Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22

    Eksploziv kryqit të orthodhoksve në Sarandë

    EKSPLOZIV KRYQIT TE ORTHODOKSEVE NE SARANDE

    Eglantina Nasi

    Eksploziv ndaj kryqit te nje kishe. Kjo ka qene menyra e zgjedhur prej Policise Ndertimore te Sarandes per te prishur simbolin e krishtere qe eshte ndertuar nen emrin e vete banoreve te Xares se Sarandes. Ne nje kohe, kur Shqiperia po permendet gjithmone e me teper ne arenen nderkombetare per harmonine dhe bashkejetesen e saj fetare, duket se eshte vete shteti shqiptar qe po i cenon keto marredhenie me ane te disa veprimeve te javeve te fundit. Sipas te dhenave, Kryqi 13 metra i larte dhe i vendosur ne Kodren e Kalivose, pjese e Parkut Kombetar te Butrintit, ka nisur te prishet dje nga ana e policise Ndertimore, madje edhe me mjete si eksplozivi, te cilat duken fyese per simbolin e fese se krishtere. Por nje fakt te tille, ndertimoret e kane justifikuar duke pohuar se kishin te benin vetem me nje objekt te paligjshem, i cili meritonte te shembej prej tyre. Sipas tyre, nje gje e tille behet akoma me e drejte pasi ky objekt gjendej i ndertuar ne Kodren e Kalivose, i cili realisht eshte nen administrimin e Parkut Kombetar te Butrintit. Ky i fundit njihet si pasuri e trashegimise boterore dhe per kete eshte nen mbrojtjen e plote te UNESCO-s.

    Ndertimoret: "Nuk kishte leje"

    Sipas Policise Ndertimore, prishja eshte kryer pasi kryqi eshte cilesuar si objekt i paligjshem ngaqe ka vetem nje leje per ndertimin e tij. Behet fjale per lejen e dhene nga komuna e Xares se Sarandes, pasi eshte bere kerkese nga kisha e Shen-Dhimitrit edhe ne emer te gjithe banoreve te cilet donin qe ky kryq te ngrihej prane kishes se tyre te Shen-Dhimitrit. Por pikerisht, ndertimi i kryqit ka ngjallur konflikte mes kishes se Shen Dhimitrit dhe Parkut Kombetar te Butrintit, pasi kisha eshte mjaftuar vetem me marrjen e nje leje nga komuna e Xares per te ndertuar kryqin brenda territorit te saj. Kjo per strukturat shteterore eshte cilesuar e pamjaftueshme, megjithese eshte bere ne emer te qytetareve dhe per kete arsye, ata kane marre vendimin e shembjes se ketij objekti te paligjshem, megjithese gezon mbeshtetjen e komunitetit orthodoks te zones. Kjo ne fakt nuk eshte hera e pare qe shteti nderhyn ne nje zone ne krishtere me fuqine e tij per te rrezuar objekte te simbolizmit te krishtere. Mjafton te kujtojme ketu debatin qe u zhvillua vetem nje muaj me pare per zhvendosjen e objektit te kryqit i cili ndodhej ne ane te rruges se Elbasanit, i ndertuar nga besimtaret e krishtere te zones se fshatit Fikas. Por ishta pala muslimane e cila nuk lejoi qendrimin e ketij objekti te krishtere ne kete vend, madje edhe nderhyu per zhvendosjen e tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    A ishte mare leje ndertimi per kete kryq? -Atehere pse ju vika keq qe u hoq?

    Kryqi te hiqet, sic duhet te prishen ato dhjetra xhami te ndertuara pa leje..... Po te ndertonim te gjithe kulte ku na donte qefi ne,...nuk do mbetej vend te varrosim njeri..
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    MOS bini peshk (viktime) ndaj temave te tilla provokuese!

    Ky robi me lart, nuk e ka hapur kot kete teme...
    I pelqen tjetrit te shikoje reagimet e shume personave ketu...
    Don't forget....Keep this in mind!

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk e marr vesh pse jane fshire postimet ketu megjithate...
    Pati nje rast te ngjashem kete vere ne Elbasan, kur u ngrit nje Kryq rreth 5 metra i gjate ne maj te malit qe ndante Orthodhokset dhe Muslimanet. Deri para venies se kryqi gjithshkah ne ato zona ishte ne rregull. Duket qe ky kryq ka shqetesuar shume te gjithe, sepse sic ishte aty ne maj te malit nuk merreshe vesh se kujt i perkiste(keto qene dhe llafet e komunitetit Musliman te fshatit). Me pas u morr vendimi dhe u spostua.


    Keto akte jane te kurdisura nga duar te caktuara qe punojne per te arritur qellime te caktuara. Dallendyshe, shume mire e ke ti ne ate aspekt qe fshati eshte nen UNESCO-n dhe nuk lejohen ndertime te tilla, megjithate un them se pervec qellimit per te "greqizuar" ate cka ka mbetur Ilire. aty me teper po punohet fuqishem rreth nje konflikti fetar. Nese nuk ja kan arritur dot deri tani te na zhdukin ka qene pikerisht se nuk i kemi vene kurre vemendje fese, kemi qene shume te shtypur. Tani kane ndryshuar kohet, dhe ndersa ne 97 nuk u arrit ajo qe deshiroheshe thjesht duke vjedh kursimet e popullit te shkrete, tani ka filluar nxitja e urrejtjes fetare, e cila ne cdo komb ku eshte aplikuar ka sjellur ndarje te menjehershme te dhunshme.

    Qe ne princip hedhja e kryqit ne ere eshte dicka mjaft e rende, po aq ne princip eshte gabim ngritja e monumenteve te tilla, qe me ngjajne si ato te kulles se Babelit e cila u ndeshkua rende nga Zoti. Zoti ska nevoje per keta kaloresa por per njerez tolerant... ne mos kemi per tu bere si ndonje shtet ne afrike ku zihet fiset totem me njera tjetren.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    E kuptoj pse eshte fshire shkrimi im. Eshte pjese e programit te Albasoul.
    Por duke pare dje top-chanalin dhe duke pyetur miqte e mi cila eshte e verteta e kesaj ngjarje.
    Sa per opinion te shqiptarve.
    Nuk behet fjale per prishje kryqi orthodok dhe as cenim te kishave ne fshatin Xarre, as ne fshatin Mursi ku ishin protestuesit dhe ne asnje prej 5-fshatrave prane zones turistike te Butrintit.
    Behet fjale per vendosje te nje kryqi grek ne nje zone qe mbahet si vendbanimi me i lashte ilire i kohes se gurit dhe broxit te periudhes me te hershme te truallit shqiptare.
    Eshte konfjuz fakti se ne nje vendbanim te lashte ilir ka varreza romake pra romaket pasi shkatrruan kulturen ilire u groposen prane Butrintit(te lulezuar nga kultura romake dhe helene) dhe ne ate vend ne nje ndertese te vjeter ngrihet kisha me kryq greke dhe me e keqja eshte emertimi i atij vendi eshte mysliman
    (kjo sepse cdo pushtues ka patur si qellim eleminim te kulures se vjeter shqiptare ndersa sot po vet shqiptaret po e shkatrrojne kete)
    Behet fjale per nje zone prane liqenit te Butrintit ku nuk eshte i populluar me njerez por i takon turizmit shqiptare nga me te preferuarit te saj lashtesise prandaj dhe eshte nen mbrojtjen e UNESKUT.

    Shkrimi im i shuar ishte pjese e revoltes(me shkrim) qe ne Shqiperi po dhunohet cdo gje e lashte e kulures se paster Ilire.
    Arsyeja pse e kundershuan banoret e fshatit Mursi sepse gjithe zona si myslimanet te krishteret etj. jane emigrant ne Greqi dhe gjithe pleqet dhe plakat e asaj zone perfshi dhe ata te mitingut kunder rrezimit te kryqit grek jane shqiptare kristian qe marrin pesione nga Greqia.
    Si mund ta shjegoni ju te dashur miq e mi kete fakte ne nje kohe qe shteti grek eshte ne krizen me te madhe ekonomike qe ka pesuar me biliarda euro borxh po ndihmon pesionistet e Shqiperise dhe me teper ne juge te vendit?
    Albo dhe stafi i Albasoul shkrueni larte ne krye qe kjo faqe interneti eshte ne mbrojtje te kishes serbe e greke si dhe ne lartesimin e vlerave te PD se po vazhdojme te pesojme zhgenjime me shpirtin e vertet te shqiptarit.
    Dhe sa per toleranc fetare asnjehere nuk i kam luftuar fete dhe besimet e ndryshme ato jane pjese te fatit apo mizerries shqiptare.
    Nese behem orthodokse ne kishe me duhet te kendoj, te luten greqisht, nese behem myslimane me duhet te perfeksionoj arabishten, shume e veshtire per mua......apo e pa pranushme.
    Kerkova nese dikush ka harten e vendbanimeve me te hershme ILire, ta postonte(por e keni fshire lutjen time)vetem atehere do te kishin idene shqiptaret e tjere perse behet fjale ne temen e hapur.
    Jo vetem ne Sarande por ne gjithe Shqiperine dhe rasti i kryqit te Elbasanit, shqiptaret ne vend te ngren kuluren e vet shqiptare po merren me ngritjen e kishave e xhamive te kulturave te huaja duke groposur cdo qenie te Ilirise se lashte.
    Ju flm per mirkuptimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dallandyshe : 16-09-2004 më 09:03
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Postimet jane fshire se kemi teprice demokracie ne kete forum, prandaj..

    Nejse shume mire beri policia qe e rrezoi apo prishi ate kryqin grek se si shqiptar si zor te ishte...

    Perderisa ishte ne zonen qe perfshinte Parku Kombetar i Butrintit dhe zona eshte gjithashtu nen mbrojtjen e UNESCO....

    Shume mire beri dhe keshtu duhet te veproje dhe ne te ardhmen dhe me simbolet e tjera te feve te tjera, (nese jane te paligshme kuptohet) qe te mos keqkuptohemi ketu sikur jemi anti-ortodokse...

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk e di cfare duhet te me shqetesoje me shume, fakti qe dinamiti i vihet nje kryqi ne krah te nje kishe, apo fakti qe ne kete teme gjej te njejten fryme antitolerante qe nuk cenon thjeshte nje kryq apo nje Kishe, cenon harmonine fetare te komuniteteve shqiptare.

    Fali o Zot se nuk e njohin dashurine tende, njohin urrejtjen satanike qe shkaterroi kisha e xhami per 35 vjet.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Fali o Zot, po pse u dashka te ngrihen kaq larte keta kryqe?Ndoshta per te arritur Ty?
    Ti je shume lart!
    Jane thjesht kryqe apo kryqezues?
    Na fal o Zot po Krishti mos ishte gje grek?

  9. #9
    Agim Bardhi
    Anëtarësuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43
    Lereni kishen serbe e greke atje ku jane dhe merruni me kishen shqiptare. Ajo qe nuk theksohet ketu permblidhet ne dy fakte.

    1. Se pari po thuhet se kryqi ne Fikas, pas kerkeses se myftiut te Elbasanit eshte zhvendosur, nuk eshte zhvendosur, eshte atje ku ka qene.

    2. Se dyti (dhe kjo eshte me e bukura) eksplozivi i policise ndertimore, nuk e rrezoi kryqin e Xares, por vetem sa e demtoi pak ate. Dinamiti nuk mund ta rrezonte kryqin e Krishtit. Ai lartesohet ne vendin prane kishes se Shen Dhimitrit.

    Nuk e di si dhe ku i shikoni lajmet, ju qe nuk jeni ne Shqiperi, por duhet ta dini se kryqet jane atje ku ishin dhe nuk kane pesuar gje. Para se te na shkruani te gezuar per shkaterrimin apo heqjen e kryqeve, verifikoni informacionin.

    Sulmet ndaj dy kryqeve ortodokse ne Shqiperi, pervecse kane treguar fytyren e vertete te disa qarqeve te njohura ekstremisto-fondamentaliste, nuk e kane mposhtur dot simbolin me te fuqishem te te gjitha koherave, kryqin. Ata qe e kane luftuar kryqin gjithmone kane pesuar disfate te rende, sepse lufta kunder Perendise eshte gjithmone e humbur.

    Armiqte e kryqit jane ata qe kane frike nga kryqi dhe largohen prej tij, jane ata qe i sherbejne Princit te kesaj bote.

    P.S. Kryqi nuk eshte i grekeve dhe serbeve, por i gjithe te krishtereve te botes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Bardhi : 16-09-2004 më 11:25

  10. #10
    i/e larguar Maska e bingo-bomba
    Anëtarësuar
    17-07-2004
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    67

    Angry :))

    Citim Postuar më parë nga DeuS
    MOS bini peshk (viktime) ndaj temave te tilla provokuese!

    Ky robi me lart, nuk e ka hapur kot kete teme...
    I pelqen tjetrit te shikoje reagimet e shume personave ketu...
    Don't forget....Keep this in mind!
    Mirdita njere, une nuk dua te dij per car arsye e ka hap ALBO kte teme po qe e ka hap mire ka bere,po mire bre ne shajme greket edhe i themi racist apo jo??? tani ata car duen te na thone ne flm??? apo te na perqafojne po crenci ka car feje je mo aman akoma ju ne kohen e enverit jetoni o njeres kot qe kot sa keni dal jasht shtetit se prap tulla ishit e tulla keni mbetur,sa do jashte te jetoni ju prap nuk mesoni se jeni mesuar me lopet e gamarin siper, edhe nga demokracia edhe liria e njeriut edhe besen e tije nuk do ti mesoni kure, nuk di car te them me kto qe shikoj une per vete sjam racist as nuk me intereson nga eshte tjetri apo car ngjyre ka,tani ju po mendoni se mire bene qe odhen poshte nje kryq se ai eshte mbi te gjith po nese kaq kisha mendohuni mire kur flisni se kshu sic mendoni ne as per 100 vjet nuk ecim perpara po vetem mbrapa mos haroni.......zoti nje edhe ne mbas tij pak respekt per te.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-10-2023, 02:23
  2. Historia e Kryqit të famshëm të Labovës
    Nga ALBA në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 25-06-2013, 21:32
  3. Sot, 85-vjetori i Kryqit të Kuq Shqiptar
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 05:11
  4. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 18:23
  5. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga Ermal 22 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 13:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •