Ja mire e the, shkalle pas shkalle
Kllapat jane mbyllese kshuqe kur te ket vajt Engjellorja te shkalla fundit, ti perdori sa t'ju luaj fene po deshi...![]()
Ja mire e the, shkalle pas shkalle
Kllapat jane mbyllese kshuqe kur te ket vajt Engjellorja te shkalla fundit, ti perdori sa t'ju luaj fene po deshi...![]()
Po pa rezerva (kllapa) ske se si 'kalon dimrin' (ben te qarte nje tregim) o prato
Megjithate engjellorja ka nje stil te lezetcem dhe me pelqen kur e lexoj![]()
E urrej pjesen ku pasi sapo kam bere nje kritike, duhet ta them patjeter nje llaf te mire qe ti balancoj pak gjerat. Vetem per kte arsye sta mbeshtes mendimin per stilin e engjellores...hihii
Sigurisht sigurisht ndryshe si do shpjegohej gjithe ky 'debat'![]()
ne pergjithsi ato qe ka thene Pratolini desha te permendja. Ti Engjellorja kam pershtypjen se shkruan bukur... nqs nuk gaboj ke shkruajtur poezi andej nga .net, dhe me kujtohet ajo e plakave te jugut... dua te them se te jipet. SDQ... lol. tregimi ka potencial, dhe mua me pelqen menyra se si i afrohesh, dmth menyra si e percepton ti poezine ne syrin e mendjes tende... por, ke probleme me hedhjen. Ne pergjithesi duken si probleme amatoreske, dmth duket sikur te mungon pervoja e shkrimit, mgjths ke nje dicka tjeter qe eshte talenti dhe perceptimi poetik dhe kjo eshte me e rendesishmja. Mendoj se ke nevoje per ndihme, dhe ndihme profesionale. Mos u ndiko negativisht prej keshillave, por ki parasysh se ke nje perceptim poetik te realitetit, dhe jo te pa-kendshem, dhe eshte thjesht ceshtje te mundesh ta transmetosh kete perceptim poetik e artistik edhe per te tjeret.
tjeter: tregimit i mungon nje 'climax', mendoj. eshte ne fakt shume e veshtire te thuash se cfare pikerisht i mungon tregimit, sepse arti nuk punon me formula, por duhet ti ajo qe vendos se si do te jete shkrimi perfundimtar i nje tregimi, dhe per kete te duhet shume pervoje, dhe shume aftesi reflektuese e analitike.... duhet te zmadhosh zyren tende te ideve duke mar shembuj e ide prej shkrimesh te shkrimtareve te tjere, prej tregimve te tyre, etj etj... deri sa te formosh stilin tend... sepse sic tha edhe Pratolini, jo vetem se te mungon stili, por edhe nuk je familiare me regullat elementare konvencionale te prozes.
ajo qe ke eshte percepsioni poetik e artistik i realitetit, dhe do te ishte gjynah po te mos e zhvilloje.
o prato , po ku vajte gjete pikerisht kete shkrim per ta masakruar?
une ketij shkrimi nuk i leviz dot as edhe nje presje, nuk kam c'bej e kam teper per zemer...
artful, flm per verejtjet, por dua te shtoj ketu qe, ne poezi jam amatore, nuk e shkruaj seriozisht, as nuk lexoj dhe aq shume poezi,( jack prever apo kadarene kam te preferuar ne poezi ) por ama ne proze, jam tejet serioze kur e shkruaj, packa se ajo qe une kam hedhur qellimisht ne ate menyre, mund te duket si mungese stili...
anxh flm qe me bere "avokatine", po une i thash vete ketij pratos te me qendiste nje kritike nga ato te tijat, se pertej kritikes, ky zevzeku me argeton shume me menyren se si shprehet...
ju pershndes
ne poezi jam amatore, nuk e shkruaj seriozisht,( engjellorja)
Te pershendes engjellore dhe ta dish qe i ke munguar forumit. Nuk e them kete thjesht per forme sjelljeje, pasi urrej falcitetitn. E them mungesen per nje arsye me shume. Mban ment besoj se sa kembime mendimesh, verejtjesh, sugjerimesh e debatesh ekzistonin ne temat tona. Dhe me sa lezet e kulture kaperceheshin keqkuptimet. Ta dish qe me ka mare malli per kembime te tilla mendimesh e vleresimesh. Sot ne te shumten e rasteve ndodhin tendeciozitete, vleresime antivlerash dhe nenvleresime vlerash. Nuk absolutizoj, jo, kete gjendje, se s'do isha pastaj realist. Krijuesi Agim Metbala, mund te them me bindje te plote, eshte nder te vetmit qe i jep me shume fryme realizmit. Dashamiresia e tij, nuk demton por ta shkul veshin me lezet dhe te jep shtytje per me mire.
Me fal qe devijoj nga tema, por mar shkak nga mendimet e fundit ne te dhe s'rri dot pa shprehur mendimin tim.
Permenda ne fillim ca fjale te tuat, qe dhe here tjeter i ke permendur dhe une po ashtu kam reaguar.
Mire kur thua jam amatore ne poezi, ndonese dhe kete duhet t'ja lesh ne dore lexuesit ta konstatojne, por kur thua qe nuk e shkruaj seriozisht, te kundershtoj vence. Pse? Sepse une si lexues, te lexoj seriozisht ne temen e letersise dhe me aq sa me thote formimi tim letrar, reagoj dhe shprehem po seriozisht per cdo krijim, pra dhe per tendin. Fakti qe ti ulesh nje cast, mer penen ne dore dhe ate cast krijon vargje, per mua eshte casti me emocional, me serioz, me i vecante. Mos harro mike, qe disa krijimet e tua, i kemi lexuar po seriozisht ketu ne gazeten ALBANIAPRESS dhe jo pak lexues dikur ne forum i kane vleresuar me seriozitet.
Mund ta ndjesh veten me te sigurt ne proze, por as kjo nuk eshte siguri per pelqim apo mospelqim nga lexuesit, sikurse aty ku e ndjen veten amatore, te jesh me e preferuara nga ta. Miqesisht Mondi
Ah Mondi, une nuk ulem fare per te shkruar poezi, fjalet me vijne vete kur jam ne rruge , pune, autobuz etjetj, kur i hedh ne leter nuk iu rikthehem me, dmth nuk iu kushtoj aq vemendje sa prozes. Ata qe pelqej ne poezi i kam me kokra. Nuk lexoj poezi ne mase se edhe vete jeta eshte bere e tille, dita te mbushet plot me gjera te vogla e stresuese qe te lergojne perqendrimin.
Nuk them se eshte kusht qe nese shkruaj prozen seriozisht, detyrimisht duhet te pelqehem, por asaj i kushtoj me shume kujdes se poezise. Megjithate edhe kur shkruaj proze gjetja me vjen nder mend pikerisht ne nje moment te papershtatshem qe nuk e kam kompiuterin para, sa ide e rreshta presin ne rradhe ne mendjen time per tu materializuar...
Te pershendes edhe une dhe te uroj nje dite te mbare!
Ne pergjithsi me pelqen, ideja dhe zhvillimi jane interesant dhe te fut ne nje amjent te panjohur per shumicen e lexuesve.
Si Pratolini ama, edhe une, truri im, shikon me shume ate qe nuk shkon e jo ate qe shkon. P.sh
Ai kishte edhe nje bllok tjeter, te cilin e mbante ne shtepi, mė me kujdes se te parin.
Ai ishte nje bllok i bukur, i paster me kapake roze.
Keto Ai personalisht me vrasin veshin. Nese ke deshire te besh nje loje, shkruaji perseri vetem keto dy rreshta, pa perdorur fjalen Ai.
Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit
O engjellore, nuk bera aspak avokaten por thashe ate qe vertet mendoj.anxh flm qe me bere "avokatine", po une i thash vete ketij pratos te me qendiste nje kritike nga ato te tijat, se pertej kritikes, ky zevzeku me argeton shume me menyren se si shprehet...
Krijoni Kontakt