Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Jashte dashurise lumturia eshte me te vertete relative pasi ne zakonisht i vlersojme gjerat sipas "peshores " tone dhe jo me ate te tjetrit, duke i kerkuar ti shtyjme te tjeret ne nje zgjedhje qe nuk eshte e tyre ,por jona.
    P sh n q s per nje njeri mund te jete lumturi poezia, apo nje koncert me muzike klasike, per te tjere mund te jete nje kokecarje e vertete.
    La vida es un carnaval

  2. #22
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lumturia nuk permbledh vetem qellime te medha qe mund ti vesh vetes ti,lumturia permbledh gjithcka ne jeten e nje njeriu.Ti neser mund te realizosh nje qellim,por nuk arrin te realizosh nje diēka tjeter,qe mund te jete dhe me e rendesishme akoma,pra nuk quhet lumturi.Lumturi eshte diēka pertej imagjinates se njeriut,lumturia eshte perfeksion,kur te arrij njeriu te jete perfekt atehere do arrij te njohi dhe lumturine...

    George Orwell thote:

    "Jane te lumtur ata individe qe nuk i kane vene vetes si qellim ne jete te jene te lumtur"
    "Carpe Diem"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    PO JAP NJE PERGJIGJE TE SHKURTER POR VETEM DIANA BESOJ SE DO E LEXOJE KETE. LUMTURIA ESHTE VULLNET I KENAQUR (QELLIM I ARRITUR, DESHIRE E REALIZUAR). ESHTE E RENDESISHME QE NE RASTET KUR NUK JEMI TE LUMTUR TE PAKTEN TE MOS JEMI TE DESHPERUAR PRA TE JEMI TE QETE. KA EDHE MENDIME TE TJERA PER KETE TEME. psh KUR DIKUSH I SHMANGET PUNES SADO QE KA SHUME KOHE TE LIRE ESHTE ME PAK I LUMTUR SESA KUR PLANIFIKON TE MERRET ME SHUME ME TE. dmth NJERIU KA NEVOJE PER QELLIME BARRIERA PROBLEME LIRI DUKE I PRANUAR TE GJITHA NE NJE FARE MASE QE TE GJEJE LUMTURINE E TIJ...

  4. #24
    pyetje shume me vend.....

    uyne mendoj qe njeriu duhet te jet i lumtur atehere, kur ai mund t'i ndihmoj te tjeret, natyrisht kur ndihmon te tjeret...
    per ket, njeriu duhet te jet i lumtur bile shume i lumtur, sepse perndyrshe,
    nese lumturine e konceptualizon dhe mendon qe me egoizem e arrin ate, atehere jo kurre...
    do te ket ndeshkim..
    nejse, mos ta zgjas me
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Harixhinjte qe jane tere kohes te varfer por nuk deshperohen nuk do te thote se jane te pasur. Jane te qete. Por te lumtur kurrsesi. Per te qene i lumtur duhet sukses. Ketu eshte emocioni i vertete lumturia e vertete. Kjo ja jep suksesit rendesine me te madhe ne jeten tone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AJSBERG : 12-04-2008 mė 07:22

  6. #26
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lumturia ėshtė e lindur...

    … por dhe ekstaza qė mund ta shpikėsh vetė!

    Si tė ushqesh harmoninė shpirtėrore. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė filozofi tė madhe. Mund tė mendosh pėr tėtjerėt se janė fatlumė, tė tjerė mund tė mendojnė pėr ty. Dhe a e dini pse?! Sepse nė tė vėrtetė nuk dimė se ē'ndodh brenda tjetrit. Lumturia mund tė jetė e lindur por dhe sekreti, qė shpiket dhe pastaj pasurohet.


    Psikologėt mendojnė se lumturia nuk ėshtė ekstazė e pėrkohshme por ėshtė gjenetike. Pa marrė parasysh se ēfarė ndodh nė jetėn tonė, ne do tė jemi tė lumtur aq sa ajo "ėshtė e shkruar nė genet tona". Sipaspsikologut Dejvid Liken, qė ka publikuar dhe njė libėr mbi kėtė temė: “ėshtė shumė mirė qė shumica e njerėzve nė thelb janė tė kėnaqur me jetėn e tyre sipas njė konceptimi personal tė kėnaqėsisė”. Sipas tij “teshumė njerėz ekzistojnė mendime tė gabuara dhe kontradiktore mbi atė se si mund tė arrijnė fatin dhelumturinė nė jetė. Pėr shumė nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janė vendimtaret, qė mund tė bėjnėnjeriun tė lumtur. Por kujdes! Kjo nuk ėshtė fare e vėrtetė!


    Nėse ndihesh gjithnjė e mė shumė pėrtokė ndiq kėto kėshilla:
    1. Punėso mendjen !

    Njerėzit fatlumė kanė mendje krijuese dhe aktive

    2. Mendo me optimizėm

    Gjithė njerėzit e lumtur janė optimistė. Optimizmi mund tė kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet pėrderisaoptimizmi pėrqėndrohet nė zgjidhje tė problemit.
    3. Qesh!

    Ėshtė fiskultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.
    4. Fantazo!

    Imagjinata ėshtė njė nga mėnyrat e mira pėr tė mashtruar trurin
    5. Shpėrfill mendimet negative!

    Pėrpiquni qė ēdo mendim negativ ta shndėrroni nė atė pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje Depresioni.
    6. Zgjidh shoqėrinė

    Ekzistojnė shokė tė gabuar pėr gjendjen tuaj shpirtėrore. Ata vazhdimisht ankohen pėr diēka, vazhdimisht jukritikojnė.Largohuni nga njerėzit qė veēse u kujtojnė se jeta ėshtė e vėshtirė.
    7. Rregulli i artė!

    Mbani mend kėtė fakt. Edhe pas ngjarjes mė tė keqe tė mudshme qė mund t'u ndodhė rikthimi nė normalitetvjen pėr gjashtė muaj apo njė vit.
    8. Bėj atė qė tė pėlqen

    Merruni me gjėra tė vogla qė ju kėnaqin dhe relaksohuni.


    Po si?

    * Pushoni para se tė lodheni
    * Qetėsohuni edhe nė punė
    * Femrat duhet ta kenė parasysh se relaksimi i shpeshtė i bėn tė duken tė reja.


    Ja dhe disa sekrete tė vockla pėr tė ndjerė lumturi dhe nė punė:

    * Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbaj vetėm ato qė kanė tė bėjnė me punėt e ditės.
    * Kryeni punėt sipas rėndėsisė.
    * Mėsohuni ta organizoni punėn, t'u japėsh detyra bashkėpunėtorėve dhe tė dish tė mbikqyrėsh punėn e tyre.
    * Punoni me entuziazėm. Entuziazmi nė punė tė bėn ta lėsh mėnjanė lodhjen dhe brengėn.

    "Revista Jeta"
    "Carpe Diem"

  7. #27
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Disa urdhėresa pėr tė mėnduar pozitivisht

    Eshte optimizmi ai qė na sjell lumturinė.

    Ta shohėsh botėn me gjithė ngjyrat e saj, nė tė kundėrt destinacioni do tė biesh nė depresion. Pėr kėtė qėllim nevojitet filozofia e buzqėqeshjesh, tė paktėn kėtė sugjeron psikologu. Sipas kėtij tė fundit ndjenja e tė qenit i plogėsht, na bėn qė tė jemi pesimistė, edhe atėherė kur adrenalina e situatės ku po jetojmė mund tė jetė nė maksimum. Braktisni kėtė situatė dhe ndiq me kujdes katėrmbėdhjetė urdhėresat qė ju bėjnė tė mendoni pozitivisht. Katėrmbėdhjetė urdhėresat e tė menduarti pozitivisht, lidhen me tė qenit i lumtur, edhe atėherė kur gjendja jonė shpirtėrore ėshtė poshtė. Sipas njė studimi tė kryer nga Erasmus University nė Rotterdam, shumė prej tė anketuarve edhe pse jetojnė nė njė shoqėri mjaft tė pėrparuar arrijnė qė tė preokupohen edhe pėr gjėrat mė tė vogla. Kjo gjė i bėn ata qė tė mos ndihen tė lumtur, duke u shqetėsuar jo vetėm pė problemet personale, por edhe rreziqet globale, tė cilat na heqin kėnaqėsinė e tė jetuarit brenda normave qė nuk na krijojnė stres.

    1. Merru me diēka

    2. Shoqėrohu me miq

    3. Duhet tė jesh prodhimtar

    4. Organizohu ndryshe

    5. Mos u shqetėso

    6. Ridimensiono frymėzimin

    7. Mendo pozitivisht

    8. Mendo pėr tė tashmen

    9. Puno nė njė personalitet tė shėndoshė

    10. Zhvillo njė personalitet tė shoqėrueshėm

    11. Duhet tė jesh vetvetja

    12. Elimino ndjenjat negative

    13. Kultivo raportet intime

    14. Konsideroje lumturinė si prioritetin numėr 1


    "Shekulli Online"
    "Carpe Diem"

  8. #28
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Njeriu lumturinė e tij duhet ta shohė si pjesė tė lumturisė sė tė tjerėve.....
    Atje ku mbaron humanizmi shoqėror dhe njeriu mendon vetėm pėr lumturinė e vet, atje ėshtė edhe kufiri ku ai largohet nga dashuria njerėzore, humbet ndjenjat dhe jeton si qenie fizike e biologjike.....
    Nuk ekziston asnjė rrugė intramondane qė ta ēojė njeriun prej kufizueshmėrisė dhe papėrshtatshmėrisė sė tij individuale nė rrethin e interesave egoiste pėrtej kufirit tė njė humanizmi hapėsinor e shoqėror.
    "Carpe Diem"

  9. #29
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lumturia e vertete eshte e paarritshme ne kete bote te paperkryer....
    Gjithkush mund te jete artist i vertete per te pikturuar tablone e nje jete ideale, dhe mund t’a krijoje dhe rikrijoje cdo dite, pafundesisht kete...
    Ja, mbyllim syte dhe me mjaft shkathtesi shtrojme per nje here penelatat e para, e rrotullojme nga te gjitha anet per te shtuar e per te hequr sipas qejfit, dhe per nje ēast kemi jetuar ne boten qe e krijuam vete. Por sado i zoti te jete ne soicizmin e vet per te mos ia "varur" realitetit, gjithkush e di fort mire se posa te hapim syte nuk mund te mos ndjejme zhgenjimin e rradhes, kur shohim se si ngjyrat na zbehen aty per aty, dhe duken si te dala boje.....
    Ne fakt endrrat jane mashtrim i domosdoshem per njeriun. Ato na bejne te besojme dhe shpresojme se do t’i realizojme dhe kjo na ben t’a thyejme pak realitetin gri te perditshmerise sone. Por kur njeriu kapet fort pas endrres dhe var te gjihta shpresat tek ajo e ardhme qe ia ka deshiruar vetes duke ia premtuar vetes me cdo kusht kete te ardhme, atehere kjo enderr kthehet ne nje lak qe e pushton njeriun, qe e ndrydh ate te ndryshoje natyrshmerine e vet..... Nuk e le ate te jetoje jeten e tij, por e kthen ne nje mjet per te realizuar qellimet e saj te pa njohshme. Atehere njeriu gjendet i pushtuar nga ambicia, lakmia, dhe jane ato qe behen velat e orientimit ne jete.....
    Dhe nje njeri i tille nuk ka se si te jete i lumtur, perderisa "te mirat" e kesaj bote jane te kufizuara dhe perderisa oreksi i lakmise nuk ngopet kurre.
    E vetmja gje qe vlen ketu eshte qe njeriu te pajtohet me boten ku jeton dhe te njohe sensin e mases ne shijimin e fryteve te saj. Vetem keshtu do te dije t’ia ndjeje embelsine, qe sigurisht nuk mund te jete ajo absolutja, e cila i kapercen permasat e kesaj jete, por premton per nje tjeter te pertejme.

    "Sikur njeriu te kishte nje lugine me ar, do te deshironte dy. Sikur te kishte dy do te deshironte tre. Dhe gojen e tij asgje nuk do t’a mbushe pervec dheut."...ka thene dikush.

    Pra vetem vdekja do t’a nderprese oreksin e njeriut, atehere kur te gjendet mbuluar me dhe. Dhe sado i pasur qe te jete ai nuk do te jete i kenaqur....
    Pasi ai do te deshironte me teper. Pikerisht prandaj dhe pasuria, lumturia e vertete eshte ajo qe ndodhet ne shpirt. Nje shpirt i pakenaqur mbetet gjithmone i varfer, pasi kopracia e shpirtit e le ate gjithmone te pangopur.

    Kufijte e lumturise jane te padukshme..Kufijte e lumturise jane si te kerkosh te gjesh kufijte e vdekjes..gje qe nuk arrin kurre..
    Prandaj do te citoja qe aty ku njeriu mendon se ka arritur Lumturine dhe gjithcka shkon perfekt atehere kane filluar dhe vuajtjet e tij,pasi fillon monotonia dhe humbja e Sensit per jeten.
    Lum ai njeri qe vazhdon e jeton, nen embelsine e bukur te endrres per te arritur Lumturine..
    Ajo eshte per mendimin tim gjendja e me lumtur shpirterore e nje njeriu..
    Arritja e dickaje eshte fundi i gjithckaje..
    Enderrimi eshte Shijimi..
    Lumturia nuk eshte diēka absolute qe mund ta perkufizosh e ta fusesh ne nje kuti. Lumturia eshte me teper nje ndienje relative, te cilen e ndjekim dhe cmojme gjithe jeten... Dhe kjo ndjekje mua me lumturon automatikisht....
    Moleri ka thene...."Lumturia nuk eshte te arrish ate qe do,por te kenaqesh me ate qe ke!
    Une personalisht do ti shtoja.... "Te kenaqesh me ate qe ke...dhe te mundohesh gjithnje e me mire,pa lene pa shijuar ate qe ke! "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 05-07-2008 mė 20:47
    "Carpe Diem"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Balsami i lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  2. Ku gjėndet lumturia?!
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 16:27
  3. Pėr tė qenė tė lumtur
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36
  4. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  5. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •