Banka e Shqipėrisė kontrollohet nga njė mafie interpolitike ku komandon akrobati

- Me ardhjen e Fullanit, Banka e Shqipėrisė ėshtė kthyer nė njė qeveri hije qė ka departamente me nė krye shefa qė marrin rroga mė tė mėdha se vetė ministrat.Fullani, kur erdhi nga Banka Italo-Shqiptare solli Dashamir Halilin, tė cilin e bėri shef tė personelit dhe qė sot ėshtė krahu i djathtė i tij, edhe pse ėshtė njė njeri pa kualifikime shkencore, ka pasur kredi tė pashlyera, ėshtė shef i personelit. Fullani, nėpėrmjet Halilit, e rriti personelin e bankės nga 350 vetė qė ishte nė 2004, nė mė tepėr se 500 vetė sa janė sot. Banka e Shqipėrisė ėshtė kthyer nė njė strehė ku riciklohen nė poste me privilegje burokratėt qė u ka mbaruar mandati nė poste tė tjera dhe ku ėshtė krijuar njė komunitet i ēuditshėm ku “fle macja me miun”, duke qenė se aty janė tė afėrmit e politikanėve dhe zyrtarėve tė lartė tė dy krahėve tė politikės. Nė BSH, drejtor i Departamentit Juridik, ėshtė ish-kancelari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, i cili ka marrė nė kėtė departament si jurist dhe vėllain e Xhoana Nanos me shkollė me korrespondencė, si dhe bashkėshorten e kryetarit tė SHISH, Bahri Shaqiri. Nė BSH ėshtė djali i Fatos Bejės, vajza e Ylli Bufit, kunati i Shaban Memisė, deputetit tė PD, djali i Agim Fagut, mbesa e Alfred Moisiut etj. Kėshilltar i Guvernatorit Fullani ėshtė Hekuran Pallumi, ish-kėshilltari kryesor i ish-drejtorit tė SHISH, Kujtim Hysenaj. Drejtoreshė pėr Marrėdhėniet me Publikun ėshtė kunata e Fullanit. Fullani, pėr shkak tė lidhjeve tė biznesit tė ndėrtimit ka marrė djalin e ortakut tė tij nė punė nė Bankė, edhe pse pa asnjė kualifikim, si shef tė sektorit tė transportit. Banka e Shqipėrisė ėshtė njė institucion financiar ku mund tė cėnohet siguria kombėtare e vendit, nėse aty bėhen keqmenaxhime nė sferėn e veprimtarisė sė saj. Por drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri, i ka duart e lidhura qė tė hetojė pėr kėto afera, se gruaja e tij ėshtė punonjėse e departamentit juridik tė bankės dhe Fullani kujdeset qė ajo tė marrė benefice tė ndryshme nė formėn e dietave tė majme nė udhėtimet jashtė vendit, shpėrblimeve etj. Fullani tregohet shumė dorėlirė me shpėrblimet pėr punonjėsit e bankės, duke u vėnė atyre, pa harruar sigurisht vetveten, deri edhe katėr rroga shpėrblim nė vit, dhe rrogat nė Bankėn e Shqipėrisė janė mė tė lartat nė gjithė administratėn shtetėrore. Kėtė Fullani e bėn qė me anė tė kėtyre njerėzve tė blejė mbėshtetjen e tė afėrmeve tė tyre tė pushtetshėm. Kur erdhi nė pushtet PD, nė vitin 2005, emėroi nė postin-kyē tė inspektores sė pėrgjithshme tė Bankės sė Shqipėrisė, domethėnė nė postin e shefes sė kontrollit tė brendshėm tė kėsaj banke (post ky titullari i tė cilit zgjidhet nga parlamenti), si dhe me kompetenca edhe pėr tė kontrolluar bankat e tjera ėn vend, qė janė private, Teuta Baletėn, vajzėn e Abdi Baletės. Deri mė atėherė kjo kishte qenė drejtoreshė e Departamentit tė kėrkimeve shkencore nė Bankėn e Shqipėrisė, e marrė nė punė nga burri i tezes sė saj, Limoz Malaj. Sa erdhi nė Bankė Fullani mori 12 milion lekė tė reja kredi pėr strehim, sikur tė ishte i pastrehė dhe po kėshtu morėn dhe bashkėpunėtorėt e tij. Fullani ka dhėnė pėr personelin 10 milion dollarė kredi, me interes 0.5%, pėr afate qė shkojnė nga 20-30 vjet. Fullani bashkėpunon ngushtė pėr interesa private me ministrin e tashėm tė financave Boden, edhe pse bėjnė sikur kanė kontradikta pėr ēėshtje tė detyrės sė tyre, si ajo qė ka tė bėjė me rritjen e normės sė interesit, tė cilėn Fullani pretendon se e ka bėrė pėr tė ulur inflacionin. Por raportet e Bankės sė Shqipėrisė nė parlament kalojnė qetė. Ministri i Financave Bode, i cili ex officio ėshtė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė pa tė drejtė vote, megjithatė nuk merr kurrė pjesė nė mbledhjet e kėtij kėshilli, sikur atje tė merren vendime qė kanė tė bėjnė me financat e Bangladeshit dhe jo me ato tė Shqipėrisė. Kontrolli i Lartė i Shtetit hesht pėr tė gjitha shkeljet e Bankės sė Shqipėrisė, shumė prej tė cilave janė veprime kriminale, dhe i nxjerr shkeljet nė shifra qesharake financiare. Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė ai qė me pėrbėrjen e tij zbulon intrigat e ndėrlikuara politike qė thuren si rrjetė merimange rreth bankės sė Shqipėrisė. Kėshilli Mbikėqyrės prej tetė vetėsh, sipas ligjit nr.8269, datė 23.12.1997, "Pėr Bankėn e Shqipėrisė" i kėrkon llogari guvernatorit pėr zbatimin e vendimeve tė miratuara, duke pėrfshirė zbatimin e politikės monetare, tė kreditit dhe tė kėmbimeve valutore, si dhe pėr drejtimin, kontrollin dhe mbikėqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankės sė Shqipėrisė. Se sa serioz ėshtė ky kėshill kėtė e tregon si njė provė lakmusi qenia nė tė si anėtar e Arian Kadaresė. Sipas CV-sė tė Arian Kadaresė, tė paraqitur nė faqen zyrtare on-line tė Bankės sė Shqipėrisė: “Z. Arjan Kadareja ėshtė diplomuar nė vitin 1986 si inxhinier minierash, nė Fakultetin e Gjeologji-Minierave tė Universitetit tė Tiranės. Ai ka kryer nė 1995 njė Master of Arts nė Ekonomi, pranė Institutit Universitar tė Studimeve Ndėrkombėtare tė Gjenevės (Zvicėr) dhe pėrfunduar nė vitin 2000 PhD nė Ekonomi, pranė kėtij Instituti. Karrierėn profesionale e ka filluar nė vitin 1986, si inxhinier nė Minierėn e Kromit nė Batėr, ku ka punuar deri nė 1991, pėr tė vazhduar si pedagog nė Fakultetin e Gjeologji-Minierave, nė Universitetin Politeknik tė Tiranės, deri nė vitin 1993”. Pra, anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė ėshtė dhe njė ish-gjeolog i shndėrruar nė financier, kur emigroi nė Zvicėr nė vitin 1993!!! Arian Kadare, nga gjeolog u bė financier, pėr tė zbuluar “minierėn e arit” nė Bankėn e Shqipėrisė, kur u zgjodh anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, nė dhjetor 2006. Kjo tregon joseriozitetin e qeverisjes sė PD. CV qė ky Arian Kadare ka shkruar pėr vetveten nė vetėn e tretė ėshtė shumė zbavitėse. Ai thotė pėr vetveten: “Fushat e tij tė interesit fokusojnė ēėshtje lidhur me modelimin makroekonomik, analizėn e politikave ekonomike, ekonominė ndėrkombėtare e monetare, atė financiare, programimet etj.. Ai ėshtė autor i njė sėrė materialesh diskutimi (WP), publikimesh e kumtesash nė veprimtari tė ndryshme shkencore ndėrkombėtare”. Se si mund t’i futet njė ish-gjeolog kėsaj aventure nė financėn e lartė, ky mbetet njė mister! Gjithsesi ėshtė njė paradoks, sa ironik aq edhe sinjifikues, qė njė ish-gjeolog qė ėshtė bėrė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, ka kryer dy mastera nė financė, ndėrsa kryetari i Kėshillit Mbikėqyrės (Fullani), njėherėsh dhe guvernatori, nuk ka bėrė asnjė tė tillė?! Tė jetė ky sinqeritet cinik, apo neglizhencė arrogante? Anėtarėt e tjerė tė Kėshillit Mbikėqyrės janė Ksenofon Krisafi, ambasador i Shqipėrisė pranė zyrave tė OKB dhe OBT nė Gjenevė tė Zvivrės, nė vitet 1998-2002 dhe mė pas Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave dhe njėherėsh kėshilltar diplomatik i kryeministrit Nano. Zgjedhja e Krisafit nė Kėshillin Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė nė vitin 2004, tregon simbiozėn abuzive tė shtetit dhe politikės me Bankėn e Shqiupėrisė, si dhe prirjen pėr ta parė Bankėn e Shqipėrisė si strehė pėr burokratėt e lartė para largimit nga postet nė prag tė rotacionit tė pushtetit. Edhe mė saktė abuzimin nepotik nė Bankėn e Shqipėrisė e tregon zgjedhja si anėtare e Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė nė vitin 2004 e Teuta Ēuēit, gruas sė Leontiev Ēuēit, ish-funksionar i lartė i PS dhe qė nė kohėn kur gruaja e tij mori kėtė post, ishte ambasador nė Zvicėr, i emėruar nga qeveria e majtė. Teuta Ēuēi jetonte me burrin e vet nė Zvicėr, dhe pėr tė ushtruar funksionin e anėtares tė Kėshillit Mbikėqyrės asaj i paguhej dieta pėr tė udhėtuar me avion nga Zvicra nė Shqipėri, ēka ishte njė shkelje ligjore, se zonja Ēuēi, derisa e pranoi vendin e anėtarit tė Kėshillit Mbikėqyrės, pėr tė cilin paguhej me njė rrogė mė tė madhe se tė njė ministri, po tė donte ta mbante kėtė post le tė banonte nė Tiranė. Kėtė Kontrolli i Shtetit nuk e quajti shkelje, kuptohet pėr faktin se kryetari i tij e kishte mik Leontiev Ēuēin. Nė Kėshillin Mbikėqyrės nuk mund tė mungonte edhe Adrian Civici, i cili sė bashku me gruan e tij janė bėrė nė borde nė ai personazhi i atij filmit tė realizmit socialist, Kiu i kurseve. Adrian Civici, i cili ėshtė diplomuar nė Institutin e Lartė Bujqėsor tė Kamzės pėr Ekonomi Agrare, nė CV e vet nė faqen on-line tė Bankės sė Shqipėrisė, nuk e ka vėnė kėtė fakt (duket pėr kompleks inferioriteti intelektual), por ka vėnė vetėm specializimet qė ka bėrė jashtė vendit nė kohėn e tranzicionit. Civici u bė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės nė prill 2005, nė prag tė zgjedhjeve. Sot ai ėshtė klani i Ilir Metės se gruaja e tij, Adriana Civici ėshtė anėtare e Asamblesė sė LSI. Anėtarja tjetėr e Kėshillit Mbikėqyrės, Elisabeta Gjoni ėshtė njeriu i Berishės. Nė qeverisjen e parė tė PD pas vitit 1992 ajo ka mbajtur njėherėsh tre detyra, atė tė zėvendėsguvernatorit tė parė tė Bankės sė Shqipėrisė (1993-1996), tė anėtarit tė Kėshillit Mbikėqyrės sė Bankės sė Shqipėrisė(1993-1997) dhe tė kėshilltares sė Presidentit Berisha pėr ēėshtjet financiare(1992-1997). Me sa duket, kėtė Elisabeta Gjonin supozohej tė pyeste Berisha pėr ēėshtjet e firmave piramidale qė lulėzuan nė atė periudhė. Kur Berisha doli nė opozitė nė 1997, apologjetėt e tij thoshin se ai ka gabuar nė kohėn qė ishte President i republikės se kishte kėshilltarė tė kėqinj. Nėse ėshtė e vėrtetė kjo, atėherė njė nga kėshilltarėt e afėrt tė kėqij tė Berishės nė kėtė periudhė ka qenė Elisabeta Gjoni. Kur Berisha erdhi nė pushtet nė 2005, ai e shpėrbleu Elisabeta Gjonin duke e bėrė edhe drejtore tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare. Kjo tregon se Berisha nuk ėshtė gabuar nga kėshilltarėt, por ka gabuar me vetėdije. Zonja Gjoni vetėm para pak kohėsh dha dorėheqjen nga posti i dytė qė mbante, i cili ishte i papajtueshėm me atė tė anėtares sė Kėshillit Mbikėqyrės. Anėtari tjetėr i Kėshillit Mbikėqyrės ėshtė Fatos Ibrahimi, i cili mban qė nga viti 1997 edhe postin e zėvendėsguvernatorit dhe qė atėherė u zgjodh se ishte miku i Anastas Angjelit. Ibrahimi hedh firmat qė i thonė, duke pėrfshirė dhe ato pėr tenderat dhe rri urtė e butė nė kėtė post prej 10 vjetėsh, duke u shėrbyer klaneve qė ndėrrohen. Ky Fatos Ibrahimi ėshtė njė njeri shumė misterioz se, sipas CV tė tij zyrtare tė paraqitur nė faqen on-line tė Bankės sė Shqipėrisė, ai ėshtė anėtar i Bordit tė Fondacionit “Soros”, ku kryetare e bordit ėshtė gruaja e guvernatorit Ardian Fullani, Ariani Fullani. Fatos Ibrahimi deri nė vitin 1990 ishte njė ekonomist province qė punonte nė degėn e Bankės Bujqėsore nė Pėrmet. Ngritja e tij marramendėse filloi nė vitin 1997, kur u bė zėvendėsguvernator i parė i Bankės sė Shqipėrisė, dhe pas kėsaj ofiqet e tij erdhėn duke u shtuar. Ai sot ėshtė zėvendėsguvernator i Bankės sė Shqipėrisė pranė Bankės Botėrore, pranė Bankės Islamike tė Zhvillimit, si dhe anėtar i disa bordeve. Se kur e gjen ky njeri kohėn tė merret me tė gjitha kėto punė, ky ėshtė njė mister. Anėtari tjetėr i kėshillit Mbikėqyrės, Halit Xhafa, ka qenė nė kėtė Kėshill edhe nė vitet 1993-1996 (nė atė kohė mbante dhe detyrėn e anėtarit tė bordit tė privatizimeve), dhe u zgjodh pėrsėri nė vitin 2006. Anėtari i fundit i Kėshillit Mbikėqyrės, Limoz Malaj, baxhanaku i Abdi Baletės, ėshtė njė burokrat i vjetėr ekonomisė komuniste, i cili mbijetoi dhe nė periudhėn paskomuniste, nė poste tė larta. Malaj ka qenė Drejtor i Drejtorisė sė Kontabilitetit nė Ministrinė e Financave nė vitet 1974-1984 dhe qė mė pas pėr 13 vjet (1985-1998) ka qenė Drejtor i Departamentit tė Mbikėqyrjes nė Bankėn e Shqipėrisė. Nė vitin 1998, pas rikthimit tė socialistėve nė pushtet ai u bė Drejtor i Drejtorisė sė Mbikėqyrjes sė Bankave dhe institucioneve financiare. Njerėz si ky i janė qepur ekonomisė shqiptare dhe nuk do t’i ndahen deri nė vdekje. Ai tėrhoqi nė Bankėn e Shqipėrisė nė poste drejtuese dhe mbesėn e gruas, vajzėn e baxhanakut tė tij, Abdi Baleta. Ky Kėshill Mbikėqyrės me njerėz tė tillė firmos pa vėrejtje vendimet e guvernatorit Fullani. Nė sektorin e tenderave tė Bankės sė Shqipėrisė ėshtė Artur Bejko, ish-oficer i Sigurimit tė Shtetit. Ky Kėshill Mbikėqyrės miraton tenderat si ai pėr blerjen pėr guvernatorin tė njė autoveture me vlerė 100.000 euro, apo marrja me qira dhe mobilimi me vlerė 1.2 milion euro i ish-selisė sė VEFA, nė Sheshin “Avni Rustemi”. Kėshilli Mbikėqyrės miratoi dhe vendimin barbar tė guvernatorit Fullani pėr t’i bėrė njė shtesė kati ndėrtesės sė Bankės sė Shqipėrisė, e cila ėshtė njė mrekulli arkitektonike qė do tė hijeshonte qendrėn e ēdo kryeqyteti, dhe qė Fullani kėrkon ta shėmtojė. Me kėtė shtesė kati Fullani planifikon qė tė nxjerrė fitime tė mėdha me shpenzimet e saj. Fullani ka njė veprimtari tė gjerė biznesi qė fillon nga ndėrtimi, ku operon me pėrfaqėsues tė tij, deri nė sigurimet, ku ai ėshtė aksioner nė Albsig. Pėr punėt e Bankės sė Shqipėrisė ka njė heshtje nė media dhe kjo vjen se ai ka lidhje me shumė nga pronarėt e tyre, duke pėrfshirė dhe gazetarė tė caktuar. Blendi Fevziu ėshtė njė mik i ngushtė i Fullanit dhe takohet shpesh me tė. Kur u diskutua e u miratua buxheti i vitit 2008, nė debatin qė u bė nga salla e parlamentit tek studiot televizive dhe faqet e gazetave, morėn pjesė deputetė, analistė, shoqėria civile, por vetėm pėrfaqėsuesit e Bankės sė Shqipėrisė munguan dhe vetėm Banka e Shqipėrisė heshti, sikur tė bėhej fjalė pėr buxhetin e Uruguait dhe jo tė Shqipėrisė. Banka e Shqipėrisė sot kontrollohet nga njė mafie interpolitike, mes poleve tė sė cilės manovron si akrobat i vėrtetė Fullani. Pėr Fullanin ka ardhur koha tė largohet edhe se ėshtė fyese pėr elitėn intelektuale financiare shqiptare, profesorėt dhe specialistėt, qė nė krye tė Bankės sė Shqipėrisė ėshtė njė njeri me mesatare tė ulėt, pa asnjė specializim pasuniversitar, pa asnjė titull (CV e tij ėshtė kryevepėr e llojit tė vet).
________________________________________