Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856

    Varr mihėsi!

    Varr mihesi

    Dita i kishte nisur mbare.
    Perveē faktit qe nuk ishte aspak ftohte, atij qe mengjes i kishin thene se duhej te hapte tre gropa.
    Te treja gropat duhej te perfundoheshin brenda ores dymbedhjete.

    Ai punonte varr mihes ne varrezen e qytetit.
    Nuk paguhej me rroge fikse, por vetem athere “kur kishte pune”.
    Ndonjehere i qellonte te rrinte kot me dite te tera, e ndonjehere te rraskapitej aq shume …se “puna” i vinte njeheresh…

    Ne pranvere, nje muaj (majin), nuk kishte marre rroge fare.
    Njerezit nuk vdisnin ne pranvere.
    Siē dukej qe stine teper e bukur… per te vdekur...!

    Pranverave ai e harxhonte kohen duke u ngrohur ne diell… apo duke i’u gezuar sytheve te nje peme bajameje, qe s’dihej se si ishte vete - mbjelle ne ane te varrezave.
    Ndonjehere luante letra me “arkivol - beresin”.
    Edhe ai e kishte baraken e tij te “punes” dy hapa larg varrezave.
    Te dyve, “puna” i’u vinte ne te njejten kohe.

    Ndonjehere matane gardhit te varrezave shume kateshe ( kur behej fjale per boten e pertejme, banoreve te atij qyteti te vogel, i’u hipte nje deshire e shfrenuar per luks),kalonte ndonje i njohur i tij dhe e pyeste ne se kishin patur “pune”…
    Ai sipas rastit i pergjigjej me fjalet nje rrokeshe, perkatesisht; po ose jo…


    Njelloj si tregetaret e perimeve apo dyqanet e kinkalerive… edhe ai “punen me te madhe” e kishte ēdo fund- viti.

    Dukej se Ai i madhi atje lart, nxitonte te mbyllte llogarite me disa qenie ne toke, te cilet i kishte patur me medyshje ne listen e tij.
    Dukej gjithashtu, se Ai kishte ngut t’i mbyllte keto llogari, perpara se te vinte Viti i Ri .

    Nen diellin e bute te atij fillim - dhjetori ai kishte punuar “me terezi” (do te shprehej gjyshja e tij, po te ishte gjalle,) derisa i kishte hapur te tre gropat.

    Ora ishte njembedhjete e gjysem dhe ai kishte perfituar per t’u ēlodhur pak mbi dheun e bute, te porsa nxjerre nga kraharori i nentokes.
    Dheu ishte i shkrifet e i bukur, per syte prej profesionisti te varr mihesit. Por i kishin qelluar edhe raste kur dheu protestonte heshturazi dhe ashtu kokeforte nuk e linte lopaten te futej ne brendesi.

    Ai kishte nxjerre nje cigare nga paketa e tij modeste dhe e kishte thithur fort.

    Papritur kishte degjuar nje piskame te forte zeri femeror, qe vinte prej nje varri, ngjitur me varrin dy katesh te hamallit te qytetit, i cili nuk kishte shume kohe qe kishte vizituar boten e pertejme ( sa ishte gjalle, hamalli kishte jetuar ne nje biruce te ngushte si brime miu...).
    Ai ishte ngritur ne kembe dhe kishte vene njeren dore mbi balle si strehe, per te pare me mire.

    Nje grua rreth te pesedhjetave, klithte dhe qellonte me majen e kepuces, mermerin e bardhe...
    - Maskara... Don Zhuan, mizerje... - bertiste gruaja mes te qarave duke vazhduar te qellonte me majen e kepuces.
    Varr mihesi i’u afrua ngadale, si te kishte frike se mos papritur, gruas i shkrepej te qellonte edhe ate...
    Burri, te cilit gruaja i adresonte te sharat, krekosej shperfilles, ne fotografi... me nje veshtrim te larget... si te mos e ēante koken prej goditjeve te majes se kepuces se gruas... -

    Zonje... zonje...
    - Ikni... me lini ne hallin tim... ikni... – i ishte ējerre gruaja varmihesit...
    - Zonje nuk eshte mire te bertisni ketu... zonje...
    - E perse , mos valle i’u prishet qetesia te vdekurve... ?
    - Zonje...
    - E shikon kete maskarain... e shikon...?
    Gruaja i drejtoi gishtin fotografise se burrit te krekosur.
    - E shikon…ky maskarai... edhe i vdekur… me tradheton… !
    Varrmihesi... murmuriti i mbytur ca fjale pa kuptim: « Kur… kush... ? »
    - Ē’jane keto eeee... ē’jane keto... ??
    Gruaja mori ne dore nje tufe me trendafila te kuq, te fresket, qe ishin vendosur kujdesshem afer fotografise, i grisi e i beri cope – cope, pastaj i hodhi te kembet e varr mihesit.
    - Kush i’a ka sjelle eeee....?

    Varr mihesit i’u kujtua menjehere nje femer e hijshme rreth te tridhjetave, qe mbante nje shall ne koke dhe syze te errata ne sy.
    Ajo e vizitonte shume shpesh varrin dy – katesh.
    Sillte gjithmone trendafila te kuq. Nuk e hiqte shallin nga koka asnjehere dhe as syzet nga syte…
    Perkedhelte fotografine e burrit me gishtat e bukur, lyer me nje manikyr me ngjyre te forte, peshperiste disa lutje neper dhembe dhe largohej me nxitim.

    Varr mihesi u perpoq t’a qetesonte gruan duke i shpjeguar se gjate karrieres se tij dinjitoze prej varr mihesi, i kishte qelluar shpesh here te shihte vizitore qe ngeteronin varret.
    Madje ai i tregoi nje rast kur nje vejushe kishte qare me ore te tera mbi varrin e gabuar. Kur varr mihesi kishte nxituar t’i shpjegonte vejushes qe ai nuk ishte varri i bashkeshortit te saj, asaj jo vetem qe i kishin shterur lotet, por i’a kishte shkrepur gazit. ( Nga eksperienca prej varr mihesi, ai kishte nxjerrre perfundimin se njerezit depresive kalonin lehte nga nje gjendje emocionale ne tjetren ).

    Por perpjekjet e varr mihesit dolen pa rezultat.
    Pesedhjetevjecarja nuk e hante ate koker ulliri.
    « E di une se ē’mall kam patur per burre... » kishte turfulluar ajo.

    U ēorr edhe pak, pastaj e lodhur u ul mbi nje gur.

    Mbasi u sigurua se gruaja nuk do te bertiste me, varr mihesi u kthye te gropat e tij.
    « Kete muaj te pakten, do te kem ē’te firmos ne bordero... » mendoi me vete.
    Ne nje bllok te vjeter e te zhubrosur ( edhe pak te bere pis prej gishtave gjithmone te baltosur ), kishte mbajtur shenim me kujdes, te gjitha gropat qe kishte bere ate muaj.
    Nuk ishin dhe aq shume, por deri ne fund te muajit, ai e dinte qe fleta do te mbushej plot.

    Padyshim me mire se ne muajin ( maj ), fleta perkatese e bllokut te atij muaji, rrinte gjithmone bardhe.

    Ai kishte edhe nje bllok tjeter, te cilin e mbante ne shtepi, mė me kujdes se te parin.
    Ai ishte nje bllok i bukur, i paster me kapake roze.
    Ne ate bllok se bashku me gruan kishin bere listen e veshjeve qe nuk kishin mundur t’i blenin bebit te tyre te ardhshem.
    Gruaja e tij ishte shtatzene ne muajin e nente.
    Ato veshje ende te pablera, te shenuara me nje shkrim te bukur ne bllok (ishte shkrimi i gruas se tij ), vareshin prej rroges qe do te merrte ai ne fund te muajit.

    « Ehhh... bote e ēuditshme... « mendoi ai me vete dhe pati nje ndjesi bezdisese ne kraharor, kur i shkoi neper mend fakti, se rrobat e femijes se tyre te ardhshem, vareshin prej gropave qe duhej te hapte.

    Ai veshtroi jashte gardhit.
    Bajamja anes varrezave i kishte rrezuar te gjitha fletet dhe kishte mbetur kercure
    Tutje ne rrugen kryesore ai pa makinen e erret te shefit.
    Ora nuk kishte shkuar akoma dymbedhjete. .
    Shenonte njembedhjete e dyzete pese minuta.

    Papritur ndjeu uri.
    U ul mbi dheun e shkrifet dhe hapi qesen e bukes, te cilen gruaja i’a pergatiste ēdo mengjes.
    U sigurua qe shefi nuk mundte t’a shikonte ne ate pozicion ndenjeje dhe nisi te hante buken me oreks.

    Kur mbaroi se ngreni, nuk haroi te nxirrte bllokun e te shenonte ne te, tre gropat e dites.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga engjellorja : 07-12-2007 mė 08:50

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Pėrgėzime

    Uhhhhhhhhhhh, engjellore, ta kishe postuar kėtė tek konkursi, "pa dashur" do e kisha votuar dy herė...

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ndersa une do ta coja ne Hollywood te behej film ( andej nga 1993 ) e ta titulloja " The Cemetery Club ".
    Mund ta beja edhe film tjeter...., por sot po mjaftohem me kaq. (lol)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Postime
    33
    me mbrekullove engjellore...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu Lexo Postimin
    Uhhhhhhhhhhh, engjellore, ta kishe postuar kėtė tek konkursi, "pa dashur" do e kisha votuar dy herė...
    te falenderoj shume

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Ndersa une do ta coja ne Hollywood te behej film ( andej nga 1993 ) e ta titulloja " The Cemetery Club ".
    Mund ta beja edhe film tjeter...., por sot po mjaftohem me kaq. (lol)
    Corason, ma ftillo pak yllo kete filmin se nuk e kam pare ... idene per te shkruar kete pjese e kam marre nga nje ngjarje reale... nejse (e di une...ti si gjithmone... je spec djeges.... por e lezetshme ne llojin tend)...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga engjellorja : 08-12-2007 mė 03:54

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga viktoria123 Lexo Postimin
    me mbrekullove engjellore...

    hehehee

    ec... ketu te te puth pak ty....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ke shkruajtur bukur,me pelqeu dramaciteti i zonjes,ngrenja pa teklif ne varreza dhe numerimi i varreve te hapura.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Ajzberg...!

    Kjo menyre te shkruari, sidomos per ceshtje pikante si kjo, mendoj se eshte e ngulitur fort, me shume ne nen-vetedijen, se sa ne vete- dijen time...
    Kjo eshte jeta ; pak pikeza lumturie me pikatore, pastaj dete e lumenj te tere lotesh, dhimbjesh...
    ne fund, destinacioni eshte ushqim per krimbat...
    Ne momentet kur te vjen te leshosh nje klithme te forte,per menyren e cuditshme se si eshte e ndertuar kjo bote, ti nuk mund ta besh dot kete, se jeton ne nje bote te ashtuquajtur "moderne" , dhe shume shume duhet ta ndrydhesh kete rebelizem, qe njerezit te mos te te marrin per te cmendur...kjo klithme shtypet brenda meje... por jo mjaftueshem sa per tu shuar.. nje dite ajo nxjerr koken pa e ditur as une vete , e moderuar ne nje forme te re ironie...

    Une nuk shkoj kurre neper varrime... ndoshta me nevojitej ky kendveshtrim per t'iu larguar asaj aureoles mistike, qe i veshim shpesh e panevojshemrisht neve popujt e ballkanit, vdekjes ...
    Lehtesohem dhe me duket sikur fitoj mbi tė, kur e shoh ne kendveshtrimin e ketij varrmihesit te thjeshte....

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    Corason, ma ftillo pak yllo kete filmin se nuk e kam pare ... idene per te shkruar kete pjese e kam marre nga nje ngjarje reale... nejse (e di une...ti si gjithmone... je spec djeges.... por e lezetshme ne llojin tend)...
    Me ke pare ne tv apo e ke me hamendje ? (lol)

    Ti shkruan per realitetin moj vajze. E realiteti eshte nje . Perderisa eshte nje , shumekush ka shkruar , shkruan e do te shkruaje per te.
    Edhe mos u sekelldis shume per filmat me te njejtin subjekt. I ( si lexuese )don't care !

    Ene mos m'thuj mu spec djegs , se deri tani s'te kam ofendu duke te krahasu me zarzavat.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •