Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 102
  1. #51
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    V Ė S H T R I M E


    Xhelal ADEMI:

    FENOMENI TRAGJIK REZONON IDE TĖ PAPĖRSĖRITSHME


    (Ferit Ramadani : Pirgu i dhembjes I , II, roman).


    Absurditeti jetėsor ēuditėrisht ndjek qeniet hap pas hapi. Instikti njerėzor kundruall antagonizmave rrethepėrqark nuk mbetet pėrgjithėherė imun . Ai shpėrthen nė qindra mėnyra me tendencė pėr tė pėrzėnė klithmat e hidhura. Intensifikon ndjenjat preokupimet, ekzistencėn si vizion pėr ardhmėrinė, madje edhe ndėr shtigje gjithėherė e mė pak tė kalueshme. Nga prizmi i dhembjeve shpirtėrore rrezatojnė vepra me vlerė,sepse fenomeni tragjik rezonon ide tė papėrsėritshme , mishėron shprehje tė fuqishme e ato bashkohen qė mėpas tė reflektohen herėherė me intonacione tė shkathta, tė guximshme, sdomend faktike, dhe konceptojnė skemėn kronologjike tė absurdit pėrbrenda sė cilės egzistenca humb irrealitetin dhe mbetet shtylla rreth sė cilės pėshtillet jeta.

    Nga ky pikėshikim shkrimtari Ferit Ramadani nė romanin Pirgu i dhembjes I dhe II (dy), ngrihet nga prizmi i dhembjes, ankthit, klithmės tunduese buzė greminės, nga katandia absolute e fenomenit vdekje qė gjithėsesi ėshtė shkatėrruese dhe e parrugė, ashtu siē ndodhet nė udhėkryqin e jetės ai pas humbjes tragjike tė bashkėshortes sė tij Lijes dhe birit tė tij binjak, Sadikut, nė njė aksident trafiku.

    Dhe ky univers tendosės si shprehje sukcesive, pikėllonjėse, ngre njė bagazh mendėrisht tė fuqishėm shprehjesh e sentencash pasionante pėr ngjeshjen e vargjeve:

    “Ēfarė horizontesh mu shfaqėn nė atė pėrmasė ku verbėsia pėrditė mė lėshonte velin makabėr...!”

    Njė refleks, njė zgjim, formė e perceptimit tė ndjenjės nė funksion tė pėrmbysjes sė pushtetit letargjik. Njė rrebelim i pėrbrendshėm pėr tė shpėrthyer prangat e dhembjes mbase njė ditė tė dalė mbanė, nė jetė. Kjo ngjyrė emocionale psikologjike nė kornizat e monologjeve rrėfyese qė u paraprin ēdo kapitulli pėrshkohet nėpėr ritėm tė tensionuar megjithatė s’rrudhet nga doza e njė pesimizmi. Ajo vjen si fėrfėllimė pararendėse e njė urragani tė madh. Sepse aty eksplorohen ide shumėdimensionale, dhunti shpirtėrore qė mėpas tė ravijėzohen nė mėnyrė ekspresive drejt tė tė egzistuarit, qenjes sė vetėdijėsuar, asaj njerėzores. Mu kėtu ngritet mjeshtėria.Kėtu rezulton refleksi i njė ligjėrimi filozofik. Kėtu ngritet tėrė tensioni dramatik i tė rrėfyerit ideomoral. Mesazhi artistik shtrohet pėrmes njė vargėzimi psikologjik qė bart specifikėn pėr ē’abstrakimin e reales objektive fund e krye, imponim ky i domosdoshėm pėr tė ēthurur e tė ē’mistifikojė ndėrgjegjen nėpėr situata tė pashtegdalje.

    Romani “Pirgu i dhembjes” gjithsesi s’ pushtohet aq lehtė. Sdomend njėherėsh duhet gjetur ēelėsin magjik pėr shthurrjen e paraskenave hermetike (prozės poetike mes kapitujve) paskėtaj futesh dhe sundon mbi dialogėt, monologėt, personazhet, tablot, situatat, subjektin, prapavijėn, referencat, strukturėn, kompozicionin, etj.

    Tensioni i fragmentarizmit zbret bashkė me njė reduktim gradual tė gjuhės sė stėrngarkuar duke e bėrė atė tė kapshme, gjegjėsisht komunikative.”Pirgu i dhembjes” gjithsesi pėrjashton individualizmin anarkik qė shpie nė ekstrem tė skajshėm.

    Kryepersonazhi i tij, Valon Dedja, ngritet mbi absurditetin e kohės, dhe si shtytės i rrjedhave, i ngjarjeve, solidarizohet me etikėn duke iu shmangur prapshtive, ndėrkėmbzave, kurtheve, gremisave, hipokrizisė, tėrė njė bote makabėr qė i sillet vėrdallė. Ai pėrherė bart njė revoltė klithėse tė vetė autorit, njė nostalgji zhuritėse, njė shfrim, megjithatė jo veēse kundruall humbjes sė madhe qė ia solli kobjetėn. Krahas saj, me tė rrėfyer po atė kobjetė vullkanizon, nxjerrė nė pah mesazhin shumėdimensional tė kohės sė pakohė pėr tėrėsinė shoqėrore.

    Ndeshjet me njė pushtet tė brisht, intrigant, hegjemonist e bėjnė atė tė rreshtohet nė anėn e masės dhe tė ngrejė fuqishėm komponentėn kombėtare.

    Andaj kėto rrethana absurde, shkrimtari i ravijėzon drejt njė revolte qė rezymohet drejtėpėrdrejtė nė dialogje tė ashpra mes personazheve. Megjithatė sentimentalizmi i tij nuk ėshtė naiv, mbase nė sfond tė gjėrė synon tė nxjerrė edhe servilėt, dalė nga brumi i po kėtij populli tė nėpėrkėmbur.

    Shkrimtari, Ferit Ramadani, nė romanin “Pirgu i dhembjes” nuk ngurron tua lakuriqėsojė ndėrgjegjen, atė verbėrinė e tė qenit i shenjtruar majė hierarkive pushtetmbajtėse.”Pirgu i dhembjes” pėrgjithėherė, hedh poshtė idenė e superioritetit , kozmopolizmit, megjithkėtė me asgjė nuk pėrkon nė farlloj ekstremi sepse ai ka dhunti tė infiltrojė njė simbiozė tė qėndrueshme, njė tolerancė tė vetėdijėsuar.

    Nisur nga ky segment sinkronik, struktura e ligjėrimit koincidon njė baraspeshė tė qėndrueshme.Ideja ka tė bėjė me universalen, gjithėherė duke u pėrfshehur prapa ligjėrimit autobiografik tė shkrimtarit, pėrballė sė cilit personazhet pasiq shpirtėzohen, marrin tė veprojnė nėn njė diktat mjeshtėror duke transmetuar mesazhe tė fuqishme varėsisht nga cili pozicion ngriten. Ndėr to, pėrmes njė monologu gjithė vėzhgime psikologjike dėshpėruese, shkrimtari nis Elirėn, njė poete tė katandisur pėr tė krijuar kushte nė shtigjet e jetės.

    Pėrderisa ajo kėtu vjen nga Shkodra pėr njė jetė plot iluzione, pėr njė ėndėrr, njė fantazi, megjithkėtė mbrapsht i duhet tė kthehet e zhgėnjyer, kokėposhtė, mbase njė monstrum si Rabush Zorraku dhe pamje e personazhė tė tjerė do t’i bėhen neveritės , dėshtakė tė moralit dhe pasionistė tė ēmendur. Kontrasti mes tyre ngritet nė maksimumin shpėrthyes qė shpie mes modalitetit tė anarkizmit, cinizmit, imoralitetit nga njėra anė dhe ekzistencializmit si problem njerėzor nga ana tjetėr. Kėtu venerohen raportet e jetės pėrkundėr absurditetit me tė cilin vazhdimisht ndeshet ajo. Prandaj kjo fizionomi e rreshtimit tė kronologjisė sė ngjarjeve eksplikon frymėn e njė mesazhi tė kthjellėt, permanent drejt harmonizimit tė raporteve me qėllim tė gjetjes sė modelit shtegdalės e, me kėtė mbijetim mbi ankthin absurd.
    Formėsimi motivor i episodeve kyēe tė ngjarjeve qė gėrshetohet duke manovruar trekėndėshit Kėrēovė-Prishtinė- Tiranė, pasqyron persiatje mendore pėr kompozimin dhe forcimin e idesė faktike qė ngėrthen brumėzimin e patjetėrsueshėm tė tėrėsisė kombėtare. Andaj mesazhi ē’virgjėron nocionin “kufinj” dhe duke u mishėruar nė gjenezėn fundamentale, rezymon vizionin e ardhmėrisė, atė tė kompaktėsisė mbarėkombėtare.

    Andaj tėrė ky bagazh i fuqishėm ideomendor e fut “Pirgun e dhembjes” pėrgjithėsisht nė binarėt e vlerave tė artit shqiptar, ndėrsa shkrimtarin Ferit Ramadani nė mesin e shkrimtarėve qė posedojnė dhunti e prirje shkrimi.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2007
    Postime
    95
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    MEDITIM PĖR ILIRINĖ


    Nė troje tė mbiemrit
    na varėn njicė,
    tė hyjmė mistereve -
    tė mbesim pakicė !

    Nė pėrmasė tė At Dheut -
    ngritėn kryqa, kisha !
    Tė thonė : Jemi si :
    trupi e kėmisha!

    Pastaj na mbėrthyen
    me ligjet - dėrė,
    pėrse na ndanė
    nga Tėrėsi e gjėrė !

    Ē'ka s'u ra nė mendje
    pėr tė bėrė zi,
    ta zhbėjnė nė damar -
    Trungun Iliri !



    Ferit Ramadani
    tė lumtė zemra,shpirti dhe mėndja,ji i mrekullueshėm nė poezi, shpėrhyes dhe tronditės, vazhdo nė kėto thėllima,nė Iliridėn tonė tė bukur,Rrustem Geci-Dortmund

  3. #53
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    [QUOTE=biligoa;1770629]KRIJUESI DHE SHOQĖRIA






    PARIMET KRIJUESE DHE SFONDI IDEOR


    Ferit RAMADANI


    Transmisioni i kėtyre pėrmbajtjeve qė turfullijnė nė erėra e flakė ēakėrdisjesh vjen nė kohėn e njė pėrballje tė madhe me realitetin.Nga njėra anė njė toborr i madh krijuesish qė i sfidojnė tė gjitha goditjet qė i bėhen vatanit dhe tabanit kombėtar, rrezatojnė njė dritė shprese se krahas gjithė damtimit, rrėnimit , zbulohet shpresa e mbijetimit. Nėpėr kalvarin e mundimit, vuajtjes, ndjekjes, burgosjes, vrasjes, ata kanė krijuar domethėnien e parimeve dhe nga ajo tėrėsi e tė kėqiave janė kthyer nė apostuj tė krijimtarisė sonė kombėtare qė i japin rrjedhėn qėndresės, dhe ia zbulojnė rolin e vėrtetė kėrkesės pėr pranim tė njohjes sė vlerave dhe identitetit kombėtar. Tė tillė krijues qė u paraqitėn nė analet letrare qyshkur patėn rolin e dyfisht: Sėpari ata bėnė zgjimin e ndėrgjegjes sė fjetur tė njė shoqėrie tė nėpėrkėmbur, sėdyti, i dolėn zot idesė pėr ta realizuar nė realitetin praktik.Edhepse u ndeshėn me vargonjtė e robėrisė, bile disa prej tyre u vranė , sėrish nė krijimin e klimės sė unitetit veprues u paraqitėn me njė veēori tė randėsishme qė nė profilizimet e finales, mbetėn bartės tė pėrherėshėm tė parimeve krijuese dhe tė sfondit ideor.
    Ky zbulim i kėsaj tė vėrtete nuk synon ta rrisė as ta zvogėlojė shpirtin dhe mendjen krijuese tė substancės sonė kombėtare, por, parasėgjithash duke forcuar pozicionet e njė veēorie krijuese bėn dallimin nė frymimin e ndjenjės qė ka pasur nė pėrputhjen e modelit , linjės , idesė,

    QUOTE]

    Ashtu si shkrimet e Ferit Ramadanit, qė pata nderin t'i postoj nė Forumin shqiptar, poashtu edhe shkrimet e Juaja, z. Rrustem Geci, mė obligojnė qė me kėnaqėsi t'u kthehem pėr lexim.

    Meqė ju e pėrgėzoni pėr krijimet, unė marr tė drejtėn t'u pėrgėzoj tė dyve qė tė vazhdoni me sukses drejt shpėrthimit krijues ashtu siē e sjel edhe citimin e lart shėnuar tė shkrimtarit...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #54
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    EDHE KUR BUZĖQESH - Ferit RAMADANI:

    Poezitė e kėsaj pėrmbledhje tė poetit Ferit Ramadani ,kryesisht janė tė publikuara nė revistat dhe gazetat e shtypit tė Kosovės dhe nė Maqedoni, gjatė periudhės 1977 - 1990.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #55
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ferit RAMADANI:


    PĖR TĖ LINDUR NJĖ BOTĖ

    ( autobiografike)


    Dhe pendėn -
    ma rrėmbyen nga duartė,
    dy fjalė tė shkruara
    mi kallėn -
    nė zjarr !

    Mi hapėn shtigjet
    tė gjėra e tė gjata,
    tek udhėtoja -
    rrugės sė frymėzimit!

    Pėrkundėr flakės
    dhe dhunės barbare,
    si ilaē pėr plagėn
    tė pėrdora!

    Me njė rreze dielli
    e mbarsa errėsirėn,
    tė lindė -
    njė Botė
    pėr kėngėn e blertė !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #56
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KĖTU NETĖT I NGJAJNĖ NJĖ KOBI

    (nė kafenenė e fshatit )


    Nga fryu kjo erė e tė zu kjo sėmundje
    ty akoma plagėt s'tė janė tharė
    deri dje - ti grushtin tunde
    pėr njė gotė raki - sa rėndė ke sharė !

    Deri dje - kur zėrin dridhėte
    pesė herė nė ditė ai hoxha plak,
    pesė herė ngjante qė tė tė rridhėte
    nga zemra vrer, helm dhe gjak !

    Pesė herė nė ditė - lutje Zotit
    nė shekuj tė gjatė s'mblidhen dot,
    njė zė i huaj tek Kroi i Lotit
    tė pėrmbysi ty - t'mos ishim sot !

    Dhe shumė tufane tek vėrshėllyen
    hėna tė ngrėna e kryqe tė thyer,
    kot ia behėn dhe u gėnjyen
    vonė e kuptuan se rėndė u thyen !

    Por hapin tėnd se ndalėn dot
    dhe ti u rrite si lis i lartė,
    sa njerėz lindėn e rriten sot,
    pėr emrin tėnd tregojnė nė hartė !


    Ty tė lidh rruga dhe lumi tė lidh
    me qytete tė mėdha dhe fshatra tė botės,
    sa njerėz do t'flasin pėr emrin tėnd
    pos tjerash ...dhe pėr dashurinė ndaj gotės ...!

    26.12.1978
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #57
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    LAKURIQĖT E NATĖS



    Kur errėsira i binte pėrmbi Atdheut
    as yjet nė lartėsi s'lėshonin rreze
    suleshin ēative marramenthi -
    lakuriqėt e natės,
    pėr tė nisur kėngėt e kobit !

    Shkundeshin e tundeshin atė ēast shpresat
    qė lindnin nga barku i errėsirės,
    pėrcėlloheshin nė palcė e damar
    duke kėrkuar netėve -
    pak ditė e dritė , pak diell !

    Lakuriqėt e natės ! Lakuriqėt e natės !

    Zėrin kob lėshonin mbi shtyllat e Atdheut
    dhe linjat e dashurisė pėr liri
    i shndėrronin nė dhembje
    i shndėrronin nė plagė !

    S' deshėn tė dėgjojnė, tė shohin kurrė
    zė bilbili dhe rreze dielli,
    lulja tė shkrumoset nė pranverė - kėrkuan,
    e , nėpėr ēati tė bulzojė -
    skėterra - shfarosja e mallkuar...!

    Jehona Nr.8-9 1985, Shkup
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #58
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    FTOHTĖSINA


    Si fantazma erėrat hedhin valle
    edhe nė ditėt ma tė nxehta verore
    udhėkryqet-
    mbesin tė ngujuar !

    Ēdoherė dielli -
    lėshon rrezet nga mėngjesi,
    Lahuritė e nuseve,
    mbesin peng nė erė,
    zemrat - copė copė prerė !


    Kush e di ?
    Mijėra herė kanė trupuar djajtė
    pėrpara pazarxhinjve,
    qė kthehen nga pazari -
    me xhepat bosh !

    Ftohtėsinė moj !

    Erėrat hedhin valle edhe sot !
    Si fantazma -
    dy palė krushq pėrpive !

    Ēdoherė dielli kthen kokėn nga mėngjesi,
    ditė janari ti mban nė gji !

    Peng nė erė mbajnė udhėkryeqet -
    dy lahuri !

    Jehona Nr.8-9, 1985 , Shkup
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #59
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ERĖRAT


    Si kasnecė tė magjepsur
    pėr florinj pa vlerė
    kanė bartur thashethėna
    nė mjegulla,

    kanė bartur mjegulla
    - tė ndezura!

    Pastaj
    kanė fshehur kokė e trup
    kanė pushuar diku -
    rrėzė njė mali !

    Si kuaj tė harbuar
    kanė rendur me galop!
    Janė gėzuar
    pėr shkrepjen e rrufeve,
    pėr zjarr e flakė janė gėzuar!

    Nė shkrum e hi
    i kthyen Kullat,
    dhe i bartėn larg , shumė larg,
    deri nė Azi -
    shakullimė !

    Erėrat tė vetmit udhėtarė
    me lajme stuhishė !

    Vdiqėn pa qarė kush pėr ta,
    njė ditė tė qetė,
    plot rreze dielli tė qeshur !

    Jehona, Nr.9-10. 1977, Shkup
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #60
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SHIRAT


    U shkrinė pėr detin e etur !

    Pikat e vogla
    pjesė tė trupit tė tij
    gėrryen farėn -
    e hedhur nė arė !

    Gėrryen gurė e drunj,
    gėrryen !

    I mbytėn shpresat
    nė tokėn qė bulėzonte !

    Mes valėve tė harbuara
    pulėbardhat -
    tė vetmit banorė
    tė gėrryer -
    nga pikat e shiut,
    nga deti i etur !

    Mes valėve tė tėrbuara
    pulėbardhat -
    me shpirt tė vrarė,
    me zemėr tė gjakosur,
    pėrtėrinė shpresat -
    tė bulėzojnė !

    Sa i etur - deti
    pėr pikat e shiut,
    aq i fortė -
    shpirti i gėrryer !

    Jehona Nr.9-10.1977, Shkup
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Ramadani - Stacioni i dynjasė
    Nga Sefedini_PZ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-09-2012, 04:37
  2. Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-04-2012, 00:34
  3. Ferit Ramadani
    Nga gjakushi nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 11-06-2010, 03:39
  4. Burim Ramadani keqtrajtohet nga forcat e UNMIK
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-12-2009, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •