Shenjat e besimit tė dobėt:- Bėrja e gjynaheve dhe mosndjenja e keqardhjes pėr to.
- Forcimi i zemrės dhe mosndjenja dėshirės pėr tė lexuar Kur’an.
- Mosvullneti dhe dembelia pėr punė tė mira, p.sh. vonesa nė namaz.
- Lėnia pas dore e suneteve.
- Gjendja e mėrzisė, pėr shembull tė qenit zemėrngushtė, i shqetėsuar dhe i irrituar nė shumicėn e kohės.
- Mosndjenja dhe mosprekja kur i dėgjojmė ajetet e Kur’anit, pėr shembull kur Allahu i Lartmadhėruar na paralajmėron neve pėr dėnimet dhe premtimet e Tij.
- Vėshtirėsia nė pėrmendjen e Allahut tė Lartmadhėruar dhe bėrjen e dhikrit.
- Nuk ndihemi keq kur gjėra tė kėqija ndodhin kundėr Sheriatit.
- Pasja dėshirė pėr kėnaqėsi dhe pasuri.
- Tė qenit dorėshtrėnguar dhe koprrac, qė do tė thotė se nuk keni dėshirė tė jepni pasuri.
- Urdhėrimi i tė tjerėve pėr tė bėrė punė tė mira nė atė kohė kur vet nuk i praktikon ato.
- Ndihet i kėnaqur kur gjėrat nuk pėrparojnė pėr tė tjerėt.
- Preokupimi vetėm me gjėrat se a janė haram apo hallall, e nuk u kushton rėndėsi mekruheve (gjėrave jo tė rekomanduara).
- Pėrqeshja e atyre qė bėjnė punė tė mira tė thjeshta, fjala bie p.sh. pėr pastrimin e xhamisė.
- Nuk ėshtė i preokupuar me gjendjen e muslimanėve.
- Nuk e ndien pėrgjegjėsinė qė tė bėjė diēka pėr tė pėrkrahur dhe promovuar Islamin.
- Dėshira pėr tė debatuar vetėm pėr hatėr tė debatit pa pasur ndonjė argument.
- Bėhet “gėlltitės” dhe shumė i nxėnė me dynjanė, me gjėra tė kėsaj bote, e qė do tė thotė se ndihet keq kur humb diēka nė pasurinė e tij materiale.
- Bėhet “gėlltitės” dhe i mbyllur vetėm nė veten e tij.
Shtrohet pyetja, pra si ta rrisim dhe forcojmė besimin tonė?
- Lexoni dhe meditoni fjalėn e Allahut tė Lartmadhėruar, Kur’anin. Pas kėsaj qetėsia zbret nė zemrat tona kėshtu qė ne bėhemi tė butė. Pėr tė marrė fitimin optimal, pėrkujtojani vetvetes se Allahu i Lartmadhėruar po ju flet juve. Njerėzit janė tė pėrshkruar nė kategori tė ndryshme nė Kur’an; mendoni se nė cilėn jeni ju.
- Merreni me mend madhėshtinė e Allahut tė Lartmadhėruar. Ēdo gjė ėshtė nėn kontrollin e Tij. Ka shenja tė madhėshtisė sė Tij nė ēdo gjė qė shohim pėrreth nesh. Ēdo gjė ndodh me lejen e Tij. Allahu i Lartmadhėruar, ndjek dhe shikon ēdo gjė, madje edhe mizėn e zezė nė gurin e zi nė njė natė tė errėt pa hėnė.
- Pėrpiqu tė fitosh dituri, sė paku pėr gjėrat themelore tė jetės sė pėrditshme, p.sh. si ta marrim abdesin nė mėnyrė tė rregullt. Mėsoji kuptimet e Emrave dhe Cilėsive tė Allahut tė Lartmadhėruar. Njerėzit qė kanė takva (devotshmėri) janė ata qė kanė dituri.
- Shko nė ato tubime ku Allahu i Lartmadhėruar pėrkujtohet. Nė kėto tubime jemi tė rrethuar nga engjėjt (melekėt).
- Ne duhet tė shtojmė punėt tona tė mira. Njė punė e mirė e sjell punėn tjetėr tė mirė. Allahu i Lartmadhėruar do ta bėjė tė lehtė rrugėn pėr dikė qė jep lėmoshė dhe gjithashtu pėr tė bėrė punė tjera tė mira. Punėt e mira duhet tė jenė tė vazhdueshme, jo tė vrullshme (e pastaj tė ndėrprehen).
- Ne duhet t’i frikėsohemi fundit tė keq tė jetėve tona; pėrkujtimi i vdekjes ėshtė shkatėrruesi i kėnaqėsive.
- Pėrkujtimi i niveleve tė ndryshme tė Ahiretit (Botės sė Pėrtejme), pėr shembull kur ne vendosemi nė varreza, kur gjykohemi, kur do tė jemi nė Xhenet (Parajsė) ose Xhehenem (Ferr).
- Bėni dua (lutje), merreni me mend qė ne kemi nevojė pėr Allahun e Lartmadhėruar. Ji i pėrulur (modest) dhe i thjeshtė. Mos lakmo gjėrat materiale nė kėtė jetė.
- Dashuria jonė pėr Allahun e Lartmadhėruar duhet tė tregohet me veprime (punė tė jashtme). Duhet qė tė shpresojmė se Allahu i Lartmadhėruar na i pranon namazet (faljet) tona, dhe duhet tė jemi nė frikė tė vazhdueshme mos po e bėjmė gabim. Natėn, para se tė shkojmė tė flemė, duhet tė mendojmė se ēka kemi bėrė mirė gjatė ditės.
- Merrini me mend efektet e gjynaheve dhe tė mosbindjes - besimi rritet (zmadhohet) me punė tė mira dhe ulet (zvogėlohet) me punė tė kėqija. Ēdo gjė qė ngjan ėshtė, sepse Allahu i Lartmadhėruar do ashtu. Kur na ndodh ndonjė fatkeqėsi - gjithashtu ėshtė prej Allahut tė Lartmadhėruar. Ėshtė njė rezultat i drejtpėrdrejtė prej mosbindjes sonė ndaj Allahut tė Lartmadhėruar.
Krijoni Kontakt