E bazuar nga nje histori personale.

************************************************** **********


Rruga e asfaltuar gjarpereonte rreze maleve, e pastaj zbriste ne nje bregore ku anash saj gjendeshin plantacione me Portokalle. E merrja kete rruge cdo mengjes kur veja ne pune, e cdo darke kur kthehesha nga puna. Shumicen e rasteve e mbaja xhamin e dritares se makines hapur qe te ndjeja kundermimin e portokalleve dhe frutave te tjera te cilat era I sillte dhe I perplaste me revanshin e makines. Kur rruga hynte ne bregore, ishe pothuajse e drejte ne nje gjatesi pothuajse nje kilometer. Jo shume larg gjendej nje fshat I vogel dhe jo shume I populluar pasi shumica e banoreve ishin shperngulur dekada me pare drejt periferive urbane.

Ne kete rruge te drejte, nje pjese shofereve e shkelnin pedalen e gazit per te provuar nese shigjeta e kilometrazhit do e godiste maksimumin, dhe nje pjese e shofereve e ngadalesonin shpejtesine per nje arsye aq sa humanitare, aq edhe personale. Ne kete rruge te drejte gjendeshin disa kolibe te vogla ku gra te moshuara qendronin gjate dites per te shitur portokalle rrugetareve. E merrja kaq shpesh kete rruge, sa isha bere I njohur dhe njihja pothuajse te gjitha shiteset. Fytyrat e tyre te rrudhosura anash rrugeve te hidhnit ate veshtrimin lutes teksa qendronin rreze rruges me qeska plasmasi te mbushura me portokalle te verdha, ne duart e tyre te rreshkura. Arsyja qe e detyronte nje person te moshuar te kalonte gjithe diten ansh rruges per disa euro, te kepuste shpirtin.

Liza, kjo grua e moshuar qe po mbushte moshen shtatedhjete vjecare ishe vetem nje nga ta. Ajo kishe dy kolibe ne te cilat shiste, njeren ne njeren ane te rruges dhe njeren ne anet tjeter. Per arsye se Liza deshironte te kishe kliente ne te dyja anet e rruges.Teper e rrezikshme per kete grua te sherbente ne dy anet e nje rruge te tille ne te cilen shpesh here shoferet rendnin cmedurisht duke lene vetem oshetimen e motoreve dhe tymin e skapamentove nga pas. Liza ishe e para nga ato qe shikoja ne mengjes, dhe e fundit nga ta qe shikoja pasdite kur kthehesha nga puna. Kishe nje dika teper te vecnte dhe te dhimbeshme tek kjo grua qe me detyrone te ndaloja pothuajse cdo dite dhe te bleja nje qeske me portokalle apo mandarina. Ajo tash me e njihte makinen time nga larg….dhe ngrihej nga stoli ne te cilen pushonte kur rruga ishte e qete. Fakti qe une isha kthyer ne nje nga klientet e saj sezionale me shtynte shpesh here te veja buzen ne gaz.

Liza ishe grua qe jetonte e vetme, pa familje! Djali I saj ishe larguar ne Amerike qe 24 vite me pare dhe nuk ish kthyer. E vetmja gje qe e lidhte me djalin ishin thirrjet teper te rralla telefonike qe djali I bente nga kontineti I larget. Thirrje te tilla telefonike ishin I vetmi gezim qe ngrohte zemren e saj. Per thirrje te tilla qendronte me nete te tera ne pritje. Dhe kur fliste me djalin e saj, kalonte receptorin e telefonit sa nga njeri vesh ne tjetrin nga deshperimi per te degjuar paster pasi tani ne kete moshe degjimi I saj ishe dobesuar ndjeshem. Burri I Lizes kish vdekur 12 vite me pare nga nje ftohje e rende ne mushkeri.

-Djali im do te kthehet nje dite, thote Liza nje pasdite pasi kasha ndaluar te bleja ca mandarina. Fola mbrembe me djalin…. Dhe me ka thene se do vije per te festuar vitin e ri me mua. Ishe dicka teper e vecante te shikoje syte e saj te shkelqenin ne ate menyre! Gezimi I papermbajtur ne fytyren e saj te plakur nga mosha dhe dhimbja e viteve, ishe si te thuash nje metal I shkrire ne zemer te akullnajes. Djali I saj kishe dy femije qe Liza kurre nuk ua kish pare syte e ballit, por qe shpresa qe nje dite ata to ktheheshin tek Liza, ishe shpresa e vetme per te cilen Liza jetonte. Nje leter te cilen nipi I saj ja kish derguar nje vit me par, Liza e mbante gjithandej me vete ne duart e saja. Kjo leter I tejkalonte vlerat e nje thesari per Lizen pasi I sillte atmosferen e gezuar familjare, gje e cila kaq for I kish munguar Lizes gjate ketyre viteve te renda qe jetone ne vetmi.


Por nje mengjes teksa zbrisja ne bregoren me plantacione Portokallesh, kolibet e saja ne dy anet e rruges ishin te mbyllura dhe ne dritaret e tyre nuk kish plasmase Portokallesh dhe mandarinash te varura. Vendosa te mos ndaloja por ngadalesova shpejtesine per te pare cpo behej. Gjithcka dukej sikur vazhdonte normal. Pasdite teksa kthehesha, po e njejta gje. E njejta gje te nesermen, pasnesermen e plotesisht nje jave. Nje mengjes, kureshtja me shtyri te ndaloja dhe te pyesja dike nga shiteset e tjera per Lizen. Mora vesh qe ishe e semure nga senjoziti. Per momentin ndjeva dhimbje te madhe per kete grua, e cila ishe nena e dikujt qe tash me pothuajse e kishe harruar fare. E kishe harruar ne ate shkalle, qe nena e tij detyrohej te ngrihej e te punonte nga mengjesi e deri ne darke per te fituar buken e gojes.

Koha kalonte, prodhimet e portokalleve pothuajse po mbaronin. Kolibet e saja anash rruges vazhdonin te qendronin te mbyllura. Por nje mengjes…….nje mengjes tek kaloja ne ate rruge dicka me beri pershtypje!! Dicka nuk vente mire…..! Pergjate rruges ku ndodheshin kolibet e saja kish nje turme te madhe me njerez. Po ashtu makinat blu te policise dhe ambulanca. Dicka duhet te kete ndodhur, thashe me vete. Vndosa te parkoja diku anash rruges, dola nga makina dhe u afrova turmes pothuajse duke rendur. Perpara turmes ndodhej shiriti I policise, dhe me tej……..trupi I pa jete I Lizes, ne nje pellg gjaku qe nuk ish mpiksur akoma. Si ndodhi….pyeta dike.

Liza edhe pse e semure kish dashur te shfrytezonte ditet e fundit te prodhimtarise se portokallveve per te fituar disa euro me te cilat do jetone dhe ca kohe. Dhe ndersa Liza po nzitonte te sherbente nje klient ne anen e kundert te rruges, veshet e saj te dobesuar nuk e kishin degjuar oshetimen motorrike te makines qe rendte si e qmendur ne rruge duke marre goditje vdekjeprurese. Tash me, trupi I saj I pa jete dergjej I pergjakur ne asfalin e ftohte te rruges. Portokallet e njomura me gjak, ishin shperndare gjithandej perreth saj. Ne gjirin e saj qendronte akoma letra qe niperit e saj I kishin derguar, shpresa e venitur se mbase nje dite ajo do I shikonte. Mbase nje dite….

Nganjehere, jeta eshte mizerie per disa. Ne kete moment qe trupi I saj qendron akoma I pa levizur nga rruga, atoritete e policise plotesonje formulare dhe reporte per ti shuar ne sirtaret e tyre. Punonjesit e emergjences do kryejne proceduren e tyre sigursht….dhe nje trup tjeter do I shtohet morgut te ftohte. Pas disa oresh, qarkullimi ne rruge do behet perseri I lire, udhetaret do rendin ne te dyja anet e saj mbi njollat e gjakut qe do qendrojne per kohe te gjate ne asfalt. Dhe shiteset e portokalleve do vashdojne serish punen e tyre sikur asgje te mos kete ndodhur, vetem duke kushtuar me teper vemendje dy aneve te rruges.