Close
Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 264
  1. #91
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Problemi i vetem ngelet qe Shqiperia reflekton keq ne boten e civilizuar, dhe nje fenomen si ky qe ka ndodhur do te shenohet neper organizatat e te drejtave te njeriut...te cilat do ndikojne teper negativisht ne aspiratat e Shqiperise per te ardhmen.
    Atëherë del ti e tregoju këtyre organizatave se si troket në shtëpinë tënde nga frika se po ia prishë rehatinë motrës. Dhe pastaj këto organizatat do të punojnë më mirë për Shqipërinë.

  2. #92
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Kjo tregon se nuk ka pasur dashuri mes djalit dhe vajzës. Qëllimi i familjes Gjoçaj ka qenë që t'i bëjë keq familjes Buçi. T'i hyjë në shtëpi porsi komitë, t'ia spermojë dhomën në të gjitha qoshet, dhe të lëvdohet se ia çfarë bëra. Dhe është e kuptueshme se kur dikuash punon me inat, inati të vret. Vajza është kthyer nga taborri i Gjoçajve dhe ka punuar kundër shtëpisë.
    Sigurisht ti ke mendimin tend, i cili nuk mbeshtetet nga shumica...dhe per kete jam mese e gezuar.

    Te tjerat ja leme gjyqeve dhe prosekutoreve te kesaj ceshtjeje, te cilet as qe duan t'ja dine per Kanun e per hormone.
    As qe du me dit!

  3. #93
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sigurisht ti ke mendimin tend, i cili nuk mbeshtetet nga shumica...dhe per kete jam mese e gezuar.
    Mos organizove votime që po e din se kë mbron shumica?
    Nëse e ke fjalën për shumicën e anëtarëve këtu, ata kanë ikur sepse ndaj tyre zbatohet gjuetija e shtrigave.

  4. #94
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ej njerez kuptojeni, qe nuk eshte e lehte per vellane, qe ne fshat, te gjesh motren tende 17 vjecare duke bere seks me fqinjin e saj bashkefshatar po ne shpine tende!

    Vajza ka patur fajet me te medhaja ne kete mes. Nuk eshte kjo dashuria, te shkepesh skutave. Atje je ne mes te Dibres, e jo ne mes te Tiranes, nuk tolerohen kesoj gjerash. Aq me teper, me sa kam lexuar neper gazeta, ai djali kishte lidhje gjaku me kete vajzen.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #95
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    E c'rendesi ka se si qysh tek e vrane?

    Kryesorja eshte qe ai qe merr ligjin ne duart e veta eshte FAJTORI ME I MADH.

    Mesa di une, keto 3 vellezerit, nuk jane as gjykates, as juri, dhe as ekzekutues te ligjit!

    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Ej njerez kuptojeni, qe nuk eshte e lehte per vellane, qe ne fshat, te gjesh motren tende 17 vjecare duke bere seks me fqinjin e saj bashkefshatar po ne shpine tende!

    Vajza ka patur fajet me te medhaja ne kete mes. Nuk eshte kjo dashuria, te shkepesh skutave. Atje je ne mes te Dibres, e jo ne mes te Tiranes, nuk tolerohen kesoj gjerash. Aq me teper, me sa kam lexuar neper gazeta, ai djali kishte lidhje gjaku me kete vajzen.
    Nga Lura, Aleksander Ndoja
    Koha Jone
    E Premte, 07 Dhjetor 2007


    "Si i vrane para syve te mi"

    Dy te rinjte jane ekzekutuar publikisht ne qender te fshatit. B. Menga eshte njeri prej personave qe ka qene prezente ne momentin e ngjarjes. Ai pranon te flase vetem me kushtin qe te ruhet identiteti i tij, pasi flitet per nje ngjarje te rende e qe mund te kete pasoja. "Kam qene shkuar rreth ores 8:30 te mengjesit ne lokalin, prone e vellait te kryetarit te komunes Hakik Gjikola", tregon deshmitari. Pak me pas ka ardhur edhe Graniti, i cili u ul ne nje karrige tjeter dhe ka porositur, nese nuk gaboj, nje caj. Sapo kemi shkembyer pershendetjen e castit kame pare qe perpara lokalit kane ndalur nje furgon i bardhe dhe nje fuoristrade ngjyre gri. Nuk i vume rendesi, pasi prej saj dolen tre vellezerit Urim, Selman dhe Ylli Buci". B. Menga tregon se tre vellezerit kane hyre me te shpejte ne lokal dhe pa asnje paralajmerim kane tentuar qe te terheqin me force Granitin, por ai ka kundershtuar, sepse ishte edhe i forte fizikisht dhe mjaft i zhvilluar. Pas kesaj, dy nga vellezerit kane shkuar te "fuoristrada" dhe kane marre prej saj dy "Kallashnikove". "Mendova se donin te benin presion, por menjehere kane hapur zjarr. Eshte krijuar nje kasaphane e vertete. Gjaku ka mbuluar gjithe lokalin, ndersa une me disa te tjere kemi dale te lemerisur nga lokali dhe jemi larguar me te shpejte ne nje vend me te mbrojtur". Menga tregon se pas ekzekutimit te 19-vjecarit, tre vellezerit Buci kane shkuar te furgoni dhe kane nxjerre prej andej motren e tyre. "Menduam se e bene per ta bindur se tashme Graniti kishte vdekur, por pa pritur dhe pa kujtuar, ata hapen zjarr edhe mbi motren e tyre, duke e lene te vdekur ne vend. Pas kesaj, ata jane larguar me dy mjetet e tyre me drejtim fillimisht per nga Rresheni", perfundon deshmitari rrefimin e tij.

    Ngujohen Bucet, leje per varrim
    Nga Lura, Aleksander Ndoja
    E Premte, 07 Dhjetor 2007


    Fshati Lure Qender duket i ndare me dysh nga dhimbja. Askush nuk di te thote nese faji eshte i njerit apo i tjetrit. Urtesia e banoreve te kesaj zone ka bere qe pothuajse ne cdo rast te evitohet zgjidhja e debateve me arme, ndersa tashme ata duhet te percjellin dy kufoma. Banesa e Ferit Bucit eshte vetem pak metra larg shtepise se Gjocajve. Ato ndahen mes tyre nga rruga automobilistike. Dera e tyre eshte e mbyllur dhe asgje nuk pipetin ne oborr. Policia ka marre situaten nen kontroll dhe nuk lejon asnje levizje te dyshimte ne drejtim te baneses. Meshkujt e fisit te Buceve jane ngujuar nga frika e gjakmarrjes, menjehere pasi eshte konstatuar krimi. Banoret e fshatit tregojne se familjaret e Granit Gjocit kane mberritur ne lokalin ku ndodhi masakra disa minuta pasi ishin larguar vrasesit. Xhaxhai i tij, Han Gjoci, i shoqeruar nga djemte, kane marre ne nje batanije e me pas kane ngritur trupin e djalit te tyre, te cilin e kane derguar prane baneses. Ndersa nuk e kane prekur me dore fqinjen e tyre, Nazife Buci.

    Trupi pa jete i vajzes ka qendruar disa ore e shtrire te dera e lokalit. Askush nga familjaret e saj nuk ka guxuar te dale jashte per te marre kufomen, pasi i jane druajtur vrasjes per gjakmarrje. Pas me shume se dy oresh, ka mberritur policia e Dibres dhe prokurori i ceshtjes, te cilet, pasi kane bere ekspertimet e nevojshme, kane marre trupin e viktimes dhe e kane dorezuar ne familjen e saj.

    Ngujimi i Buceve eshte "thyer" vetem per nje ore, aq sa ka mjaftuar per te percjelle vajzen e tyre per ne banesen e fundit. Rreth ores 12:00, nje numer i kufizuar njerezish jane pare te cojne arkivolin me trupin e 23-vjecares ne varrezat e fshatit dhe me pas jane kthyer menjehere ne banesen e tyre. Per te kryer nje rit te tille, ata kane kerkuar ndihmen e kryetarit te komunes, Hakik Gjikola dhe kryeplakut te fshatit, Nikoll Vladi te cilet, pas disa bisedave te tensionuara ne familjen Gjoci, kane siguruar lejen e nevojshme per daljen e disa burrave per te kryer ritualin e varrimit te vajzes se pafat. Ne negociata kane marre pjese edhe uniformat blu, te cilat kane garantuar se impenjimi i tyre do te bente qe asgje e papelqyeshme te mos ndodhte gjate ceremonive funebre.

    Ne oren 13:30, disa metra me tutje, ka dale edhe arkivoli me trupin e 19-vjecarit Granit Gjoci, i shoqeruar nga dhjetera familjare, miq e te aferm. Viktima e momentit te cmendurise se tre vellezerve fqinje, eshte percjelle me lot e lule, nje ore e gjysme pas vajzes, qe u vra se bashku me te. Arkivolet me trupat e Nafize Bucit dhe Granit Gjocit tashme prehen disa dhjetera metra nga njeri-tjetri. Ne shtepine e perjetshme ata do te jene aq prane sa c'ishin edhe ne kete bote.

    Vrasja e dyfishte, tre vellezerit ne pranga

    Te tre vellezerit e dyshuar si autore te vrasjes se dyfishte jane arrestuar ne nje distance prej afro 24 oresh nga ngjarja. Urim, Selman dhe Ylli Buci kane rene ne pranga njeri pas tjetrit, ndersa tentonin te largoheshin nga fshati ne drejtime te ndryshme nga fshati, permes shtigjeve malore. Mbremjen e krimit eshte arrestuar i pari i vellezerve, Urimi, 30 vjec, i cili ka pranuar perpara oficereve te policise gjyqesore se eshte autori i vrasjes, per ceshtje nderi. I arrestuari ka treguar perpara policise se 19-vjecari i kishte premtuar martese motres se tij, me qellimin e vetem per ta cuar ne shtrat. Rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem eshte arrestuar i dyti i vellezerve Buci, Selmani, 32 vjec. Ai eshte kapur ne zonen malore te Lures, pa bere rezistence. Pasditen e djeshme policia ka mbyllur operacionin me arrestimin e Ylli Bucit. Policia tha se 26-vjecari u ndalua ne afersi te fshatit Pregj, te krahines se Lures. Me i vogli prej vellezerve kishte me vete nje arme automatike, qe mendohet te jete ajo me te cilen u kryen vrasjet. Arrestimi i tre vellezerve mesohet se eshte kryer ne bashkepunim me banoret e zones, te cilet i kane dhene uniformave blu informacione te ndryshme e te vazhdueshme ne lidhje me levizjet e tre te akuzuarve per masakren e paprecedent ne keto ane.

    Refuzimi i fejeses, shkaku i masakres

    Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut Diber bejne te ditur se fillimet e kesaj ngjarjeje datojne shume kohe me pare, qe kur te dy viktimat kane qene ne shkolle. Prej gati nje vit e disa muaj, kjo histori ka marre permasa te tjera, duke hyre ne vesh te familjareve. Burime nga uniformat blu saktesojne se gjate gjithe kesaj kohe familja e Ferit Bucit ka bere te pamunduren per ta kurorezuar lidhjen intime te dy te rinjve. Sipas tyre, ka qene kundershtimi i Xheladin Gjocit, i cili ka penguar djalin e tij te vetem, Granitin, per t'u fejuar me Nazife Bucin, duke e motivuar se kishin lidhje gjaku, pasi nena e vajzes dhe babai i Granitit ishin niper ne Borje-Lure ne nje vend. Per te ulur tensionet, ishin futur miq, shoke dhe shume te aferm te te dyja paleve. Vete daja i Granit Gjocit, pas shume negociatash, disa ore para masakres, ka shkuar ne familjen Buci, duke u thene se familja e djalit nuk e pranon lidhjen. Sipas policise, vellezerit Buci kane sqaruar gjithcka nga fillimi me te motren, e cila u ka treguar se ka pasur marredhenie intime me 19-vjecarin. Uniformat blu kane bere te ditur se nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo ka qene shkendija qe ka ndezur cmendurine e tre vellezerve, qe perfundoi me masakren ne mes te fshatit. N.F

    "Si i vrane para syve te mi"

    Dy te rinjte jane ekzekutuar publikisht ne qender te fshatit. B. Menga eshte njeri prej personave qe ka qene prezente ne momentin e ngjarjes. Ai pranon te flase vetem me kushtin qe te ruhet identiteti i tij, pasi flitet per nje ngjarje te rende e qe mund te kete pasoja. "Kam qene shkuar rreth ores 8:30 te mengjesit ne lokalin, prone e vellait te kryetarit te komunes Hakik Gjikola", tregon deshmitari. Pak me pas ka ardhur edhe Graniti, i cili u ul ne nje karrige tjeter dhe ka porositur, nese nuk gaboj, nje caj. Sapo kemi shkembyer pershendetjen e castit kame pare qe perpara lokalit kane ndalur nje furgon i bardhe dhe nje fuoristrade ngjyre gri. Nuk i vume rendesi, pasi prej saj dolen tre vellezerit Urim, Selman dhe Ylli Buci". B. Menga tregon se tre vellezerit kane hyre me te shpejte ne lokal dhe pa asnje paralajmerim kane tentuar qe te terheqin me force Granitin, por ai ka kundershtuar, sepse ishte edhe i forte fizikisht dhe mjaft i zhvilluar. Pas kesaj, dy nga vellezerit kane shkuar te "fuoristrada" dhe kane marre prej saj dy "Kallashnikove". "Mendova se donin te benin presion, por menjehere kane hapur zjarr. Eshte krijuar nje kasaphane e vertete. Gjaku ka mbuluar gjithe lokalin, ndersa une me disa te tjere kemi dale te lemerisur nga lokali dhe jemi larguar me te shpejte ne nje vend me te mbrojtur". Menga tregon se pas ekzekutimit te 19-vjecarit, tre vellezerit Buci kane shkuar te furgoni dhe kane nxjerre prej andej motren e tyre. "Menduam se e bene per ta bindur se tashme Graniti kishte vdekur, por pa pritur dhe pa kujtuar, ata hapen zjarr edhe mbi motren e tyre, duke e lene te vdekur ne vend. Pas kesaj, ata jane larguar me dy mjetet e tyre me drejtim fillimisht per nga Rresheni", perfundon deshmitari rrefimin e tij.

    Rruga e mundimshme drejt Lures turistike

    Pervecse nje krahine me zakone e kulture te vecante, Lura eshte bere shume e njohur per dhuraten me bujare qe mund te ofroje natyra, shtate liqenet e famshme ku nder to vecohet Liqeni i Luleve. Para viteve '90-te kur turizmi i huaj ishte i ndaluar, cdo te diel ne keto vende zbrisnin me qindra vizitore te inkuadruara ne kolektiva ndermarrjesh. Krahina prej 2000 banoresh e Lures e vendosur ne pjesen veriore te vendit e shtrire ne nje hapesire te konsiderueshme malesh, "as me Mirditen dhe as me Dibren" prej disa ditesh eshte e mbuluar nga bora. Rruga e vjeter e ndertuar qe ne kohen e mbretit Zog eshte bere cope-cope dhe madje e pa kalueshme nga automjetet e cdo lloji. Te vetmet mjete qe e rrahin kete rruge prej 100 km jane pak furgone tip Benz te cilesise se larte te cilet bejne te mundur levizjen e banoreve, per cdo lloj arsyesh, e kryesisht ato shendetesore apo per qellime arsimimi, pasi ne kete komune prej vitesh nuk ekzistojne sherbime te tilla. Por rruga eshte e rrahur edhe ne drejtimin e kundert me Mirditen per ne Peshkopi. Kjo sepse krahina e Lures administrativisht i perket qarkut Diber, e per pasoje edhe per nje dokument te thjeshte apo pasaporte duhet te pershkojne kete rruge. Veshtiresi te tilla kane bere qe krahina e Lures, dikur me 10 mije banore eshte tkurrur ne 2000 te tille madje sipas drejtuesve te Komunes 240 familje jetojne me ndihme ekonomike. Pasuria e vetme e banoreve kane qene siperfaqet pa mbarim me pyje te ndryshme, por ne vitin 2007 tashme asgje nuk ekziston. Kontrabandistet, por edhe zjarret e shumta i kane shkaterruar totalisht ato, ndersa rruga e veshtire ka prere cdo mundesi per turizmin, i cili fale klimes ne kete vend mund te ishte mjaft elitar.

    Ngjarjet qe tronditin kujtesen

    Nese turizmi e ka bere te njohur Luren brenda edhe jashte vendit per bukurite e saj te rralla, disa ngjarje te njepasnjeshme nder vite, kane tronditur rende paqen e ketij komuniteti te shquar per urtesi. Banoret kujtojne se ngjarja e pare e rende regjistrohet ne shtatorin e vitit 1983, kur ne nje stervitje ushtarake me zboriste, vritet ne pabesi kur po flinte gjume ne cader nje nder djemte me popullore dhe te njohur te zones, Sokol Rajta nga Krej-Lura, i cili kishte vetem pak kohe qe kishte mbaruar arsimin e larte. Vrasesi, i cili e kreu kete masaker mes qindra zboristesh, vetevritet vetem pak minuta pas kesaj ngjarjeje. Po ashtu ne nje aksident rrugor te ndodhur ne vitin 1994, nje automjet tip "Saurel" perfundon ne nje gremine, duke regjistruar 10 te vdekur nga mosha te ndryshme. Ngjarja tjeter e rende ne kete zone eshte shenuar me 19 maj te vitit 2002 kur u njoftua se ambasadori amerikan ne Shqiperi, Joseph Limprecht, vdiq si pasoje e nje ataku ne zemer. Limprecht ndodhej per vizite ne Lure, ne bregun e njerit prej shtate liqeneve te rralla.

    Rruget e zbrazura, oxhaqet pa tym

    Ndonese ne nje temperature te ulet dielli i fuqishem i mesdites ka filluar te beje efektet e tij. Shkrirja e akullit dhe e debores kane krijuar nje situate te veshtire ne rruge. Megjithese ne Lure qender eshte njoftuar per nje ngjarje te rende, rruget jane te zbrazta dhe me shume pak levizje te rralla furgonesh, te cilet sjellin banoret e larguar prej kohesh nga Lura te vendosur kryesisht ne Tirane, Durres apo Lezhe. Fshatrat ne radhe jane plotesisht te braktisura. Nga shtepite kryesisht dykateshe nuk del me tym. Jane te pakta ato banesa qe kane brenda tyre banore. Ne Lure-Qender situata eshte e rende. Edhe ketu banesat jane te braktisura pothuajse te gjitha. Ne te gjithe Luren, e cila perbehet nga 12 fshatra nuk ka me shume se 2000 banore. Me nje perllogaritje te thjeshte, i bie jo me shume se 200 banore ne secilin prej tyre. Dy banesat, te futura ne gjak prej dy ditesh, jane prane njera-tjetres.

    Kronologjia

    E merkure, ora 11:20

    Ne qender te fshatit Lure ekzekutohen me automatik Nafize Buci, 23 vjece dhe Granit Gjoci, 19 vjec. Policia tha se vrasja u krye nga tre vellezerit e vajzes, dhe krimi u krye per motive te dobeta

    E merkure, ora 20:00

    Policia e Dibres prangos Urim Bucin, 30 vjec, njeri prej vellezerve te akuzuar per vrasjen e dyfishte. Ai u dorezua ne dalje te fshatit, ndersa ishte i armatosur me nje "Kallashnikov"

    E enjte, ora 01:30

    Kapet Selman Buci, 32 vjec. Ai u ndalua ne malet e Lures. Nderkohe vellai i tij, Urim Buci, kishte pranuar perpara policise se kishte kryer vrasjen per te mbrojtur nderin e familjes

    E enjte, ora 12:00

    Varroset Nafize Buci. Meshkujt e familjes kane marre leje nga Gjocet per te percjelle viktimen ne banesen e fundit. Tratativat u kryen nga autoritetet vendore dhe uniformat blu

    E enjte, ora 13:30

    Varroset Granit Gjoci. Djaloshi 19-vjecar percillet nga nje kortezh qe kalon perpara shtepise se Buceve, tashme te ngujuar. Te dy funeralet kryhen nen mbikeqyrjen e rrepte te policise se Dibres

    E enjte, ora 16:15

    Kapet Ylli Buci, 26 vjec. Ai u ndalua ne afersi te fshatit Pregj, te krahines se Lures. Me i vogli prej vellezerve kishte me vete nje arme automatike, qe mendohet te jete ajo me te cilen u kryen vrasjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sa Kot : 07-12-2007 më 12:03
    As qe du me dit!

  6. #96
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    O Vllai, gazeta Shqip thonte qe i kane gjet ne shtrat. Numri i djeshem.

    Nu merren vesh gazetat,
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #97
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    O Vllai, gazeta Shqip thonte qe i kane gjet ne shtrat. Numri i djeshem.

    Nu merren vesh gazetat,
    ti lexoi te gjitha si te fiks fare dhe arrin nje perfundim.un lexova edhe qe ishin ne rrug dhe ata vellezerit trima qe qisin pushk e kishin motren me vete ne furgon e djali ishte vetem.lexoe temen nga fillimi se e ke aty

  8. #98
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ketu te gjithe po flasin per kanunin per vetem kanuni qe nuk hyn ne kete teme.
    Ata te tre jane nja tre barbare gjakatare dhe ma merr mendja qe as nuk dine nje nen te kanunit prandaj mos ua ngrini vlerat duke u mveshur dhe kanun atyre kafsheve.
    Kur ata vrane motren e tyre, ca pret neser per nje femer te huaj apo per nje djale te huaj????
    Ata do ta presin ne fyt, ate do te bejne!
    Kete vrasje nuk e beri kanuni por psikopatia.

  9. #99
    Se kane fajin as gazetat dhe as kanuni..., por ata njerez qe e kane koken per se mbrashi !!!
    faji me i madh ne te gjithe rruzullin tokesor; Te vrasesh gjakun tend..., denimi trifishohet...!!!

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2007
    Postime
    15
    para se te them dicka do te theksoja qe ::
    "NUK DUHET TE HARROJME SE NGA E KEMI PREJARDHJEN DHE HISTORINE TONE"
    shume vete ja vene fajin kanunint sepse asnje nuk e njeh mire ate.ja kane friken me shume se ligjit.kanuni eshte nje dokument qe eshte shkruar tash 5-6 shekuj dhe akoma ka shume gjera te mira por ka edhe gabime.
    situata e ketyre familjeve ka arritur sepse nuk kane ditur qe te gjejne nje dialog.

    me habiten nje gje......kur dikush te cenon zakonisht dergohen nje grup pleqsh qe te behet ujdi perpara se te veprohet...
    nuk e di nese vellezerit e kesaj goce kane derguar ndonje grup pleqsh qe te flasin perpara??

    pse vajza duhet te mohoje familjes se saj nje histori qe ka shume vite qe zgjat?
    ne te veriut urrejme nje gje me teper se sa te tjerat..dmth
    Kur duan qe te te trajtojne sikur ti je budalla.
    nga kjo dua te dal se vajza nuk ka pasur arsye qe ti fshehte vellerzerve kete gje.
    nuk e di nese do te kisha forcen qe te vrisja nje person ne kete rast po te pakten do e kisha rrah aq keq sa nuk do kishte njeri me qe ta njihte.

Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Plagos kunatin se i la motrën.
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 14:44
  2. Babai vret veten se vajza iku me te dashurin
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 13:53
  3. I droguari, 11 plumba gruas e nënës së saj
    Nga c.Ronaldo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2006, 08:35
  4. Deri ku do arrinit per te fituar dashurin e nje vajze?!
    Nga FierAkja143 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:21
  5. Ushtari vetëvritet me tre plumba
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2002, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •