-
JA DHE NJI LAJM I MIR
Vendet e BE: Shqiperise ftese per ne NATO
Vendet europiane anetare te NATOs jane shprehur per ti dhene ftese per anetaresim ne aleance Shqiperise dhe dy vendeve te tjera te Kartes se Adriatikut. Ftesa kerkohet qe te behet gjate samitit te NATO-s ne Bukuresht. Nga samiti qe u mbajt ne Bruksel ministrat e jashtem te aleances se atlantikut verior kane percjelle qartazi mesazhin se NATO-ja mbetet e gatshme te zgjeroje radhet e saj. Rikonformojme se aleanca eshte e hapur per te pranuar anetare te rinj ne Europe, e kjo ne zbatim te nenit 10 te traktatit te Natos, keshtu thuhet shprehimisht ne deklaraten e perbashket te shefave te diplomacive nga 26 vendet anetare te organizates. Ajo cka u theksua me me force ne takimin e Brukselit ishte pikerisht vleresimi i perpjekjeve te rendesishme ne zbatimin e reformave nga Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia. Me 94 % te popullsise pro-anetaresimit ne Nato, Shqiperia eshte nje nga vendet shpresojne me fort te behen pjese e aleances. Progresi i Shqiperise ne drejtim te reformave, sidomos atyre ne ushtri, eshte konsideruar domethenes ne Bruksel. Ministrat jo vetem kane dhene vleresim maksimal per arritjet e Shqiperise, Kroacise e maqedonise, por dhe kane nxitur pjesen tjeter te Ballkanit te marre shembull prej tyre. Pergezojme te tre vendet per planin e aksionit per anetaresim per nivelin e tyre te bashkepunimit qe kane arritur, dhe inkurajojme vendet partnere ne rajon te ndjekin shembullin e tyre thuhet ne deklaraten perfundimtare te takimit te ministrave te jashtem. Ne samitin e Bukureshtit, shefat e qeverive te vendeve anetare te NATO-s kane ndermend tu drejtojne nje ftese vendeve qe do te permbushin normat e vendosura nga aleanca, te orientuara prej rezultateve te arritura, e qe do te kene deshiren te kontribuojne ne sigurine dhe stabilitetin euro-atlantik…
-
-
NATO, Rumania voton pro Shqiperise
Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Teodor Melescanu, deklaroi në Tiranë, se "Rumania e ka dhënë tashmë votën e saj ‘pro’ anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por njëkohësisht kërkohet të ketë një unanimitet ose një shumicë e madhe votash edhe brenda strukturave të NATO-s". Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, zoti Melescanu vlerësoi se "Rumania e konsideron bashkëpunimin dypalësh edhe si një mbështetje për Shqipërinë në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO". "Duke pasur parasysh se Rumania është vend pritës për Samitin e Bukureshtit që do të mbahet vitin e ardhshëm, ne mbështesim fuqishëm idenë e zgjerimit të aleancës, si dhe paraqesim ftesën dhe ndihmën tonë që tre vendet e Kartës së Adriatikut: Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia të bëhen anëtare të plota të NATO-s. Gjithashtu në mbështesim dhënien e sinjaleve të qarta për anëtarësimin e vendeve të tjera në këtë strukturë, duke përfshirë Serbinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera të rajonit", deklaroi zoti Melescanu. Duke vlerësuar reformimin e FA shqiptare, ministri rumun i Mbrojtjes theksoi se "Rumania i çmon këto përpjekje që po ndërmerren, duke i parë si një hap shumë i rëndësishëm përsa i përket ndërveprimit të forcave shqiptare dhe shtetit shqiptar sipas kërkesave që ka vënë NATO". "Rumania është një mik shumë i vjetër dhe i besuar i Shqipërisë dhe kjo vërtetohet nga mbështetja që ne i kemi dhënë FA shqiptare dhe shtetit shqiptar, mbështetje e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen", deklaroi zoti Melescanu. Ai theksoi se "është përgjegjësia jonë jo vetëm nga ana administrative, por edhe nga pikëpamje të tjera, për të arritur në suksesin e këtij takimi". Gjithashtu, ministri rumun shprehu dëshirën që "zgjerimi të jetë plotësisht i mundshëm për vendet e Kartës së Adriatikut dhe për këtë Rumania si vend pritës, po merr të gjitha masat që objektivat të realizohen me sukses
-
-
Shqiperia do te futet ne NATO nese edhe Serbia do te jete pjese e procesit, pra e antarsimit ne NATO.
Shqiperia do te marre ftese kur Serbia te kaloje procesin e "pershpejtuar" te partneritetit, i cili nuk dihet se kur fillon e mbaron.
Ashtu do te ngjase mbasandaj edhe per antarsim ne BE.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt