Në favor të këtij dyshimi flasin dy fakte tronditëse. Së pari, evidentimi si bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit të një grupi aktiv politikanësh që megjithëse ishin nismëtar të PD-së brenda viteve 1991-96 u larguan demonstrativisht prej saj. Së dyti, në vitin 1995 kur PD-ja realizoi ristrukturimin e saj të plotë në nivele lokale, numri i të larguarve si ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, sidomos në rrethe periferike ishte çuditërisht shqetësues.

    Ramiz Alia ishte shfaqur i frikshëm dhe i drejtëpërdrejtë në deklaratën e 11 dhjetorit përpara grupit të studentëve se: “Ju nuk i dini mirë ca gjëra. Jeni shumë të rinj. Ndaj ju bëni lojën tuaj dhe unë do të bëj lojën time.” Shumë herë gjatë këtyre viteve shtypi dhe politika shqiptare i është rikthyer komentit të këtyre fjalëve të udhëheqësit të fundit komunist të Shqipërisë, duke dënuar tiparet e përçarjes, mosbesimit të thellë, intolerancës dhe depersonalizimit të individëve të ndryshëm të klasës politike shqiptare.

    Veçanërisht këto referime i janë adresuar PD-së, rruga e së cilët për profilizim si parti moderne politike ishte shumë intensive dhe plot me të papritura. Interesant është fakti se në momentin që Alia dhe opozita demokratike u vunë publikisht në fronte krejt të kundërta dhe të papajtueshme, atëherë edhe pozicioni i individëve dhe grupimeve të vogla brenda opozitës ndryshoi. Kjo shpjegon edhe faktin se brenda pesë viteve të para të jetës pluraliste të PD-së, nga radhët e saj dolën fraksione e grupazhe që iniciuan tetë parti të tjera politike që nga ata që kërkuan koalicion me komunistët dhe deri tek veteranët e ektremit të djathtë.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Referencat:

    1. Gazeta “Zëri i Popullit”, faqe 1, 8 dhjetor 1990
    2. Gazeta “24 orë”, Artikulli “Vjedhja e fitores”, nr 58, dhjetor 1992
    3. Besnik Mustafaj: “Piedestale të zbrazura”, gazeta “Zëri i Rinisë”, 19 shtator 1991
    4. Adem Krasniqi: Gazeta “Rilindja demokratike”, faqe 4, 20 shkurt 1991
    5. Gazeta “Zëri i Popullit”, nr 295, 11 dhjetor 1990
    6. Gazeta “24 orë”, Artikulli “Vjedhja e fitores”, nr 58, dhjetor 1992
    7. Sali Berisha: Intervistë me F.Fevziun, “E diela debat”, TVSH, maj 1998
    8. Sali Berisha: Intervistë me R.Papa, Emisioni “Fokus”, 11 dhjetor 1995
    9. Azem Hajdari: Intervistë, “Studenti”, faqe 2, nr 1, janar 1993
    10. Ismail Kadare: Libri “Nga njëri dhjetor në tjetrin”, Paris 1991
    11. Besnik Mustafaj: “Piedestale të zbrazura”, gazeta “Zëri i Rinisë”, 25-30 shtator 1991
    12. Ramiz Alia: Intevistë me Lino de Matteis, gazeta “24 orë”, nr 17, prill 1992
    13. Ramiz Alia: Intervistë me B.Fevziun, “E diela debat”, TVSH, 5 korrik 1998
    14. Ismail Kadare: Intervistë, gazeta “Gazeta shqiptare”, 21 maj 1998
    15. Sali Berisha: Intervistë me R.Papa, Emisioni “Fokus”, 11 dhjetor 1995
    16. Azem Hajdari: Intervistë, “Studenti”, faqe 2, nr 1, janar 1993
    17. Njoftim zyrtar i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, ATSH, “Bashkimi”, 10 dhjetor 1990
    18. Eduart Selami, Intervistë me L.Ligorin, gazeta “Rilindja demokratike”, 8 dhjetor 1994
    19. Blendi Fevziu: Libri “Pedistale pa statuja”, Tiranë 1993
    20. Blendi Fevziu: Artikull, gazeta “Studenti”, faqe 2, nr 12, 24 dhjetor 1991
    21. Adem Krasniqi: Gazeta “Rilindja demokratike”, faqe 4, 20 shkurt 1991
    22. Botim zyrtar i ATSH-së dhe gazetës “Zëri i Popullit”, nr 296, 12 dhjetor 1990
    23. Ramiz Alia: Libri “Shpresa dhe zhgenjime”, Tiranë 1993
    24. Ramiz Alia: Intevistë me Lino de Matteis, gazeta “24 orë”, nr 43, maj 1992
    25. Aleksander Meksi: Intervistë, gazeta “Republika”, faqe 3, 24 maj 1998
    26. Ismail Kadare: Intervistë, radio “Zëri i Amerikës”, 12 dhjetor 1990
    27. Njoftim zyrtar i gazetës “Zëri i Popullit”, nr 295, 12 dhjetor 1990
    28. Sali Berisha: Intervistë me R.Papa, Emisioni “Fokus”, 11 dhjetor 1995
    29. Peter Humphrey: Koment i “Rojter”, ribotuar në gazetën “Rilindja Demokratike”, 5 janar 1991
    30. Ismail Kadare: Libri “Nga njeri dhjetor në tjetrin”, Paris 1991
    Lista themeluese e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH).
    1. Abaz Muharrem Veizi mekanik
    2. Admirim Xhevahir Xhindi student
    3. Adnand Asim Berdica student
    4. Ardian Meçan Malaj punetor
    5. Adriatik Simon Dhimpali student
    6. Adriatik Avni Hazerai student
    7. Afrim Lulash Krasniqi student
    8. Afroviti Panajot Maçaj student
    9. Agim Avni Buxheli operator
    10. Agim Xhazo Hodaj punetor
    11. Agim Merdan Hasaj student
    12. Agron Vehbi Bala redaktor
    13. Agron Simon Çika mekanik
    14. Agron Ymer Domi operator
    15. Albana Zeqir Malaj studente
    16. Albert Pilo Jerasi pedagog
    17. Albert Lutfi Shehu mekanik
    18. Aleks Gjergo Andoni student
    19. Aleksander Gabriel Meksi arkitekt
    20. Aleksander Luigj Patoci student
    21. Alfred Rrok Gemi student
    22. Alfred Hydri Kolami student
    23. Ali Zenel Sata teknik
    24. Alketa Jorgaq Vito studente
    25. Alqi Stavri Çelemenga student
    26. Alma Isak Babaramo studente
    27. Alma Mete Bendo studente
    28. Altin Sotiraq Gjergo student
    29. Altin Hamit Qoshja student
    30. Altin Zir Vranaraj student
    31. Andrea Filip Leko student
    32. Aneta Paskal Daiu studente
    33. Anila Gjergji Xhillai studente
    34. Anila Resul Kaso studente
    35. Anilda Hasan Ibrahimi studente
    36. Ante Jorgo Koja ekonomist
    37. Arben Sami Basha pedagog
    38. Arben Beqir Broci student
    39. Arben Ali Demeti pedagog
    40. Arben Lulash Dreshaj student
    41. Arben Jakup Ibroja student
    42. Arben Fahri Imami pedagog
    43. Arben Bektash Ismaili student
    44. Arben Pandi Jorgji veteriner
    45. Arben Irakli Prifti student
    46. Arben Ramiz Lika student
    47. Arben Faik Meçe pedagog
    48. Arben Ndreko Ramo inxhinjer
    49. Arben Ali Sadiku student
    50. Arben Kujtim Sula student
    51. Arben Aleksander Tashko pedagog
    52. Ardi Pirro Stefa student
    53. Ardian Mehmet Mehmeti student
    54. Ardian Agostin Palushi student
    55. Ardian Mandi Petrollari student
    56. Ardian Ramadan Saraçi inxhinjer
    57. Ardian Ismail Shehu inxhinjer
    58. Arian Muharrem Gjikondaj inxhinjer
    59. Arian Theodhor Gjoni punetor
    60. Arjan Murat Manahasa student
    61. Arleta Preng Gjoka studente
    62. Arsen Dule Çaushi student
    63. Arta Habib Bajrami studente
    64. Artan Edi Asllani studente
    65. Artan Avduraman Mezini punetor
    66. Artan Arshi Taullai student
    67. Artan Guri Shytaj student
    68. Artur Skender Ajazi student
    69. Artur Arif Biba student
    70. Artur Shpetim Nepravishta student
    71. Artur Rexhep Zuriqi student
    72. Asllan Vangjel Kalia student
    73. Astrit Skender Minarolli punetor
    74. Atnan Xhemal Samarxhiu inxhinjer
    75. Azem Shpend Hajdari student
    76. Bardhok Mark Pecnikaj student
    77. Bardhyl Rexhep Reso inxhinjer
    78. Bashkim Osman Gazidede pedagog
    79. Bashkim Bedri Gjergji redaktor
    80. Bashkim Rexhep Omeri student
    81. Bashkim Fehmi Sala inxhinjer
    82. Bashkim Malo Zahaj skenograf
    83. Bedri Xhevit Sakaj mesues
    84. Behar Sinan Xhodia student
    85. Besim Ramazan Mamaçi inxhinjer
    86. Besnik Mehmet Bajra student
    87. Besnik Azem Kaloshi student
    88. Besnike Enver Bashi studente
    89. Bexhet Mehdi Reso veteriner
    90. Bislim Selim Ahmetaj student
    91. Blend Mario Ashiku mesues
    92. Blendi Agim Gonxhaj student
    93. Bujar Kasem Ballo inxhinjer
    94. Bujar Vasfi Barçi ekonomist
    95. Bujar Nezir Bujari pedagog
    96. Bregina Lirim Llubani studente
    97. Bregina Sazan Kaleshi studente
    98. Çilieta Kostaq Mitro studente
    99. Darjana Kristaq Luli studente
    100.Dashamir Hamit Shehi ekonomist
    101.Demir Aqif Sakaj student
    102.Dervish Rexhep Kurteshi mesues
    103.Dilaver Esat Ismaili teknik
    104.Donika Leonidha Kapidani studente
    105.Doreida Vangjo Petro studente
    106.Dragush Seit Canga mjek
    107.Drini Nuredin Zoto elektricist
    108.Dritan Durim Koçia student
    109.Dritan Pirro Loli student
    110.Dritan Vasillaq Shano student
    111.Dhimiter Mihal Doka pedagog
    112.Dhori Sotir Zoto punetor
    113.Dhurata Qemal Leka inxhinjere
    114.Dhurata Nuredin Zoto zooteknike
    115.Edgar Rahmi Myzyri mekanik
    116.Edlira Bedri Dedja pianiste
    117.Edlira Eqerem Methoxha studente
    118.Edmond Janaq Budina pedagog
    119.Edmond Skender Dragoti pedagog
    120.Edmond Lavdosh Dulaj historian
    121.Edmond Gjovalin Jakaj student
    122.Edmond Betim Kertusha kengetar
    123.Edmond Eqerem Lezo student
    124.Edmond Sotir Mino punetor
    125.Edmond Jorgo Mosko elektricist
    126.Edmond Astrit Nemeçka mesues
    127.Edmond Vani Trako peagog
    128.Edmond Skender Tupja perkthyes
    129.Edmond Ilia Xhomaka student
    130.Eduart Isa Dervishi pedagog
    131.Eduart Luan Prodani inxhinjer
    132.Eduart Aqif Selami estet
    133.Eduart Spiro Toni student
    134.Eduart Xhevit Zaloshnja pedagog
    135.Ejup Adem Gashi arsimtar
    136.Elsa Robert Ballauri shkrimtare
    137.Emil Gaqo Prodani inxjinjer
    138.Emin Edmond Barçi ekonomist
    139.Enela Vangjel Pici studente
    140.Engelfrida Andrea Idrizi kritike letrare
    141.Enkelejda Pandeli Seva studente
    142.Enkelejda Piro Stefa studente
    143.Enver Hasan Mustafaj pedagog
    144.Ermenita Gjergji Xhillai studente
    145.Ermira Dilaver Mullaj studente
    146.Ermira Zyhdi Shpetimi studente
    147.Ernest Ndue Marku student
    148.Ervin Petrit Peshkepia student
    149.Eugen Spiro Toni student
    150.Esat Abdulla Emiri pedagog
    151.Fadil Sulejman Sallufi inxhinjer
    152.Fatjon Ali Batku student
    153.Fatmir Ismail Behluli nepunes
    154.Fatmir Ali Tole piktor
    155.Fatmira Shemsi Haxhiu shkrimtare
    156.Fatos Baki Kongoli shkrimtar
    157.Fatos Bejto Osmanaj ekonomist
    158.Ferdinand Arif Mara operator
    159.Flamur Riza Boja student
    160.Flamur Arif Koçi regjizor
    161.Franc Frederik Ceroni teknik
    162.Frrok Mark Çupi gazetar
    163.Gazmend Shezai Shpata student
    164.Gazmend Ahmet Mahili student
    165.Genc Stefanaq Pollo arkeolog
    166.Genc Pellumb Ruli ekonomist
    167.Genc Minella Trebicka mesues
    168.Genci Qirjako Anastasi inxhinjer
    169.Gentian Sotir Kreci student
    170.Gerti Ilia Kuqi student
    171.Gezim Rasim Koçi student
    172.Gezim Mahmut Shima inxhinjer
    173.Gramoz Josif Pashko ekonomist
    174.Greta Thoma Kondi studente
    175.Gjergji Mihallaq Stoja teknik
    176.Gjon Bib Leka inxhinjer
    177.Hajrie Mehmet Çela student
    178.Haxhi Mehmet Doma punetor
    179.Hektor Prokop Glini inxhinjer
    180.Hektor Haxhi Kapllani student
    181.Helidon Ylvi Tahiri student
    182.Herkole Pirro Sava pedagog
    183.Herman Thanas Rrudha student
    184.Hiqmet Bujar Zateria agronom
    185.Hysen Zyhdi Saraçi mekanik
    186.Ilenja Spiro Mehilli studente
    187.Ilir Muharrem Caci student
    188.Ilir Ismail Dizdari student
    199.Ilir Qebir Hysi ----------
    190.Ilir Dalip Kurti student
    191.Ilir Themi Lilo student
    192.Ilir Teki Malindi jurist
    193.Ilir Mezan Mehmeti student
    194.Ilir Myftar Myftari inxhinjer
    195.Ilir Petri Radovicka inxhinjer
    196.Ilir Dhimiter Vreto teknik
    197.Ilir Hakik Zyfi student
    198.Ilirjan Xhelo Beqiri student
    209.Ilirjan ‚ajup Rusmali jurist
    200.Ilirjan Themo Kaxhiani -----------
    201.Ina Luan Kumi studente
    202.Ingrid Hysen Qerimi studente
    203.Ingrid Pandeli Siapeta ---------
    204.Izet Idriz Haxhia student
    205.Ivoni Kristaq Reso shkrimtare
    206.Jaho Zeqir Zeqo inxhinjer
    207.Jakov Sllavko Plevneshi murator
    208.Jani Rako Zino inxhinjer
    209.Jorgo Vasil Ferro ----------
    210.Kastriot Dilaver Sulçe ---------
    211.Kastriot Enver Qollia elektrike
    212.Ketrin Andon Cletko studente
    213.Kiço Ilia Muzina student
    214.Klement Kostaq Shahini mekanik
    215.Klit Anton Thani student
    216.Koço Vangjush Bode inxhinjer
    217.Konstandin Minella Kapo inxhinjer
    218.Konstandin Naum Qarri student
    219.Kont Rrok Rrjodhi pedagog
    220.Kostaq Stilian Kaskaviqi arkitekt
    221.Kreshnik Ramadan Ndreu inxhinjer
    222.Kristaq Nasi Lipe student
    223.Kristaq Koço Strakosha pedagog
    225.Lazer Pal Stani gazetar
    226.Labeat Ndreçe Jakaj student
    227.Leonard Pavli Gjini pedagog
    228.Leonard Sami Kajtalli student
    229.Lindita Ramadan Drizniu studente
    230.Lindita Enrik Vukaj studente
    231.Liri Nastas Dhame inxhinjer
    232.Lorenc Hiqmet Ruzi student
    233.Luan Hodo Hoxha punetor
    234.Luan Xhemal Neçja student
    235.Luan Rasim Pirdeni pedagog
    236.Luljeta Xhezmi Mebelli inxhinjere
    237.Lulzim Haxhi Çollaku teknik
    238.Lulzim Veiz Elezi student
    239.Lulzim Qamil Hanelli pedagog
    240.Luneta Perikli Papa studente
    241.Lutfi Hysni Saqe inxhinjer
    242.Llambi Kristaq Pepo teknik
    243.Marieta Veiz Popa studente
    244.Meriglen Gjin Gjoka student
    245.Marjeta Qemal Çoku studente
    246.Martin Pellumb Toto inxhinjer
    247.Merita Xhavit Hoxha ekonomiste
    248.Mevlan Seit Shanaj regjizor
    249.Mimoza Pellumb Pashko --------
    250.Mimoza Man Preçi studente
    251.Mimoza Bajram Sinani studente
    252.Mina Pandi Cani teknike
    253.Miranda Myslim Guda studente
    254.Mirush Hamdi Deliallisi -----------
    255.Misret Idriz Sahiti mesues
    256.Nardi Todi Gremi pedagog
    257.Nashifer Hysen Manahasa nepunese
    258.Ndue Ndue Lugja student
    259.Ndriçim Xhavit Xhepa aktor
    260.Neki Llambi Dervishi student
    261.Nereida Sami Kapisyri studente
    262.Nesip Petrit Kavo teknik
    263.Neshat Qazim Gjinali inxhinjer
    264.Nikolla Pandeli Janina matematicien
    265.Odhise Kristo Grillo shkrimtar
    266.Paulin Vasë Kola pedagog
    267.Pandeli Arqile Çavo teknik
    268.Perparim Njazi Demi inxhinjer
    269.Perparim Elmaz Haxhikaj punetor
    270.Perparim Avdi Malaj student
    271.Petraq Dhimiter Shomo pedagog
    272.Petrika Nella Trebicka inxhinjer
    273.Petrit Lirak Dodbiba pedagog
    274.Petrit Tom Legisi student
    275.Petrit Nevruz Ruka skenarist
    276.Petrit Fadil Zeqiri student
    277.Pirro Sokrat Gjini inxhinjer
    278.Prenç Gjon Zogaj botues
    279.Qazim Tahir Striniqi inxhinjer
    280.Ramazan Abdurrahman Hysa botues
    281.Rasim Mal Hasanaj mesues
    282.Refit Maske Nushaj mekanik
    283.Remonda Kareman Prendi teknike
    284.Rexhep Ali Aliaj piktor
    285.Rexhep Mustafa Karapici inxhinjer
    286.Rezart Fejzi Mujo student
    287.Ridvan Edmond Peshkepia student
    288.Rinush Fetah Idrizi studiues
    289.Robert Janaq Budina student
    290.Robert Elmaz Haxhia punetor
    291.Robert Musa Mane inxhinjer
    292.Roland Halil Pitarka laborant
    293.Sadik Muhedin Sadikaj student
    294.Saimir Ahmet Lolja peagog
    295.Sajmir Mustafa Avxhiu student
    296.Sali Ram Berisha kardiolog
    297.Selaudin Suat Badra punetor
    298.Sevim Hilmi Arbana botuese
    299.Sinan Mane Brahaj nepunese
    300.Skender Xhafer Allkja inxhinjer
    301.Skender Musa Milaqi student
    302.Skender Stavro Pashko teknik
    303.Sokol Bujar Tafaruqi student
    304.Sokol Rafet Shalci teknik
    305.Sokrat Andon Nesturi inxhinjer
    306.Sokrat Gaqo Loli bibliograf
    307.Sotir Llambi Qirjaqi teknik
    308.Stavri Milo Marko student
    309.Stefan Dhimiter Dhimitri pedagog
    310.Spiro Leonidha Cura student
    311.Sulejman Halil Mato shkrimtar
    312.Shaban Rexhep Memia biolog
    313.Shahin Halit Kadare mjek
    314.Shenasi Ali Rama poet
    315.Shkelqim Nezir Daja regjizor
    316.Shkelqim Mehmet Kalaja student
    317.Shkelqim Mustaf Mustafa student
    318.Shpendi Luan Kubarçe ----------
    319.Shpetim Kasem Shkurti student
    320.Shuaip Selfo Beqiri student
    321.Taulant Tefik Biturku student
    322.Tefalin Gjovalin Malshyti student
    323.Tereza Dede Marku studente
    324.Tomor Sali Kokona koreograf
    325.Tomor Maske Nushaj inxhinjer
    326.Toni Beniamin Guraziu punetor
    327.Thanas Anastas Mitro student
    328.Thanas Koço Qirinxhi mesues
    329.TheodhoraTheofan Nepravishta arsimtare
    330.Thodhora Kristofor Zeno studente
    331.Valbona Dilaver Bedini studente
    332.Vangjel Sotir Kozma teknik
    333.Vasilika Andon Strakosha nepunese
    334.Vehbi Islam Sallaku laborant
    335.Viktor Resmi Hebibasi pedagog
    336.Vladimir Myfit Maliqi teknik
    337.Vladimir Jorgo Shahini pedagog
    338.Vladimir Myrfet Spaho biolog
    339.Vullnet Hysen Spahiu student
    340.Yzeir Agim Muço inxhinjer
    341.Zamir Bedri Shehu student
    342.Zenel Mustafa Hoxha inxhinjer
    343.Zyber Fadil Dashi kengetar

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •