Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Emri

  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Post Emri

    Emra quhen fjalėt qė tregojnė qenie tė gjalla: djalė, vajzė, dele, dash, Agron, Mira; Objekte materiale: gur, dru, libėr, fletore; por shpesh edhe cilėsi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

    Mjaft formime me prapashtesa funksionojnė nė tė njėtėn kohė si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punėtor, fshatar, malėsor etj.

    Disa ema dalin me nyje tė pėrparme: i biri, e bija, i ati, e ėma, i vėllai, e motra etj. Po kėshtu, edhe disa emra me origjinė nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, tė rinjtė, e reja, tė rejat, e dashura, i pasuri, i varfėri, i pandehuri, tė ftohtėt, tė kėnduarit, tė folurit, tė ngrėnit.

    Emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm
    Emrat ndahen nė emra tė pėrgjithshėm dhe nė emra tė pėrveēėm.
    Emra tė pėrgjithshėm quhen emrat qė tregojnė qenie ose sende tė tė njėjtit lloj: djalė, vajzė, dhi, cjap, dhomė, derė, si dhe abstrakte: miqėsi, lumturi, larje, fshirje.

    Emra tė pėrveēėm quhen emrat qė tregojnė njė qenie ose njė send tė vetėm, tė dalluar nga tė gjithė tė tjerėt: Tiranė, Prishtnė, Krujė, Naim, etj.

    Janė tė pėrveēėm:
    -Emrat dhe mbiemrat e njerėzve, pseudonimet: Naim Frashėri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)

    -Emrat e kafshėve: Laro, Balo, Murro;
    -Emrat gjeografikė tė shteteve, tė krahinave, tė maleve, tė lumejve, tė qyteteve, tė rrugėve, tė shesheve, tė kontinenteve, tė oqeaneve, tė deteve etj.: Franca, Shqipėria, Kosova, Drini, Korēa, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skėnderbej, Jupiteri, Azia, Paqėsori, Mesdheu;

    -Emrat e periudhave dhe tė ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjės; -Emrat e institucioneve, tė organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė.

    -Titujt e veprave, tė revistave e tė gazetave: "Lahuta e malėsisė", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".

    Emrat e pėrveēėm zakonisht pėrdoren nė trajtėn e shquar:
    Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė. Nė qendėr tė Tiranės ėshtė sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombėtar, Pallati i kulturės, banka Kombėtare.

    Tė gjithė emrat e pėrveēėm dhe emėrtimet e pėrveēme shkruhen me shkronjė tė madhe:
    -emrat dhe mbiemrat e njerėzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
    -emrat e pėrveēėm tė kafshėve: Baloja, Laroja, Baloshi;
    -emrat e planeteve dhe tė yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

    -emėrtimet gjeografike tė njė vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanės, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malėsia e Madhe;
    -emėrtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombėtar;
    -emėrtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
    -emėrtimet e monumenteve tė kulturės: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;

    -titujt e librave, tė gazetave, tė emrave tė rrugėve dhe firmave vihen nė thonjėza dhe vetem fjala e parė shkruhet me shkronjė tė madhe: "Gazeta shqiptare", "Dėshmorėt e lirisė", por rruga "Naim Frashėri", sheshi "Fan Noli".

    Emri i pėrveēėm mund tė pėrdoret si emėr i pėrgjithshėm pėr tė treguar jo mė njė individ, por njė tip njerėzish qė i ngjajnė atij; jo njė krahinė, por send qė lidhet me emrin e kėsaj krahine etj.:
    Ky njeri ėshtė tartuf i vėrtetė (hipokrit)
    Ai porositi njė shishe kallmet (verė Kallmeti)
    Nė kėto raste emrat e pėrveēėm shkruhen me shkronjė tė vogėl: ciceron, donkishot etj.

    Emrat e pėrveēėm tė njerėzve dhe tė vendeve tė huaja shkruhen sipas shqiptimit qė kanė nė gjuhėn prej nga janė marrė: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dė Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinė, Versajė etj.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953

    Kush pėrgjigjet?

    A ėshtė gramatika e njėjtė pėr cilindo komb,kur themi se: EMRI ėshtė i pėrveēėm?
    Si spiegohet kur nė greqi hasim jo pakė persona tė cilėt mbajnė mė shum se njė emėr? (Flasim pėr vėndasit e jo pėr fallsifikimet qė jan detyruar tė bėjnė emigrantėt!)
    A mund tė mė pėrgjigjet dikush?Me se lidhet ky fenomen apo dukuri?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •