Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Pathos.

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Pathos.

    Zogu i merguar.

    Ne strofullen e zogut te merguar,
    ketu i huaj
    qendroj une,
    qe porsi shpirt i vetmuar
    kerkoj gjithkund
    nje zog,
    qe ti flas,
    ti derdh mall
    e ai t’me huaje
    krahet e bardhe,
    qe te kthehem
    ku u linda une,
    ku u lind i pari,
    ku u linden shume.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Atdheu ēthurur.

    Gardhiqet e botes po thurim
    me brinjet tona tash sa mot
    e atdheu im nuk ka gardhiqe.
    Rrenjet qe lame pas po shkulim
    pasi dime se kopshtari s'u del zot
    e ne thatesire ngadale do digjen.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Hije kuq e zi.

    Nen hijen kuq e zi
    enderrojme,
    shume sy,
    tashme verbuar.
    Ne rruget e pafundme
    mergojme,
    te tretur,
    te harruar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Emocione flagrante.
    Perdet sfokuese shpalosen ngadale ne horizont
    e merr nje tjeter pamje qetesuese, kjo krahine
    qe perzien ngjyra joshese nga njeri e tjetri front
    deri ne ekstremin e imagjinates mbi hijeshine.

    Bragtis ekzistencen time dhe ndalem te sodis
    ato depertime delikate, qe gradualisht perhapen
    mbi kete begati natyrore te ngjyer mrekullisht
    me emocione flagrante, qe gjoksit s'mi ndahen.

    Shqisat e mia perhumben ne valle te shfrenuara
    e falem me secilen dashuri si per te fundit here,
    shtegtoj pastaj plagosur nder strofulla te huaja;

    mergoj mjerisht lengatash si shpendi kraheprere,
    por rrembej nje copez peisazhi dhe e fsheh ne gji
    se me eshte i vetmi ngushellim dhe e vetmja fuqi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Heret a vone.

    Heret a vone, po nuk lashe nam
    ne ndonje ves te ēthurur a prapesi,
    prap tek sofer-varfra me u kthye kam
    me te kuqin ne gjak o vellezerit e mi,

    se jam si trofta e tretur nga rrjedha
    qe ne lindje, larg nga e saja strofull,
    qe tash rrjedhes kundra i shkon se zemra
    don te kthehet ku lindi per te ngordhur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Sa duron.

    Sa duron ky shpirti im
    pa plase ne kenge a vaj,
    as nuk ēohet mbi veten,
    kur vetja e perdhose.
    Sa duron ky shpirt i nemur
    pa fol, kur sheh e ndien.
    Sa duron ky shpirti im
    e nuk ngjeshet me zemren.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    O zog i vogel.

    Dhe sa here te tjera o zog i vogel
    do vazhdosh te biesh derisa te mesosh
    te shpalosesh krahet e te fluturosh,
    ne qiejt e ererave, atje mbi koder?
    ...dhe sa here te tjera o zog i vogel?

  8. #8
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Atdheu ēthurur.

    Gardhiqet e botes po thurim
    me brinjet tona tash sa mot

    e atdheu im nuk ka gardhiqe.
    Rrenjet qe lame pas po shkulim
    pasi dime se kopshtari s'u del zot
    e ne thatesire ngadale do digjen.
    Gjetje e mrekullueshme! Valle i kujt eshte lugthi i tokes, pervecse i bluajtes?
    (Une vazhdoj te eci mbi dhe' me tim at' ne xhep - nje varg qe kam shkruar dikur).

  9. #9
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Vargjet me lart qe i ke nenvizuar Rebele me bene te me kercellojne brinjet.

    O Pellumb i merguar nga Atdheu i cthurur!
    Fluturon nen mjegulla ,duron , mbijeton perderisa enderron nen hijen kuq e zi....Heret a vone do kethehesh Ti.

    Ke shpirt te hatashem Ti vellacko,te pershendes me vargjet e mia:

    Ketu shume gjetem, me t'vertete,
    atje lam me shume qe na mungojne.
    Nje shprese e vetme, ne na mban ne jete,
    Ku e nisem jeten ,aty ta mbarojme.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 23-03-2008 mė 12:55
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Tema tė Ngjashme

  1. ....nga une ..
    Nga ShadowOftheBest nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 13:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •