Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Xhemi Shehu: Nuk kthehem mė!!

    Pergatitet te lere perfundimisht Shqiperine per nje shkolle arti ne Rome dhe nje karriere te re artistike. Xhemi Shehu rrefen projektet e fundit, dashurine qe e pret ne Itali, te verteten e largimit nga Top-Channel por edhe thashethemet qe nuk e lane asnjehere te qete

    nga Alida Cenaj

    Ne edicionin e fundit te varietese “Portokalli”, pasi pershendeti edhe nje here spektatoret, e la skenen e prezantimit me idene se kjo mund te ishte edhe hera e fundit qe ngjitej aty. Ajo bote aq e bukur televizive qe i ishte servirur krejt papritur dhe pa e kerkuar aspak, padyshim qe kishte qene nje arene e mire per njohjen, por edhe karrieren e saj te shpejte. Dhe jo vetem kaq. Performancat e shpeshta para kameras, komunikimi i perjavshem me publikun dhe adhurimi qe merrte gjithmone prej tij ishin nje kenaqesi qe nuk e provonte kushdo. Prandaj ndihej mire sa here qe i propozonin nje format te ri. Gjithmone ne forme dhe e denje per te qene nje ikone televizive “prej verteti”. Megjithate, as fama qe u rrit sa hap e mbyll syte e as cilesimi prej shumekujt si vajza me e bukur e Tiranes, nuk e tunduan qe te hiqte dore nga nje projekt qe Xhemi Shehu po harton qe prej nje viti. Brunia elegante e formave perfekte trupore dhe me syte aq ndjelles jeshile, pertej asaj cfare bente cdo dite, ruante edhe nje tjeter enderr qe i kapercente spektaklet qe e bene personazh aq te kerkuar. Projektonte nje kthese te re ne karrieren e saj, dhe pikerisht tani beson se eshte koha e duhur te hedhe nje hap qe per shumekend mund te jete me teper se i guximshem. Planet e saj nuk kane aspak lidhje me ate qe prej kohesh perflitet nen ze. Nuk eshte larguar nga ekrani i Top-Channel qe e beri te njohur, dhe nuk mendon te ndryshoje imazh. Hapi i saj kete here eshte shume me i madh se kaq. Tani me shume se kurre Xhemi eshte gati te lere, mbase pergjithmone, gjithcka ka arritur deri me tani. Bile edhe qytetin e lindjes. Pergatitet te udhetoje drejt Italise, te nise atje nje shkolle arti e me vone ku i dihet. Pse jo, mund te behet pjese edhe e spektakleve te medha italiane. Atje ku ne fund te fundit kane zene vend mire edhe shume emra te tjere shqiptaresh si balerine a si kengetare. Dhe pervec kesaj, pertej detit bukuroshen e ekranit e pret edhe shpirti binjak. Nje djalosh me te cilin ndan qe prej nje viti dashurine, e cila me ne fund do te kaperceje te vetmen pengese: Detin. Do te largohet per te lene pas ate imazhin e vajzes seksi qe brenda nje kohe te shkurter u be ikona perfaqesuese e nje kompanie, prezantuesja e preferuar e disa emisioneve, por edhe thashethemajen jo fort te vogel, qe cdo dite ngacmonte jeten e qete te Xhemit.

    Numeron vetem tre vjet qe kur ka dale per here te pare ne ekran. Kohe qe i ka mjaftuar te shijoje nje karriere qe shume prej moshatareve te saj do ta kishte zili. Edhe pse televizioni nuk ka qene asnjehere synimi i Xhemit, vetem ky e shnderroi studenten e vitit te katert te Gjuheve te Huaja ne Universitetin e Tiranes ne nje imazhin te lakmuar nga te gjithe. Ne fillim si veline e emisionit “Fiks Fare”, e me pas si prezantuese e spektakleve “Shtojzovallet”, Topfest, “Portokalli” dhe qe prej nje viti edhe imazh i Digitalb-it. Nje karriere qe u ngrit sa hap e mbyll syte e qe e ktheu studenten e anglishtes ne vajzen e preferuar te regjisoreve. “Besoj se me ka ndihmuar fati per te arritur deri ketu. Nuk kam synuar asnjehere t’i hyj televizionit. Edhe ne konkurimin per t’u pranuar si veline ne “Fiks fare” kam shkuar rastesisht. Dy dite me vone mesova se isha perzgjedhur. Nuk kisha as kohe te mendohesha, sepse gjithcka ndodhi shume shpejt”, tregon Xhemi, duke shtuar se e shumta qe kishte enderruar per karrieren e saj ka qene e ardhmja si kengetare. Nje enderr prej se ciles hoqi dore shpejt, sapo beri proven e pare dhe kuptoi qe nuk kishte asnje prirje per te. Megjithate hyrja rastesore ne studiot e emisionit investigativ nuk e pengoi Xhemin te binte shpejt ne sy. Me shpejtesi marramendese vajza qe i kishte thene gjithmone “jo!” kerkesave per pjesemarrje ne konkurse bukurie e gjeti veten te rrethuar nga kerkesat qe e ftonin te zinte vend jo me vetem si veline, por edhe si prezantuese. “Me kamerat isha mesuar, por ne proven e pare si prezantuese tek spektakli veror “Shtojzovallet” me trembte pak ideja e perballjes me publikun”, kujton eksperiencen e pare Xhemi. “Por shume shpejt u mesova, madje cdo puntate ndihesha perhere e me mire”. Dhe kjo i hapi rrugen te kthehej edhe ne imazhin e nje prej kompanive satelitore ne Shqiperi, e cila nuk e humbi rastin per te pasur Xhemin te pranishme ne te gjitha spotet publicitare. Cka mjaftoi qe fytyra e bukur e saj te shfaqej ngado e te kthehej brenda nje kohe te shkurter ne njeri publik dhe te kerkuar. Rastesia e mbi te gjitha fati duket se u treguan shume te mire me Xhemin, qe numeron shume kenaqesi gjate ketyre viteve qe e vendosen ne qender te vemendjes. Edhe pse jo rralle ka ndjere edhe xhelozine apo “luften e brrylave” ne vendin ku punonte. Nuk mban mend te jete perplasur ballazi me dike, nje rivale a armike, megjithate kjo nuk do te thote qe jo rralle jane munduar ta pengojne te jete prezantuese e mire ne spektaklet kryesore te Top-Channel. “Me shume kam perfituar kenaqesi gjate ketyre viteve”, thote ajo, “edhe pse shpesh kam degjuar qe shumekush shprehte xhelozi per performancat e mia. Madje dashakeqesi apo pengese qe une te mos isha pjese e nje emisioni te caktuar. Ndaj ketyre kam preferuar te hesht dhe te ndjek e qete punen time, dhe mendoj se kam bere mire. Sepse fati nuk me ka tradhetuar asnjehere”. Dhe rezultati duket. Shume televizione te tjera u afruan tek vajza seksi qe nderkohe e kishte marre vendimin t’i qendronte besnike ekranit qe e beri te famshme. Ashtu sic eshte edhe sot.

    Nderkaq, zerat ne fakt nuk kane munguar te komentojne cdo moment te karrieres se Xhemit. Por qe ka preferuar t’i injoroje gjithmone. Aq me teper qe tashme ato cfare thuhen nuk kane rendesi. Asnje ekran tjeter nuk do ta tundonte Xhemin te ikte nga puna qe ka. Asnje oferte, pervec projektit qe ka nisur te zbatoje nderkohe dhe qe do e largoje jo vetem nga Top-Channel, por edhe nga Shqiperia. Dhe mbase pergjithmone.

    I ka plotesuar te gjitha aplikimet e nevojshme, dokumentat e gjithcka tjeter i duhet per t’u regjistruar ne Akademine e Artit ne Rome. Eshte impenjuar prej ditesh me projektin e saj te ri dhe asgje deri tani nuk e ka lekundur besimin se kjo eshte koha e pershtatshme per t’u larguar nga Shqiperia. Nuk i vjen aspak keq qe do te heqe dore nga ato qe ka arritur deri me sot, sepse beson se edhe studimet ne degen Menaxhim Arti do te jene nje shans i mire per nje te ardhme te suksesshme. Aktualisht ne Tirane (me ndonje udhetim te shkurter drejt Dhermiut ne mes, per te thyer rutinen)e mban vetem pergjigja qe pret te marre nga Ambasada Italiane per vizen e udhetimit dhe me pas do te niset. “Mendoj se ka ardhur koha te nderroj ambjent. Dua te largohem nga Tirana dhe te mendoj dicka tjeter per karrieren time”, thone Xhemi, e cila nuk e fsheh qe ne projektet e saj te ardhshme ben pjese edhe pjesemarrja ne spektaklet e njohur te Maria de Filipit. Nderkaq pervec shkolles, ne kryeqytetin e lashte italian e pret edhe dikush qe me Xhemin ka nje lidhje te vecante. Nje mik zemre me te cilin eshte e lidhur qe prej nje viti e qe me ne fund do te bashkohet. “Jam e dashuruar me nje djale qe jeton ne Itali”, thote ajo pa dashur ta zbuloje emrin e zgjedhurit te saj. Nje personazh i perfolur jo pak nga kronikat roze per lidhjen me vajzen elegante te ekranit, e nese iu referohemi ketyre te fundit miku i Xhemit nuk mbetet te jete tjeter vecse balerini Leon Cino, qe prej vitesh jeton ne Itali. Megjithate, tani per tani vete Xhemi vetem kaq pranon te zbuloje per lidhjen e saj, duke i lene te tjerat per nje kohe tjeter, mbase kur te kete dicka me shume per te thene. Me e rendesishmja per momentin eshte shkolla e artit qe lakmon dhe karriera qe programon te ndertoje ne vendin fqinj. Do te largohet pa lene pas asnje peng qe mund t’i kete mbetur gjate kesaj kohe qe u be e njohur, pervec prinderve, te cilet eshte e sigurt se do t’i vizitoje here pas here.

    Por, pervecse imazhin e nje vajze te sukseshme dhe te realizuar, pa pishmane a brejtje ndergjegje, Xhemi do te lere ne Shqiperi edhe nje thashethemnaje jo te vogel qe e ka shoqeruar gjate viteve te karrieres se saj te shpejte. 23-vjecarja nga Tirana eshte vendosur jo rralle edhe ne qender te kronikave roze. Zera qe ne fillimet e tyre e kane trazuar jo pak jeten e Xhemit, e cila ne nje moment te caktuar vendosi te mos shqetesohej me per ato cka perfliteshin lart e poshte. Perderisa ishte e pafuqishme t’i sqaronte te gjithe a t’u jepte fund atyre fjaleve, zgjodhi t’i injoronte e te mos u jepte me rendesi. Edhe pse shpesh e urrente faktin qe tanime ishte njeri publik dhe si e tille binte ne sy ngado qe shkonte. “Kam degjuar histori nga me te cuditshmet”, thote ajo, “qe nga thashethemet qe kam qene e martuar, qe kam pasur shume te dashur, trillime nga me te ndryshmet. Ne fillim isha kurioze te degjoja ato qe thuheshin per mua, por me pas m’u kthyen ne nje bezdi te vertete. Te paverteta qe shpesh kapercenin cdo lloj llogjike”. E fundit ishte nje video jo thjesht erotike e lancuar pak kohe me pare ne internet, personazhi i se ciles u perfol se ishte pikerisht Xhemi. Ishte nje nga ato xhirime, cuditerisht ne mode kohet e fundit e qe identifikojne emra personazhesh shqiptare si protagoniste te tyre. Edhe pse ne te shumten e rasteve kane qene bllofe. “Ate video ma tregoi nje shoku im dhe me tha qe ishin perhapur zera qe aty isha une”, tregon Xhemi, e cila asnjehere nuk ka folur publikisht per fjalet e fundit ne adrese te saj. “Nuk i vura rendesi sepse jam e qete dhe e di se nuk kam qene asnjehere e perfshire ne te tilla histori. Pastaj une nuk i kam pasur asnjehere floket me kacurrela, ashtu si ajo vajza ne video dhe nuk kam asnje tatuazh ne trup, ne nje kohe qe ajo ka dy te tille ne kurriz”, shton ajo duke hedhur poshte perfundimisht thashethemet e pak koheve me pare dhe duke shtuar se edhe kete here behet fjale thjeshte per nje manipulim. Aq me teper qe ne xhirimet e nxehta amatore, qe per disa dite ishin kryeqendra e thashethemeve, flitet ne nje gjuhe sllave dhe jo shqip. Por ndersa ngrys vetullat per fjalet e shumellojta per lidhjet e saj, Xhemi qesh kur kujton se nuk i ka shpetuar as listes se personazheve te njohur qe thuhet se i jane nenshtruar kirurgjise estetike. Vetem pak muaj me pare u tha se bukuroshja syjeshile kishte zgjedhur te shtonte permasat e gjoksit nga mrekullia e bisturise. “Deri me tani nuk kam ndryshuar asgje ne trupin tim”, thote ajo. “Me siguri do te mendoj nje nderhyrje plastike, por kjo eshte e sigurte se do te ndodhe shume vite me vone atehere kur do te kem nevoje”. Dhe deri atehere ka ende kohe. Sepse tani per tani Xhemi eshte e perqendruar ne te tjera projekte te rendesishme. Per momentin po mendon vetem qe te largohet nga Shqiperia. Per te lene pas edhe famen, por edhe thashethemet qe thuhen per te. E per te nisur serish nga e para. Nje jete te re pertej detit e nje karriere qe shpreson te jete kaq e suksesshme dhe me fat sa kjo e Tiranes.

    Klan
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Pendimi i Xhemit

    Nese do t’i jepnin nje shans te dyte per t’ia nisur edhe nje here nga fillimi karrieren televizive, Xhemi Shehu nuk do te kishte pranuar me kurre te behej Velina e “Fiks Fare”. Eshte penduar per gjithcka ka bere me pare. Ndaj, tani po perpiqet te realizoje gjera me serioze. Te cilat ajo na i zbulon ne kete interviste.
    Xhemi Shehun, bukuroshen qe u be sa hap e mbyll syte e famshme, prej Top Channel-it, e qe me pas do te shfaqej dhe ne ekranet italiane, tani nuk ke measnje shans ta shikosh ne ndonje spektakel a emision televiziv. Duket se ka hequr dore nga jeta prej veline, qe bente dikur. Ndaj me shume se neper studiot televizive apo kafenete luksoze te Tiranes tani e gjen ne mjediset e Universitetit Evropian te Tiranes.
    E pa trukuar dhe e veshur sportive, kalon oret duke ndjekur me kujdes leksionet e seminaret e duke lexuar ne biblioteken e shkolles. Tashme eshte e bindur t’i perfundoje studimet e te mund ta marre me ne fund nje diplome, ndersa kjo eshte e treta here qe nis universitetin.
    Nderkaq, jashte mureve te atij universiteti e larg orareve te mesimit, i kushton gjithe kohen e nevojshme te dashurit te saj, Visit. Asgje me shume se kaq? Lexoni intervisten qe Xhemi ka dhene per “Koha VIP”, qe te zbuloni dicka me shume se kaq.

    Si shkon nje dite e jotja tani?

    Pas zgjimit me shume zor ne mengjes, duke rrezikuar oret e para te mesimit, marr mungesa (aty ku me lejohet) gjithmone ne oret e para. I jam rikthyer jetes normale, pa makijazh, me nje ndjenje pertacie per t’u kujdesur per veten. Pjesa me e madhe e dites kalon ne auditor, biblioteke, kafet perreth universitetit dhe shtepi. Kam hequr dore edhe nga palestra dhe pak kohe ne darke ja kushtoj shokut. Asgje me shume se kaq! Ky eshte rituali im i tanishem.

    Ritual qe duket se eshte kryekeput ndryshe nga atehere kur angazhimi yt ishte televizioni, spektaklet... A ndjehesh me mire keshtu?

    Ne fillimet e daljes sime ne ekran, kam qene ne universitet, studioja anglisht dhe kur nisa te dilja te “Fiks Fare” nuk mundesha t’i ndiqja te dyja, pasi ishin ne te njejtin orar, ndaj edhe zgjodha te lija shkollen, me mendimin se do ta rifilloja. Por, puna ndoqi punen dhe kurre s’u bera mbare te mbaroja nje shkolle. Me pas, mora vendimin per te shkuar ne Itali, por edhe atje ose do te punoja, ose do te studioja, te dyja nuk mund te shkonin ne asnje menyre. U ktheva per te qene serish ne “Portokalli”, qe per arsye te ndryshme nuk munda te jem dhe vendosa te provoja te beja edhe shkollen. S’di te them fatmiresisht apo jo qe nuk jam ne “Portokalli”, pasi vetem keshtu po i kushtohem shkolles teresisht, se ndryshe do te me mbeste pergjysme edhe kjo tentative e trete per t’u diplomuar. Po ka shkuar vone duke u marre vetem me pune e jo me shkolle, tani dua ta perfundoj.

    Kur ti u largove ne Itali, u thuren shume thashethemet per te shpjeguar arsyet e ikjes tende. Ne fakt, c’ndodhi realisht?

    Isha e lodhur dhe doja te ndryshoja ambient. Kisha kohe qe doja te shkoja ne Itali, thjesht prita te largohesha me vize studenti dhe te qendroja deri ne perfundimin e studimeve. Edhe nga ana profesionale, ne fillim shkoi mire gjithcka. Beja fotomodelen, nje pune e veshtire kjo, por ja qe e bera. Do te filloja edhe tek emisioni “Ciao Darvin”, i Paplo Bonolis, qe po transmetohet aktualisht. Audicionin e fitova qe ne prillin e vitit te shkuar, por xhirimet ishin ne tetor-nentor dhe une humbisja dy muaj nga shkolla. Kete here vendosa te mos e le shkollen pas dore. Atje kisha pune te perkohshme dhe shkollen s’po e frekuentoja sic duhej, e nese do te qendroja atje, nuk kisha asgje te sigurt. Kuptova qe Italia nuk ishte per mua dhe kaq. Ndjehem mire me kete zgjedhje qe kam bere tani. Pash se si funksiononte atje televizioni. Kriteret per te qene ne ekran si prezantuese atje jane kryekeput te ndryshme nga ketu. Te kalosh me pare nga shefat, nuk ben per mua, ndaj edhe jam ketu, e kenaqur!

    Po atyre qe s’ju ke kthyer pergjigje per thashethemet, c’do u thuash?

    Te gjithe ata qe folen, vete i hapen thashethemet e vete i mbyllen. S’kam nder mend t’i jap me shume rendesi asaj cka nuk ka vertet rendesi per mua.

    Ne Itali bere per pak kohe fotomodelen. A do te pranoje te pozoje nudo?

    Jo! Me kane propozuar te pozoja per revisten “Fox Women”, me nje foto nudo vetem te pjesa e gjoksit, qe do te vihej ne kopertine, ndersa ne brendesi do te botohej CV-ja ime. Ishe reviste per ato femra qe kerkonin te lancoheshin dhe qe shkonte gjithandej. Une s’e pranova, vetem sepse nuk e ndjeja se doja ta beja nje gje te tille. As kam per ta bere kurre! Mua me duket shume vulgare.

    U shfaqe per te paren here te “Fiks Fare”, si u gjende aty?

    Kur kam filluar une te dal te “Fiksi” ishte ndryshe, pasi nuk dilnin vajza me shumice, sic po shohim sot. Prinderit me kundershtuan shume, dhe as vet s’e di se si perfundova duke ua mbushur mendjen. Them se ata nuk i zhgenjeva, por e them me bindje qe une jam zhgenjyer. Po te kthehesha pas, nuk do e beja serish te njejten gje! Une s’e dija se cfare do ndodhte, sepse po ta dija... Por ishte ai qejfi i adoleshentes per te dale ne ekran! S’kisha kohe as per te menduar, me kapi entuziazmi i momentit.

    Pa “Fiks Fare” nuk do te kishte emisione te tjera...

    Jam penduar njesoj, dhe pse jam e ndergjegjshme se pa ate s’do te kishte asnje prej emisioneve te tjera me pas ne ekran. Por, edhe duke e ditur kete, serish s’do e beja, natyrisht nese do kisha pjekurine e sotme. Nje gje eshte e sigurt, nese do kisha trute qe kam tani s’do e kisha bere Velinen te “Fiks”-i.

    Lidhja jote me Visin u be publike, krejt pa dashje, kur dolen fotot e para te paparaceve qe ju kishin ndjekur. A ishe e pergatitur per kete?

    Po, gjithcka nisi kur doli nje foto e imja dhe te jem e sinqerte m’u duk vetja “e shitur”, sepse informacioni doli nga nje shoqe e Visit. Nuk isha fare e pergatitur, pasi, si cdo njeri ne hapat e tij te pare, nuk eshte gati t’ia tregoje te gjitheve lidhjen e tij intime. Me pas dolen fotot ne Voskopoje, ku ishim te dy. S’dua qe jeta personale e dikujt te trajtohet pa pike pergjegjesie, pasi te gjithe kemi familje dhe keto jane ceshtje delikate. S’i intereson askujt se me ke shoqerohem une, po jane thashetheme qe te gjithe i bejne kafeve dhe une nuk ndjehem mire.

    Ne gjithe keto kane folur te tjeret per lidhjen tuaj, ndersa ti pothuajse ke folur fare pak. Si shkon ne te vertete kjo marredhenie?

    S’kam preferuar te flas asnjehere per jeten time private, pasi eshte dicka qe nuk dua te preket. Askujt nuk i intereson sa e lumtur eshte Xhemi. Por ajo eshte publike tani dhe une ju them se shkon shume mire dhe jam e lumtur me te, shpresoj per me mire.

    Nuk i trembesh fejeses apo me tej?

    Nuk i trembem asgjeje, perderisa mes nesh do te shkoje mire cdo gje.

    Po Visi, si ndjehet kur flitet per ju?

    Nuk dua dhe s’kam se si te flas ne emer te tij. As per mua dhe as per te nuk eshte aspak e kendshme, qe dicka e jona, shume intime te behet publike.

    Xhemi dhe familja ne c’raporte jane?

    Shume te mira. Me kane mbeshtetur, por edhe kundershtuar, por kemi mundur te gjejme kompromis, dhe jam shume e lumtur qe kam dy prinder te mrekullueshem. Puna qe kam bere deri tani nuk eshte e lehte, por ata kane ditur te me qendrojne prane dhe jam shume me fat per kete.

    Festa e 25-vjetorit ne Mavrove

    Kane mjaftuar ditet e pushimit nga shkolla per t’ju larguar zhurmes se Tiranes. Debora e pikes turistike te Mavroves qene edhe pushimet dimerore te Xhemi Shehut, ku ka kaluar edhe 4 janarin, diten e 25-vjetorit te lindjes, sigurisht perkrah Visit, te dashurit te saj. Ndersa festat e fundvitit i ka kaluar ne menyren me tradicionale te mundshme, deri ne mesnate ne shtepi, e me pas levizja e zakonshme ne ato vende argetimi qe ofron Tirana.

    Kohajone
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #3
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    xhemin esht nje nga studentet me te mira te universiteti europian te tiranes dhe per momentin i esht perksuhtuar shkolles dhe nuk do marr pjes ne asnje spektakel televiziv deri ne mbarimin e shkolles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    e pashe njehere vjet ne gusht xhemin tek segretaria e universitetit tim, po prisnim tek dera,
    nuk e njohta ne fllim, pastaj kur u kujtova une se kush ishte , ehe isha ne shpi.
    Nisi shkollen vjet tek DAMS(Disiplinat e Artit Muzikes Spektaklit) tek Roma Tre.
    po seriozisht, duket me mire ne televizor se sa ne realitet, mua nuk ma mbushi syrin.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Esht e vertet pasi un studioj ne te njejten shkoll me te dhe kam kontakt pothuajse perdit por gjithsesi esht simpatike

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ......................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 27-01-2008 mė 16:15 Arsyeja: kot fare

  7. #7
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    jo jam ne tiran tek universiteti europian aty ku aktualisht esht dhe xhemi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nje min,
    une kam pare ketu ne rome, u regjistrua ketu.
    Tek sekretaria e studentave te huaj , aty ku kalojne te gjithe te huajt.

    dmth sivjet ka ndrruar shkolle?

  9. #9
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    po kete vit te ri shkollor e filloi ne tirane

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    xhemi e ka emrin apo xhemile?

    eshte sh e mire, si walchira?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur do tė kthehemi nė Shqipėri?!
    Nga YaSmiN nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 267
    Postimi i Fundit: 18-03-2013, 09:50
  2. Po kthehem pėrsėri, Akullore_Elbasani
    Nga Kapriēozja ELB nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 19-02-2007, 11:13
  3. Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 18:38
  4. U Ktheva
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 03:56
  5. Lirika kengesh nga festivalet e femijve
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-05-2002, 00:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •