Dua te flas dhe te denoj ketu nje mentalitet te vjeter qe ka populli yne persa i perket ardhjes ne jete te nje femije me seks femer....
Nga kohe te vjetra vjen legjenda e Homerit te ri,e vajzes qe u perball me balozin sepse babai i saj ishte plak dhe nuk e mbronte dot.Kjo legjende na percjell shume mesazhe,ca qe i kapim dhe ca qe nuk arrijme dot ti zberthejme.Por nje mesazh,ne kendveshtrimin e sotem dhe ne mendesine tone tradicionale,ku te rinjte do te behen si ne,po ne nuk do te behemi si te rinjte,tregojne se rrenjet jane te kjo legjende,qe plaku te mos sakrifikohet per asgje.Te rrije aty mes jetes dhe vdekjes dhe meqe do iki ai,le te vije dhe ajo mbrapa,aq me teper kur eshte vajze...Por mos dyshoni sepse per djemte eshte me mire,kujtoni rastet kur babai ka dale ne lufte duke marre te birin per trim atehere kur ai ka qene vetem 15 vjec!
Si ne rastin e Homerit te ri,si ne rastin e djemve te Mujit,ka shume prinder edhe ne ditet e sotme ,qe nuk i mbrojne femijet e tyre,nuk marrin pergjegjesite si prinder,si qytetare dhe si njerez.Qe te vazhdoje jeta duhet mbrojtur femija.
Ne tere eksperiencen boterore,kudo eshte punuar per pasardhesin dinjitoz.Ndersa ne asnjehere,qofte ne mite,qofte ne kanun,nuk kemi asnje fjale se si duhet ta mbrojme ne te ardhmen,qe femijet te jene me te mire.Pra qe e ardhmja te jete akoma me e mire.
Duke u nisur nga tradita,vajza eshte gati "send".Kur lind ajo,nxihet shtepia.Nuk nxirret pushke,per te dhene lajmin e ardhjes se nje njeriu,te nje jete te re.Madje edhe ne veshje,edhe ne ushqyerje,edhe ne perkedhelje,jane te tere te kursyer me vajzen.Duke filluar nga nena qe shkarkon mbi vajzen edhe punet,edhe inatet e jetes se saj te pajetuar.Madje gati-gati behen armike,perjashtohen nga jeta e njera tjetres.Njera mendon se vajza e turperon,tjetra mendon "tere bota le ta marre vesh,vetem nena jo".
Kjo strukture te te menduarit dhe te trajtuarit ,fatkeqesisht vazhdon edhe sot.Per shembull,sapo merret vesh seksi femer nepermjet eco-s,nena vete vendos nderprerjen e shtatzenise.Te kthehemi tani te legjenda....
Babait plak vajza i sherben,i gatuan,i ben te gjitha punet e shtepise e,megjithate ai ndjehet fatkeq qe e ka vajze.Kur merr vesh se do t;i marrin vajzen qe t,ja perdorin,nuk i ben pershtypje fare.Ka hallin e pleqerise se vet,qan ,sepse kush do t,i beje hyzmet.Duken te hidhura keto fjale,asnjehere nuk mund t,i gjendemi vajzes tone.Realiteti yne tregon se eshte keshtu.Ne etiketohemi kudo per trafik femeror dhe prostitucion.
Atje ku vajza konsiderohet turp dhe send,natyrisht qe do te ndodhin keto gjera.Eshte detyre e babait.Ka baballare qe i rrahin dhe i fyejne.Kujtoni te tille qe rrahin vajza 14 vjecare,dhe qe i fyejne duku ju thene "bishtperdredhur"!
Ose qe i heqin nga shkolla sapo rriten pak.Dhe kjo behet me mbeshtetjen e plote te nenes.Babai,ne vend qe ti mesoje,vlerat e njerezores,sepse kemi parasysh shprehjen "nena me mekoi,babai me mesoi",ai ka frike ta shohe vajzen e tij si femer ne zhvillim,qe po rritet dhe po zbukurohet.Nuk e perballon dot dhe kjo e ben nervoz.Eshte ai vete i paarrituri dhe i pajetuari.Behet ziliqar dhe keshtu e zgjidh vete problemin me dhune.Nuk e le dhe vajzen te jetoje...
Ajo i ka dhene atij mundesine qe te behet at,te marre pergjegjesi,te mesoje te doje,jo vetem kur t,i sherbejne.Te doje me pergjegjesi.Por ai nuk di te jete mirenjohes.Sepse asnjehere nuk ka marre pergjegjesi...
Ne tere traditen evropiane,mashkulli e mbron femren,madje eshte simboli i honorit (i jep qellim misionit te tij).
Kujtojme legjenden e Helenes se Trojes,babai e saj,i cili therret princat e Greqise per te mbrojtur bijn e tij.Sepse dihej se do ta rrembenin pasi ishte shume e bukur.
Dhe ata u betuan,pra nje baba qe e mbrojti vete,por detyroj te gjithe burrat e Greqise qe ta mbronin ate.
Te gjitha keto i rreshtojme per te treguar se si struktura jone psiqike vazhdon te funksionoje me simbolet qe vijne nga kohe te vjetra dhe nuk i "ajrosim",pra "ti zhvillojme".Qe t,i shohim vajzat si fat i madh dhe jo si turperonjese.Ato behen ashtu sespe ne keshtu i konsiderojme.Nena qe e kthen ne sherbetore dhe tere kohen e kufizon dhe e gjurmon se ku shkon dhe cfare po ben!
Te dy prinderit,me endrrat e tyre perverse,sapo shohin vajzen,u nxitet imagjinata seksuale dhe iu duket se sapo ajo del nga shtepia,do te shkoje diku per te takuar nje mashkull dhe per te hyre ne intimitet me te.
Sesi provokohet kjo gje,kjo ndjesi dhe ky mendim,nuk eshte veshtire te tregohet.Prodhuesit e kesaj situate psikike jane jeta e varfer ekonomiko_kulturore,tradita e dhunshme,shoqeri paragjykuese,ku femra shihet si objekt dhune dhe qenie inferiore,me vlera minimale.Ne shoqerine tone ekziston dhe mbizoteron akoma koncepti i virgjerise si vlere kryesore per femren.
Pasoja e nje trajtimi te tille te femres...
Shoqeria nuk emancipohet dot,sepse emancipimi vjen pasi te kemi barazi nepermjet formave te specieve njerezore.Ne momentin qe njera sundon,humbet barazia dhe nuk ka me marredhenie,por jane ceshtje pronesie.Njerezit kthehen ne sende dhe jane prone e njeri-tjetrit.Kjo forme marredhenieje ka ekzistuar dhe ekziston dhe pasoja eshte krijimi i nje individi te paemancipuar dhe shoqeri e prapambetur.Ne keto lloj marredheniesh mohohet pikerisht e drejta e te jetuarit.Te tjeret diktojne jeten e tjetrit.Ata qe kane forcen per te vendosur,kujtojne se jane fuqiplote dhe ne aparence jane.Por ne nje menyre te fshehte,personi tjeter,qe nuk mund te vendose per jeten,i krijon te tilla mjedise qe te vuajne te dy njesoj.
Keto lloj marredheniesh punojne me mekanizmat e frikes dhe te dyshimit.E kane te mundur te ndertojne mekanizmat e gezimit dhe te te dashurit.
Nje femer e lindur ne nje familje te tille nuk realizohet dot ne feminitetin e saj,femer,grua,nene.Ajo vertet lind femije,por nuk di ti beje qytetare,burra dhe gra qe mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre,qe dine te kontrollojne fjalet e tyre,qe nuk bejne krime ne rruge,qe nuk shajne,qe nuk fyejne.
Me fjalen nder ne kuptojme vetem sferen seksuale,deshirimin seksual te femres.Ndersa nderi qytetar eshte vepra qe ti ben,respekti per punen,pergjegjesite qe merr ne jete,per fjalen,per veprimin dhe per veten...
Nderi eshte veprim i udhehequr nga mendimi dhe jo nga emocioni,sipas tradites sone.
Cfare mendoni per keto mentalitete te "vjetra",po qe ekzistojne akoma ne vendin tone?
Krijoni Kontakt