Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 59 prej 59
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anëtarësuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Citim Postuar më parë nga PriinCi_3nt Lexo Postimin
    oo Haver qka thua more aj ishte virusi tek Arsenali kur ka qen arsenali pas 17Ndeshjev ne Vendin e par ne cilin vit tregom??? Iku Henry i erdh Forma Arsenalit edhe shum lojtarve tjer me shum me dhimbet Fábregas qe nuk Mundete ta tregonte veten se qfar Talenti esht e shef Fábregas ne ket sezon si luan kur ka Luajtur Fábregas kshtu Hajt tregom ti mua kurr....

    Gjithmon kur u bente nje Faul afer 16metrshit henry e merrte topin edhe e Humbete nuk bente asgje Duke pasur nje specialist per gjuajte te lira Robin van Persie ...


    Ket e ka then edhe Arsène Wenger Henry ishte Virusi i Arsenalit edhe ashtu esht...
    kush ju ka than bre qe Henry eshte virus i Arsenalit .po kur ishte Henry ne Arsenal ateher ishte edhe patrick vieira fabregasi ishte shum i ri vetem 17 vjeqar
    nuk kishte vend ne perberjen e par se ishte gjilberto silva.patrick vieira. pires. ljumberg, etj ne mes fush e kshtu qe Fabregasit si ka ardh rendi me startu kurr prej minutes se par veq kur e ka shti Arsen vengeri prej rezerves
    edhe ket lajm qe e paske ni qe Arsen vengeri ka than qe Herny eshte kan virus i Arsenalit... nuk eshte e vertet ..
    Henry u kan njender lojtaret me te mir ne bote
    hat me t'mira
    Arsenal champion

  2. #52
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Citim Postuar më parë nga titi.iforti 14 Lexo Postimin
    kush ju ka than bre qe Henry eshte virus i Arsenalit .po kur ishte Henry ne Arsenal ateher ishte edhe patrick vieira fabregasi ishte shum i ri vetem 17 vjeqar
    nuk kishte vend ne perberjen e par se ishte gjilberto silva.patrick vieira. pires. ljumberg, etj ne mes fush e kshtu qe Fabregasit si ka ardh rendi me startu kurr prej minutes se par veq kur e ka shti Arsen vengeri prej rezerves
    edhe ket lajm qe e paske ni qe Arsen vengeri ka than qe Herny eshte kan virus i Arsenalit... nuk eshte e vertet ..
    Henry u kan njender lojtaret me te mir ne bote
    hat me t'mira
    Shoki Viera ka ik qe moti nga Arsenali un e kam Fjalen per sezonin e kaluar Fabregas nuk ka qen 17 Vjeqar..
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anëtarësuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Citim Postuar më parë nga PriinCi_3nt Lexo Postimin
    Shoki Viera ka ik qe moti nga Arsenali un e kam Fjalen per sezonin e kaluar Fabregas nuk ka qen 17 Vjeqar..

    edhe sezoni e kaluar Fabregasi eshte ken ne top form
    veq po du me te tregu qe prej se eshte formu clubi i Arsenalit e deri tash lojtar me te mir se Henry ska pas Arsenali. veq kush ja ka inati henryt e thot qe u kan virus i Arsenalit ?
    kaq kisha me than
    hajt me t'mira
    Arsenal champion

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinë
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Po te ishte Henry i mire, dhe aq i rendesishem bente dicka, shiko Barcelonen ku gjendet, e shiko Arsenalin. Une degjoj ekspert te futbollit sic eshte Alex Ferguson qe thote se Henry ka qene virusi i Arsenalit dhe me largimin e tij Arsenali u ngjit lart.
    shoku Davius dallimi është ky Barcelona nuk është Arsenal , keni te drejt ikja e Henrit e ka forcuar Arsenalin dhe asnjëri lojtar nuk mendon me per Henrin ne Arsenal të gjithe luajn për të gjthë dhe jo si ne kohen e Henrit të gjithë për Henrin por ai mbetet dhe do te jete gjithënje mbret i sulmit
    1.Arsenal
    20.Tottenham

  5. #55
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437

    "L'Equipe" zgjodhi 11-shen më të mirë të vitit 2007

    E përditshmja sportive franceze "L'Equipe" ka shpallur skuadrën më të mirë për vitin 2007. Më së shumti futbollistë në skuadrën e vitit që e ka paraqitur "L'Equipe" janë përfshirë nga Mançester Junajtedi (tre), derisa nga Barcelona dhe Interi nuk është përfshirë asnjë futbollistë. Po ashtu në skuadrën më të mirë nuk ka vend për asnjë futbollist nga kampionati francez, kurse sivjet mungon edhe Tieri Anri, që disa vite rresht ishte në mesin e 11-shes më të mirë të vitit nga "L'Equipe".

    Sipas kësaj gazete franceze skuadra më e mirë e vitit 2007 do të dukej kështu: Bufon (Juventus), Alves (Sevila), Vidiq (Mançester Junajted), Gallas (Arsenal), Evra (Mançester Junajted), Kaka (Milan), Fabregas (Arsenal), Xherard (Liverpul), K. Ronaldo (Mançester Junajted), Drogba (Çelzi) dhe Van Nistelroi (Real M.).

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2007
    Postime
    63
    Pershendetje pash ktu edhe devit bekam pash ne list edhe farfanin pash ne list pirllon shum ma posht se esieni edhe shum ma posht se karlos tevesi po ku asht Figo Rauli Ferdinandi Kanavaro Materaci Robinjo Trezege Totti ku asht lucio edhe bekami ma i mir se figo qka asht ma i mir se figo asht ka fiton qe 2 her ligen e italis 1her ligen e kampionve super kupen evropes dy her ligen e spanjes inter kontinentalen lojtari ma i mir ne bot 2001 lojtari mai mir ne evrop ne vitin 2000 3 her resht ta ka mujt me kombtare qyky figo anglin ta eliminoj per ch.l sdi ai paske e haru ti bre djali i mir e mos te haroj Sedorfin jo bre djali i mir qitu paske gabu shum eke lon jasht kta qe i ceka ke shti bekamin e ke shti ballakin eke shti farfanin kjo asht shum e pa besushme kjo list oki kjo asht deshira jote po tjeter qka asht deshira edhe tjeter qka asht realitet pra nuk koka kerka hiq perzgjedhja te pershendes

  7. #57
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    "UEFA.Com" zgjodhi 11-shen më të mirë të vitit 2007

    Iker Casillas (Real Madrid CF)
    Daniel Alves (Sevilla FC)
    Alessandro Nesta (AC Milan)
    John Terry (Chelsea FC)
    Eric Abidal (FC Barcelona)
    Cristiano Ronaldo (Manchester United FC)
    Steven Gerrard (Liverpool FC)
    Kaká (AC Milan)
    Clarence Seedorf (AC Milan)
    Zlatan Ibrahimović (FC Internazionale Milano)
    Didier Drogba (Chelsea FC)


    Coach: Sir Alex Ferguson (Manchester United FC)

    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  8. #58
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Citim Postuar më parë nga CuLi-GoaL Lexo Postimin
    E përditshmja sportive franceze "L'Equipe" ka shpallur skuadrën më të mirë për vitin 2007. Më së shumti futbollistë në skuadrën e vitit që e ka paraqitur "L'Equipe" janë përfshirë nga Mançester Junajtedi (tre), derisa nga Barcelona dhe Interi nuk është përfshirë asnjë futbollistë. Po ashtu në skuadrën më të mirë nuk ka vend për asnjë futbollist nga kampionati francez, kurse sivjet mungon edhe Tieri Anri, që disa vite rresht ishte në mesin e 11-shes më të mirë të vitit nga "L'Equipe".

    Sipas kësaj gazete franceze skuadra më e mirë e vitit 2007 do të dukej kështu: Bufon (Juventus), Alves (Sevila), Vidiq (Mançester Junajted), Gallas (Arsenal), Evra (Mançester Junajted), Kaka (Milan), Fabregas (Arsenal), Xherard (Liverpul), K. Ronaldo (Mançester Junajted), Drogba (Çelzi) dhe Van Nistelroi (Real M.).
    Sja paska qellu kJo Gazeta Hiq Hmmmm..
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  9. #59
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    "Skuadra e vitit 2007", triumfon Kaka dhe Milan

    Tre kuqezinj në formacionin e drejtuar nga Ferguson


    UEFA ka shpallur dje "Skuadrën e vitit 2007", të votuar nga përdoruesit e faqes së internetit të organizatës që drejton futbollin evropian. Mbi 270 përdorues kanë hedhur votën e tyre duke përzgjedhur 11 lojtarët më të mirë, sipas roleve dhe trajnerin, në këtë sondazh të përvitshëm që këtë radhë ka parë si "fituese" skuadrën e Milanit me tre përfaqësues, ku mesfushori Rikardo Kaka ka qenë ai që ka siguruar më shumë vota, përkrah Nestës dhe Sedorf. Edhe Anglia është përfaqësuar më se denjësisht, pasi nga lojtarët e Premiership janë Stiven Xherard, Xhon Terri, Kristiano Ronaldo dhe Didier Drogba, pa harruar që trajneri më i mirë është përzgjedhur Aleks Ferguson.

    Portier

    Iker Kasijas ka fituar garën për gardianin më të mirë, duke mundur Çeh, Palop, Reina dhe Van Der Sar. Portieri i Realit të Madridit figuron për herë të parë në skuadrën më të mirë të vitit, pasi ka siguruar një diferencë prej 10 mijë votash më shumë se ndjekësi më i afërt, Çeh i Çelsit.

    Mbrojtës i djathtë

    Daniel Alvesh i Seviljes këtë radhë ka siguruar praninë e tij në ekipin më të mirë, duke mundur me një diferencë të ngushtë Serxho Ramos të Realit të Madridit. Braziliani ka shkëlqyer në edicionin e kaluar të Kupës UEFA dhe është bërë i pazëvendësueshëm edhe në kombëtare. Kundërshtarët e tij në këtë rol ishin Zaneti, Odo dhe Zambrota.

    Qendërmbrojtës

    Alesandro Nesta i Milanit dhe Xhon Terri i Çelsit formojnë dyshen më të fortë të këtij reparti sipas përdoruesve të "uefa.com". Dy mbrojtësit kanë pasur rivalë shumë të fortë si Ager, Karrager, Karvajo, Maldini, Ferdinand, Pujol, Ture dhe Vidiç, por forma e treguar në ndeshjet vendimtare të skuadrave respektive duket se i ka siguruar praninë në këtë skuadër ëndrrash.

    Mbrojtës i majtë

    Erik Abidal është padyshim zbulimi i vitit, pasi ka arritur të tregojë si tek Olimpiku i Lionit, ashtu edhe te Barcelona, se është një nga futbollistët më të kompletuar në botë në këtë rol. Roli i tij si i pazëvendësueshëm edhe te kombëtarja franceze i ka dhënë mundësinë të fitojë me vetëm 1% diferencë ndaj Filip Lahm, fituesit të vitit të kaluar. Kundërshtarët e tjerë në këtë rol ishin Drenthe, Evra dhe Jankulovski.

    Mesfushor i djathtë

    Kristiano Ronaldo është një prej emrave më të lakuar në futbollin botëror dhe 29 golat e shënuar në edicionin e kaluar për Mançester Junajtid e vërtetojnë më së miri këtë. Ndonëse ai ka pasur si kundërshtarë Mesi, Riberi, Hleb dhe Gatuzo, fitorja ka qenë e padiskutueshme për yllin portugez.

    Mesfushor qendre

    Stiven Xherard mbetet një prej futbollistëve më të kompletuar në botë dhe përzgjedhja e tij në formacionin e më të mirëve nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Mesfushori i Liverpulit ka fituar me diferencë shumë të thellë ndaj ndjekësit më të afërt, Andrea Pirlo, pa harruar se përballë ka pasur edhe Esien, Fabregas apo Poulsen.

    Mesfushor sulmues

    Rikardo Kaka ka qenë i preferuari i të gjithë përdoruesve të "uefa.com", pasi braziliani ka marrë mbi 220 mijë vota. Pas fitores së "Topit të Artë" dhe "FIFA World Player", prania e tij në 11-en më të mirë ishte e padiskutueshme, edhe pse kishte si kundërshtarë dy bashkëkombësit e tij, Ronaldinjo dhe Diego, si dhe dyshen holandeze Shnajder-Van Der Vart.

    Mesfushor i majtë

    Klarens Sedorf është një nga lojtarët më të suksesshëm në futbollin evropian gjatë 10 viteve të fundit, pasi ka triumfuar me të gjitha skuadrat ku është aktivizuar si në arenën kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare. 100 ndeshjet në Ligën e Kampioneve e vërtetojnë më së miri përvojën e tij dhe arsyen pse është përzgjedhur si fitues në këtë rol ku kishte përballë Kuaresma, Gigs, Malouda dhe Silva.

    Sulmues

    Zlatan Ibrahimoviç dhe Didier Drogba formojnë dyshen më të frikshme të sulmit në Evropë, të paktën sipas përdoruesve të "uefa.com". Kombinimi i teknikës së suedezit me aftësitë finalizuese të futbollistit nga Bregu i Fildishtë kanë bërë që këta lojtarë të figurojnë për herë të parë në seleksionin vjetor të UEFA-s, ndonëse kishin përballë disa nga goleadorët më të mirë në botë si Toti, Van Nistelroi, Avesh, Inzagi, Kanute, Hili, Runi dhe Toni.

    Trajner

    Aleks Ferguson nuk ka marrë rastësisht titullin "Sër" në Angli. Titulli i nëntë kampion me Mançester Junajtid e ka bërë atë të preferuarin e pjesëmarrësve në sondazh, që e kanë preferuar para emrave shumë të njohur dhe të suksesshëm të viteve të fundit si Kapelo, Benitez, Ançeloti dhe Ramos.



    Sondazhi


    Skuadra e vitit 2007


    Iker Kasijas (Real Madrid)

    Daniel Alvesh (Sevilja)

    Alesandro Nesta (Milan)

    Xhon Terri (Çelsi)

    Erik Abidal (Barcelona)

    Kristiano Ronaldo (Man Utd)

    Stiven Xherard (Liverpul)

    Kaka (Milan)

    Klarens Sedorf (Milan)

    Zlatan Ibrahimoviç (Inter)

    Didier Drogba (Çelsi)

    Trajner: Aleks Ferguson (Man Utd)


    Shqip
    Sui generis

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Do të ndahen 325 mirënjohje për arsimtarët e rënë në luftë
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 14:44
  2. Berisha: Mirënjohje SHBA për pavarësinë e Kosovës.
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:04
  3. Mirenjohje nenave
    Nga hope31 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-05-2006, 15:17
  4. Hyrje ne universin e Kur’anit
    Nga INDRITI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 06:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •