Close
Faqja 13 prej 27 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 264
  1. #121
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Për momentin po heq dorë nga debati, meqë lajmet po ndryshojnë nga minuti në minut dhe ende nuk ka ndonjë version përfundimtar.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    DIBËR- Burimet zyrtare të policisë së Dibrës pohuan dje se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11. 30 të paradites dhe ata kanë shkuar në vendngjarje disa orë më vonë. Në momentin që policia ka hyrë në banesën e familjes Buci, ku kishte ndodhur edhe krimi, kanë gjetur dy të rinjtë gjysmë lakuriq të shtrirë në shtrat. "Ata ishin të mbuluar nga gjaku dhe nuk kishin asnjë shenjë jete. I gjithë shtrati ishte mbuluar nga gjaku dhe muret mbanin predhat e plumbave",- thanë dje hetuesit që mbërritën të parët në vendin e ngjarjes.
    Sipas këtij versioni të lartëshënuar del se,dy të rinjët shkojnë gjak-hupës,gjithnji sipas KLD.

    920.Ata q'i kan shtat e dhunë bashkë,po u vrán të dy në punë të keqe,shkojnë gjak-hupës.
    923.Imarruemi e e marruemja,vetëm atbotë shkojnë gjak-hupës,kur të vriten në punë e në mëndyrë të keqe e me nji pushkë.

    Përsëri sipas versionit të mëposhtëm,dorasi insiston:
    ... Ndërkohë, në komisariat ai ka pohuar se ka vrarë të motrën dhe të dashurin e saj. "Unë i kam vrarë të dy. Arma me të cilën i vrava është ajo që kisha me vete kur më arrestuat. Gjithçka e kam bërë unë. I vrava për nder. Ai njeri kishte hyrë në shtëpinë tonë dhe më kishte dhunuar. Më kishte prishur nderin",- ...
    926.Po i kjau zemra prindes së të vramve,se dorasi nuk i ká vra në punë të dhunshme,gjygji i shënjon bén mbas kanunit.


    Kam qene shkuar rreth ores 8:30 te mengjesit ne lokalin...
    B. Menga tregon se tre vellezerit kane hyre me te shpejte ne lokal dhe pa asnje paralajmerim kane tentuar qe te terheqin me force Granitin, por ai ka kundershtuar, sepse ishte edhe i forte fizikisht dhe mjaft i zhvilluar. Pas kesaj, dy nga vellezerit kane shkuar te "fuoristrada" dhe kane marre prej saj dy "Kallashnikove". "Mendova se donin te benin presion, por menjehere kane hapur zjarr. Eshte krijuar nje kasaphane e vertete. Gjaku ka mbuluar gjithe lokalin, ndersa une me disa te tjere kemi dale te lemerisur nga lokali dhe jemi larguar me te shpejte ne nje vend me te mbrojtur". Menga tregon se pas ekzekutimit te 19-vjecarit, tre vellezerit Buci kane shkuar te furgoni dhe kane nxjerre prej andej motren e tyre. "Menduam se e bene per ta bindur se tashme Graniti kishte vdekur, por pa pritur dhe pa kujtuar, ata hapen zjarr edhe mbi motren e tyre, duke e lene te vdekur ne vend. Pas kesaj, ata jane larguar me dy mjetet e tyre me drejtim fillimisht per nga Rresheni", perfundon deshmitari rrefimin e tij...
    Pra,shtrohet pyetja se a u vranë k'ta të dy në punë të mbrapshta (versioni i parë),apo pasi u vranë në lokal (versioni idytë) mëpastaj u dërguan kufomat në shtëpin e dorasit dhe u inskenua i gjithë rasti se kinse aty janë vra gjysmë të zveshur në shtrat.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #123
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pra,shtrohet pyetja se a u vranë k'ta të dy në punë të mbrapshta (versioni i parë),apo pasi u vranë në lokal (versioni idytë) mëpastaj u dërguan kufomat në shtëpin e dorasit dhe u inskenua i gjithë rasti se kinse aty janë vra gjysmë të zveshur në shtrat.
    Nuk ka pasur gjasa, sepse sipas dëshmitarit ata kanë ikur me vetura menjëherë nga vendi i ngjarjes.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Nuk ka pasur gjasa, sepse sipas dëshmitarit ata kanë ikur me vetura menjëherë nga vendi i ngjarjes.
    Don të thotë se u vranë në lokal (kafene),veç e veç e jo,bashkë në shtratë dhe gjysmë të zveshur?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Sipas TCH:

    Vajza e vrare ne Lure, kater ore agoni pa ndihme
    Nazife Buci, vajza 20 vjecare e vrare dje nga tre vellezerit e saj, luftoi plot kater ore me vdekjen, por nuk mundi te shpetoje nga thonjte e saj te pameshirshem. Plaget qe mori nga plumbat e kallashnikovit te leshuar ne trupin e saj nga tre vellezerit, ishin teper te renda dhe ne mungese edhe te ndihmes se nevojshme mjekesore, ajo ka dhene ndihme krejt e vetme, pa u prekur me dore prej askujt. Ndersa i dashuri i saj, Granit Gjoci, 19 vjec, ka vdekur ne vend nga plumbat e marre dhe kufoma eshte marre e derguar ne shtepi nga familja dhe te afermit e tij.Nazife Buci perkundrazi, nuk ka gjetur vdekjen e menjehershme, duke u rezistuar plageve per 4 ore rresht. Edhe pse ngjarja e tmerrshme ka ndodhur ne qender te fshatit, perpara nje lokali, askush nuk eshte afruar, qofte dhe per te degjuar nje fjale te vetme prej saj, apo per ti dhene nje pike uje per te njomur buzet e thara nga dhimbjet e padurueshme te plageve te marra. Vetem pas 4 oresh, tregojne deshmitaret okulare ne vendngjarje, ajo ka dhene shpirt, pasi nuk jane degjuar me renkimet dhe ofshamat e saj. Keshtu, Nazife Buci ka perballuar krejt e vetme 4 oret e fundit te jetes se saj fare te shkurter, vetem prej 20 vitesh, duke luftuar me plaget e marra ne te ftohtin kallkan te maleve te Lures.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #126
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Don të thotë se u vranë në lokal (kafene),veç e veç e jo, bashkë në shtrat dhe gjysmë të zveshur?
    Gazetarët janë ngutur në fillim duke e treguar të vërtetën. Pastaj kanë ndërhyrë ndërgjinorët, dhe u kanë dhënë urdhër që të ndryshojnë lajmin, ta pjellin një version krejt tjetër. Pastaj me kalimin e kohës thuren edhe romane pikëlluese, në mënyrë që propaganda të arrijë kulmin.
    Është thjesht politikë anti-familjare, që e ka zanafillën që në serialet latino-amerikane.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Është thjesht politikë anti-familjare, që e ka zanafillën që në serialet latino-amerikane.
    Pajtohem plotësisht.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Pushka top vellezerve Buci, mbrojten nderin e familjes. Pune e madhe se vrane dy te rinj dhe rrezik do e kalojne pjesen me te madhe te jetes se tyre ne burg. Motra e tyre 17 vjecare kishte bere seks me nje djale 19 vjecar te te njejtit fshat, kjo mjafton per te perligj krimin apo jo. Se shqiptari per nder rron apo jo, ani pse ka mbush trotuaret dhe semaforet e Evropes me prostituta. Nderi abstrakt ka me teper vlere se dy jete te marra dhe tre te tjera praktikisht te shterrura.

    Kuku per ne si shoqeri, te permjerrur fund e krye derisa lihet nje viktime te jape shpirt per 4 ore pa e prek me dore njeri. Kuku sistemin tone te edukimit, ku ne shkolle shkohet per gallate, per pushtetin e katert ku emisionet me emancipuese jane telenovelat idiote te Amerikes Latine. Kuku per ne si shtet, kur nen hunden e tij vazhdon akti i dyte, komedia pas tragjedise, ku lypet e jepet besa vetem per varrim, e haptazi deklarohet gjakmarrja ndersa pala tjeter ngujohet. Kuku per konferencat e shtypit nga sallat e Sheratonit per vendosjen e shtetit ligjor, per Shqiperine ne moshen e internetit, per OJQ-te e financimet e tyre.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #129
    Kanuni "my ass"
    e thas mire njeri andej siper ; i rrofte nderi. Tani ca i ka ngelur?
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  10. #130
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kjo eshte nje tragjedi e rende dhe per motive qe veçse ne shqipataret dhe arabo-aziatet i dine.
    Per fat te keq nje pjese e kombit eshte ne mesjete per nga mentaliteti. Kjo shihet edhe ketu ne forum. Tragjedi eshte kjo dhe do te duhej qe e gjithe shoqeria ti luftoi keto dukuri te kohes se gurit, ashtu qe mos te perseriten tek populli shqiptar.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 13 prej 27 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Plagos kunatin se i la motrën.
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 14:44
  2. Babai vret veten se vajza iku me te dashurin
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 13:53
  3. I droguari, 11 plumba gruas e nënës së saj
    Nga c.Ronaldo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2006, 08:35
  4. Deri ku do arrinit per te fituar dashurin e nje vajze?!
    Nga FierAkja143 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:21
  5. Ushtari vetëvritet me tre plumba
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2002, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •