(Kristi Pinderi, Revista MAPO)

“Zbarkojnė” turqit, “pushtohen” ndihmat norvegjeze dhe amerikane

11 milion euro investime qė janė bėrė nė Spitalin Ushtarak nga disa qeveri europiane dhe ajo amerikane, mund tė shkojnė dėm pas njė vendimi tė Berishės pėr t’i dhėnė me qėra 15 mijė metra katrorė tė spitalit njė kompanie private turke. Doktorėt tregojnė si u aneksuan ditė pas dite ambientet e kėtij spitali dhe shpjegojnė pse shteti ka vendosur ta transferojė nė njė vend tjetėr Qendrėn Kombėtare tė Traumės

Nė njė orė tė vonė tė mbrėmjes nė datėn 18 tetor tė vitit 2006, kryeministri Sali Berisha firmosi nė sallėn e mbledhjeve tė Kėshillit tė Ministrave vendimin me nr. 729. Nė hapėsirėn e njė faqeje tė bardhe A4, e pėrmes njė gjuhe fare tė ftohtė, kryeministri vendoste t’i lėshonte me qėra, pa konkurrim, shoqėrisė “Univers-Alb” sha, plot 15 638 m2 ambiente tė Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, Tiranė, pėr t’i shndėrruar ato ambiente tė ndėrtuara nė fund tė viteve 30-tė nga Mbreti Zog, nė njė klinikė private. Dokumenti ngarkonte Ministrin Genc Ruli dhe ministrin Fatmir Mediu qė tė zbatonin vendimin nė fjalė, i cili ishte i fundit qė kryeministri firmoste atė mbrėmje, pasi kishte firmosur edhe 6 vendime tė tjera. Pas kėsaj mbledhjeje tė shpejtė, eskorta e benzit tė blinduar 0011, iu drejtua Liceut Artistik pėr tė marrė njė kthesė nė tė djathtė, nė hyrje tė pallatit ku banon kryeministri. Pėrpara se ky i fundit tė shtrihej i lodhur nė shtratin e tij, zyra e shtypit e Kėshillit tė Ministrave kishte publikuar me shpejtėsi rrufe nė faqen e internetit vendimet e firmosura atė mbrėmje. Por vetėm 6 tė parat.

Vendimi me nr. 729 nuk u publikua asnjėherė, ndonėse Kushtetuta detyron Kėshillin e Ministrave qė tė informojė publikun pėr ēdo vendim qė merr. Pas asaj mbrėmjeje, nė Spitalin Ushtarak “zbarkuan” turqit e shoqėrisė “Univers-Alb”, drejtor personeli i sė cilės ėshtė babai i zv/ministres sė Jashtme Edit Harxhi dhe pushtuan fillimisht Ortopedinė, pastaj ambientet e Kirurgjisė 2 e sė fundi po tentojnė tė bėjnė tė njėjtėn gjė edhe me ambientet e tjera tė Qendrės Kombėtare tė Traumės. Kur pa depon e farmacisė sė spitalit, Klodi, njė 28 vjeēar shqiptar qė figuron tė jetė presidenti nė Shqipėri i kėsaj kompanie turke, vendosi ta marrė edhe atė, duke i treguar personelit V.K.M.-nė me numėr 729 dhe ta shndėrronte atė nė njė zyrė pėr veten, mu nė mes tė oborrit tė Spitalit Ushtarak.

Nė urgjencė…

Nė hyrjen e urgjencės sė Politraumės brenda ambienteve tė Spitalit Ushtarak, kur kėrkojmė tė takojmė shefin e kėsaj urgjence Dr. Myftar Torbėn, njė roje pėrgjigjet shkurt: “Eshtė i zėnė, ndodhet nė mbledhje”. Por pak minuta mė vonė pasi futet nė pavion kthehet dhe na lejon qė ta takojmė doktorin. Ky i fundit, nė fakt, nuk ishte nė mbledhje por po pushonte pasi kishte qenė gjithė natėn roje e pasi kishte realizuar disa ndėrhyrje kirurgjikale. Ka rreth 100 raste urgjencash ēdo ditė nė kėtė pavion, pjesa mė e madhe e tė cilave pėrfundojnė me ndėrhyrje kirurgjikale. Nė njė vit tė zakonshėm, jo si nė 1997, kirurgėt e Politraumės realizojnė plot 6.000 mijė operacione tė paparashikuara. Shqiptarėt e kanė konsideruar kėtė spital dhe sidomos qendrėn Kombėtare tė Traumės si njė ambient ushtarak, pa e ditur se nė tė vėrtetė 90 pėrqind e pacientėve tė tij janė civilė dhe vetėm 10 pėrqind janė ushtarakė dhe familjarė tė tyre.

“Nisi si lojė nė fillim dhe ne nuk e besonim se situata do tė vazhdonte tė pėrkeqėsohej aq sa pothuajse ēdo ditė na ‘ekzekutojnė’ ndonjė ambient tė ri”, thotė Dr. Myftari sapo hyjmė nė dhomėn ku ai po pushonte. Eshtė njė dhomė e zakonshme shtrimi, pasi edhe dhomat e mjekėve janė marrė nga shoqėria private turke e cila pėrveē specialitetit tė Kardiologjisė realizoi sė fundi edhe transplantin e parė tė veshkės nė Shqipėri.

55 doktorė tė Qendrės Kombėtare tė Traumės nisėn tė lėvizin duke menduar se duhet tė gjenin njė mėnyrė apo njė formė ēfarėdo proteste. Ata paralajmėruan kėtė javė se nėse Qendra Kombėtare e Traumės transferohet nė ambientet e Q.S.U.T “Nėnė Tereza” ku nuk ka kushte qė puna tė vazhdojė normalisht, atėherė ata do tė hynin nė protesta. Shefi i urgjencės, Dr. Torba shpjegon mė tej pėr MAPO gjithė historinė e frikshme si u pushtuan ambientet e spitalit nga kompania private turke. “Papritur e pa kujtuar. Na vjen urdhėri pėr transferimin Ortopedi-Traumatologji nė QSUT. Pse? Cfarė ndodhi? Cfarė nuk funksionoi? Tė vetmen pėrgjigje qesharake”, thotė Torba, “e ka dhėnė shtypi deri tani, ku thotė se pse tė mos e ketė QSUT-ja kėtė shėrbim, a thua ta ketė penguar njeri deri mė sot qė ta ketė”. Doktori ėshtė shumė energjik dhe po aq i thjeshtė kur artikulon gjithė historinė. “A e dinė zotėrinjtė se nė kėtė spital janė investuar miliona euro nga donatorė tė huaj dhe nga qeveria shqiptare?”, vazhdon mė tej ai.

Sa euro janė shpenzuar

Nė vitin 1998, qeveria greke rikonstruktoi poliambulancėn e spitalit dhe e pajisi atė me aparatura bashkėkohore. Nė vitin 2001 u dhurua njė skaner dhe njė eko me vlerė 1 milion euro nga SHBA. Nė derėn e sallės ku bėhen kėto ekzaminime qėndron e varur njė pllakatė qė saktėson: “Dhuratė pėr popullin shqiptar”… Nė vitet 2003-2005 u dhuruan 3 milion euro nga shteti norvegjez pėr pavionet e politraumės dhe fizioterapisė. Nė vitet 2004-2005 ėshtė bėrė njė rikonstruksion i sallave, urgjencės sė politraumės dhe 600 metra katrorė shtesė nė kėto ambiente me vlerė 2 milion e 700 mijė eurosh dhe nė dhjetor tė kėtij viti filloi tė lėvrohet sipas kontratės pėrkatėse pajisja me aparatura e Qendrės sė Traumės nga Cooperazione Italiana me njė vlerė prej 5 milion eurosh. Eshtė nė rikonstruksion godina e Institutit tė Kėrkimeve Mjekėsore Ushtarake dhe kanalizimet e jashtme me vlerė rreth 40 milion lekė tė reja qė duhet tė mbarojnė nė 31 dhjetor 2007. “Pra janė investuar rreth 11 milion euro pėr Qendrėn Kombėtare tė Traumės qė nga viti 2001-2007 dhe nė kėtė moment papritmas vendoset qė tė shkatėrrohet”, saktėson Dr. Torba.

Sė bashku me 54 doktorė te tjerė ai ka firmosur njė peticion dėrguar institucioneve kryesore nė vend, ambasadave dhe Lėvizjes MJAFT! Nė kėtė peticion shkruhet: “njė ide absurde qarkullon dhe po diskutohet, qė trauma nė Qendrėn Kombėtare tė Traumės tė bėhet vetėm dy ditė nė javė. Po ditėt e tjera ēfarė do tė bėjė ky staf? Cdo tė bėhet me kėto aparatura? Cdo tė bėhet nė kėto ambiente? Do tė dekualifikohet personeli, do tė ndryshken aparaturat, do tė mbeten ambiente tė lira. Nė kėtė moment klinika private turke, kėto ambiente tė gatshme, tė sapo rikonstruktuara i merr me qera nė klering dhe jo nė lekė dhe nga ana tjetėr do fillojnė tenderat diku gjetkė, pėr tė ribėrė kėto ambiente qė i kemi”.

Shkelje flagrante e ligjit

Vendimi i Kėshillit tė Ministrave me nr. 729, lėshuar nė datėn 18.10.2006, Pėr dhėnien me qira, pa konkurrim, shoqėrisė “Univers-Alb” sha, Tiranė, tė disa mjediseve nė spitalin ushtarak qendror universitar, Tiranė, ka disa probleme flagrante ligjore. Nė pikėn e parė tė tij, ky Vendim sanksionon “dhėnien me qira, pa konkurrim (nėnvizojmė: pa konkurrim), shoqėrisė “Univers-Alb” sh.a., Tiranė, tė disa mjediseve, me sipėrfaqe trualli gjithsej 15 638 m2 nė Spitalin Ushtarak Qendror Universitar, Tiranė, institucion nė varėsi administrative tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pėr ngritjen e njė qendre spitalore. Kjo pjesė thelbėsore e kėtij vendimi bie ndesh me Udhėzimin nr. 4, dt. 11.6.2003 tė Ministrisė sė Financave e pas tij edhe tė cdo vendimi tjetėr tė Kėshillit tė Ministrave, sipas tė cilit nuk mund tė jepen me qėra pa konkurrim objekte me sipėrfaqe mbi 200 metra katrorė.

Vendimi i Kėshillit tė Ministrave i vitit 2006, pėr t’ia dhėnė me qėra praktikisht gjithė Spitalin Ushtarak njė klinike private turke, ėshtė marrė nė njė ditė kur janė aprovuar gjithashtu edhe 6 vendime tė tjera, pra gjithsej 7 vendime. Mirėpo Kėshilli i Ministrave ka publikuar nė faqen zyrtare tė tij vetėm 6 vendime, duke e lėnė nė hije tė plotė dhe nė gjysėm fshehtėsi vendimin nė lidhje me Spitalin Ushtarak. Ky vendim nuk ėshtė publikuar as nė faqen e Kėshillit tė Ministrave as nė faqet zyrtare tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe asaj tė Mbrojtjes qė janė ngarkuar pėr tė zbatuar vendimin. Veprim ky nė shkelje tė plotė tė detyrimit ligjor qė ka qeveria pėr tė informuar publikun mbi ēdo vendim qė merr.

Premtimi i ministrit Mediu

Njė ditė pasi doktorėt paralajmėruan se do tė protestonin edhe pėrpara Kryeministrisė pėr tė kundėrshtuar dhėnien me qera tė Spitalit Ushtarak, Mnistri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i thirri pėrfaqėsuesit e personelit tė kėtij spitali nė zyrėn e tij dhe u premtoi se brenda njė jave do t’u kthente njė pėrgjigje pozitive si dhe njė afat kohor pėr lirimin e ambienteve tė marra nga kompania turke. Nėse ky premtim mbahet, atėherė odiseja e spitalit Ushtarak merr fund kėtu. Por deri mė sot qeveria shqiptare ka bėrė shumė premtime qė nuk janė mbajtur asnjėherė… Nėse ky premtim mbahet, atėherė Kėshilli i Ministrave duhet tė shfuqizojė vendimin qė ka marrė nė 18 tetor 2006. Duhet tė ribėhet nga e para kontrata me kompaninė turke, kontratė qė deri mė sot nuk ėshtė bėrė publike asnjėherė.

Nė hyrjen e sallės sė reanimacionit ndodhen mbi 30 familjarė qė presin tė dinė fatin e tė afėrmėve tė tyre brenda reanimacionit. Ambienti ėshtė shumė i ftohtė, nė korridor nuk ka asnjė stol ku mund tė ulen, ndėrkohė qė disa prej tyre pijnė njėra pas tjetrės cigare pa u shqetėsuar fare se janė nė njė spital. Askush prej tyre nuk ka as edhe informacionin mė tė vogėl se ēfarė rreziqesh ka pėrballė spitali qė po u ofron atyre njė shėrbim, e qė nesėr ky shėrbim mund tė jetė privat