----------------------------------------------------------------
Prokuroria italiane ka kerkuar 6 vjet burg per komandantin e anijes "Sibilla", Fabrizio Laudadio, i cili akuzohet per tragjedine e Otrantos ne vitin 1997 ku humben jeten 86 emigrante shqiptare. Prokuroria ka kerkuar edhe 4 vjet burg per shqiptarin Namik Xhaferi, i cili mendohet te ishte ne drejtimin e anijes shqiptare "Kateri i Rades" qe u perplas me anijen italiane. Tragjedia e Otrantos shkaktoi mjaft polemika ne 1997, sidomos per arsyen se nuk u sqaruan urdhrat e dhene nga qeveria italiane qe atehere kryesohej nga Romano Prodi. Me 28 mars te 1997 anija me mbi 100 emigrante shqiptare qe udhetonin drej vendin fqinj pas trazirave qe u krijuan ne shqiperi u perplas me anijen italiane Sibilla duke shkatuar nje tragjedi te vertete. Shume trupa te mbytur u gjeten pas disa muajsh kerkimesh, shume trupa tjere nuk u gjeten kurre.
----------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt