Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Ditari Kryenec!

    Nuk di nese i ka ndodhur ndonjerit prej jush, miq te dashur forumista, por mua nje here me ndodhi mes shkrimeve te ditarit dhe cuditerisht me dolen mes rruges vargjet e meposhtme, qe shprehin ate c'ka me ndodhi...


    Ditari kryeneē

    Arriti njė ēast
    I ēuditshėm
    I urti ditar
    I papėrfillshėm.

    S'mė qaste gjėkundi
    Kryeneē
    Mė la nga fundi
    Kur isha nė mes.

    Dhe rrinim tė heshtur
    Tė zemėrurar
    Ai shpatėzhveshur
    Un' penėn nė duar.

    Tek hapte vetveten
    Me bujė
    Lėshoi thėnien
    "Ti je Unė!"

    "Pa mua s'je gjė
    S'ke histori
    Tė tėra i nxe
    Mė shumė se ti!"

    Bo, bo, thash me vete
    Roiti ditari
    I vuri ēdo flete
    Firmėn Shallvari!

    Kaluan ditė
    Javė dhe muaj
    Ditari pritė
    Mė zuri mua.

    "Mė le jetim
    Vetmitar
    Tė lutem njė shkrim
    Mjafton njė fjal!"

    Kush je, mė thuaj
    Sinqerisht
    "Jam Ti dhe s'luaj
    Nga vendi tim!"
    * * *

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    sa me ngjave me Driteroin, me kete poezi o mondi

    shume e bukur dhe e arrire..nuk ngec vargu askund...rrrjedh lirshem

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Po kjo me poshte e nderuar engjellore, i afrohet ca te pares, apo ta heq fare, qe te mbetem me kenaqesine e fjaleve te tua?

    Pėrsėri pėr ditarin

    Fillova tė shkruaj
    Atė qė desha
    Ai ndiq e shuaj
    Ēdo gėrmė nė rrjeshta.

    Unė prap' nga e para
    Tė njėjtėn gjė
    Kur dėgjoj tė qara
    Mes tyre njė zė:

    "S'tė vjen keq pėr mua
    I pamėshirshėm
    Mė bėn tė vuaj
    Kur mė gėrvishtėn.
    Ē'do mbetet mė pas
    Gėnjeshtra vetė
    Mė mirė tė pėlcas
    Tė coptoj ēdo fletė!"

    Po fryhej ditari
    Si tullumbace
    Dhe firma Shallvari
    S'lexohej fare.

    Pastaj, njė buum!
    Ishte shpėrthim
    Kisha mbetur un'
    Pa ditarin tim.

    Pėrpjetė u hodha
    Nga krevati
    Shyqyr u zgjova
    "Mė fal, ditari!"
    * * *

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    jo jo ... mos e fshi...bukur dhe kjo...


    edhe poetet me te famshem... nuk i kane te gjitha krijimet e tyre... perla...

    ato vargjet ne kat te dyte...e di perse me pelqyen me shume...? sepse kane edhe pakez auto - ironi, te kendshme...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ditar s kam mbajtur, vertet jo kurre
    Dokumentar te tille jo ,sa u bera burre
    Ne doni te lexoni dicka nga une
    Me shikoni thinjosh ,e rrudha kam shume

    Mondi te pershendes ,une kam njohur nje person qe ka mbajtur ditar qe ne moshen 15vjec dhe deri sa vdiq rreth 70 vjec.Kete e zbulova rastesisht kur e takova njehere mbasi kishte dale ne pension dhe me tha
    -''ne ditarin tim te kam kushtuar rreth 20 faqe''
    Ne kohen tone ka qene e rrezikshme te mbaje ditar apo jo?
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Ditar s kam mbajtur, vertet jo kurre
    Dokumentar te tille jo ,sa u bera burre
    Ne doni te lexoni dicka nga une
    Me shikoni thinjosh ,e rrudha kam shume

    Mondi te pershendes ,une kam njohur nje person qe ka mbajtur ditar qe ne moshen 15vjec dhe deri sa vdiq rreth 70 vjec.Kete e zbulova rastesisht kur e takova njehere mbasi kishte dale ne pension dhe me tha
    -''ne ditarin tim te kam kushtuar rreth 20 faqe''
    Ne kohen tone ka qene e rrezikshme te mbaje ditar apo jo?
    Lere ajzberg, c'na fut ne kujtime te shkuara. Edhe sikur te mbanim ditar, jam i sigurt qe s'do t'i shpetonim autocensures. Te them te drejten, i hyja nganjehere kesaj pune dhe shikoja qe nga ditar i jetes me merrte formen e nje reportazhi prej gazetari te shtypit partiak. Mbaj mend ne universitet, fillova mbajtjen e nje ditari disi me realist. Nje dite kur hy ne dhome, u shtanga kur shoku me te cilin flinim bashke aty, kishte ne dore ditarin tim dhe po e lexonte. U terbova dhe s'dita c'te beja. M'u duk sikur me ishte vjedhur pjesa me intime e shpirtit tim. Ja rrembeva menjehere dhe e bera cope-cope, sado qe ai me kerkoi te falur dhe lutej mos e grisja. Me vone, kur u berra me djale, fillova rregullisht te shkruaj gjithshka qe kishte te bente me rritjen e tij te perditshme. Por, sic del dhe ne librin tim me shkrime e kujtime, nga ditar i gezueshem per kenaqesine qe te jep evlati tend, devijonte cuditerisht dhe prekte ngjarjet tronditese te kohes. Besome per kete. Atehere, nuk mendoja, as fantazoja qe do vinte nje dite per t'i nxjerre ne liber ato shkrime. Jane castet e mia jetesore qe tejkalonin intimitetin familjar dhe vetvetiu preknin probleme te vendit. E nisja me djalin dhe dilja papritur ne ikja e Kadarese. E nisja me hallet familjare dhe menjehere me ngacmonin shkrimet hipokrite neper gazeta te personava "dridhe Like", e keshtu me rradhe.
    Prandaj dhe ditari ka te drejte te jete jo kryenec, por mbi kryenec, sepse te tille e impononte koha kryenece.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te vendosesh pakt me ditarin, do te thote se pari te kesh arritur pakt me vetveten. Ndryshe kryenecesia e tij s'do te te ndahet ne te gjalle e ne te vdekur...

    Ditar, si thua
    Bejme nje pakt
    Une vec te shkruaj
    Mbare e prap'?

    Ti do te mbushesh
    Gjithe shendet
    Ke me c'te mburresh
    Ne qindra flet.

    Ne fund pastaj
    Nje kozmetike
    Ne firmat me nam
    Shkelqim plot drite.

    I veshur, i mbathur
    I preferuar
    Do me besh te kamur
    Betseller kerkuar.

    Pranoi ditari
    Paktin tim
    Kerkoi se pari
    Nje te vogel shenim.

    Diten kur S'LINDA
    Asgje me shume
    Paktin e grisa
    Te mbetesha une!
    * * *

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Hyra rastesisht ne kodin e ditarit ne kompjuter, kur c'te lexoj?
    Titulli: Porosi ne vargje shkruesit tim.
    Pak me zgjati cudia per talentin e ditarit ne vargje, se m'u kujtua shprehja e njohur, "Beme baba te te ngjas".
    Kushedi sa do inatoset kur ta lexoje porosine e tij ketu ne forum. Po dhe qejfi mund t'i behet, ama.

    Me mire me lere
    Ne bardhesi boshe
    Se sa te mjere
    Me fjale kote.

    Mos me dhjamos
    Me shtresa letre
    Ne raft do rendoj
    Pluhurash harrese.

    Te ndjej kur shkruan
    Te kuptoj kur hesht
    Me dhemb kur vuan
    Me qeshet, kur qesh.

    Me mire keshtu
    Me sinqeritet
    Dhe jo ashtu
    Hava mbi ret'.

    C'i dua datat
    C'me vlejne mua
    Oret e sakta
    Ditet dhe muajt?

    Kur poshte tyre
    Fillon genjeshtra
    Krekosje dhe mburrje
    Ngjeshur nder rrjeshta?

    Mos di kush shkruan
    Te jem anonim
    Dhe firma mbi mua
    Nje shkaravin?

    Ditari te rrofte
    Mos rrofsha une
    Jazek te qofte
    C'te them me shume?

    Te fola ca ashper
    Per mire te fola
    Qe kur te me hapesh
    Te jesh VETE DORA!
    * * *

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. Rugova ma shpėtoi jetėn... nga ditari i Renate Flottau
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 11:51
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •