Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36

    Kosova Nderon Visar Sinanin

    Kosova nderon Visar Sinanin

    Me intonimin e himnit kombėtar qė e kėndoi artisti I merituar I popullit Mentor Mripa nė Prishtinė u pėrkujtua Visar Sinani dhe pesė tė rrėnt nė luftimet e fundit nė Malėsinė e Tetovės. Kjo mbrėmje pėrkujtimore u organizua nė sallėn e kuqe tė Universitetit tė Prishtinės nėn organizimin e Kėshillit tė studentėve pranė Fakultetit Juridik nė UP. E vogėl ishte salla ti pranojė shqiptarėt nga tė gjitha viset qė kishin ardhur tė nderojnė dėshmorin Visar Sinani qė rra nė luftimet nė Malėsinė e Tetovės nė Brodec tė Tetovės. Nė kėtė Akademi me prezencėn e tyre e nderuan personalitete eminente shqiptare nė mesin e tė pranishme ishte edhe simboli qėndresės kosovare Adem Demaci. Pėr punėn dhe veprėn e Visar Sinanit folėn verpimtarėt: Burim Balaj student, Demir Reshiti, Haki Morina, Qani Mehmedi, Besim Hoda etj Telegrame pėrshėndetėse u lexuan nga veprimtarėvė tė ndryshėm qė I kishin dėrguar si profesori Hamdi islami nga tetova, Bekim Ali Rexhaj nga Belgjika, Xhabir Aliti SHBA, Fazli Veliu nga Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UCK-sė, telegrame ngushėllimi kishin arritur nga tė gjitha vendet ku jetojnė shqiptarėt.
    Kulminant ishte momenti I paraqitjes sė nėnės Shpresa Sinani qė u duartrokit gjatė nga tė pranishmit nė sallė. E cia nė mes tjerash tha kur ju shoh juve kaq shumė mė jepni shpresė dhe kurajo qė tė vazhdoj tė jetoj. Duke ju flm tė pranishėme pėr pjesėmarrjen e tyre nė kėtė Akademi pėrkujtimore. Ne sonte nuk e pėrkujtojmė vetėm djalin tim Visarin por edhe pesė tė rrėnėt e tjerė I lehtė u qoftė dheu I atdheut qė aq shumė e deshėn.Ajo thumboi klasėn poltiike shqiptare nė pushtet nė Maqedoni dhe e porositi se pa liri e atdhe nuk ka vlerė asgjė e arritur. (botuar ne gazetėn fakti)

    [IMG][/IMG]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Amerika : 09-12-2007 mė 22:46

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36













  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Fjalim i publicisiti qani Mehmedi

    nė Akademinė Pėrkujtimore kushtuar dėshmorit Visar Sinani (22.6.84 -7.11.2OO7)

    E nderuar familja e dėshmorit Visar Sinani,
    Tė nderuar bashkėluftėtarė dhe miq tė dėshmorit,
    Tė nderuar studentė tė Universitetit tė Prishtinės dhe ju pjesėmarrės tė tjerė!
    Pėr shumė arsye, e kam vėshtirė tė flas pėr dėshmorin Visar Sinani, djali i tretė i njė nga miqtė e mi mė tė mirė pėr tėrė jetėn, i profesorit, poetit dhe kritikut letrar Ramadan Sinani, dhe i njėrės nga pinjollet mė tė njohura tė arsimit nė Maqedoni, Shpresa Arifi-Sinani.
    E kam vėshtirė pėr shkak tė dy arsyeve kryesore. Drama e Brodecit qė pėrfundoi me rėnien e gjashtė shqiptarėve, katėr prej tė cilėve nga Maqedonia dhe dy nga Kosova, si dhe me burgosjen e rreth 15 shqiptarėve ende ka mbetur enigmatike pėr shumėēka. Kanė mbetur shumė pyetje pa pėrgjigjje se ēka ndodhi, si ndodhi, dhe cila ishte prapavija e asaj drame tė javės sė parė tė Nėntorit tė kėtij viti nė Brodec tė Malėsisė sė Tetovės.
    E kam po kėshtu vėshtirė pėr shkak se djaloshi 23 vjeēar Visar Sinani qė kur ishte fėmijė u bė pjesė e familjes time tė ngushtė nė Prishtinė dhe familjes time tė gjerė nė Kėrēovė. E kam edhe mė vėshtirė pėr shkak se profesori im i shtrenjtė Ramadan Sinani - Ramushi, pikėrisht 11 muaj e 4 ditė mė parė shkoi nė botėn e amshuar me brengėn e madhe se ēdo tė bėhet me Kosovėn nė veēanti dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi.
    Kur shkova nga njė fshat i Kėrēovės nė moshėn 15 vjeēare pėr tu bėrė nxėnės i Gjimnazit tė Tetovės pėr shkak se nė atė kohė kjo konsiderohej shkolla mė e mirė edhe pedagogjike edhe kombėtare pėr shqiptarėt nė Maqedoni, hasa nė dy pedagogėt e mi mė tė shtrenjtė: njėri quhej Qerim Arifi, profesor i frėngjishtes nė atė gjimnaz, pa mėdyshje njė nga emblemat mė tė shkėlqyera arsimore e patriotike tė rrethit tė Tetovės i cili mė vonė do tė jetė gjyshi prej nga nėna, i mirėfilltė, i dėshmorit tė rij Visar Sinani. Pra babi i Shpresa Arifit, njė vajzė kjo qė atėbotė posa kishte kryer normalen e Tetovės dhe shkėlqente nė atė mes jo pak tė ngarkuar me orientalizėm jo vetėm me pamjen dhe veshjen e saj evropiane por edhe me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm tė arsimtares sė re. Profesori i frėngjishtes Qerim Arifi sė bashku me profesorin e letėrsisė Mujė Hadrin, pra vllahun e Ali Hadrit, atėbotė do tė jenė busulla kombėtare e qytetit tė Tetovės.
    Pra, nė vitin 1968, kur fillova mėsimet nė Gjimnazin e Tetovės pas nja njė muaji, do tė hyjė nė klasėn tonė njė djalosh jashtėzakonisht pedant, i veshur bukur e me njė tė folur artisti dhe do tė prezantohet: Unė jam Ramadan Sinani, kam studiuar letėrsinė dhe gjuhėn shqipe nė Beograd, dhe tash e tutje do tė jem profesori juaj. Ai e pushtoj menjėherė tė gjithė respektin e nxėnėsve nė klasė. Mirėpo, nuk do tė kalojnė as dy muaj dhe do tė organizohen demonstratat e njohura tė Tetovės pėr mė shumė tė drejta pėr shqiptarėt e Maqedonisė dhe pėr pėrdorim tė lirė tė flamurit shqiptar nė ato treva shqiptare, dhe profesori Ramadan Sinani, bashkė me ne, shumė nxėnės tė gjimnazit do tė jetė nė ballė tė tyre dhe pėr kėtė do tė dėnohet me shumė vite burg. Pas burgut, do tė detyrohet ta braktisė Tetovėn qė aq shumė e deshte dhe tė jetoj nė Prishtinė pėr t’u takuar sėrish dhe pėr tu bėrė shokė jete.
    Kur nė vitin 1997-1998 bėheshin pėrgatitje intensive pėr luftėn nė Kosovė, djali i tij i dytė Betim Sinani, do tė vijė nga Gjermania nė Tiranė pėr tė bėrė pėrgatitjet e domosdoshme dhe pėr tu renditur nė radhėt e UĒK-ės pėr luftė nė Kosovė. Do tė mė thotė: Ki kujdes, ti ke shumė tė njohur atje, ke tė njohur edhe nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-ės, nuk e kam pėr brengė nėse bie dėshmor, e kam merak qė t’i kryej detyrat e ushtarit si duhet. Ėshtė fare i ri prandaj jepi edhe zemėr edhe kurajė.
    Kur para luftės nė Kosovė ndodhėn mjaft tėrmete nė skenėn politike tė Maqedonisė kurse djali i madh i profesorit tim Ramadan Sinanit dhe i mėsueses Shpresa Sinani Arsim Sinani bėnte tė pamundurėn nė kuadėr tė PDSH-ės qė tė ndihmojė ēka mundet dhe ēka di pėr kauzėn tonė kombėtare, policia maqedonase e kidnapoj, e dėrgoj nė njė vend tė panjohur, e torturoj deri nė atė masė sa e pruri nė kufirin e jetės me vdekjen, pavarėsisht se ishte njė nga funksionarėt kryesor tė kėsaj partie. U deshėn gjashtė javė, si thuhet tė mbetet nė lėkurė tė dashit, pėr t’i marrė kėmbėt dhe kjo profesorin tim e dėrrmonte. . Thoshte: Nuk ndjej dhėmbie vetėm pse e kanė torturuar por ndjejė dhimbje se njė pjesė tė torturės ja kanė bėrė edhe pėr shkak meje.
    Kur krisi lufta nė Maqedoni nė vitin 2001,profesori, apo Ramushi si e quaja mė vonė, mė telefonon nga Tetova dhe mė thotė: Buxho, si mė thėrriste ai, ka ardhur koha qė fėmijėt tanė tė luftojnė pėr lirinė e kėtij vendi dhe Visari, 17 vjeēar, mė ka ikur nga shtėpia dhe gjendet nė luftė nė Malėsinė e Tetovės. Nuk i thashė asgjė, por nė takimet e shumta qė kisha gjatė kohės sė luftės me udhėheqėsin e saj Ali Ahmedin, ja pėrsėritja vazhdimisht: E ke nėn urdhrin tėnd njė djalosh 17 vjeēar, ėshtė i shokut tim tė jetės Ramadan Sinanit, quhet Visar, dhe tė lutem shihe mundėsinė e njė kujdesi tė veēantė pėr tė.
    Profesori im, Ramadan Sinani, dėshmorin e ri, mbase qė ishte djali i tij mė i vogėl, e merrte mė shpesh me vete nė Prishtinė dhe jo rrallė nė banesėn e tij kalonin muaj tė tėrė vetėm ata dy. Ishte 4-5 vjeēar dhe duke dėgjuar ato bisedat e paskajshme nė netėt pa gjumė, nė tė nesėrmen i thoshte jo vetėm babait tė tij por edhe miqve qė i takonte; axhėn Qani e ze gjumin si ariun.Ka fjetur mbėmė nė dysheme e shtratin e ka lėnė zbrazėt Nė kėtė mėnyrė, u bė njė lidhje familjare e Visarit tė dashur jo vetėm pėr familjen time nė Prishtinė por edhe pėr atė nė Kėrēovė. Kur shkoja nė Maqedoni, mė dukej krejt i zbrazur ai qėndrimi atje po tė mos takoja profesorin tim Ramadan Sinani. Sa gėzohej kur mė tregonte botimet e tij mė tė reja. Kur ishte Visari nė klasėn e 5-tė, nė pushimet verore, kur ktheva tė takohem me profesorin i thashė qė kėtė radhė kėtė sugarin tėnd do ta marrė qė ti kalojė pushimet me familjen time nė Kėrēovė. Prindėrit pranuan me shumė dėshirė ndėrsa Viari u gėzua shumė. Njė nga kunatat e mi e bėri pėr djal tė saj tė dytė kurse ai gjatė qėndrimit u ndie jashtėzakonisht i lirė, madje edhe mė mirė sesa nė mesin e tė vetėve nė Tetovė. Kishte shumė njerėz nė atė familje, kishte shumė fėmijė, kishte shumė hapėsirė qė i mundėsonte tė bredhė sa tė dėshiroj, kishte shumė botė shtazore qė nuk e kishte nė Tetovė. Mė tregonin mė vonė se i merrte pulat, i lagte nė pėrroskėn e afėrt, dhe mė vonė i thante ato me fen duke i bėrė tė qeshnin jo vetėm familjarėt e mi por edhe gjithė tė tjerėt qė e shihnin apo e dėgjonin kėtė tregim. Mė vonė pyetnin tė gjithė: Ku ėshtė ai djali i Tetovės,pse nuk po vjen mė? Tani kunata ime vazhdon tė mė pyes se ēka u bė me atė djalin tim, si nuk pate pak kujdes qė ta kesh afėr vetes, si lejove tė mė ikė aq i ri.Visarin unė nuk e ndaja nga Afrimi im, ti e ke ditur kėtė.
    Pak ditė para se tė shkoj me armė nė dorė nė Brodec tė Tetovės, erdhi nė Radio Kosovė pėr tė mė takuar, pimė nga njė kafe bashkė, biseduam gjatė, por nuk mė tha asgjė se ku do tė shkojė dhe ēfarė do tė bėjė. Ky ishte takimi im i fundit me djaloshin qė e konsideroja gjithmonė pjesė tė familjes time.
    E kam thėnė edhe njėherė tjetėr e po e pėrsėrisė edhe kėtu: Pyetja se si dhe nė ē’mėnyrė ky djalosh 23 vjeēar i quajtur Visar Sinani u gjet nė grupin e tė arratisurve nga Burgu i Dubravės mbetet pėr tė marrė pėrgjigje. Po kėshtu fakti se nga 6 tė vrarėt, 4 janė nga Maqedonia, qė del se nuk kanė qenė tė arratisur nga Burgu i DUbravės, kundėr tė cilėve policia maqedonase e ka bėrė ekspeditėn, dhe fakti tjetėr se nga 13 tė arrestuarit qė ende mbahet nė burgjet maqedone, gati tė gjithė janė nga Malėsia e Tetovės, lė pėr tė kuptuar se policia maqedone nuk ėshtė marrė me tė arratisurit nga Burgu i Dubravės por ka zhvilluar njė ekspeditė ndėshkuese kundėr njė fshati tė tėrė i cili edhe ashtu ka halle tė mėdha duke jetuar vazhdimisht nė varfėri tė skajshme. Po kėshtu, njė herė u tha se ėshtė rrėzuar njė helikopter maqedon, edhe atė nga zyrtar serioz tė KFOR-it nė Kosovė, madje u tha se ka edhe tė varė nga ekspedita maqedonase, mirėpo mė vonė u mohuan tė gjitha kėto qė lė pėr tė dyshuar se mbahen nė fshehtėsi informata tė rėndėsishme. Kur kėto ditė nė Bruksel nė njė debat tė nivelit tė lartė, kryeministri i Kosovės Agim Ēeku deklaroi se nė Brodec tė Tetovės qenė pėrzier edhe struktura policore e ushtarake tė Beogradit, kjo “Luftėn e Brodecit e bėn me shumė enigma.. Sidoqoftė, ka shumė pyetje qė duan pėrgjigje nė dramėn e zhvilluar nė javėn e parė tė Nėntorit nė Malėsinė e Tetovės. Dhe ato, mė herėt apo mė vonė, do tė dihen.
    Kėshilli i studentėve tė Fakultetit Juridik tė UP-ės, student i tė cilit fakultet ishte Visar Sinani, duke organizuar kėtė Akademi Pėrkujtimore jo vetėm qė nderon dėshmorin e kombit Visar Sinani por i jep kuptim dhe pėrkrahje ēdo atdhetari i cili pavarėsisht prej rrethanave ėshtė nė gjendje nė ēdo kohė dhe ēfarėdo kushtesh tė japė jetėn e vet pėr lirinė e trojeve shqiptare.


    Lavdi i qoftė dėshmorit tė kombit Visar Sinani.

    Lavdi u qoftė gjithė tė rėnėve pėr tokat shqiptare.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  10. #10
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287

    Fjalimi i veprimtarit Demir Reshiti

    Guximi dhe trimėria e Visar sinanit na tregoi se ē'vlerė ka Mėmėdheu

    Demir Reshiti

    7 nėntor 2007. Malėsia e Tetovės u trand nė themel. Fshati Brodec, po bombardohej nga qielli e nga toka.
    Sllavomaqedonasit e kishin stėrholluar planin e tyre pėr goditje mirė e mirė. Ishin dėrguar forcat e njėsive mė speciale, komandosė e xhelatė profesionalė, me arsenalin mė modern tė armatimit, dhe pėrnjėherėsh ishte bllokuar e paralizuar mbarė Malėsia e Tetovės.
    Rrathėt e hekurt ia mbėrthenin shtatin pamėshirshėm. Jeta e vdekja sy mė sy.
    Nga kodrat pėrreth e nga ajri, topat e minahedhėsit e mėdhenj villnin zjarr pa pushuar.
    Njė djalosh kėndonte e luftonte. O madhėri, sa shpejt e paska marrė kėnga me vete, pėr ta mbajtur tė gjallė pėrherė! Ashtu e ka ajo, vetėm tė pavdekshmit i pranon nė gjirin e vet. Shpirti i tij luftarak shėtiste si me krah dragoi nėpėr istikame, duke u dhėnė zemėr luftėtarėve tė lirisė...
    Guximi dhe trimėria e tij na tregoi se ē'vlerė ka Mėmėdheu!

    Visar Sinani

    I tha jetės, “Pėr ty luftoj!”
    I tha vdekjes, “Tė sfidoj!”
    I tha hasmit, “nuk mė tremb!”
    Dhe i vdekur, jam nė kėmbė!”

    Lindi mė 22 qershor 1984 nė Tetovė.

    Rrjedh prej njė familje patriotike tė qytetit tė Tetovės. Ėshtė nip i axhės Sinan Beshi qė njihet si pėrkrahės i aradheve tė unfirmormuara shqiptare nė periudhėn e administrimit tė Shqipėrisė. Poashtu ėshtė nip i profesor Qerim Arifit qė njihet si ideolog i ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni.
    Visari ishte djali i tretė i profesorit Ramadan Sinani i cili nė fund tė viteve tė 60-ta u nda nga ditari i gjimnazit tė Tetovės pėr shkak tė pjesėmarrjes nė demonstratat e atėhershme qė kėrkonin flamur e mė shumė tė drejta pėr shqiptarėt nė Maqedoni.
    Atdhedashurinė e mėson nga i ati Ramadani dhe nėna Shpresė qė e edukojnė ta dojė mėmėdheun, ta dojė Kosovėn, ta dojė Shqipėrinė.
    Dashurinė pėr Sharrin qė ia kishte mbjellur babai Ramadani me vargjet e tij, kanė bėrė qė Visari tė lidhet deri nė vdekje me kėtė mal qė pėrben zemrėn e Shqipėrisė Natyrale.
    Mėsimet e para i merr nė shkollėn fillore “Istikgball” tė Tetovės ku dallohet si nxėnės shumė i mirė dhe shumė i zellshėm. Nė ndėrkohė prindėrit e regjistrojnė nė shkollėn e Ulėt tė Muzikės nė Tetovė ku pėr tre vite me radhė ndjek orėt pėr piano dhe me sukses e kryen ciklin e ulėt.
    Si nxėnės i klasės sė 5 drejton pėr dy vite me radhė ēdo ditė emisionet pėr fėmijė “Bota e fėmijėve” ku shquhet pėr zhdėrvjelltėsinė e tij dhe e bėn kėtė emisionin mė tė dėgjuar nė Tetovė.
    Regjistrohet nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė nė Tetovė -drejtimi Teknik dhėmbėsh, ku pėr katėr vite me radhė shquhet si nxėnės shumė i dalluar.

    * * *
    Pas ngjarjeve tė pėrgjakshme tė 9 korrikut 1997 nė Gostivar me ē’rast policia maqedonase e rrah keq vėllain e tij tė madh, Arsimin, Visari edhe pse shumė i ri nė moshė, me sy tė pėrlotur i betohet Arsimit se do tė vijė dita kur do tė marr hak.
    Rreshtimin e vėllait tė tij dytė, Betimit nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės mė 1999, Visari e pėrjeton si njė moment tepėr tė rėndėsishėm.
    I inspiruar nga lufta heroike e komandantit legjendar Adem Jashari, Visari fillon tė shkruajė poezi kushtuar trimave tė UĒK-sė, ndėrkohė qė nuk pushon sė ndihmuari tė dėbuarve nga Kosova qė ishin vendosur nė Tetovė.
    Nuk do tė kaloj shumė kohė e ėndrra e Visarit pėr ta veshur uniformen e UĒK-sė i bėhet realitet. Ai nė moshėn 17 vjeēare, ditėn qė e kryen vitin e tretė tė shkollės sė mesme me sukses shembullor, e sjell dėftesėn nė shtėpi dhe e len atė mbi tryezė bashkė me njė pusullė nė tė cilėn shkruan: “Prindėr tė dashur unė e kreva vitin e tretė me sukses tė shkėlqyer ashtu si deshėt ju. Nuk mund tė rrijė mė duarkryq, nuk mund ta shoh mė popullin tim se si vuan. Po i bashkėngjitėm radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Mirupafshim nė Liri...”.
    Falė kėmbėnguljes sė tij, pėrkundėr moshės jomadhore, ia arrin qė t’i bind eprorėt dhe iu bashkėngjitet radhėve tė UĒK-sė. Rreshtimi nė radhėt e kėsaj ushtrie po ia realizonte Visarit ėndrrėn e tij shekullore pėr tė kontribuar nė ēlirimin e atdheut.
    Njė komandant i tij kujton momentin e kyēje sė Visarit nė radhėt e UĒK-sė: Kur kanė ardhur grupi i ushtarėve me tė cilėt ishte Visari, pėr tė gjithė kam menduar se mund tė bėhen ushtar por jo pėr Visarin!. Mirėpo kėtė mendim e ndryshova menjėherė tė nesėrmen kur Visari pa iu trembur syri radhitet nė vijėn e parė tė frontit duke u dėshmuar si luftėtar i dalluar.
    Do tė mbetet aty deri nė pėrfundim tė luftės.
    Pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, Visari nuk u duk mė askund, as nė parti politike e as nė ndonjė aktivitet publik, vazhdon tė mos pajtohet me jetėn e mjerueshme qė e kaploi ushtarin e thjeshtė shqiptar pas lufte. Prej asaj dite Visari kurrė nuk do ta dorėzojė armėn tė cilės lamtumirė do t’i thotė nė pėrleshjet e fundit me policinė maqedonase nė Malėsinė e Sharrit nė Brodec.
    Nė Prishtinė e regjistron fakultetin Juridik, por me mend e zemėr ishte i lidhur me Tetovėn e tij ku kthehej kohė pas kohe pėr t’i vizituar familjen dhe tė afėrmit.
    Nė Kosovė takon shumė shokė dhe miq me tė cilėt i ndan brengat. Kėtu njihet me ish-luftėtarė, e bij atdhetarėsh tė cilėt ia shtojnė edhe mė tepėr atdhedashurinė por edhe mllefin ndaj armiqve shekullorė.

    * * *

    Nėna Shpresė e kujton telefonatėn e fundit qė Visari ia bėn ditėn e luftimeve nė Brodec. Nėnė bėhu e fortė unė punėn time e kam kryer. Bėma hallall qumėshtin qė ma ke dhėnė se nuk tė kam korit. Bėhu e fortė se do tė bėhet mė mirė. E ke Arsimin dhe Betimin. Unė po iki nė rrugėn e lirisė. Bėhu e fortė...
    ***
    Visar do mė mungosh shumė. Nuk e di pse mė le tė vetme. Ndoshta atdheu kishte nevojė qė gjaku yt tė derdhet pėr tė. Jam krenare qė deshta njė trim tė rrallė.
    Trupi yt tash tretet nė errėsirėn e dheut, po dije o shpirti im engjėllor nuk do harrohesh kurrė. Nė zemėr do tė mbaj do tė ruaj si thesarin mė tė shtrenjtė tė jetės sime...
    Vajza qė tė zgjodhi pėr shok tė jetės.

    * * *
    Dhe, sėrish, kujtesa jonė shėnon, nderon, pėrkujton...
    Emri i Visarit do tė zė vend nderi nė zemrėn e madhe tė popullit dhe do tė bėhet legjendė e legjendave.
    Kush e harron historinė ėshtė i detyruar ta pėrsėrisė!- kėshillojnė tė menēurit.

    Prishtinė, 7 dhjetor 2007
    Deri te Molla e Kuqe!

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •