Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 102
  1. #91
    Jam si shpirt Maska e Bije
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Postime
    183
    Ferit RAMADANI :


    ZEMRA KĖRKON ZEMRĖN


    Gjeth i zverdhur lėkundet
    degė e tharė tundet !

    Era pėrvesh llėrėt
    ta hedhė nė humnerė !

    Rrėnja e thellė s'dridhet
    si zogu nė ferrė !

    Fryn veriu e hidhet
    shpirti i mpirė - vdes!

    Zemra kėrkon zemrėn
    ta puthė ēdo mėngjes !
    Ē'ke moj zemėr qė rėnkon; koka bėn, koka pėson.

  2. #92
    Jam si shpirt Maska e Bije
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Postime
    183
    Ferit RAMADANI :


    DHĖMB I BARDHĖ!


    Nė dhėmbin e bardhė
    rrėnjė e sėmurė -
    rėnkon!

    Krimbi ec e bren brendinė
    gjuha -
    ndryn fshehtėsinė !

    Buzėqeshja e ngrohtė
    i falet -
    zemrės qė ringjallet !


    Dhėmb i bardhė mbahet,
    nofullės -
    nuk i ndahet !

    Rrėnja derdh gjakun,
    krimbi -
    bren konakun !
    Ē'ke moj zemėr qė rėnkon; koka bėn, koka pėson.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ferit RAMADANI :


    PA TY

    (Atdheut)


    Pa Ty fjalės i vė pikė
    heshtja ka kuptim tė rritet !

    Pa Ty dėshira mbetet statujė
    e ballsamosur - nė zemėr guri !

    Pa Ty verdhėsia e mbėrthen gjuhėn
    than damari i jetės !

    Pa Ty kėnga s'ka krahė
    as shpirt - lahutari plak!


    Pa Ty as shqipet nė lartėsi qielli
    tokės si dalin pėrballė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ferit RAMADANI :


    BIJNĖ E NGRITEN


    Vitet rrudhat i hapėn
    si dallgėt
    kur ēajnė e gėrryjnė !

    Shpresat ranė si lulet
    tė pėrcėlluara -
    nga bryma!

    Nė buzė shkrumi i etjes
    pėrflakte kėngėn
    e frytit tė sėmurė !

    Ditė tė rėnda si tunxhi
    pėrshkojnė
    nė stinėt e shpirtit!

    Nga bijnė e ngriten si kėrpudha
    damarėt -
    e gurrės sė shterrė ?!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ferit RAMADANI:

    LIDHJA E NGUSHTĖ


    Ia ftohėn damarėt
    ia thanė,
    nė lulegjak i derdhėn vrer,
    se ndanė !


    Buzėplasur
    u end , u rropat
    nga shpati -
    nė shpat!


    As e vdekur as e gjallė
    pa forcė, pa shpresė,
    kėrkoi rrezen
    pėr jetė, kthesė !

    Nė shtigje jehonė
    zgjim, pushkė !
    E pamposhtur -
    Lidhja e ngushtė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Krrokamė Shekulli
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ferit RAMADANI "


    PA PESHĖ


    Pėr hir tė postit shtihet -
    specifik nė fjalė !

    Shpinėn ia kthen erės
    rrėshqet dhe ik si njalė !

    Gjurmėve ua han zanoren e parė
    dhe zė u jep shkronjave pa zė !


    Nė princip- kukudh i vendosur
    plangprishės i ndjenjave shpirtrore!

    I nėnshkruar nė artikuj e fraza
    tė pėrcėllohet blerimi - t'jetojė oaza!


    Nė jetė i vetėshpallur periudhė,
    kryefjalė e shtigjeve - pa udhė !

    Ngrit mistere nė qiell pėr meshė
    t'fluturojė me erėn - pa peshė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ferit RAMADANI :


    NERVOZĖ !


    Dialog i hapur pret mendim pėr famė !
    Snob i ndjekur - shtrihet panoramė !

    Pika gjaku, pika djerse nė rrudha
    padyshim - e shkujdesur rruga!

    N'brendi shpirti dhembje e paparė
    shkallmon ēėshtjen gjak i larė !

    Nga tė niset - simbol i pafat
    diagnozė pėr shėrim tė gjatė !

    Dialog jashtė rrjedhave nė prozė !
    Nė thellėsi shpirtrash ky Danjoll - nervozė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te lexosh, te meditosh, te ndjesh njekohesisht forcen e fjales ne varg, bukurine shprehese te vargut ne poezi dhe mesazhin e vete poezise, ...jo cdo krijimtari poetike ta jep kete teresi te deshiruar nga krijuesi per ta realizuar dhe lexuesi per ta shijuar. Ju, z.Ferit keni arritur te ma jepni kenaqesine ne lexim. Urime, mik!

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Rrustem GECI :



    Ese letrar pėr veprėn e Ferit Ramadanit

    TROJEVE TĖ EMRIT TIM

    Ferit Ramadani u lind mė 6 qershor 1956, nė Llag tė Kėrēovės.
    Prej aty nis toka dhe qielli i tij, hapėsira e paanė e Atdheut.
    Me Feritin njihem qė nga viti 1974, kur bashkė i lexonim poezi njėri-tjetrit.
    Kjo ese nuk ka qėllim kur e si u njohėm,
    por,
    vlerėsimin e krijimtarisė sė tij.

    Nė tė gjitha veprat e tij, prej librit “Pėr sa legjenda flet historia” e deri te “ Pirgun i dhimbjes” Ferit Ramadani kudo ėshtė poet. Fuqia e tij prej poeti tė mirėfilltė mbreson lexuesin e tij.

    Trojeve tė emrit tim tė kam pak /
    por nė kėngė tė kam kudo/
    ky ėshtė guxim i gjakut tim /

    komandant Askeri...

    Kėto dhe vargje tė tjera tė poetit tregojnė shpirtin e madh tė Feritit.Tė kam nė kėngė kudo o vendi im.

    Nė djepin e kėsaj toke/
    u rritėm me ajrin dhe ujin tėnd/
    dhe me shpresa/
    se diēka do tė ngrejmė me duar/…

    Bota poetike e Ferit Ramadanit ėshtė e gjerė dhe e thellė.Feriti edhe nė prozė edhe nė poezi ėshtė poet i tik-takeve tė kohės, i tė rrahurave tė zemrės. Ē“ka s“u ra ndėrmend barbarėve pėr ta prerė e tharė gjakun e fisėm tė arbėrit, shkruan poeti dhe vazhdon; pemė e ilirisė dhe Iliridės nė zemėr tė saj ndryn 1 mijė rrufe dhe 7 milion rrėnjė shqiptarėsh nė 13 mijė vjet tė egzistencės sonė.

    Prandaj, kėto janė motivet, thotė Feriti, pse nė kėngė e marr atdheun, trojet e emrit tim. Qielli deri nė Prishtinė, deri nė Tiranė, deri nė Shkup, Manastirė, Janinė e Prevezė..., kudo ėshtė i imi. Qiejt e poetit Ramadani janė qiej tė mėdhenj tė emrit tė tij.Poezia e Ferit Ramadanit ėshtė ndryshe nga poetėt e tjerė. Vargjet e Ferit Ramadanit pulsojnė me hapin e madh tė kohės.

    Unė kundėrshtohem thotė poeti me ata qė kundėrshtojnė. Ndėrsa atdheun e dashuroj si vajzėn mė tė bukur, mė tė ndjeshme,dhe mė intime tė shpirtit .

    Kėshtu ėshtė nė vendin tim e nė vendin tėnd, i thosha nė njė ēast vetes,
    dhimbjes qė mė gėrryente nga brenda. Koha nė tė cilėn jetojmė thotė poeti,
    edhe nė mot tė kėthjellėt pikon gjak.Nė kėtė natyrė aq tė bukur, ne ēdo ditė
    bėjmė betejėn me tė pazgjidhurėn, me atė qė plagėn ma bėn tė pėlcas.Nė
    poezitė, “Domethėnia e heshtjes”, “Asgjė s“kthehet”,” Pika kritike”,”Loja”,
    dhe nė dhjetėra poezi tė tjera, hetohet vetėmbėrrijtja, blerimi i kėsaj kohe,
    krismat e fjalės nė dhimbje. Ndėrsa nė poezinė “Atdheu”, poeti ngre zėrin
    e tij mbi trojet e emrit dhe mbiemrit.

    Trualli gjuhėsor i gjuhės sė poetit ėshtė i paluajtshėm, me blerim tė gjakut tonė gjuhėsor.Kapėrcimi nė tė ardhmen nuk bėhet duke ndejur kėmbėkryq. Nevoja e do qė ne tė bėjmė detyrėn tonė pėr veten e atdheun, ndryshe e ardhmja do tė shtyhet. Me kėtė esse uroj poetin Ferit Ramadani pėr veprat e tij tė mirėfillta dhėnė letėrsisė sonė. Shėndet zoti poet,shėndet.
    Rrustem Geci - Dortmund
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Ramadani - Stacioni i dynjasė
    Nga Sefedini_PZ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-09-2012, 04:37
  2. Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-04-2012, 00:34
  3. Ferit Ramadani
    Nga gjakushi nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 11-06-2010, 03:39
  4. Burim Ramadani keqtrajtohet nga forcat e UNMIK
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-12-2009, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •